Hyrje | Intervista | INTERVISTA/ Flet regjisori i TOB-it, Nikolin Gurakuqi: Duke e pasur Premier do të realizojmë një Toskë të besueshme

INTERVISTA/ Flet regjisori i TOB-it, Nikolin Gurakuqi: Duke e pasur Premier do të realizojmë një Toskë të besueshme

INTERVISTA/ Flet regjisori i TOB-it, Nikolin Gurakuqi: Duke e pasur Premier do të realizojmë një Toskë të besueshme

 

“Toska” e Puçinit, një oper me konflikte klasore

 

Albert ZHOLI

 

Është hera e tretë që e vë në skenë “Toskën”, por sipas tij, puna është sikur e vë për herë të parë. Kjo për shumë arsye, por më kryesorja është sepse vënia në skenë për çdo herë ka këngëtarë, personazhe të ndryshëm  të rinj, që ai nuk ka punuar më parë me “Toskën”.  Rolin kryesor këtë herë e ka një tenor italian me famë botërore, i cili ka luajtur dhe më parë në TOB role kryesore.

 

Pse keni  zgjedhur për të vënë në skenë operën “Toska” e Puçinit”?

 Ka shumë arsye, por ajo që  ka më shumë rëndësi është se unë këtë vepër të bukur e kam vënë për herë të parë në skenë 18 vjet më para dhe njëherë tjetër para 7 vjetësh. Pra, ishte vitit 1995 kur e vura në skenë dhe kjo vepër pati shumë sukses.  Ndoshta ka qenë një ndër veprat më të mira të repertorit operistik  në skenën e TOB.  Për këtë arsye ishte drejtoria e TOB-it,  ajo që propozoi për ta vënë sërishmi në skenë.  Duke qenë se kjo vepër qëndron në repertor dhe se ruhet ende shija e mirë që ka lënë tek spektatori e prita me kënaqësi propozimin, pasi dëshiroj që ta vë gjithmonë në skenë këtë shfaqje me këngëtarë operistik të ndryshëm. Kjo shfaqje ka një  historik pak të  trishtuar për mua dhe familjen time, sepse, ka qëlluar që këtë vepër ta vë në skenë kur kam pasur drama familjare. Pikërisht 7 vjet më parë vdiq im atë dhe  m’u desh ta vija në skenë pikërisht në ato ditë kur ai u nda nga jeta. Ndërsa tani më takon  ta vë sërishmi, pikërisht, kur im bir ka 11 muaj që është ndarë nga jeta.

 

Një vepër me përmasa botërore, a ka vështirësi për vënien në skenë dhe a ju ka lehtësuar  në punë vënia e saj disa herë pikërisht nga ju?

 Pa diskutim sa më shumë ta vësh në skenë një vepër, aq më shumë  konsolidohet tek regjisori vënia e saj në skenë si interpretim.  Duke qenë se është një vepër e repertorit, por këtë radhë ajo vjen me një plan, vizion të përpunuar skenografik, artistikisht dhe  regjisorial. D.m.th neve në pjesën dërrmuese të  shfaqjes e kemi rinovuar atë nga ana figurative, edhe përsa  i përket interpretimit të personazheve  këtij ndryshimi figurativ i vishet edhe loja e personazheve ku regjia është fokusuar më tepër  në demonizimin  e personazheve negative  dhe  me rritjen dhe intensifikimin e konfliktit, ose dopjo konfliktit, pasi ky konflikt është si për dashuri  ashtu  siç është dhe një konflikt politik, pra palët, që duan Toskën si Cavaradossi, që e ka të dashur dhe tjetri Skarpia që do ta dhunojë  janë në konflikt politik me njeri tjetrin . Është koha e revolucionit francez, e betejës së Marengos, ku Napoleoni del fitimtar. Gjithë ky konflikt është intensifikuar më tepër  për  ta rritur anën revolucionare të  Kavaredosit  dhe  mbështetjen (pushtetin) e pakufishëm që Toska i jep atij për ta fituar të dashurin e saj jo vetëm si të dashur, por që ai të fitojë edhe politikisht.

 

 Ju para 18 vjetësh keni pasur interpretues të tjerë, apo disa prej tyre janë dhe sot?

 

 Çdo prurje herë pas here kam sjellë autor të rinj ( jo në moshë). P.sh,  para 7 vjetësh në rolin e Kavaradosit ka qenë Agim Hushi,  ose Armando Kllogjeri. Ndërsa këtë radhë do të jetë  tenori shumë i mirë italian,  Leonardo Gramegna në rolin e Mario Cavaradossi që ka lozur  sërishmi në vendin tonë para disa vjetësh në rolin e Otellos, Don Karlos,  dhe tani pas sukseseve që ka pasur me këtë rol në vende të ndryshme të botës vjen sërishmi në Tiranë. Pra është  një tenor i staxhionuar me një bagazh shumë të mirë artistik, ndërsa personazhet  e tjerë janë në rolin e Skarpias tenori Ylber Lili, që po ashtu është i staxhionuar në atë rol, pasi ka vite që e luan ndërsa dy Toskat janë të reja.  Ato janë sopranot më të mira të TOB  Marjana Leka  dhe Eva Golemi., soprano cilësore, që e përballojnë rolin e Toskës, si nga ana vokale po ashtu edhe nga ana skenike. Kështu  që besoj se duke e pasur Premier do të realizojnë një Toskë të besueshme.  Jemi në procedurë prove dhe në tregimin muzikor  kanë dalë shumë mirë,  Tani po e veshim rolin nga ana skenike.

 

Sa personazhe ka gjithsej kjo Oper?

 Kjo Oper ka rreth  8 personazhe  kryesore, ku një rol e ka dhe Sindrit Bejleri. Leonardo Gramegna në rolin e Mario Cavaradossi, Ylber Gjini (baroni Scarpia), Ogert Islami(Cesare Angelotti), Sidrit Bejleri (Il Sagrestano), Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu (Spoletta)

 

Ju  rridhni nga një familje artistësh, babai juaj ka qenë si regjisor ashtu dhe prezantues i Festivaleve në RTSH

 

Babai im ka prezantuar disa Festivale dhe njëkohësisht ka qenë Regjisor apo Drejtor Artistik i 4 Festivaleve. Përpos këtyre ka qenë dhe autor tekstesh për këngë të ndryshme.  P.sh ka shkruar “Valsi i Lumturisë” ,“Agimet Shqiptare” dhe të tjera. Që kanë marrë çmime.

 

Edhe ju keni ecur në rrugën e babait, pasi keni prezantuar Koncertin e Krishtlindjeve këtu në TOB?

Po është e vërtetë. Ishte një eksperiencë e re për mua. Ishte një eksperiencë e bukur.  E prezantova me Evën dhe Marjanën.

 

Çfarë ndryshimi ka midis të qenit prezantues dhe regjisor?

Të qenit prezantues jo se e pëlqej, por unë e bëra për shkak të gjendjes time shpirtërore. E bëra kundër vullnetit tim pasi i kisha munguar skenës për shkak të humbjes së tim biri dhe s’kam pas zemër të ngjitesha në skenë.  Por atë skenë sikur e doja, sikur e thërrisja, sikur komunikoja  dhe mora iniciativën të dal në publik për të ndryshuar emocionet që kam. Këtë vënie në skenë ja dedikoj  85- vjetorit të babait tim, së dyti ja kushtoj djalit tim, i cili studionte  filozofi të shkencave sociale, por ishte shumë i apasionuar pas artit,  ku kishte konflikte klasore.  Edhe kjo vepër ishte në shijet e tij, një vepër triller, ku ai çuditërisht kishte një debulesë për filma të tillë.  Veprat me konflikte klasore, me sundues dhe  të shtypur ishin në shijet e tij dhe kjo vepër për mua ka ardhur në kohën e duhur.

 

Kur mendohet të vihet në skenë?

Besoj se më datën 16 shkurt. Kemi kohë ende për të punuar me cilësi.

 

Leonardo Gramegna në rolin e Mario Cavaradossi, Ylber Gjini (baroni Scarpia), Ogert Islami(Cesare Angelotti), Sidrit Bejleri (Il Sagrestano ), Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu (Spoletta), 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7