Hyrje | Aktualitet | Njoftime | Nuk kishin mesuar per provim, helmojne mesuesen

Nuk kishin mesuar per provim, helmojne mesuesen

Nuk kishin mesuar per provim, helmojne mesuesen

Një mësuese në Itali është helmuar pasi studentët e saj i kanë hedhur një substancë kimike në shishen e ujit për të evituar provimin.

Ngjarja absurde ka ndodhur në një shkollë bolonjeze, në Itali, dhe përgjegjësi ende nuk është gjetur.

Studentët e Institutit Teknik Industrial kanë përfituar nga dalja nga klasa e mësueses për të hedhur në shishen e ujit substancën kimike të quajtur trikoloretan.

Kjo substancë nuk ka as ngjyrë dhe as aromë, por mund të jetë shumë helmuese. Sapo ka pirë pak nga uji mësuesja është ndjerë keq dhe është dërguar menjëherë në spital ku mjekët kanë zbuluar shkakun e kësaj gjendjeje.

Fajtori rrezikon shumë, më e pakta është një përjashtim nga shkolla, por mund të ketë edhe ndjekje penale për të.

 

Burimi: Top Channel

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7