Hyrje | Aktualitet | Hyn ne fuqi paketa e re penale

Hyn ne fuqi paketa e re penale

Hyn ne fuqi paketa e re penale
Klodiana Kotorri

Hyn ne fuqi paketa e re e drejtesise penale, qe parashikon ashpersimin e denimit per disa krime te renda. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi njoftoi diten e djeshme hyrjen ne fuqi te paketes se re te ndryshimeve ne Kodin Penal. Ne Kodin Penal kane ndryshuar disa nene, per ashpersimin e denimit ndaj personave qe vrasin punonjesit e policise, atyre qe vrasin per gjakmarrje, vrasjet e grave dhe vajzave, si dhe per personat qe kapen me arme pa leje ne publik. Nje numer ne rritje te vrasjeve brenda familjes, apo dhe te punonjesve te policise nxiten qe prej fundvitit te shkuar hartimin e nje pakete te re penale me masa me te forta ndeshkimi. Pasi iu nenshtrua edhe diskutimeve publike ajo u miratua me konsensusin e te dyja paleve ne Parlament ne fillim te muajit maj, ndersa pas botimit ne fletoren zyrtare ajo nga data 5 qershor eshte bere efektive. Ministri Halimi e cilesoi paketen e re penale si nje garanci me shume per jeten e qytetareve dhe sigurise publike. “Nga neser, (sot) hyn ne fuqi e gjithe paketa penale, me e ashpra ne keto 20 vjet. Kushdo qe do te ngreje doren neser mbi policine e shtetit, nuk do te kete me pak se 30 vjet burg deri ne burgim te perjetshem. Kushdo qe do te vrase per gjakmarrje duhet ta dije mire se nuk do te kete me nje denim me te ulet se 30 vjet burg deri ne burgim te perjetshem. Kushdo qe do te ngreje dore mbi gruan dhe vajzat shqiptare duhet ta dije mire se do te kete nje denim nga 20 vjet burg deri ne burgim te perjetshem dhe duhet ta kuptoje mire se nuk ka per te shpetuar askush per te marre nje denim me te ulet se ai qe parashikon Kodi Penal. Denimi do te kryhet dite me dite duke u perjashtuar teresisht nga cdo lehtesi gjate gjithe denimit te tij perjashtuar ketu dhe lirimin para kohe me kusht. Dhuna seksuale ndaj te miturve kur ka sjelle vdekjen e tij nuk do te kete me nje denim me te vogel se 25 vjet burgim. Gjithashtu mbajtja e armeve dhe lendeve plasese ne publik nuk do te kete me denime me te uleta se 7 vjet deri ne 15 vjet burg. Kur sjellin pasoja denimi do jete jo me pak se 20 vite burgim”,- deklaroi dje ministri i Drejtesise Eduard Halimi, duke shtuar se pavaresisht angazhimeve te tij ne fushaten elektorale, stafi i tij po vijon punen me nje grup ekspertesh te huaj per reformen ne drejtesi. Pak dite me pare Halimi publikoi disa nga pikat e reformes se Kodit te procedures penale e cila pritet te votohet ne shtator te ketij viti, ne nisje te legjislatures se re. Ministri tha se Kodi i procedures do pesoje ndryshime te medha, me thelbesoret ne keto 15 vjet.



Paketa e re

Ne Kodin Penal kane ndryshuar disa nene, per ashpersimin e denimit ndaj personave qe vrasin punonjesit e policise, atyre qe vrasin per gjakmarrje, vrasjet e grave dhe vajzave, si dhe per personat qe kapen me arme pa leje ne publik. Nje numer ne rritje te vrasjeve brenda familjes, apo dhe te punonjesve te policise nxiten qe prej fundvitit te shkuar hartimin e nje pakete te re penale me masa me te forta ndeshkimi.



Reforma

Propozimi i ndryshimeve ne Kodin e Procedures

Korrupsioni te jete nje veper penale qe gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ky ka qene propozimi i Ministrit te Drejtesise, Eduard Halimi bere pak dite me pare. Halimi paralajmeroi reformim dhe ndryshime ne kodin e proceduren penale ne funksion te efikasitetit dhe rritjes se shpejtesise se hetimit. Rishikim dhe reformim parashikohet edhe per Institutin e Gjykimit te Shkurtuar. “Keto ceshtje, do te perbejne reformen me te thelle ne fushen e hetimit penal ne keto 15 vjet” tha Halimi duke shtuar se ndryshimet do te miratohen ne shtator



Denimet si ishin dhe si behen

Vrasja per gjakmarrje

Ishte me burgim jo me pak se njezet vjet ose me burgim te perjetshem.

Behet me burgim jo me te ulet se 30 vjet burg deri ne burgim te perjetshem

Vrasja e policeve

Ishte me burgim jo me pak se njezet vjet ose me burgim te perjetshem

Behet me burgim jo me te ulet se 30 vjet burg deri ne burgim te perjetshem

Perdhunimi i te miturve

Ishte me burgim nga 7-15 vjet

Behet jo me pak se 25 vite burgim kur ka sjelle vdekjen e tij

Vrasja ne familje

Ishte me burgim deri ne 25 vite burgim

Behet me burgim jo me pak se 20 vite deri ne burgim te perjetshem

Armembajtja pa leje

Ishte me gjobe ose me burgim deri ne shtate vjet

Behet jo me pak se 7 vjet deri ne 15 vjet

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7