Ballkani Perëndimor

Nga Viktor Mërkuri, Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare, Programi i Zhvillimit të OKB-së
Ballkani Perëndimor është rishfaqur gjatë dy viteve të fundit si një vijë e përbashkët gjeopolitike. Gjatë viteve të fundit, ndërkohë që një numër i madhë i vendeve të rajonit, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë, janë marrë me korrupsionin dhe stigmatizimin ekonomik, disa nga liderët e tyre kanë ri-përqafuar nacionalizmin etnik, duke përfituar nga trashëgimia e konflikteve që e tronditën rajonin në vitet 90’, për të shmangur zemërimin popullor nga korrupsioni dhe stanjacioni ekonomik. Ndërkohë, kriza e fundit e BE-së ka ngadalësuar procesin me të cilin kërkuan të integrohen shtetet e Ballkanit dhe t’i udhëzuar ata drejt qeverisjes më të mirë. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë zyrtarisht kandidatë për anëtarësim në BE, por zyrtarët në këto vende po zhvillojnë dyshime nëse vendet e tyre do të hyjnë së shpejti në Komunitetin Europian, dhe kjo nga ana tjetër, ka dobësuar stimujt tek ata për të reformuar sistemet e korruptuara dhe mosfunksionale të vendeve të tyre, duke rritur pakënaqësinë popullore dhe duke nxitur nacionalizmin. Nga ana tjetër, Rusia vazhdon dhe mbetet e pakënaqur me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe gatishmërinë e Perëndimit për përdorimin e forcës kundër “klientëve” te Rusis gjatë viteve 90’. Përpjekjet e Moskës për të fituar ndikim në Ballkan rrezikon përkeqësimin e problemeve të rajonit, duke i dhënë elitave të Ballkanit një justifikim të përshtatshëm për të vendosur “në pritje” reformat. Me pak fjalë, pjesa më e madhe e rajonit rrezikon të bëhet një zonë e re gri, një zonë përtej mundësive të BE-së, e ndjeshme ndaj ndikimit të Moskës, dhe në rrezik të prishjeve nga brenda sistemeve të veta. Për të parandaluar Ballkanin Perëndimor nga përkeqësimi i mëtejshëm, BE-ja duhet të ripërtërijë përpjekjet e saj për integrimin e rajonit, duke i inkurajuar liderët e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të demonstruar tek qytetarët e zakonshëm përfitimet e reformës dhe lidhjeve më të ngushta me Europën. Nën sipërfaqen e qetësisë relative që ka përjetuar Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit, tensionet etnike dhe zellet nacionaliste duket se vazhdojnë të flluskojnë. Gjatë javëve të fundit të 2018-ës, paqja e rajonit po testohet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa punojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, veçanërisht nën idenë e diskutueshme për shkëmbimin e territorit që mund të ketë efekte destabilizuese në rajon. Ndërkohë një referendum për ndryshimin zyrtar të emrit të Maqedonisë në një përpjekje për të vendosur fundin e një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë mund të nxiste ndjenjat nacionaliste dhe opozitën politike në të dy vendet. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në BE dhe secili vuan nga një sërë “sëmundjesh”. Zbatimi i reformave është në një nivel të pakënaqshëm dhe ndikimi i tyre në demokraci është jashtëzakonisht i kufizuar. Të gjitha vendet janë demokraci gjysmë të konsoliduara dhe të goditura nga pengesa serioze demokratike dhe modele joliberale. Megjithëse të gjitha shtetet po ballafaqohen me probleme specifike, gjendja shqetësuese e sundimit të ligji paraqet një pengesë të përbashkët drejt integrimit më të shpejtë. Institucionet e dobëta dhe të politizuara, mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në të gjitha nivelet, mosekzistimi i mbështetjes së gjerë politike për shkurtime serioze janë vetëm disa nga çështjet që ndikojnë në gjendjen e pakënaqshme të sundimit të ligjit.
Kohë pas kohe, bashkëbiseduesit e BE-së theksojnë se ata nuk e shohin Ballkanin Perëndimor si një arenë për konkurrencë gjeopolitike me Moskën, ndërkohë që kremlini e sheh qartë rajonin në këto kushte dhe po kërkon në mënyrë aktive të shfrytëzojë çfarëdo mundësish që mund të gjejë. BE-ja mund të zgjedhë të kthejë shpinën dhe thjesht të shpresojë që çdo gjë të funksionojë mirë, sa gjase do të mund të ketë që të ndodhë?! Nga ana tjetër deklaratat e shpeshta dhe kumbuese të BE-së që Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për interesat europiane nënkuptojnë se nuk dëshiron të braktisë rajonin.
Një koncept i përfaqësuar gjerësisht është se në një demokraci të pazhvilluar, elitat qeverisëse po përdorin aparatin shtetëror për të siguruar arritjen e interesave vetjake dhe mbështetjen e votuesve. Mbikëqyrja e pjesshme e partisë dhe administratës që rezulton në qeverisje përmes klientelizmit, e cila jo vetëm që shkel sistemin e bazuar në merita, por krijon hapësirë për korrupsion në të gjitha nivelet, është një praktikë e cila ka gjetur terren të pllenuar në gati të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kurrë nuk kanë përjetuar standarde të larta demokracie. Si rezultat, erozioni i besimit publik në institucione është i vazhdueshëm. Ndërsa të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor po zbatojnë aktivitete të caktuara për të forcuar sundimin e ligjit, në bazë të politikës së kushtëzimit të BE-së, efektet janë jashtëzakonisht të kufizuara. Një rekord i dobët i reformave është shkaktuar nga efikasiteti modest i mjeteve të BE-së për monitorimin, matjen dhe raportimin e aktiviteteve të ndërmarra nga vendet. Nga ana tjetër, elitat qeverisëse në Ballkanin Perëndimor ngurrojnë të reformojnë, duke ushtruar shpesh praktika ilegale, të cilat janë baza e pushtetit të tyre. Procesi i Berlinit, si një iniciativë ndërqeveritare që sjell një perspektivë të re dhe shtysë në politikën e zgjerimit, e cila gëzon mbështetjen e rajonit, të vendeve anëtare të BE dhe Komisionit Europian, është një mekanizëm tjetër i rëndësishëm për ndikimin e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa periudha fillestare katërvjeçare e këtij procesi përfundoi në korrik 2018, tashmë është koha e duhur për të shqyrtuar mënyrat e mundshme për përmirësimin e saj. Inkurajimi dhe shtyrja e qeverive të rajonit për të plotësuar premtimet rreth luftës kundër korrupsionit, zgjerimit të pjesëmarrjes politike, demokratizimit të mediave dhe rritjes së transparencës politike dhe ekonomike janë më shumë se një praktikë e mirë, ato janë domosdoshmëri të sigurisë. Ndërkohë shohim fatkeqësisht se strategjia e “stabilitokracisë” po tregon që edhe nëse europianët konsiderojnë regjimet gjysmë autoritare jo optimale, ato janë të pranueshme për aq kohë sa ato vazhdojnë të mbrojnë dhe nxisin interesat perëndimore në vendet e tyre.

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Google+
Google+
http://www.merbraha.com">
YouTube
YouTube