Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani dhe rroli i saj integrues

Dr. Marsela Ceno, Drejtuese e Shoqatës

Nga Dedë Preqi

Virtytet njerëzore janë të ndryshme, që dallojnë me premisat e tyre dhe objektivat e vlerave, sepse të tillët do duhej të përballen me gjithë kaosin e antivlerave, për të arritë brenda vetës dhe shoqërisë një copë vlerë të mirë. Si rrjedhojë, nga njëra anë afirmohet një ekzistencë normale e shoqërisë njerëzore, por në anën tjetër e shkëputur nga ndikimet e sistemeve dhe kushtet e jetës, do të kundërshtohet vlera e asaj që meritohet të jetë.

Është temë e gjatë nëse ndalemi në çështjet e natyrës dhe tiparit të këtij imazhi të botës, por ndër çështjet kyqe do të ishte se, a do të afroheshin këto tipare me njëra-tjetren, apo shenjat treguese që do të shfaqëshin edhe në vendet e pa zhvilluara, nëse po, vetëm atëherë kur do të shqyrtoheshin veqantitë e formave dhe të strukturave të zhvillimit në mënyrë të sinqertë dhe me përkushtim dinjitoz, duke u përpjekur të kapen sa më mirë motivet dhe qëndrimet e vëna në jetë dhe në dobi të saj.

Në këto çfarë duam të shpalosim dhe nga mundësia që të thëmi diçka mbi shoqërinë tonë, gjegjësisht mbi të ardhmën e rinisë tonë shqiptare, jeta depërtohet e dhunshme nga gjitha shtresëzimet dhe vlera e saj po i nënshtrohet një norme jo të kënaqshme, që gjithherë po mbetët në diskutim, shpeshherë edhe në abuzim. Në përgjithsi është kjo gjendje, sëcilës i referohemi kur bëhët fjalë në shoqërinë tonë shqiptare, apo më mirë me thënë në trojet tona shqiptare, duke vequar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, ku kemi një arsenal të madh dhe të pasur të Rinisë tonë të shkolluar dhe intelektuale dhe këto vende nuk janë në gjendje që këtë ushtri të shkolluar ta shfrytëzojnë për të mirën e tyre dhe për të mirën e shtetit.

A është antivlerë për një shoqëri demokratike, kur sot sëcili i ri në këto vende të përmendura, nuk mendon ndryshe dhe nuk ka tjetër në mendje, se të largohet nga vendi i lindjes, apo nga shteti i vet, përshkak të kushteve dhe gjendjes së dobët sociale, poashtu dhe përshkak të pa përspektïvës dhe kushteve për studentët e diplomuar dhe punësimin e tyre. Ndonse në asnjë vend nuk mund të plotësohen të gjitha kushtet dhe mirëqenja e jetës do të ishte në një nivel të duhur, por aq sa janë kapacitetet e vendeve tona, janë mundësitë reale, që së paku të plotësohen kushtet minimale të jetës qytetare, poashtu edhe rinia e jonë të mos detyrohet të braktis vendin e vet, apo të merr në sy botën…

Pse ndodhin gjëra të tilla, që e krizojnë dhe acarojnë jetën e qytetarëve tonë, rrjedhën e së cilës të gjithë po e dimë, si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë, sepse pushtetin e kanë marrë në dorë jo njerëz të përgaditur, të merituar dhe të përkushtuar, por pushtetin e kanë marrë në dorë njerëz që kanë edhe akuza kriminale, korruptorë dhe keqpërdorues të kësaj shoqërie, që po e detyrojnë rininë e vendit dhe qytetarë të tjerë të largohen dhe të boshatisin vendin nga kushtet ekonomiko-sociale, dhe të kërkojnë ndonjë rrugëdalje tjetër për një jetë më të begatuar.

Të rinjët shqiptarë meritojnë respekt, sot janë të dalluar në tërë globin, si njerëz të talentuar e të shkathtë me profesionet e tyre të lakmuara, por në realitet gjithë këtë arsenal të shkolluar dhe të kulluar po e shfrytëzon dikush tjetër. Më në fund edhe kjo do të ishte në dobinë tonë, edhe sikur këta të rinjë dhe të reja, do ti kishin  dërguar vet në vendet perëndimore, ku janë kushtet më të mira për të kryer studimet të larta, apo edhe shkencore, dhe një ditë të kthehen në vendin e tyre.

Do ta marrim vetëm një shembull, pothuajse çdo vit diplomojnë afro 150 student në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, poashtu edhe në Uversitetet tjera të rajonit, dhe përshkak të kushteve jo të volitshme për tu punësuar, apo për të studiuar më tutje, shumica e tyre mbesin nën mëshirën qeveritare dhe neglizhencën e Ministrisë së Arsimit, që do duhej të aplikojnë vetë dhe të gjejnë rrugëdalje në vendet perëndimore, veqanarisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Prandaj, të rinjët shqiptarë në botën perëndimore, përveq punëve të ndryshme që kryejnë në prefesionet e tyre me punë fizike, tani më, nuk mungon prezenca e tyre edhe nga lëmitë e ndryshme shkollore, të cilët kanë kryer dhe kryejnë studime universitare e shkencore, që duhet tu marrim lakmi. Në këtë shkrim do të veqoja një këndvështrim të fatit të femres shqiptare, të një studente nga Korça, zonja  Marsela Ceno, e cila përshkak të pamundësisë që të gjejë punë në vendin e vet pas diplomimit në mjekësi, u detyrue të mërgojë në Gjermani, ndoshta ishte edhe fati i saj, të kryej edhe studime të larta në këtë lëmi.

Marsela lindi në Korçë, në vitin 1985, kreu gjimnazin me sukses të shkëlqyer, poashtu edhe studimet e mjekësisë në kryeqytetin e Tiranës , por fati nuk e përcjelli të gjejë punë edhe pse priti një kohë të gjatë, ajo sikur edhe shumë shoqe e shokë të tjerë gjetën fatin të shkojnë në Gjermani. Në vitin 2010, Gjermania i njohi diplomat e studimit në Shqipëri, me ç’rast ishte një hap i jashtëzakonshëm për studentët e diplomuar në këtë vend, dhe ishte rast i “volitshëm” për dhjetra e më shumë të tillë në interes të tyre, që përmes një procedure të nevojshme dhe njohjes së gjuhës gjermane, në vitin 2011, në Gjermani u punësuan me dhjetëra mjek nga Shqipëria, si edhe nga Kosova e Maqedonia.

Një ndër ata ishte edhe zonja Marsela, e cila arriti të punësohet në fillim si praktikante në spitalin Rasttat të Baden- Würtenberg, me çrast mbas gjashtë muajve, arriti të jep provimin në gjuhën gjermane në Universitetin e Meinheimit, i cili provim ia mundësoi vazhdimin e studimëve të mëtutjeshme, duke kryer specializimin për kirurgji të përgjithshme dhe viscerale. Që nga viti 2015, fillon të punojë në Klinikën Mittelbaden Bade-Baden, në Departamentin e Kirurgjisë viscerale. Dhe në korrik të vitit 2018, me sukses përfundon doktoraturën në Universitetin e Ulmit.

Dhe përkrah punës në Klinikë, prej vitit 2016, angazhimi i Marselës, shkëlqen edhe në disa punime shkencore, poashtu duke marrë pjesë edhe në shumë Kongrese, brenda dhe jashta Gjermanisë, të cilat janë vlerësuar dhe shpërblyer punimet e saja me çmime të larta. Poashtu,  angazhimet e Marselës janë të dukshme edhe në Shoqata të ndryshme Evropiane për kirurgji dhe së fundi, duke përfunduar një “hospitim” një javor në Klinikën Universitare të Valencias de La Fe.

Zonja Marsela, pos tjerave shton, jam shumë falenderuese shtetit gjerman, që ia plotësoi ëndërrën e saj dhe të shumë kolegëve të tjerë, për të arritë këto suksese në jetë, jo vetëm si mjeke, kirurge e tjera, por edhe mundësitë tjera për të realizuar studimet e larta shkencore.

Sipas një raporti të Bundesarztkammer të vitit 1017, numri i mjekëve shqiptarë në Gjermani arrinë shifren 521 mjek shqiptarë në lëmi të ndryshme të mjekësisë.  Dhe nga kjo rrjedh arsyeja, idea dhe nevoja, që kjo armatë mjekësh të ketë edhe Shoqatën e vet, dhe në janar të vitit 2018, në Manheim, e formojnë një shoqatë të tillë, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, me udhëheqjen e dr.Marsela Cono.

Qëllimet kryesore të Shoqatës, në rend të parë e kishin bashkëpunimin e ndërsjellë të mjekëve shqiptarë dhe ndihma e njëri-tjetrit si dhe përkrahja në proceset integruese, profesionale dhe kulturore. Pastaj, shkëmbimet e informacioneve, transferimi i informacioneve të reja në sistemin shëndetësor në Gjermani, organizime të ndonjë Kongresi vjetor në lëminë e shkencës së Mjekësisë, krijimi i një evidence të mjekëve shqiptarë në Gjermani dhe profilet e tyre. Bashkëpunimi me Dhomën e Mjekëve në Shqipëri dhe Gjermani, propozimi për përmirësimin e kushteve të Specializimit të mjekëve në Gjermani, poashtu edhe anasjelltas  nga Shqipëria.

Nuk duam që në këtë mënyrë thjeshtë të miratojmë atë që po ndodh sot në vendet tona, ku rinia e jonë studentore dhe ajo punëtore po largohen nga vendet e tyre, por vetëm e ngremë shqetësimin se po shumëzohet lakmia e tyre në këtë mënyrë dhe sikur këto fryte të suksesëve dhe të eksperiencave të kësaj rinie intelektuale të vjelën dhe shfrytëzohen për të mirën e shoqërisë tonë dhe të mirën e vendeve tona. Por, edhe kjo e ka rëndësinë e vet, që nuk ka çmim dhe çmueshmëri më të madhe se dashuria që kanë shqiptarët për atdheun e tyre, të cilët kudo që shkojnë nëpër vendet e botës, ata janë gjithnjë të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit, në dobi të kombit dhe atdheut të tyre.

Ministri, Pandeli Majko gjatë një vizite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Google+
Google+
http://www.merbraha.com">
YouTube
YouTube