Hyrje | Aktualitet | Londër, “vrasësi” shqiptar në duart e kryeministrit britanik Cameron

Londër, “vrasësi” shqiptar në duart e kryeministrit britanik Cameron

Londër, “vrasësi” shqiptar në duart e kryeministrit britanik Cameron
LONDER – Lajmifundit - Kryeministri britanik David Cameron tha se do të shqyrtojë rastin e një shqiptari banues në Britani i cili ka hapur proces gjyqësor kundër ekstradimit në Itali ku akuzohet për një vrasje të cilën shqiptari pohoi se nuk e ka kryer.

Edmund Arapi u arrestua me një urdhër-arresti evropian vitin e kaluar nga ana e autoriteteve britanike për vrasjen e një njeriu italiane në 2004. Ai u dënua me 16 vjet.

Por avokatët e Edmund Arapit thonë se kanë prova që faktojnë se 29-vjeçari shqiptar asnjëherë nuk u largua nga Britania e Madhe që nga 2004 dhe se rrjedhimisht nuk mund të ketë kryer krimin në Itali.

Avokatët protestojnë se ai u dënua në mungesë pa u njoftuar nga gjykata ndërsa shprehen se akuza është formuluar mbi një abuzim apo ngaterrëse mbi identitetin e gabuar.

Kryeministri David Cameron, tha të mërkurën se ai do të diskutojë rastin me Sekretarin e Home Office. Ai po i përgjigjej një pyetje të ngritura nga një ligjvënës Konservatore në Dhomën e Komuneve.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7