Hyrje | Intervista | Albert Zholi: Intervista: Monika Lubonja

Albert Zholi: Intervista: Monika Lubonja

Flet aktorja dhe regjisorja Monika Lubonja


Shoqëria shqiptare është mjaft maskilisite dhe pengesë për të divorcuarat
Jetojmë në një shekull ku njeriu është i lirë në zgjedhje
Rruga e femrës shqiptare për zenien e pozicionit të duhur duhet të nisë te vetë femra.

I jap prioritet një inteligjence të lartë me një bukuri pak nën normale


Ajo është ndër femrat që ka një vullnet të jashtzakonshëm. Aktore dhe regisore, ajo mundohet të çajë në autostradën plot me të papritura të skenës vetëm me punë dhe studim. Ecja paralele skenë, regji, e ka bërë që të jetë e angazhuar duke mos pas kohë të lirë. Sipas saj, shoqëria shqiptare është maskiliste ku femrat e divorcuara e kanë vështirë të përparojnë. Por ajo që është e papepur dhe këmbngul në synimet e sajë. Simpatike, e qeshur, tepër njerëzore, inteligjente, nuk e njeh xhelozinë profesionale, por ambicien ndaj vetevetes e sheh si cilësi në arritjen e objektivave që i ka vënë vetes. Respekton koleget, por se pranon mosmirënjohjen.

Sot në shoqërinë shqiptare ka shumë debate për bashkjetesën. Mendimi juaj?
Ah….Bashkjetesa! Unë vetë nuk kam qenë pro kësaj mënyre të të mbajturit të mardhënieve. Më duket pak si e lënë pezull gjendja e bashkjetesës, po nuk kam asgje kundër atyre që e pëlqejnë dhe mendojnë se është më e shëndëtshme një bashkjetesë se një martesë. Është zgjedhja e tyre fundja. Jetojmë në një shekull ku njeriu mund të bëjë atë që mendon se është me e mirë për të.


-Jeni supersticioze në jetë?
…Pfff supersticioze…! Më duket tepër e vjetër kjo dukuri, nuk kam menduar dhe nuk i kam dhënë kurrë rëndësi supersticiozes, madje herë, herë, ajo më duket dhe shfaqje e një nivelit të ulët.

-Cfarë ju interson më shumë tek njeri, miku, shoku, shoqëria në tërësi?
Tek njerëzit pëlqej shumë mirënjohjen dhe besnikërinë ndërsa për kritika jane antonimet e këtyre dy cilësive, pra mosmirnjohja dhe tradhëtia.

- Ju jeni një ndë femrat më të emancipura ta shoqërisë shqiptare. Po femra shqiptare në tërësi a është në pozicionin që e kërkon koha?
Femra shqiptare ka nisur një rrugë për të arritur në pozicionin e duhur, ka femra shqiptare sot që janë aty ku e meritojnë por përgjigja konsiston në një plan më të gjerë, tek femrat që janë qytetare të thjeshta, një pjesë e mirë e tyra kanë të rrënjosur një mentalitet që nuk i lenë të ecin, rruga e femerës shqiptare per zenien e posicionit te duhur ne jete duhet te nise te vete femra.

-Cfarë i mungon sot politikës shqiptare parë në këndvështrimin tuaj?
Politika shqiptare sipas mendimit tim ndonëse nuk jam një ndjëkse e rregullt e saj , ka nevojë për një rikthim te parimet e saj. Në rradhë të parë politika është dipllomaci dhe me thënë të drejtën me një politikë si kjo ku dhe komunikimi mungon, dipllomacia duket si një rreze drite e largët, dhe më vjen vërtet keq për këtë

-Duke parë mendimet tuaja intersante për politikën, e keni menduar të merreni me politikë duke parë se arti në Shqipëri është lënë në harresë?
Jo, nuk kam menduar të merrem me politikë sepse deri në çastin që unë do e ndjej veten “artiste” kjo do ma pengoj pjesmarrjen në të. Kjo është një ndër parimet e mia dhe ka të bëjë me lirinë, me atë që ndjen dhe atë që jep. Mund të jem fanse e ndonjë force politike, por kurrë pjesmarrëse në politikë.

-Njiheni si femër simpatike. Kush është më e rëndësishme për ju, bukuria apo inteligjenca?
Kjo pyteje mundon njerëzit që nga Babilonia. Në fakt, nuk ka përgjigje mbi baza objektive për të , por një gjë është e sigurt, rëndësia e tyre është e madhe… Nuk mund te zgjedh. I jap prioritet një inteligjence të lartë me një bukuri pak nën normale ( qesh).

Duke parë përgjgjet tuaja, mendoni se shoqëria shqiptare është një shoqëri maskiliste?
Shoqëria shqiptare është realisht maskiliste, mjaton një vështrim i thjeshtë në postet hierarkike dhe në pozitën e gruas për t’u kuptuar ky maskilizëm.


Çfarë përkufizimi do ti jepnit dashurisë?
Dashuria dhe për mua si për çdo njeri ka rëndësi shumë të madhe. Ajo është e shenjtë dhe reciproke. Por…Më pëlqen të përmend këtu dashurinë prindërore, sepse është pikërisht kjo dashuri për vajzën time dhe për prindërit e mi ajo që merr një kohë të madhe, dhe unë e jap këtë kohë me kënaqësi të pafund.

Keni një angazhim të madh si aktore dhe regisore. Mos vallë tashmë mungesa e kohës ka bërë që të hiqni dorë nga libri?
Jo…! Librit i kushtoj shumë rëndësi, pasi, profesioni , familja ime , më kanë bërë të jem e lidhur ngushtë me librin. Ai është i pazëvendësueshëm. Kurrë nuk I kam lejuar vetes ta neglizhoj atë. Përherë them që duhet të lexoj shumë e më shumë. gazetat pasi janë shoqëruesja ime në kakoen e mëngjesit. I jap rëndësi megjithëse ato shpeshhere bëhen pre e një komercialzmi cinik. Libri është si një monument që I drejtohesh gjithmonë.


Ju pëlqen profesioni që keni zgjedhur, apo mos ndoshta ana ekonomike ju bën që të ndiheni e dyzuar?
Të qënurit aktore ka të bëjë me të qënurit pjesmarrëse në art dhe kjo ka të bëjë me pasionin ,dëshirën më shume se arsyen. Të qënurit aktore ka si çdo prefesion dritë,e hijet e saj, dhe unë kështu e shoh. Ndaj nuk jam aspak e dyzuar.


Si filloi rruga e shesheve të xhirimt apo e skenës për Monikën?
Zysh, Drita Pelingu ka qenë zysha më e dashur e imja, e cila më ka ndihmuar shumë në rrugën time drejt artit. Filmi i pare i imi ka qenë “Pas fasadës” film ky që shënoi diçka të rëndësishme në jetën time, atë të lançimit tim si artiste.

Sot pas shumë suskeseve, ku e shinhi veten më mirë , në skenën e tetarit apo në film?
Më pranë meje ndodhet skena, ajo është e mbushur me emocione dhe më bën të ndihem më mirë të qënurit pranë një publiku , të qënit pranë një reagimi të tijë etj…


Po vetë shoqëria shqiptarë me kë është e lidhur më shumë, me teatrin apo filmin?
Për mendimin tim popullsia shqiptare nuk është shumë shume e lidhur me Teatrin. Nisur që nga tradita kemi mungesë të saj .përsa i përket nivelit e krahasimit të teatrit kombëtar me atë europian. Nuk mund të krahasoj se ndodhem në kushte mjaft të ndryshme por teatri është më elitar dhe salla teatri ka pak. Ndaj shoqëria shqiptare është e lidhur më shumë me filmin.

Aktorët tuaj të preferuar?
Aktorët e mi të preferuar janë Roberto De Niro, Kate Blanchet, Sulejman Pitarka etj

Ju jeni e divorcuar, mendoni se keni më shumë pengesa në jetë se sa femrat e tjera në jetë?
Mendoj se shoqëria shqiptare është mjaft maskilisite dhe kjo është pengesë shumë e madhe për një grua të divorcuar të arrij qëllimet e saj.

Një risi në jetën tuaj, por dhe për teatrin shqiptar. Keni krijuar shoqatën skenike “Art-Blu”, a e morët parasysh se konkurenca është e madhe dhe xhelozitë brenda rrethit të aktorëve po aq e madhe?
“Art blu” sot paraqet një produksion, por mbetet gjithmonë një iniciativë e imja dhe e koleges sime Valbona Imami .Art blu mbetet gjithmonë dhe mbajtësja zgjuar e dëshirës sonë për të qëndruar në skenë e për të përcjellë te publiku atë çka ne ndiejmë e perceptojmë. Përsa i përket xhelozive ne nuk i kemi marrë shumë në konsideratë sepse kënaqësia që na dhuron çdo suskses i Art Blu duke përmendur duartokitjet e publikut si kryefjalë të suksesit tonë kuptohet që e kemi anashkaluar egzistencën e këtij fenomeni ( xhelozët janë të paaftët…. ahhah …qesh)

 

Albert Zholi

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7