Hyrje | Intervista | Albert Zholi:Intervista: Gaspër Shllaku

Albert Zholi:Intervista: Gaspër Shllaku

Flet kameramani I TVSH-së Gaspër Shllaku

Ja si e fshehëm markën e kamereës amerikane të mos e shihte Enver Hoxha
Në kongresin e 7 të PPSH, TVSH, filloi transmetimin me ngjyra


Një burrë plot temperament që jetën e ka lidhur me kamerën në sup. Pas më shumë se tre dekadash në këtë profesion duket se kamera
Është pjesë e krahut ë të tij të djathtë. Kur nuk është me të i duket vetja si I pa punë. Kujdeset për kameran sicc kujdeset për veten. Kamera i duket si fëmijë dhe në ccdo bisedë nuk lë rast pa e përmendur. Ekskuzivisht për “Telegraf” ai tregon disa nga momentet e tija më të rëndësishme në jetën e gjatë në këtë insitucion që ai e quan Maternitetin e të gjithë televizioneve të tjera privat.


Zoti Gaspër kur keni filluar si kameraman në TVSH ?


U bënë më shuëm se tre dekada. Ose plot 39 vjet punë ku kam lidhur thuajse gjithë jetën time.

Cdo të thotë për ju kamera.?
Pjesë e trupit tim. Pjesë e rrugëtimit tim në gjithë tallazet jetësore.

Si është prefeksionuar TVSH, me paisje moderne?
Tashmë dihet se TVSH ka qenë I vetmi television në Shqipëri dhe modernnizimii tij ka ardhë ngadalë. Kamerat në fillimishin shumë primitive bardhë e zi, dhe me kohën filluan të mirreshin kamera profesionalre bashkohore.

Kur ka ardhë kamera e parë me ngjyra?
Me sa mbaj mend unë në vitin 1978. Po! Atë vit mbaj mend se erdhi një kamer e prodhimit amerikan “Ampers”shumë profesionale e vetmja me ngjyra. Ajo ishte e prodhimit amerikan dhe ne për të mos dukej prodhimi amerikan i kishim vënë një shirit aty ku ishte stampa mad inUSA.
Kur ndosdhi kjo?
Pikërisht në 10 korrik të vitit 1978.Atë ditë bëhëj festimi i përvjetorit të ushtrisë. Enver Hoxha do të shonte në Skollën e Bashkuar të Oficerave që mbante emrin e tijë me rastin e 10 korrikut. Unë do të xhiroja në shkollë, paradën që do të zhvillohej me këtë rast. Ishte një paradë madhaështore. Enver Hoxha parakaloi para trupave pastaj u ngjit në tribunë. Unë e ndiqja nga pas. Kur ai u ngjit në tribunë edhe unë doja të ngjitesha pas tij, ta filmoja nga afër dhe aty. Por rojat e sigurimit nuk më lanë. Nuk donin, pasi tek kamera shihnin pasiguri. Dukej si gyrkë topi. Ajo peshonte 17 kg (vetëm kamera), pa aksesorët e tjerë. Gjithë gjithëmund të shkonte 50 kg.

Ku qëndronte kjo kamer?
Në fillim e mbanin në bllok, që udhëheqësit të shikonin xhirimet që u ishin bërë. Pra për të parë veten e tyre.Pastaj erdhi në TVSH.

Po nëpër sheshet e xhirimit, ccfarë do të veccoje në jetën tënde në TVSH?
Janë shumë, por si më lart të them që më ka ndodh po në këtë vit, pra në 1978, ku ishte përvjetori i Lidhjes së Prizrenit. Ishim duke xhiruat filmin “ Ditët që sollën pranverë” në Shkodër. Ishte qershor. Në shkodër vjen Ramiz Alia dhe ne ndërpremë xhirimet për vizitën e tij. Në takimin e Shkodrës bashkë me të kishin ardhë dhe një operator dhe gazetar kosovarë. Në një moment operatori kosovar më afrohet dhe më thotë. Të lutem kam një bluzë me vete dhe dua t’ja jap një mikut të përbashkët Rakip Zenelit i cili punonte në Kinostudio. Ai ma lanë dorë dhe iku sepse do largohej. Unë ngela me të në dorë si I hutuar.

Pse ngele ashtu ?
E kupton, ishte viti 1978. Lufta e klasave ishte në kulm. Mardhëniet me Jugosllavinë ishin shumë të tendosura. Ajo bluzë në duart e mia mu bë si djalli vetë.
Në cckuptim?
Po ja si të them. Unë u shtanga dhe nuk dija cctë bëja me të. Dihet, spinunat ishin rreth e rrotull. Sa u shpërndanë njerëzit dhe unë ngela vetëm, vjen dikush e më thërrët të shkoja tek Hotel Turizmi i Shkodrës . E mora me mend pse më donin. Shkova duke u dridhur. Bluzën e bëra shuk në dorë, Bluza aty tekmarka secc kishte disa numra. Si duket ishin të firmës apo numri i trupit. Tek turizmi më priste Operativi i Sigurimit I qytetit. Ai menjëherë më merr bluzën nga dora dhe më thotë se ti je bashkpuntori I UDB-së Jugosllave. Unë shtanga. Ja më thotë këto numra në bluzë janë kodi sekret I lidhjes. Unë hapja sytë. As që merrja vesh nga ato punë. Duhej ndërhyrja e Operativit të Sigurimit që na mbulonte ne
që të mbyllej ky muhabet. Bluza u mbajt në zyrën e Operativit në Hotel Turizëm. Asnjëherë nuks hkoi në destinacion.

Kurfilloi transmetimi me ngjyra në TVSH?
Filloi në kongresin e 7 të PPSH-së, në nëntor 1981. Ishte kongresi i parë që transmetohej me ngjyra.

Cfarë kamerash përdorët dhe sa kamera ishin gjithsej?
Në atë kohë pas kërkesave të drejtorisë u blenë 11 kamera japoneze. Ishin shumë të mira për kohën. Konkretisht ishin të firmës “Ikegami”. Me këto kamera fiilluan
të tarnsmetonim me ngjyra. Kongresi i 7 I PPSH,shënoi dhe fillimin e transmetimit me ngjyra. Ky ishte një sukses për kohën.
Në sa filma artsitik keni xhiruar me kamerën tuaj?
Plot 13 filma, ku unë do të veccoj “Korrierët:, “Zambak të bardhë”, “Koha nuk prêt”, “Ditët që sollën pranverë”, “Alo tekniku”, etj…Ishin filma që ende dhe kësaj dite shikohen me kërshëri

 

Albert Zholi

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7