DURRËSI MIRËPRITI FESTIVALIN “TINGUJT E ADRIATIKUT”

0


Nga Kadri Tarelli
Ngjarje festive për publikun Durrsak, në këtë fillim dimri, 2018. Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, më datë 05, Dhjetor, në Pallatin e Kulturës “A. Moisiu”, Durrës, organizoi natën finale të Festivalit të Këngës për Fëmijë: “Tingujt e Adriatikut”, edicioni 33. Veprimtaria u zhvillua në praninë e qindra nxënësve, prindërve dhe të ftuarëve të shumtë, që tej mbushën sallën si asnjë herë tjetër. Ishte një organizim i përsosur, i mirëmenduar deri në hollësi, duhet thënë i përkryer, sepse u harmonizuan bukur këngët me shoqërimin e korrit, të përgatitur cilësisht, nga dirigjenti Ermal Jaho. Në çdo këngë, ndjehej puna cilësore e mjeshtres së kantos Olta Juba, e cila prej kohësh pregatiti zërat e rinj, që u përfaqësuan aq bukur në këtë festival. Ajo që ra në sy dhe u durartrokit nxehtësisht, ishte se e gjithë veprimtaria u shndërrua në një spektakël të vërtetë festiv, për ta pasur zili dhe model të rriturit, pasi veç korrit, çdo këngë u shoqërua edhe nga balerinët e vegjël, të përgatitur nga mjeshtri koreograf, i mirënjohuri Arjan Plaku.
Në këtë festival u përzgjodhën 18 këngë, të cilat garuan këtë natë, të kënduara kryesisht nga fëmijët e QKF, veç tyre, pjesëmarrës kishim këngëtarët e vegjël nga Struga, Prishina dhe nga Bullgaria. Një vlerë tjetër e shtuar, enkas për këtë festë të muzikës (do ta quaja ballkanike), është pjesëmarrja për të dytin vit, e kompozitorëve të huaj, siç është italiani Galliano Borsati (Kitarist), me këngën “Flas me Hënën”, të poetes Irma Kurti.
Në fund të festivalit, juria me kryetar z. Emir Dizdari dhe anëtare: Ervina Garo (gazetare në TV.), Arjona Sulejmani, (mësuese, Soprano), vlerësoi si më poshtë:
Çmimi parë:
Kënga: “Ty Mbi rërë të vizatoj”. Teksti Agim. Bajrami, kompozuar nga Ylli Ramzoti. Kënduar nga Violeta Beshiri.
Çmimi dytë:
1- “Sa Bukur”. Kompozuar nga Alfred Kaçinari, kënduar nga Klarisa Kastrati
2- “Sa të mirë jemi”. Kompozuar nga Agim Rreza. Kënduar nga Frensis Karuli, Klei Luarasi, Amarild Percakaj.
Çmimi Tretetë:

  1. “Më puthi Flutura”. Ylli Kalaja, kënduar nga Serxhio Danieli e Eralda Prushi.
    2- “Dhjeta”. Ermal Laho. Kënduar nga Adea Xhaferri.
    3- “Lulja Ime”. Enis Mullaj. kënduar nga Speranca Bregasi
    Juria Vlerësoi gjithashtu këngët:
  • Vokali më i mirë. – Emmi Rushiti, me këngën “Kënga ime Shqipërisë”. e Aleksandër Vezulit
  • Performanca më e mirë: – Ines Hima, me këngën “Libri miku im”, të Endi Dibrës
  • Teksti më i mirë: Irma Kurti, me këngën “Flas me Hënën”, kënduar nga Megi Bardho
  • Orkestrimi më i mirë: “Radioja”, muzika Edmond Veizi, kënduar nga Abia Luma
    Drejtori i QKF, z. Avni Çuni, në fjalën e tij përshëndeti artistët e vegjël dhe pjesëmarrësit në këtë veprimtari të çmuar, që i dha jetë dhe gjallëri Durrësit, qytetit tonë të lashtë, në këtë fillim dimri, në prag të festave të fund vitit. Ai vlersoi përkujdesin e prindërve, por ed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok