Hyrje | Art Kulture | Interviste Ruki Kondaj: Politikes shqiptare i mungon transparenca dhe pergjegjshmeria

Interviste Ruki Kondaj: Politikes shqiptare i mungon transparenca dhe pergjegjshmeria

Ruki Kondaj: Ato ligje që aprovojnë ti bëjnë jo vetëm  për të tjerët por edhe për veten e tyre , në se jemi të barabarte para ligjit

Politikës shqiptare i mungon transparenca dhe përgjegjshmëria

Nga Albert Zholi
 
Doktore  e shkencave farmaceutike Ruki Kondaj
Ka lindur më 14 janar 1956 në Vlorë,  është e  martuar me dy femijë.Ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dega farmaci më 1981.Ka punuar për një kohë të gjatë në industrinë farmaceutike deri në 1992.Nga 1993-1995 angazhohet me një fondacion të huaj.Nga 1995-1997 kalon në institutin e sigurimeve shëndetësore që  përkon me krijimin e këtij institucioni.Nga 1998 fillon punë  në  Këshillin e Ministrave si koordinatore për shëndetësine , mjedisin dhe gruan, kohë që përkon me krizën kosovare ku ajo ishte një nga drejtueset kryesore të shëndetësie  pranë zyrës së kryeminsitrit së bashku me përfaqesuesin e OBSH.Ne vtin 1999 shkon për studime  në Universitetin Boçoni- Milano për Master në menaxhimim, ekonomi  dhe politika shëndetesore.Pas mbarimit të Masterit në 2000 konkuron për Sekretare të Përgjithshme, pozicion civil që fillon për herë ta parë në Administraten Publike shqipare nga aplikimi i Ligjit të shërbimit civil , deri në korrik 2004.
Që me mbarimin e masterit ajo ftohet në fakultet të mjekësise dhe department të farmacisë si petagoge e jashte për sistiemin - legjislacionin  dhe menaxhimin shëndetësor .
Në maj të 2004 ajo fillon studimet për doktoraturën e nxitur  nga dy  petagoget e saj udhëheqës të Boçonit ku kreu masterin duke gjetur mbështejte të plotë të Departamentit të Farmacise dhe Fakultetit të Mjekësisë me  mbyllje të sukseshme të  doktoraturës  në mars  2008.
E ftuar nga Universiteti i Torontos  në dhjetor  2005 ajo angazhohet për krijimin e një netëorku ballaknik falë njohjeve dhe experiencës së fituar si koordinatore në kudër të Paktit të Stabilitetit në vitin 2001,(  që njihet si firmëtarja e parë e kësaj marrvëshje “Dubrovnik Pledge”shtator 2001), i inaguruar në Stamboll në maj të 2006. Pas mbarimit të këtij aktiviteti ajo merr një vlerësim shumë pozitiv nga Universiteti i Torontos dhe kyesisht nga Profesor Yves Talbot ,Drejtori i Programeve Ndërkombëtare në Departamentin e Mjekësisë Familjare dhe Komunitare ku ishte pranuar si “vissting schollar”.

-Vjazat labe kanë diçka të veçantë. Ndoshta forcën e një burri por dhe fantazinë e zvilluar që lidhet më ahpërsinë, bukurinë e vendit si dhe me burimet e kristalta të ujit. Si lidhen këto me fëmjiërinë dhe  jetën tuaj shkollore ?

Kujtimet më të bukura janë kujtimet e shkollës.Mbaj mend mirë shkollën  Mustafa Matohiti ne Kuç ku unë kam bërë 8-vjeçaren si një nxënëse  e zellshme, mësoja dhe i doja e i respektoja shumë mësuesit e mi.Besoj dhe bashkëmoshatarët e mi të asaj kohe më njohin që nuk kam qënë ndonjë nxënëse zevzeke por ndonjëherë edhe me e sjellshme sec duhet.
Shkolla kishte një seriozitet të madh dhe dëshira për të mësuar nuk ju mungonte shumices se nxënësve, pra ka pasur shume nxënës të mirë.
Shkollën e mesme e kam bërë tek “Jani Minga” në Vlorë, shkollë profesionale për Farmaci, të cilën e kam pasë dëshire që e vogël, edhe shkollën e mesme e kam mbaruar me rezultate shumë të mira.Në shkollë gjithmonë kam qënë aktiviste rinie por edhe e lidhur me aktivitet artistike, këndoja në kompleksin e vajzave të shkollës gjithashtu kur kemi qënë në vit të dytë të shkollës së mesme mbaj mënd mirë që jam angazhaun me Asamblin Labëria në prag të  një përvjetori të festës së pavarësisë në Vlorë. Dua te them se kemi pasur nje shoqeri shume te mire e te sinqerte te ardhur nga gjithe rrethet e vendit, shoqet e mia te ngushta i kam sot e kesaj dite dhe takohemi kur une shkoj ne Vlore, Drita e qeshur gjithmone e me  nje humor të madh, Lenica, Neta dy Natashat ,etj.

Cilat ishin lëndët tuaja të preferuara ?

Kam pase dëshirë lëndët shoqërore por edhe letersine e gjuhë.Edhe ne rusisht isha shumë e mirë por e mesonim thjesht se duhej mesuuar jo me pyksinimin që ta praktikonim, ashtu ishin kërkesat e shkollës.
Letersinë e pëlqeja shumë, por mësuesja e letërsisë ishte një grua shumë simpatike, mësuese Sofika që une i kisha shumë përzemër sepse ishte dhe shumë e  komunikueshme.
Kisha vënë re dicka kur mësuesit ishin kërkues, komunikues dhe mësimdhënës të mire une e mësoja me shume dëshirë lëndën, këshu ishte dhe në fakultet ku biokimine dhe botaniken  edhe te tjera i spjegonin shumë mirë e merja lëndën me shumë qef dhe e kapja shumicën që me spjegim, ndërsa ndonjë lëndë që na bëhej e mërzitshme nga petagogët  e mësoja se duhej mësuar.
Do desha të veçoj deshiren e madhe per shkollë ,asnje nuk na thoshte mësoni(sic kemi bërë ne me fëmijët tanë) ne ktheheshim nga shkolla dhe vraponim përsëri të bënim detyrat e shkolls pa pushur dhe pa ngrënë drekë, këto i mbaj mend shumë mirë.
Ajo që më është ngulitur në kokë është  serioziteti e mësuesve për mësimdhënjen dhe edukimin  e vazhdueshem që i bënin brezit te ri, shkolla nuk ishte thjesht vetëm për mësimdhënje, aty bëheshin shumë aktivitete, bëheshin takime me prindër për ecuroine e fëmijeve, funksiononte komitet prindësh, por në këshillin petagogjik të shkollës kishte edhe nxënës të dalluar.

Bashkë me vitet njeriu kristalizon dhe ëndrrat e tij për të ardhmen për shkollimin…

Endrat e asaj kohe ishin të dilja shumë mirë me mësime dhe të behesha doktoreshë  në farmaceutikë, gjë të cilën e kam realizuar, jo gjithmonë bëhen ëndrat realitet, unë e kam dashë që e vogël të bëhesha farmaciste, pavarësisht se nuk kam punuar shumë në treg, farmaceutika në është thjesht farmacia por ka shumë sektorë duke u nisur që nga industria, shpërdarja, kontrolli, politikbërja, universiteti, shoqatat etj.

Cilat ishin prirjet tuaja dhe a keni qënë ndonjehër në ambiente televizive në vitet e shkollës ?

Kam kënduar dhe recituar në shkollë dhe pothuajse nuk kam munguar në të gjitha aktivitetet e bashkëmoshatarëve te mi të asaj kohe, aktiviste pionerësh dhe  rinie, por athere nuk kishte aq akses në TV për ativitete shkollore, më vonë kanë marrë zhvillim të madh. Ndiqja festivalet në radio dhe me pas kur filloi televizioni, i mësonin këngët shumë shpejt dhe i këndonim me shoqet.
Ishin këngë që i mësonim shpejt dhe mbaheshin mend shumë mirë.

Ruki studente dhe ëndrrat për jetën…

Ku isha studente përvec dëshirave të mbaroja shkollën, dëshiroja të lexoja libra letrare, poezi por edhe të merrja pjesë në aktivitete rinore.Kisha dëshire të mësoja gjuhë të huaj përvec rusishtes që e kishim në shkollë, të cilat i realizova kur fillova të punoj sidomos në laborator që kishe të bëje direkt me përkthime farmakopesh dhe duhej gjuha e huaj, në atë  kohë mësova anglisht dhe italisht të cilat i mbrojta në fakultet të gjuheve të huaja.Por edhe në fakultet kishim shumë aktivitete artistike, kishim një këngëtare në klasë T.Buzi ku në një festival të  RTVSH  mori pjesë  e ndiqnim dhe ne shoqet e saj  që kishim pasion këngën.Kur shkonim në ekspedita që i organizonte dega jonë për bimet mjekësore në rrethe në kendonim gjithë kohën në grup dhe duete, kënge  nga jugu e veriu, kishim një shok klase nga shkodra Ceni që na mësonte shumë këngë shkodrane të cilat  i mbaj mend dhe sot. Por ekpserience e bukur ishte dhe Masteri ne Itali ku une isha në një moshë jo universitare, në fillim kisha vështiresi se përballesh me një experiencë shumë më ndryshe nga ajo që kisha bërë në fakultet në Tiranë, por aty mësova që po t të duash të mësosh nuk ka recetë per moshën.

Në morinë e ditëve në punë, njeriu veçon atë më të të parën, ku fillon dhe karriera e tij në profesion. Cili ka qënë dita e pare  e punës dhe impresiont?

Brezi im e ka bërë fakultetin me periudhë stazhi, punuam një vit para mbrojtjes së diplomës dhe ky vit shërbeu edhe si një parapërgatitje për fillimine punës.
Dita e parë ka qenë  në farmacinë nr.11 një farmaci me një kolektiv shumë të mirë, atje kam mësuar rregullat e para të punës, komunikimin me njerzit, këtu mora dhe bazat e para të njohjes së tregut farmaceutik që në atë kohë ishte thjesht publik dhe i centralizuar.Mbaj mend përgjegjësen e farmacisë që quhej Blerta, ajo ishte një grua shumë e këndshme fliste qetë dhe kishte komunikim shumë  njerëzor edhe sikur të gaboje në përllogaritje ajo me qetësi të sqaronte se si duhesh bërë duke thënë edhe ne kur filluam punë në fillim kemi pasë veshtirësi, të gjithë kështu kanë mësuar, të inkurajonte për të mesuar.Bluzën e bardhë e mbajta për vite deri me 1995 ku fillova për herë të parë punë në administratë që vazhdoi për vite të tëra.

Cila ka qënë dita më e vështirë në punën, po dita më e bukur ?

Ka pasë edhe ditë të vështira por  mund të vecoj ditën e largimit nga laboratori i analizave në Profarma  ku punova për 11 vjet për metodikat e analizave, ishte një punë kërkimore që e kam bërë me shumë passion, kuptohet ishim mësuar që të kishim një vend pune garant por kjo lëvizje më dha shumë shance për eksperienca të ndryshme përvec industrisë e laboratorit, punova me te huajt  që më ndihmoi të praktokoja anglishten e mësuar vete dhe puna në administratë e kryesisht në nivel të lartë ka qënë një shkollë e madhe.
Ka pasë edhe dite të bukura edhe këto nuk kanë qenë të paka p.sh. kur kam pasë vlerësimin e duhur për punën dhe kontributin e dhënë për një problematikë të caktuar e kryesisht firmosja  e Marveshjes Rajonale ne kuader te Paktit te Stabilitetit etj. gjë që nuk mund ta përshkruaj në një intervistë.

-Kush është më primare tek një mjeke për karrierë, bukuria apo inteligjenca ?

Për opinionin tim e para është inteligjenca, bukuria ka vendin që i takon tek nje femër , por të kombinohen të dya pse jo! Karriera nuk bëhet nga pamja, mendoj se një grua inteligjente ka dicka të bukur tek gjithë qenja e saj!

Cilët kanë qënë idhujt tuaj që ju kanë ndihmuar në karrierë

Unë kam pasë si idhuj njerëz të ndryshëm nga profesioni dhe jashte profesionit tim, e idhulli më i madh është babai im, nxitës i gjithckaje, para shkolles ai nuk vinte asgjë tjetër edhe sot që është i moshuar atë e gjen duke lexuar.
Idhujt e profesionit kane qënë që nga Profesor Piro Goda, Profesor Gjergj Minga, Dr.Emili Glozheni, e cila ishte e vetmja grua në  kohën e saj , Dr. e Shkencave Farmaceutike, unë kështu e mbaj mend dhe kisha dëshirë ta kisha si model  në rrugën time të karrierës profesionale.

A do ta ndryshonit këtë profesion me jë profesion që do tu bënte të pasur

Absolutisht jo, se e ka dashur  profesionin tim gjatë gjithë jetës dhe nuk jam pishman që nuk jam marrë vetëm me tregun si shume kolege të miat të cilat i respektoj për zgjedhjet e tyre, por kam mësuar eksperienca të ndryshme që me kanë bërë të ndjehem mirë brenda dhe jashtë vendit.
Gjithonë  i rrit kërkesat ndaj vetes të mësoj më shumë nga eksperienca ndërkombëtare.

Çështë dashuria për   dhe a ekziston dashuria e vërtetë ?

Unë nuk  mund  jap dot përkufizime për dashurinë apo të them në ka dashuri të vërtetë. Thuhet se shkencëtaret kanë zbuluar që të jetosh dhe të dashurosh është e njëjta gjë!
A jeni marrë me politikë dhe përse ?
Nuk mund të them se nuk jam marrë  me politikë përderisa nuk jam përfshirë në struktura   politike , por si grua inrtelektuale jam angazhuar shpesh atje ku e kam gjetë veten , sidomos në programet e Shëndetësisë , por jo me synimin kryesor të ishte primare politika sepse doja me shumë të isha nje  profesioniste e mire, po ti vija detyre vetes edhe politikanen e bëja.

Çfarë i mungon politikës së sotme shqiptare ?

I mungon transparenca dhe përgjegjshmëria në disa raste ndaj atyre që i votojnë dhe i besojnë.
Ato ligje që aprovojnë ti bëjnë jo vetëm  për të tjerët por edhe për veten e tyre , në se jemi të barabarte para ligjit si gjithë bota e qyteteruar ku duhet të shkojmë të mos spekullohet me imunitetet por të clirohen pak nga këto mburoja.
.
Çfarë pëlqen tek një njeri dhe cfarë kritikon
 
Tek një njeri pëlqej sinqeritetin, inteligjencën, komunikimin, nuk pëlqej hipokrizinë dhe gënjeshtrën.

-Nqs do të ishit e pasur cfarë do të bënit

Në se do të isha e pasur do i jepja  mundësi familjes të perdorte si duhet burimet financiare,  por me shumë dëshirë do të beja dicka për femijët talasemikë , ku në botë lindin cdo vit 100.000 mijë fëmijë me sëmundje genetike të Talasemisë që kërkojnë mjekim të vashdueshëm, jo të gjithë kane mundësi financiare për tu kuruar.Pra këtu do të kisha dëshire të investoja, të shpëtoja jetë njerzish e sidomos fëmijësh.

Sa kohë i kushtoni lukut në ditë ?

Pak kohë, jam praktike nuk bëj gjëra të tepërta, ruaj gjithjnjë një rregullsi të vazhdueshme, në përgjithësi nuk shpenzoj shumë për lukun,

Sa jeni e lidhur me librin, po me shtypin ?

Me librin jam shumë e lidhur, kam lexuar  dhe lexoj, kemi në dorë Romanin e Ben Blushit “Te jetosh në ishull”   më ka pëlqyer shumë, e lexojmë me radhë me bashkeshortin kur e lë unë e merr ai dhe anasjelltas.Sa per shtypin lexoj gjërat me të rëndësishme nga situatat poltike se shpesh ka ca artikuj të papëlqyeshëm por edhe nga fusha ime ndjek me vemendje botimet e observatorit që më vijnë rregullisht në email apo revista shkencore që jam rregjistruar për të marrë informacion.

Jeni xheloze ndaj kolegeve dhe përse ?

Asnjëherë nuk kam cfaqur xhelozi për koleget, këtë besoj e kam treguar në cdo kolektiv që kam punuar, madje mund të them se në shoqërine time shoqet më quajnë nxitëse për shumë gjëra.

Ushqimi i prefruar ?

Nuk kam ndonjë preference të vecantë, zarzavatet më pëlqejnë, por si labe s’mbetem mbrapa nga mishi dhe bulmetrat!

Pengu juaj në jetë?

Ndjek gjithcka në koherencë me zhvillimet shoqërore, objektivat që i kam vene vetes në përgjithësi i kam realizuar se kam vullnet dhe dëshirë. Në të vërtetë vajzat ikam dashur dhe i dua, e kam pasë  merak që të kësha një vajzë .Kam dy djem të pashëm që i dua shumë dhe  besoj se vajzat që do marrin do ti dua e ti respektoj  sikur të ishin vajzat e mia, ky është dhe respekt për djemtë e mi.


Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7