Hyrje | Aktualitet | Arqipeshkvi Mirdita, letër gjeneralit Lleshi: Shqetësuese nëse të shkarkuan se je katolik

Arqipeshkvi Mirdita, letër gjeneralit Lleshi: Shqetësuese nëse të shkarkuan se je katolik

Arqipeshkvi Mirdita, letër gjeneralit Lleshi: Shqetësuese nëse të shkarkuan se je katolik

Arqipeshkvi i Kishës Katolike mbështet ish-zv.shefin e Ushtrisë.

“Panorama”, publikon letren: “Shqetësuese nëse Presidenti të ka shkarkuar si katolik”


Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Rrok Mirdita, i ka dërguar dje një letër ish-zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Sandër Lleshi, në të cilën i shpreh habi për shkarkimin e tij nga detyra. Në shkresën e firmosur prej monsinjor Rrok Mirdita, shprehet shqetësimi për deklaratën e ish-gjeneral Lleshit, se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të presionit të Forumit Shqiptar Kanadez për shkak të besimit katolik. Nuk dëshiroj të besoj se Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist, që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik, sepse dëshiroj të besoj se liria e bindjeve fetare të çdo qytetari të Shqipërisë është jo vetëm e njohur, por edhe e mbrojtur nga shteti në çdo nivel. Do të ishte shumë shqetësuese po të mos ishte kështu”, shkruan arqipeshkvi i Mitropolitit të Durrësit dhe Tiranës, i cili e garanton Sandër Lleshin për mbështetje, nëse shkarkimi do të rezultojë të jetë bërë për shkak të besimit fetar.

Shumë i nderuar Gjeneral!

Kanë kaluar disa ditë kur mora me keqardhje dhe habi të madhe lajmin e shkarkimit tënd nga zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe, pas gjithë këtyre ditëve, nuk më kanë braktisur as keqardhja dhe habia. Ndiej keqardhje, sepse, duke qenë se të njoh nga afër prej disa vitesh, kam vënë re përkushtimin dhe seriozitetin më të cilin ke punuar gjatë gjithë jetës tënde ushtarake, për të arritur në ato nivele profesionale që ju kanë sjellë në këtë rang. Njoh mirë integritetin tënd moral, dashurinë e pjekur për vendin tonë, paanshmërinë tënde politike, krahinore dhe fetare, prandaj edhe mund të kuptoj peshën e ndjenjave që rëndojnë brenda teje në këto rrethana, mbi të gjitha, ndoshta, ndjenja e padrejtësisë. Ndjej habi, nga ana tjetër, sepse nuk arrij të kuptoj dobinë publike të një vendimi të tillë, edhe pse jam i vetëdijshëm se dobinë publike duhet ta përcaktojnë, sipas kritereve ligjore dhe ndërgjegjes, ata që kemi zgjedhur për të na qeverisur. Nuk dëshiroj të besoj se Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik, sepse dëshiroj të besoj se liria e bindjeve fetare të çdo qytetari të Shqipërisë është jo vetëm e njohur, por edhe e mbrojtur nga shteti në çdo nivel. Do të ishte shumë shqetësuese po të mos ishte kështu. Duke marrë me mend tronditjen që të ka krijuar një vendim i tillë, tronditje që është aq e madhe sa përkushtimi yt në Forcat e Armatosura, kam kujtuar me shumë dashuri familjen tënde të shtrenjtë, me shpresën dhe lutjen që të dalë sa më pak e prekur nga lëndimi që të është shkaktuar. Jam i bindur se fryma e bashkimit që karakterizon familjen tuaj do të shërbejë më shumë si mbështetje morale, sesa si shkak shqetësimi të mëtejshëm. Duke uruar që të njihet sa më parë e drejta dhe të riparohet fyerja që të është bërë, të siguroj për afërsinë time personale, për mbështetjen morale dhe, nëse del shkak i shkarkimit tënd identiteti yt katolik, nuk do të mungojë as mbështetja ime institucionale si Arqipeshkëv Mitropolit i Durrësit- Tiranës. Përfitoj nga rasti për të shprehur konsideratën time të lartë dhe për të përshëndetur përzemërsisht ty dhe familjen tënde.
Miqësisht Rrok Mirëdita, Arqipeshkëv i Mitropolitit të Durrësit dhe Tiranës


FATION BINJAKU

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7