Hyrje | Intervista | Kristian Pali: Dua t’i arrij majat e suksesit si fotomodel

Kristian Pali: Dua t’i arrij majat e suksesit si fotomodel

Kristian Pali: Dua t’i arrij majat e suksesit si fotomodel
Fotomodeli kosovar, Kristian Pali, pretendon që të arrijë majat e suksesit sa i përket fushës së fotomodelizmit. Ai si fotomodel ka përfaqësuar Kosovën në evenimentin “Miss dhe Misster Trendi” në Shqipëri, ndërsa nga profesioni i tij i dytë si frizer për femra suksesi i radhës është përkujdesja për konkurrentet në “Miss Glob Internacional Kosova 2010”

Kosova Info: Kur keni filluar te merreni me modelizëm?

K. Pali: Hapat e mi të parë si fotomodel kanë qenë në Zvicër, ku shkova për t’i bërë disa foto me ftesë të fotografit  të njohur shqiptar  Fadil Berisha, pastaj aty bie në sy tek fotografi gjerman  Tim Myller me të cilin kemi bërë një sesion fotosh, e pastaj filluan të më vijnë ftesat nga kompani të ndryshme, nga media të ndryshme etj.

Kosova Info: Sa i  vështirë është ky profesion?

K. Pali: Njerëzit mendojnë se të merresh me modelim është punë e thjeshtë, por në fakt kërkon shumë angazhim në çdo aspekt, sepse gjithmonë duhet jesh i kujdesshëm për pamjen pavarësisht vendit ku je. Mirëpo kur pas çdo pune të mundimshme arrin edhe sukses atëherë kjo e ka kënaqësinë e saj. Andaj ia vlen edhe ta mundoj veten sepse kur e di që në fund do të ndahem i kënaqur atëherë edhe lodhja ia vlen.

Kosova Info: Për të qenë i suksesshëm në punën tuaj patjetër që ju duhet edhe të kujdeseni për pamjen tuaj, a kujdeseni vet apo është dikush që përkujdeset për juve?

K. Pali: Është shumë e vërtetë kjo që për të qenë i suksesshëm në këtë lëmi duhet të mbash veten, duhet të jesh i kujdesshëm për pamjen. Unë e vizitoj palestrën çdo ditë dhe për mua kujdesen dy trajnerët e mi personal janë Artan Kusari dhe Elida Krelani.

Kosova Info: Keni marrë pjesë në disa evenimente të modës, mund të na tregoni se cila prej tyre ju ka lënë mbresa më shumë dhe pse?

K. Pali: Mund të them që kam përparuar shumë mirë. Faktikisht unë deri më tani më shumë kam bërë foto me fotograf te ndryshëm. Disa foto i kam realizuar në prill të këtij  viti ne Cyrih të Zvicrës. Për tu cekur është edhe pjesëmarrja për ta përfaqësuar Kosovën në evenimentin “Miss & Mister Trendi” në Shqipëri. Ftesa e fundit që kam marr është ajo e një programi për fotomodel nga fotografi Tim Myller.

Kosova Info: Cili është momenti që jeni ndjerë më së miri prej se keni filluar të merreni me fotografi?

K. Pali: Momenti më mirë, ku jam ndjerë perfekt është në Zvicër, ku gjatë realizimit të fotove shumë njerëz ndaleshin në rrugë dhe më shikonin, me të vërtet jam ndjerë shumë mirë.

Kosova Info: Kush ju shtyri të merreni me fotomodelizëm?

K. Pali: Familja së bashku me shoqërinë kanë qenë shtytësit më të mëdhenj që të marrë rrugën e fotomodelizmit. Natyrisht Fadil Berisha ka qenë i pari që më hapi rrugën drejt kësaj karriere. Por përkrahësja më e madhe deri më sot ka qenë mamaja ime.

Kosova Info: A jeni duke punuar në ndonjë projekt momentalisht?

K. Pali: Janë disa projekte të cilat më shumë kisha preferuar  të mos i përmendja ngase dua që të mbeten befasi, por megjithatë unë jam duke punuar që të arrij sa më shumë në fushën e fotomodelizmit.

Kosova Info: Ju jeni nga Kosova, mirëpo i suksesshëm dhe i famshëm jeni edhe në Shqipëri, ku ndjeheni më mirë?

K. Pali: Nuk kam menduar kurrë të bëjë ndarje në ketë aspekt se a jam më i njohur në Kosovë apo Shqipëri, ndjehem njësoj kudo që të jem, këtu apo atje…

Kosova Info: Si vlerësoni famën?

K. Pali: Pjesë normale te jetës, e cila natyrisht ka të mirat dhe të këqijat e saj. Kur të jesh fytyrë publike të njohin shumë njerëz, në disa aspekte ke përparësi etj, mirëpo fama i ka edhe anët negative të saj, ngase je i privuar nga shumë gjëra, duhet të jesh më i kujdesshëm në sjelljet që bën, në atë çka flet, njerëzit interesohen në jetën tënde, ke më pak privatësi etj.

Kosova Info: Deri ku dëshironi të arrini me fotomodelizëm?

K. Pali: Deri aty ku mbërrijnë forcat dhe aftësitë e mija, synoj majat më të larta të fotomodelizmit.

Kosova Info: Shumë model në Kosovë kanë provuar muzikën, a ka menduar Kristiani që ndonjëherë të merret me muzikë?

K. Pali: Është bërë diçka hit jo vetëm tek ne por edhe në mbarë botën e show bizit që modelët apo njerëz të sferave të ndryshme të artit të provojnë veten edhe në muzikë apo aktrim. E kam menduar edhe unë këtë gjë, mirëpo se a do të realizohet kjo nuk e di, t’ia lëmë kohës dhe të shohim pastaj.

Kosova Info: Cili është profesioni i dytë i juaj?

K. Pali: Profesioni im real nuk di saktë se cili mund të them që është, modelimi apo hair style për femra, pasi që kam edhe sallonin tim personal. Ndoshta në një nuancë puna në sallon është më përpara në krahasim me modelimin. Sa i përket punës sime si frizer projekti në të cilin do të punojë dhe më është besuar këto ditë është rregullimi i vajzave që do të marrin pjesë në “Miss Glob Internacional Kosova 2010”.

Kosova Info: A mendoni që të merreni me këto dy fusha gjatë gjithë jetës suaj, apo ndoshta keni edhe ndonjë profesion që ju fle në shpirt por që mendoni që ta realizoni në të ardhmen?

K. Pali: Më janë bërë pjesë e jetës sime të përditshme fotomodelizmi dhe puna e frizerit. Nuk e di se ç’far më pret në të ardhmen, gjithnjë mendoj që të filloj studimet. Për të ardhmen e afërme e di që do vazhdoj me këto dy fusha, por se ç’far me pret ne te ardhmen e largët ia lë kohës, mirëpo njëherë për njëherë nuk kam kurrfarë plani.

Kosova Info: A jeni i dashuruar?

K. Pali: Jo.

Kosova Info: Cila do të kishte qenë femra ideale për Kristianin?

K. Pali: Femra ideale jo vetëm për mua por mendoj që për secilin mashkull do të ishte ajo që plotëson këto kriter: inteligjencën , modestinë dhe elegancën. Nuk i thash ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga të gjithë, sepse kur i plotëson ato që i përmenda unë atëherë ajo mund t’i ketë edhe të gjitha gjërat tjera të mira.

Intervistoi: Abaz KRASNIQI

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7