Fazli Maloku: Gëzim e Lot Bashkë

0

Gëzim e Lot Bashkë

(Kujtim, për mikun tonë të shtrnejtë, gjuhëtarin,poetin, shkrimtarin, publicistin, revolucionarin,idealistin e militantin e Çeshtjes Kombëtare Shqiptare për Çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Nënlokën Shqipëri, z. Kadri Osmani – Mani)

(Pjesë nga Ditari im)

31 dhjetor 1965 – 1 janar 1966

Me iniciativën e profesorit shokut Kadri Osmani, Drejtoria e shkollës fillore “Rilindja” në Keqekollë, organizoj pritjen e Vitit të Ri 1966, në objektin e shkollës me prezencën e dhjetëra mësuesëve e arsimtarëve të Shkollës Amë në Keqekollë me paralelet e saja në fshatrat: Koliq, Ballaban, Prapashticë, Dabishevc…Drejtori i shkollës, shoku Xhelil Rama, kishte organizuar njerëzit që do të përkujdeseshin për përgatitjen e ushqimit, duke përfshirë edhe lëngje e raki. Darka solemne u përgatit në Sallën e Arsimtarëve. Ishte siguru edhe një Radio-transitor përmes së cilit dëgjonim këngë e valle, nga Radio-Tirana. Hanim, pinim, këndonim, vallëzonim. Figura qëndrore e kësaj mbrëmje ishte si gjithëherë shoku Kadri Osmani. Në për një çast u ngrit në këmbë dhe na luti për pak qetësi. Të gjithë drejtuam vështrimin kah ai. Nga xhepi i setrës nxorri një letër dhe filloi të na recitoi poezinë e F.S.Nolit: ” O Flamur gjak, o flamur shkabë,

o vend e vatër o nënë e babë,

lagur me lot djegur me flakë.

Flamur i Kuq, flamur i zi…

Nga çanta e tij përsonale  shpalosi një letër në të cilën e kishte vizatuar Flamurin Kombëtar Shqiptar, dhe e vendosi në mur. Edhe Flamuri edhe Poezia ishin të ndaluara nga regjimi fashist – Titist. Buka na ngeli në fyt. Disave na rrodhën lotët. Kishte prej nesh që as nuk e kishte parë kurrë Flamurin Kombëtar, e as nuk e kishte dëgjuar këtë poezi e cila të përshkonte edhe kocin. Sidomos kur këtë e reciton fuqishëm, por edhe artistikisht shoku Kadri. Për t’ na larguar ankthin që na kishte kapluar, Kadriu propzoj të vazhdojë ushqimi, muzika e vallja. Atmosfera ishte mjaft e këndshme. Erdhi çasti i “urimeve – përqafimeve”. Ora hecte. Kishte kaluar ora 01 e natës. Vendosem të shpërndahemi. Nja dhjetëra nga ne morëm rrugën për Prishtinë, jo më pak se 20Km rrugë. Bora më trashësi rreth 50cm dhe acari të prente lëkurën. Në mesin tonë edhe shokët: Kadri Osmani me banim në Prishtinë, Idriz Zeqiraj fshati Studenicë e Vrellës- Pejës, Ibish Mulaku nga Dobërlluka e Vushtrrisë, Abaz Pllana nga fshati Milevc i Prishtinës, Shemsedin Kadriu nga fshati Novolan i Vushtrris…Pas më shumë se pesë orë udhëtimi, në mëngjesin e hershëm arritëm në Prishtinë. Ne që banonim në Prishtinë, vendosem ti marrim shokët në shtëpi, për ti mos i lënë në rrugë, në atë ftohtë me teperaturë rreth minus-20 gradë.

Lotët e Idriz Zeqirajt!

Unë mora mikun tim Idriz Zeqirajn. Kisha një shtëpi – kasollë. Megjithate, siguruam pak vend sa për të bërë një sy gjumë. Kur nëna ime (ndjesë pastë!), e përcolli Idrizin duke e marrë ngryk si ta kishte djalë, ky nxorri nga xhepi një grusht me para dhe ia dhuroi me shumë zor nënës t’ime. Në shkëputje nga nëna, filloi të qajë me lot. Pse qanë ore? E pyeta, edhe pse e dija pse qante. Përse, nuk më ke treguar as njëherë për këtë gjendje – skamnore të familjes sate? Më qortoi rreptas Idrizi.Po edhe po të tregoja, a do të ndryshonte kjo gjendje? Ia ktheva. Kështu vazhduam rrugë deri tek Stacioni i Trenit në Prishtinë. U përqafuam si dy miqë të vërtetë, dhe secili në rrugën e vet.

Edhe pse në mbrëmjen e pritjes së Vitit të Ri, Kadriu dhe drejtori i Shkollës – shoku Xhelil Rama, një nga shokët më të mirë që i kishim, ishin munduar ta bëjnë një përzgjedhje nga shokët më të besueshim që i kishim, megjithate, dikund “rrodhi” uji. UDB-ja, përmes agjentëve të saj,  na kishte servijuar. Rreth këtij manifestimi, shoku Kadri dhe drejtori i shkollës, shoku Xhelil Rama, u intervistuan disa herë në zyrat e UDB-së në Prishtinë, nga udbashë serbë e shqipfolës. Qëndrimi i shokut Kadri si gjithëherë stoik i pathyeshëm. Bile i kishte vu në lojë udbashët. Siq më tregonte Kadriu, në pyetjen e udëbashit, a keni kënduar për Enver Hoxhën? Kadriu ishte përgjigjur: Më dhimbëseni! Spijuni i juaj si duket është analfabet dhe nuk di ti dalloj Fadil Hoxhën e Enver Hoxhën! Ne i kemi kënduar Fadilit, duke cituar:”Fadil Hoxha një djalë dai, n’Caralevë Ka zënë pusi…Dhe i kishte pyetur: Mos ka diçka t’keqe këtu? Mbrojtja e shkëlqyer e Kadriut, por edhe e drejtorit të shkollës shokut Xhelil Rama, por edhe frika e spiujve për tu ballafaquar me ta, shpetuan pa pasoja…

Këtë që e shkrova për ju e nderuara Redakësi dhe lexues të nderuar të Zemra Shqiptare, këto ditë ia përkujtova edhe z. Xhelil Rama, ish Drejtorit tonë të dikurshëm, dhe nga malli për mikun tonë të shtrejtë të z.Kadri Mani na rrodhën lotët. Nuk besoj se u turpëruam pse qajtëm për një mik të till si z. Kadri Mani.

Qoftë i përjetshëm nderimi dhe respekti për Ju dhe veprën  t’uaj z. Kadri Mani!

Fazli Maloku – Prishtinë, 16 janar 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok