Hyrje | Art Kulture | POETI YNË THANI NAQO

POETI YNË THANI NAQO

POETI YNË  THANI NAQO

PËR Merbraha.com,pregaditi:Shaban Cakolli

 

CIKËL POETIK nga Thani Naqo

 

Biografia: Thani Naqo
Nga Aleko Likaj

Lindur në vitin 1953, në fshatin Ziçisht të Korçës. Ka mbarur shkollën e lartë ekonomike dhe specializuar për skenarist në institutin e lartë të arteve Tiranë. Botimet nga viti 1977 deri sot janë këto: Përmbledhje me trgime e novella – Shtëpia e përgjumur, Vatra njerëzore, Kabina e kuqe, Përsëri pranverë (skenarin e filmit artistik). Përmbledhje me poezi – Fate paralele, Çapkënët e mëhallëve të botës, Simfonitë e stinëve. Romane – Përgjumje liluzionesh, Murmashët.

 

CIKËL POETIK

Nga Thani Naqo

 

KUR JAM I MËRZITUR

Kureshtjen mënjanoj nga ngjarjet tragjike,

Përgjoj xhezven kur ende s’ka marë valë.

Shikimi im vëngërosh mer veti magjike,

Mbi orendi, gjymtyrë dhe kulprat përballë.

 

Mëndjen ma thëthin vetiu vëndlindja,

Gjurmoj numra në telefonat e tejshme.

Me gllënkat e kafes gëlltis lajmet e këqia,

Ndërlikoj bisedat me vitet e hershme.

 

Kur jam i mërzitur, derdh dufin në vargje,

Hithrohen mendimet, fraza prozaike.

S’ ka ndrim stinësh, as kapërcim pragjesh,

Porta të mbyllura shoh, boshllëk e braktisje.

 

Dëgjoj daulle e s’ mar vesh nga vijnë,

Hapësirave verdhashe, apo të largëtave dete?

Lumenjtë kthehen prapthi, pyjet oshëtijnë,

Këngë paslufte dëgjoj e ngjethje klarinete.

 

Kur jam i mërzitur zemërohem me veten,

I dehur mes dyshimesh ku mbytet shpirti.

Përkëdhelia e ashpër e trungjeve të pemëve,

Më mjafton t’ ia filloj e njëherë nga hiçi!

 

KUR JAM I GËZUAR

 

Kur jam i gëzuar, bari bëhet më shumë jeshil,

Lulet e kaltëra i gjej ku janë fshehur.

Koha s’ më dhimbset, nëse vëzhgoj një kërmill,

Me jargë ai mjekon trungun e shëmbur.

 

Kur jam i gëzuar, dyshimet marin arratinë,

Fantazinë time s’e vë dot në fre.

Fëmijërive u jap shpresë e të shtypurve lirinë,

Me kombin e coptuar krijoj një Atdhe!

 

Kur jam i gëzuar, më shkurtohet rruga e gjatë,

Sa shpejt mbrrij për ku jam nisur!

S’ më dhimbset koha e te fundmes dekadë,

Të shoh e prek ato që kam pritur.

 

PËRNDEZJE

 

Ç’janë përndezur sonte stërnishtat,

Lëngëzon rrakita dhe filiz’i shelgut.

Trëndafil’i egër me shpoi gishtat,

Kulloshtër e hënës mbi gjoks derdhur.

 

Platitur gu-gu-ja e tufës gjumashe,

Trungjet e shelgjeve si barinj të prapë.

Shpalosin gunat në vallen çobanëe,

Ngjeshin calikët me kulloshtër e djathë.

 

Flakërojnë lajthishtat e thanat në korije,

Qyqja e vetmuar strukur nën degë.

Drapër’i hënës kosit pllajave drite-hije,

Gjoksit vajzëror florizojnë dy shegë.

 

SFOND I TRISHTË

 

Sfond i trishtuar edhe çasti ynë i fundit,

Në sytë e gjelbër shkëndia zemërimi.

Mjegulla zvaritej mbi rrjedhen e lumit,

Në vetullat e saj sinjak dimërimi.

 

Ç’u ftohën ditët e fundvjeshtës tonë,

Dritherojnë rrakitat, kudo leskra akujsh.

Trungjet e shelgjeve si barinj të gjorë,

Vjen rrotull mbi to re e zezë gargujsh.

 

Kashta e stërnishtave sot është nxirë,

Mullaret e barit si kukudhë mjeranë.

Në shtratin e tyre netët kemi gdhirë,

Sot trishtim në sfondin pa fund e anë… 

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7