Hyrje | Intervista | Intervista: Flet Kryetari i Komunës së Bogovës z. Fadil Kapllani

Intervista: Flet Kryetari i Komunës së Bogovës z. Fadil Kapllani

 

Bogova vuan për rrugë

 

Albert Zholi

Ai është një njeri i thjeshtë dhe i dashur. Kur përgjigjet matet dhe flet me korrektesë. Dhe pse i pozocionuar i djathtë ai s’ka frikë të nxjerrë në pah të vërtetat. Vjen nga një familje e persektutuar por mbi vete nuk mban asnjë shenjë urretje apo hakmarrje. I njeh shumë mirë problemet e komunës dhe me punë mundohet ti minimizojë ato.

 

-Sa fshatra ka komuna juaj që ju drejtoni, sa është numri i popullsisë, sa fshatra janë? Çfarë problemesh ka në shëndetësi, arsim dhe probleme të tjera sociale?

Komuna  e Bogovës  përbëhet prej rreth 9 fshatra, ku banojnë rrreth 2500 banorë. Ka një shpërndarje gjeografike relativisht të banueshme dhe të kontrrollueshme përsa i përket rrjetit rrugor. Është një zonë turistike. Në territorn e saj funksionojnë 2 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla të ciklit të ulët që janë të shpërndara nëpër fshatra.. Përsa i përket shëndetësisë, ka një qendër shëndetësore, pra një drejtori shëndetësore  ku janë të shpërndarë ambulancat. Kemi tre fshatra pa ambulancë. Spital me shtretër nuk ka.

-Ku është turizmi në këto fshatra?

Kjo komunë ndodhet përrreth malit të Tomorrit, ku janë të ndërthurura si turizmi malor dhe turizmi i gjelbërt. Lugina e lumit (ose të ujësjellësit) të Bugovës  ka shumë peisazh natyror sidomos kohët e fundit. Verën që kaloi numri i turistëve si shqiptar dhe sidonos atyre të huaj shkoi 20 mijë turistë.

-Çfarë restorantesh dhe  hotelesh ofrohen?

Mund të them se janë të bolshme për të ëprballuar fluksin e turistëve stinorë. Mbase nuk janë në nivelin e duhur, por ka një shërbim shumë të mirë sidomos në gatimin tradicional siç është mishi i pjekur, bylmeti, tava e dheut. Turshitë,  etj. Ka edhe hotele ku dhe shërbimi është mjaft I mirë.

-Në këtë numër popullsie a janë emigrantët ndihmesë për ju?

Po! Deri para dy vjetësh ata ishin ose mbanin peshën kryesore  të çdo familje. Kohët e fundit ata janë sistemuar në shtetet ku punojnë. Ne nuk kemi më tani ndihmë nga emigrantët, pai njerëzit që i kanë këtu po i marrin atje ku ata punojnë dhe jetojnë.

-Kush është puna kryesore në Bogovë?

Puna kryesore janë pllakat dekorative (pasi janë pjesë e nalit) dhe bimët medicinale. Bujqësia dhe blektoria janë më pak të zhvilluara.

-Ka mundësi të largohet nga Bugova kjo popullsi që ka ngelur?

Të jem i sinqertë kjo tendencë ka rënë. Ata po ofrohen nga zonat malore në luginën e Osumit për të pasur sa më afër arsimin dhe shëndetësinë.

-Ju hera e parë që  kandidoni  për  kryetar komune?

E kam për herë të parë, pasi më parë kam punuar si nënprefekt i Skraparit. Kam konkuruar për “Aleanca për qytetarin” dhe kam mandatin e parë si kryetar komune.

-Kush janë problemet kryesore që ka kjo zonë?

Infrastruktura rrugore. Ku në asnjë fshat nuk ka asfalt. Vetëm rruga nacionale  ka asfalt. Vetëm qendra e Bugovës ka asfalt. Rrugët janë  të kalueshme. Problemi tjetër është punësimi. Kjo komunë ska industri. Të gjithë fshatrat janë të sistemuar mirë me ujë. Vetëm një fshat ka  vështirësi dhe këtë do ta zgjidh këtë vit.

-Është e vështirë që të jesh sot kryetar komune?

Është shumë e vështirë, sepse ka shumë probleme sociale. Është edhe mungesa e kuadrove në arsim të lartë. Arsimimi i lartë është problem. Por dhe

 

Nga është prejardhja juaj?

 

Unë vij nga një familje shumë e persekutuar me të 4 pushkatuar në familje dhe me disa pjestarë të tjerë të dënuar me 104 vjet burg. Unë jam me të djathtën për këtë arsye se dhe PD i ka dhënë provat se din të qeverisi dhe di të shërbejë komunitetit të vet.

 

Mund të na thoni diçka për turizmin e Bogovës?

 

Komuna Bugovë ndodhet afër Tomorrit ku edhe peligrenazhi i bektashinjëve është shumë i madh. Kjo përfshjihet në territorin e komunës Bugovë. Këtu është Teqja e madhe në në malin e Tomorrit. Këtu është g

Komente (1 publikuar)

avatar
Dhimiter Xhoga 2012-03-02 22:17 +0000
I nderuari Albert Zholi, me kenaqe me kete shkrimin e sotem, qe me te vertet me bind se je pluralist,si duhet te jete c'do gazetar i pavarur.
Me kenaqe se ju isha afruar atyre zonave te jugut afer Dangellise sime,qe do te doja te me qendosie nonje shkrim,se kane mbushur Tiranen,nuk ke per t'u lodhur deri ne Dangelli,po t'iu kujtosh,se ne kete 100 vjetor te Pavaresise "Dangelise Naimjane", i takon te jete ne krye te aktiviteteve dhe ta ktheje Frashewrin,ne FRRADHERIN E ENDERRUAR,mbetur ashtu si peshku pa yje. Te pakten te kthehet ne nje qender turistike te vertete se i ka te gjitha kushtet:Ka "Shtepine
Frashellinjve".Teqene Bektashiane"
me vlera historike Kombetare,ka krenarine e natyres shqiptare "BREDHIN e OTOVES" te pa shoq ne Ballkan,sa "ballkonin e Dangelise" mes Zavalanit emer njohur,nga Rilindasit vellezer e nipa Mendu, Izet,Tajar Zavalani e deshmorin e pare(ani se i pa shpalur,si shkruan Apostol kotani ne shkrimet e tij), rene ne ditet e para te Shpallies PV.Kapedan Jano Xhoga, Kapedani,rene 100 vjet para,krye cetes tij, krah Papa Stath
Melanit,ne mbrojtie te asaj zone te thelle Dangelli-Shqeri,ku donin te depertonin forcat nderkluftuese Itali Greke.
Dangelia, me kuroren e vargut shkembor Sanjove- Guri Bletes,me ato fusha "aerodrome" nga Sanjove te Qyteza e Zhejet rreze Golikut, nga shkon ne Kolonjen"mendiemadhe".
Do ishte gje e bukur sa atdhetare nje shkrim i gjate,per ate zone qe i miri Xhevahir Spahiu e ka shkelur
me pellembe,po nuk e di si e ka gjendien shendetesore.
Sidoqofte pijeni nje kafe se bashku e,me kujtoni mua.
Une rroj me kaseta incizuar me te ne "105 vjetorin e Naimit"plot 7 vjet para,nga ruajaj me te ,
kujtimin me te vyer.
Me ka mrre malli per te gjithe sa Ju z. Albert,qe nuk ua ve re, se s'keni kohe te komunikoni me mua keyu ne Toronto.Po as ne telefon nu me dini.Si gjithnje gabimi eshte "imi".Gjyshi mban.
Yt velle sa nipat dhe mbesa,jane shendoshe e mire.Me kenaqin sa shkoj thuajse cdo dy jave,se jemi ne Toronto,po si nga Durresi ne Tirane.
Gezuar fetat e 7-8 Marsit dhe do me behej qefi te pershendesni 6 mesueset dhe nxenesit e tyre ne gjuhen shqip ketu ne Toronto:
Nikolete Kostandini, Rajmonda Demaj, Evgjeni Xhakolli, Paulina Muca,Tefta Tahiri sa Drita Plana dhe Merita Alushi e Asttrit Demaliaj.Ti mund ta besh dhe ne Radio Tirana apo Tv.
Pershende dhe shoqata shqiptaro-Kanadeze' qe ka thuajse ne cdo qutet ete ontarios.

Me konsiderate
Dhimiter Xhoga.
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7