“Luajtja me fatin e një popullate të robëruar” Preshevë!

Nga Valon Jashari
Vetë fakti i të qenurit i robëruar gjegjësisht nën sundimin kolonial serb, popullata e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës çdo ditë e më shumë po mundohet jo që të jetoj por të mbijetoj si një popull që edhe në shekullin XXI po përballet me të gjitha format e dhunës shtetërore serbe. Këtë realitet të hidhur politik po e rëndon edhe më tepër ajo klasë politike lokale shqiptare, që në forma të ndryshme po i shkon për qëllime të vetë pushtetit serb. Tani zgjedhjet e fundit që do të mbahen për Këshill Nacional në këto komuna, subjektet politike lokale po luajnë me të drejtat e njerëzve të shtypur, robëruar. Kjo propogand (fushat) politike më së paku në këto momente i duhet kësaj popullate dhe këti realiteti politik. Së paku rreth dy dekada këto subjekte politike përfshirë të gjitha nuk ishin në gjendje dhe ende nuk janë, që të sjellin një Abetare, e të mos flasim që kësaj popullatë i duhet një përkrahje dhe ndihmë urgjente politiko-ekonomike e arsyeshme kombëtare edhe atë ndërkombëtare.
Këto subjekte lokale si marioneta të Beogradit në vend që të përkushtohen vendosmërisht për idealet e lirisë së asaj popullate dhe të demokracisë, të cilat vlera i përfaqëson dhe përkrahin fuqitë e ndryshme botërore, paguajnë me të holla, elektorat për pjesëmarrje dhe për të dal në zgjedhje. Nga këto fonde të majme për të paguar nga 10 deri në 25 euro për person për të dal në zgjedhje, kurse për çështje më kruciale në dobi të saj popullate asnjë fond as që e kërkojnë dhe as që e zbatojnë. Kujt po i shkon përshtati më së shumti që pikërisht në këto zgjedhje të dilet masovikisht! A mos Vuçiqi do të përdor argumentin bazë në Bruksel në bisedime që edhe po pretendohet të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës në këtë raund, se ajo popullatë nuk e konteston sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të Serbisë në këto komuna. Do të ishte e rrugës pikërisht këto zgjedhje të bojkotoheshin me pretekstin për ta vënë çështjen e Preshevës në negociatat e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Se Serbia në Luginë të Preshevës ka blerë politikanët kjo po dëshmohet në këto moment që edhe në mes të natës po shpërndaj dinarin e fëlliqur tek ajo popullatë e varfëruar qëllimisht dhe e shtypur në çdo sferë të jetës, si dhe në mënyrë direket përmes fondeve i kontrollon shumicën e medieve lokale. Kjo shihet shume e qartë pasi që më shumë herë mbrojnë anën e shtetit serb se sa të popullatës në dhënies së hapësirës mediatike profesionistëve adekuat, apo investigimin e ndonjë natyre për të drejtat e njeriut apo ato korruptive, asnjëherë nuk kanë bërë.
Ky është një fenomen që Serbia po bashkësundon me sistemin kolonial të saj në Luginë të Preshevës bashkë edhe me medait lokale shqiptare atje, ku do të duhet të ishin të vetmet dritare, drite e shprese për atë popullatë për të demaskuar politikat antishqiptare që po ndjek shteti serb. Matrapazllëku i politikes lokal është shumë i qartë kjo mund të shihet kur bëjnë një vizitë nëpër korridoreve Beogradit, që sillen si servil dhe lypsar dhe të bindurit e Vuçiqit kurse kur kthehen në Luginë të Preshevës e marrin guximin falsë duke u krekosur dhe mburren për arritje në fusha të caktuara.
Andaj iu kisha lutur bashkëvendësve të mi, çdo qytetari, para se të pranoj ndonjë (dinarë) të fëlliqur të atyre politikanëve që ato mjete po ia shpërndajnë, dhe para se të vendosin se a me dal për të votuar apo jo, të mendoj së pari të ardhmen e fëmijëve të tyre, a dëshirojnë që fëmijët e tyre të jetojnë të lirë dhe të bashkuar me Kosovë apo të bëjnë jetën e të robruait siç e kanë përjetuar vetë prindërit e tyre. Fundja edhe me Serbi, duke njohur legjitimitetin e saj duke marrë pjesë sidomos në këto zgjedhje edhe kërkimi për tu bashkuar me Kosovën, nuk shkojnë së bashku.
Andaj vendos, që Kosova për ne është liria jonë, dhe rruga e vetme dhe mos e legjitimo sistemin kolonial pushtues serb.
Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Google+
Google+
http://www.merbraha.com">
YouTube