Hyrje | Aktualitet | Lekë Preçi: Nga aktiviteti arsimor dhe kulturor o Shkollës Shqipe në Gjermani

Lekë Preçi: Nga aktiviteti arsimor dhe kulturor o Shkollës Shqipe në Gjermani

Lekë Preçi: Nga aktiviteti arsimor dhe kulturor o Shkollës Shqipe në Gjermani

FESTË  E  VËRTETË  PËR  PRINDËR  DHE  NXËNËS   MËRGIMTAR

 

Kësaj radhe pjesëmarrës ishin 20 shkolla me 32 ekipe

 

 

Të shtunën e kaluar me 24.4.2010, në Mannheim të Gjermanisë, për të nëntëmbëdhjetën herë u mbajt Kampionati i Diturisë së Shkollave Shqipe për Gjermani. Ashtu sikur çdo herë edhe kësaj radhe interesimi  për pjesëmarrje dhe prezentim të diturive ishte në nivel. Sivjet, nikoqir ishte Shkolla shqipe në Mannheim të cilën me mjaft sukses e udhëheq mësuesja e vyeshme Hatixhe Ramadani dhe Shoqata kulturore “Dardania” e po këti qyteti. Përgatitjet ishin bërë me kohë dhe mirë në mënyrë që çdo gjë të rrjedh pa pengesa gjë që  edhe ndodhi kështu. Për këtë duhët falemnderuar nikoqirët për këtë kujdes , seriozitet dhe angazhim të tyre.

Këto gara të diturisë së nxënësve të shkollës shqipe në Gjermani i organizon KASH-i në Gjermani për çdo vit duke u përkujdesë për të gjitha sa i përketë përgatitjës së materialeve rreth prezentimit të njohurive nga nxënësit  dhe rregullores. Kampionatin e hapi me një fjalë përshëndetëse Kryetari i KASH-it Adem Shala i cili përshëndeti posaçerisht Konsulin e Konsulatës së Republikës së Kosëvës në Stuttgart Faket Kajtazin, Nuhi Gashin  i ngarkuar me punë dhe çështje të Shkollës plotësuese në gjuhën amtare në mërgatë në Ministrinë e Arsimit të Kosovës pasataj mysafirët nga shteti gjermani si Klaus Preissler i ngarkuar me punë për çështje të  integrimit dhe të huajve  pranë qytetit të Mannheimit, Nyri Tanish kryetar i Këshillit për të huaj në këtë qytet si dhe të gjithë nxënësit dhe prindërit.

 

Nxënësit e Shkollës shqipe nga Mannheimi kishin përgatitur një program mjaft të pasaur kulturo-artistik me pika të ndryshme muzikore, valle etj. Këtë pjesë oficiele e udhëhoqi në mënyrë profesionale, në të dy gjuhët, shqip e gjermanisht, gazetarja e kanalit të dytë televiziv të Gjermanisë ZDF  Arta Ramadani kurse pjesën e kuizit e udhëhoqi mësuesi me përvojë Qerkin Bytyçi.

 

Sivjet, garat u organizuan në dy cikle: për nxënësit e klasëve të ulta dhe për nxënësit e klasëve të larta.

Lënda e prezentuar për garim është përgatitë nga një grup arsimtarësh me përvojë pranë KASH-it “Naim Frashëri” në Gjermani  kryesisht nga plan-programet mësimore që zhvillohën gjatë vitit shkollor me nxënësit, kurse skenarët nga Nuhi Gashi pranë Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Si çdo herë, edhe kësaj radhe gara ishte mjaft interesante dhe qartë vërehej vullneti dhe dëshira e nxënësve për dituri dhe njohuri të reja për gjuhën amtare, për historinë dhe gjeografinë e trojeve etnike shqiptare, për kulturën muzikore dhe lëmi të ndryshme në fushën e arsimit. Pas një gare të fortë në mes të ekipeve vendin e parë , për ciklin e ultë , e zuri ekipi i shkollës shqipe nga Osnabryku me  këta nxënës: Kosovare Sadikaj,Florent Muçiqi dhe Majlinda Fejza, vendin e dytë ekipi i shkollës shqipe nga Schwezingeni  me këta nxënës : Blegin Berisha,Erletë Krasniqi dhe Laura Beqiri, kurse vendin e tretë e zuri ekipi i shkollës shqipe nga Ludvigshafeni me këta nxënës: Doruntinë Hasani, Bleonë Pajaziti dhe Iliridë Mehmedi.

 

Garë e fortë dhe interesante gjerë në fund u zhvillua në mes të ekipeve të klasëve të larta  për të cilët u desht që të shfrytëzohën edhe pyetje plotësuese gjërë në përcaktimin e tri vendeve të para. Vendi i parë kësaj radhe i takojë nxënësve të shkollës shqipe nga Wuppertali me nxënësit:Bora Imeri,Kaltrina Kosumi,Arbnor Blakaj, Herolinda Gashi dhe Etnik Lekaj, vedi  dytë i takoj ekipit të shkollës shqipe nga Tuttlingeni me këta nxënës:Albana Halilaj,Ilirian Halilaj,Blerina Aliu Ilir Vokshi dhe Blendi Shala, ne vendin e tretë u plasuan nxënësit e shkollës shqipe nga Fierseni me këta nxënës . Jehona Abazi,Arbesa Muhaxheri,Marigona Batatina, Besarta Shala dhe Liridona Shala.

 

Juria profesionale e përbërë nga Nuhi Gashi, Sejdi Gashi dhe Sami Thaqi pati bukur punë të vështirë për të përcjell dhe përcaktuar vendet e para sepse njohuritë e nxënësve ishin në nivel shumë të mirë. Për të gjithë nxënësit fitues, organizatori kishte siguruar dhurata, medalje, mirënjohje, libra. Në vazhdim, mysafirët i argëtoj këngëtarja e mirënjohur shqiptare e cila kishte ardhur enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, nga Maqedonia ,Besiana Mehmedi. Me të vërtetë ishte një festë për nxënës dhe prindër.

 

Shkruan: Lekë Preçi

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7