Hyrje | Aktualitet | Qytetarët heqin dorë nga legalizimi në pritje të lejes falas

Qytetarët heqin dorë nga legalizimi në pritje të lejes falas

Qytetarët heqin dorë nga legalizimi në pritje të lejes falas

Agjencitë e legalizimeve në të gjithë vendin kanë pushuar së funksionuari. Shkak është bërë premtimi i qeverisë së re se procesi do të bëhet falas.

Ja tarifat aktuale dhe premtimet e Partisë Socialiste
Prej gati dy muajsh procesi i legalizimeve në mbarë vendin thuajse është pezulluar realisht. Jo se administrata nuk është në punë, as për shkaqe të tjera që lidhen me procesin.

Ngrirja e formalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në fakt, ka për motiv premtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, se lejet e legalizimeve do të jepen falas.

Ndikimi
Në të gjitha agjencitë e ALUIZNI-t në Tiranë dhe në rrethe nuk ka asnjë person të interesuar pranë sporteleve. Punonjësit e agjencive e shpjegojnë këtë stepje me premtimin që qeveria e re ka bërë për informalizim falas. Në fakt, në programin e Partisë Socialiste për legalizimet fjala falas nuk shkruhet, porse PS ka premtuar legalizimin brenda dy vjetësh për ndërtimet e bëra në pronën vetjake dhe atë publike.

Ndërsa legalizimi i ndërtimeve informale të kryera mbi toka me pronarë dhe të ndërtimeve të kryera në zona urbane do të bëhet deri në fund të mandatit të parë. Për të arritur këtë qeveria e re ka në program përshpejtimin e procedurave të evadimit të dosjeve, të cilat në mijëra raste janë bllokuar vetëm për të nxitur korrupsionin.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7