Hyrje | Intervista | Intervista:Labëria Luzha

Intervista:Labëria Luzha

Flet Labëria Luzha, mësuesja kosovare e bija e deputetit Berat Luzha

Ndihem krenare për emrin që kam
Sot emrin Labëri s’do ta ndroja me asnjë pasuri

Nga: Albert Zholi

Një vajzë elegante, simpatike, e shkathët, e dashur, e zgjuar, këto ishin impresionet që mora me vete gjatë zhvillit të Kuvendit të 4 të Labërisë më 21 nëntor 2009 në Kucc të Vlorës. Ajo kishte ardhur e ftuar nga shoqata “Labëria”, së bashku me babanë e saj deputetin e Kuvendit të Kosovës z. Berat Luzha dhe motrën e saj Shqiponja Luzha. Në këtë Kuvend fjala e Labërisë ishte më impresionuiesja, më mbreslënësja. Pas Kuvendit ekskluzive për “Telegraf” me të zhvillova këtë bisedë.

Labëria ccfarë shkolle keni mabruar dhe ku punoni aktualisht?

Unë kam disa vite që kam mbaruar për mësuesi cikli I ulët dhe kam një vit që punoj si inspektore në Ministrinë e arsimit të Kosovës. Eshtë një profesion që më pëlqen dhe e kam pas ëndër. Pra një nga ëndrrat e mia është realizuar (qesh).

-Emri Labëria, si ju është dukur kur keni qenë e vogël?
As vetë sdi cctë them. Më dukej një emër I ccuditshëm. Thuajse asnjë në qytetin tim nuk e kishte këtë emër. Por përserisa ma kishte vënë babai, I cili është njeri me kulturë dhe unë e admiroj, mendoja
Se do të ishte emër I bukur. Kur ma vendosën emin babi ishte në burg nga regjimi serb dhe ai e kishte lënë si dëshirë dhe si detyrim që të më vendosnin këtë emër.

Por më vonë, si ta ka spjeguar babi vendosjen e emrit?
Po! Më spjegoi se Labëria është krahina më patriotike e Shqipërisë. Nga ajo krahinë kanë dalë njerëz të shquar të pushkës dhe penës. Aty u ngrit flamuri i Pavarsisë, aty janë hedh italianët në det. Eshtë një krahinë që ka dhe male të egër, por dhe fusha pjellore dhe det. Isha magjepsur nga tregimet e tija. Tashmë ky emër më dukej më I bukuri, më I vecanti, më intersanti. Dhe mësuesit e shqiptonin me krenari.

Në regjimin serb, si shikohej nga serbët emri juaj?
Me shumë dyshim. Bile t’ju them diccka. Në regjistrimin në gjendjen civile, ata nuk e shqiptonin dot mirë dhe më thoshin Laburia. Ashtu ma kishin regjistruar dhe emrin. Laburia. Vetëm pas Pavarsisë e kam regjistruar sërish.

Kur keni ardhë për herë të parë në Shqipëri?
Pas Pavarsisë. Me babin. Edhe ai ka emër interesant, të një qyteti të bukur Berat. Unë kur erdha i thashë të më ccosh në Labëri. Erdhëm në Vlorë. Ai më tregonte se ku fillonte Labëria, pasi në hartë e di përmendsh, më mirë se ccdo krahinë tjetër jo vetëm shqiptare, por edhe mbarëshqiptare, për të mos diskutuar më tej.

Cfarë emrash keni të tjerë nga pjestarët e familjes?
Të gjithë emra shqiptarë. Emra qytetesh, malesh, lumenjsh etj..(qesh). Kam dy motra, ku njëra quhet Vlora, tjetra Shqiponja, dhe nipërit apo të afërmit quhen Tomorr, Drin, Korab, etj…

Si e mendonit dhe si e gjetetë Shqipërinë?
Ashtu sicc ma kish përshkruar babi e gjeta. Vetëm në disa vende rrugët nuk janë aq të mira. Këtu ka vende shumë të bukura sicc ka det shumë të bukur. Kënaqem kur vij. Gjithmonë pushimet I bëjmë këtu, kryesisht në Vlorë, pasi motra ime që ka këtë emër I pëlqen shumë ky vend.

Si u ndjetë sot në Kucc?
Shumë, shumë mirë. Shumë e privilegjuar. Në ccdo hap më përgëzonin dhe më takonin me përzemërsi. Ndihem shumë e emocionuar. Sjam prit kurrë kështu. As udhëheqsit nuk priten kështu me dashuri dhe duartrokitje kur përmend emrin Labëri. Sot emrin Labëri sdo ta ndroja me asnjë pasuri

Kjo tregon se je e lidhur me këtë vend dhe e dashuruar shumë me emrin?
Po. Sot jam më tepër krenare për emrin që kam. Pas kësaj dite ky emër më vë para përgjegjësisë, Duhet ta jusrifikoj këtëemër për respektin që më bënë. Ishte një ditë e jashtzakonshme.

Ke menduar të vini të jetoni në Shqipëri, apo të martoheni me shqiptar të Shqipërisë?
(aha, qesh). Se kisha mendu ndonjëherë. Interesante. Në Shqipëri do vija të jetoja me shumë dëshirë, si në Vlorë si në Tiranë.

Ctë ka bërë më shumë përshtypje në Tiranë?
Ka shumë lokale me emëra të huaj. Ka pak me emra shqiptar. Se di pse.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7