Hyrje | Art Kulture | Lutfi Alia: At Gjeçovi, legjislatori i dytë i kanunit

Lutfi Alia: At Gjeçovi, legjislatori i dytë i kanunit

 

At SHTJEFËN KOSTANTIN GJEÇOVI – KRYEZIU,

LEGJISLATORI I DYTË I KANUNIT TË LEK DUKAGJINIT.

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

At Mëhill Shtjefën (Stefan) Kostandin Gjeçovi-Kryeziu O.F.M, është lindur me 12 korrik 1874 në Janjeva - Kosovë, ku kreu shkollen fillore dhe në vazhdim u dërgua të studioi në kolegjin e Franceskanëve në Troshan (Lezha).

Pasi perfundoi mesimet ne kolegj, në vitin 1888 shkoi në Bosnia, për të kryer studimet per filozofi në liceun e kuvendit të Derventes në Bania Luka dhe më pas në Kresheva (Bosnje Hercegovina), për të studiuar teologji. Në Kresheve njohu dhe u miqësua me Ludwig Thallóczy, akademik austrohungarez, i cili zhvillonte leksione mbi origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.

Në vitin 1892, At Shtjefen Gjeçovi u shugrua prift i urdhërit të Françeskanëve.

Në tetor 1892 ndoqi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Insbrukut e më pas studioi teologji në Universitetin Katolik të Loviano në Belgjikë, ku u miqësua me Faik Konicën.

Pas diplomimit në drejtësi dhe teologji, Provinciali i Urdhërit Françeskan e dërgoi At Shtjefen Gjeçovi OFM, të shërbente në famullinë e Zllakuqanit ku, më 29 qershor të vitit 1896, mban meshën e parë në kishën e Shen Gjon Pagëzorit.

Nga viti 1896 e në vazhdim, shërbeu në disa famulli, si në Zllakuqan, Klinë, Peja, Gjakovë, Laç Sebasta, Durrës, Rubik, Kurbin, Sapa, Shkodër, Theth, Prekal, Vlora, Gomsiqe, Zyma dhe  në ishullin Zara ne bregdetin kroat, ku ndodhet një komunitet i vjetër shqiptarësh. Në atë kohë Zara ishte e pushtuar nga Italia.

At Shtjefën Gjeçovi, është ndër prelatet më të shquar të kishës katolike shqiptare, i formuar me një kulturë poliedrike; është shkrimtari dhe studiuesi erudit, dinjitoz dhe kompetent.

Krahas shërbimeve liturgjike dhe predikimeve të Ungjillit, At Gjeçovi iu dedikua për shumë kohë kërkimeve shkencore në histori, arkeologji, etnografi, albanologji, publicistikë, pedagogji (hartoi tekste të mësimit të gjuhës shqipe dhe hapi disa shkolla në gjuhën shqipe, në periudhën kur vendi ishte ende i pushtuar nga turqit, të cilet e kishin ndaluar mësimin e gjuhës shqipe).

At Gjeçovi u shqua si shkrimtar dhe poet. Ai është autori i disa romaneve, novelave, dramave, tragjedive, ka shkruar poezi dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe disa vepra të letërsisë botërore, ashtu si ka përkthyer dhe vepra fetare, duke kontribuar ne rritjen cilesore të liturgjisë shqipe.

At Gjeçovi është ndër bibliografët më të shquar të kohës. Ai ka grumbulluar dhe ka sistemuar shumë dokumenta për historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Në të gjitha këto fusha studimore, Ai ka botuar artikuj e libra të shumtë. Nje pjesë e madhe e studimeve dhe krijimeve letrare mbetën dorëshkrime, disa prej të cilëve humbën, por një pjesë ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit.

Kur sherbeu në famullinë e Kurbinit u miqësua me kryeplakun Gjin Pjetër Pervizi i Skurajve, me të cilin u konsultua shpesh kanunin e maleve, që vepronte në atë trevë.

At Gjeçovi mbante lidhje pune dhe miqësie me Dom Nikollë Kaçorrin, asokohe famullitar i Durrësit dhe ndihmës i ipeshkvit të Dioqezës sëe Durrësit, me seli rezidenciale në Dilbnisht.

Në vitet 1900 – 1905, At Shtjefën Gjeçovi O.F.M., shërbeu në famullinë e Laçit dhe u rradhit përkrah sivëllezërve të tij françeskanë, si At Leonardo De Martino, At Gjergj Fishtës, At Vinçenc Prennushit, At Marin Sirdanit, At Bernardin Palajt, At Donat Kurtit etj., me të cilët së bashku hodhën bazat e studimeve albanologjike, të gjuhësisë, folklorit, etnografisë, etnologjisë, antropologjisë kulturore etj.

Gjatë atyre viteve At Gjeçovi u shqua për studimet dhe shkrimet e shumta, të cilat i botoi në organet e shtypit shqiptar të kohës, por edhe në gazeta dhe revista italiane, gjermane, austriake, franceze dhe në revistën Albania të mikut te tij Faik Konica.

Veprimtaria patriotike e At Shtjefën Gjeçovit.

At Gjeçovi renditet në plejadën e patriotëve të shquar, që punuan dhe luftuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe për përparimin e kombit tonë.

Zhguni i priftit dhe detyrimet ndaj kishës, nuk ia ndërruan natyrën e malësorit patriot. At Gjeçovi punoi me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë.

Gjate viteve 1903 – 1906, At Gjeçovi mori pjesë në 4 kuvendet e Malësisë të Kurbinit dhe të Krujës, madje ai vetë personalisht mbajti proçesverbalet e këtyre tubimeve, të cilat i përmblodhi në një dorëshkrim me 116 faqe, me titull: “Parradija e popullit, ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënave e dokeve të reja t’osmanllive: 1903-1904-1905-1906. Laç-Sebaste”. Ky dorshkrim ndodhet në AQSH dhe është publikuar e komen-tuar nga studiuesi Kastriot Marku (shih: shqiptarja.com: E diel, 19 gusht 2012).

At Gjeçovi bashkë me Dom Nikollë Kaçorrin, me 5 - 7 Gusht 1906 morën pjesë në kuvendin historik të Dilbnishtit, ku u mblodhën 54 pleqt e Kurbinit dhe të Krujës.

Në këtë kuvend, Gjin Pjetër Mark Pervizi i Skurajve të Kurbinit, njihet Kryeplaku i 54 pleqëve dhe përfaqësues i vegjëlisë të atyre trevave dhe vihet në krye të kryengritjes antiturke.

Në kuvendin e gushtit 1906, u aprovua dhe një kanuni i veçantë, i quajtur "Kanuni i Bajrakut të Kurbinit", të cilin At Shtjefën Gjeçovi e përfshiu në vepren e tij në pjesën shtesë.

Kanuni i Kurbinit i vitit 1906, është i vetmi kod me përmbajtje elementesh politike, por si kuptohet, u formulua kësisoj, per t'ia përshtatur kryengritjes popullore anti-turke, sidomos për të marr masa ndaj atyre, që bashkëpunonin dhe i shërbenin turqve.

At Gjeçovi është pjesmarrës i kryengritjes dhe dëshmitar okular i "Luftës së Tallajbes" (1906), ku delegatët e Kurbinit dhe të semtit të Krujës, që ishin thirrur nga autoritet turke për nje marrëveshje, papritur rrethohen nga ushtria turke, që i sulmoi për ti azgjësuar, por në saj të organizimit dhe të trimërisë të Gjin Pjetër Pervizit, plani turk dështoi, shqiptarët arritën të çajnë rrethimin dhe t’i shpartallojnë forcat turke.

Me këtë fitore të malësoreve, u shmang një tjetër tragjedi, si ajo e Manastirit më 26 gusht 1830, kur Serasqeri i Rumelisë Mehmet Reshit Pasha, pasi i ftoi në takim, me pabesi i masakroi 500 krerët e Toskërisë, që ishin bërë pengesa kryesore e centralizimlt të pushtetit otoman.     Krahas impenjimit si udhëheqës shpirtëror, At Gjeçovi ishte dhe këshilltari i luftëtarëve të lirisë të Malësisë së Madhe, në kryengritjen e përgjithëshme në vitet 1910 - 1912, për çlirimin nga robëria turke pesë shekullore.

Pas shpalljes së pavarasisë së  Shqipërisë më 28 nëntor 1912, At Shtjefni kontribuoi në formimin dhe forcimin e administratës së re të porsakrijuar, kontribut i dokumentuar në letër-këmbimet me Ismail Bej Vloren, kryetarin e Shtetit Shqiptar dhe me Dom Nikoll Kaçorri – nënkryetari i qeverise, ku shkëmbejnë mendime mbi qeverisjen e malësisë dhe në veçanti të komunës së Vaut të Dejës, sipas ligjeve të shtetit të rì shqiptar.

Krahas rolit si sherbëtor i Zotit, At Gjeçovi vazhdoi të kontribuoi si këshilltar i çetave komite, të cilat në vitet 1913 - 1918 luftuan për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sulmet e malazezëve dhe serbëve, që kërkonin aneksimin e Shkodrës, Hotit, Grudës, Tuzit, Ulqinit, Tivarit, Plavë dhe Gucisë.

Në veçanti At Gjeçovi kontribuoi si keshilltar i çetave patriotike, qe luftuan heroikisht per çlirimin e Vlorës në vitin 1920.  Ky qendrim e konfliktoi me komandën e trupave italiane, të cilat e raportuan në Vatikan dhe te kryepeshkopi i Durrësit Imzot Bianki, i cili e ndaloi At Gjeçovin, të ushtronte detyrën fetare në Vlorë, andaj menjëherë e transferoi në famullinë e Rrubikut.

At Gjeçovi shkrimtar, poet, publicist dhe historian.

Gjatë verimtarisë krijuese, At Gjeçovi ka kryer studime dhe ka botuar disa vepra për jetën dhe veprën heroike të Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, për shqiptarët e Italisë dhe për Aleksandrin e Madh, shumica prej të cilave mbeten dorëshkrime, që ruhen në AQSH në Tiranë.

Ndër botimet e shumta të At Gjeçovit, vlen të veçohen studimet kulturore dhe historike, ndër të cilët po rendis: “Një argëtim arkeologjik” (1902), “Trashëgimia illire në traditën shqiptare” (1903), “Trashëgimia pellazge në traditën e popullit shqiptar” (1914), “Trashëgimia trako-illire” (1924), të cilat i botoi me pseudonim “Komnen Komnina”, fillimisht në gazetën “Populli”, në vitet 1916 - 1918 në gazetën "Posta e Shqypnisë" (organ që e drejtonte At Gjergj Fishta) dhe më pas në gazetën e françeskanëve “Hylli i Dritës”, të tria gazeta që dilnin në Shkodër.

At Gjeçovi është autori i tragjikokomedisë “Mark Kryeqitasi” (1905), i dramave “Dashtunia e Atdheut” (1901) dhe "Jeta e Shën Luçia" (1904).

Në vitin 1910 botoi në Shkodër librin “Agimi i qytetërimit”,  vepër dedikuar mikut At Gjergj Fishtës, ku me një stil dantesk, shprehet me ndjenja të thella patriotizmi.

Në aktivitetin krijues, At Gjeçovi shquhet dhe si përkthyes i disa librave te letërsisë botërore, ku qëllimisht zgjodhi vepra me subjekte patriotike si drama “Attilio Regolo” e Pietro Metastasio, historia e “Shen Antonio i Padovës” e Nikolò Dal - Gal (1912); “Virgjeresha e Orleans ose Zhan d’Ark” (1915), etj.

At Gjeçovi ka lënë dhe vepra në dorëshkrime, që ndodhen në AQSH, si novelat “Mnera e Prezës” (1902) dhe “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave - Mojsi Golemi” (Dramë), “Përkrenarja e Skënderbeut” (Dramë), “Tomorr e Pashtrik përpiquni” (Poezi), “Shtylla e kombit” (përmbledhje publicistike), "Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit" etj.

Në vitet 1921 – 1922, kur At Gjeçovi shërbente në famullinë e Rrubikut, shkroi “Sebaste n’Armeni, apo n’Arbeni”, një cikël me artikuj polemikë, por të mbushura me aryetime dhe argumente historike dhe shkencore lidhur me Laç Sebasta (Laçi i Shenjtë). Këto studime i botoi në disa numëra të revistës françeskane “Zani i Shna Ndout”.

At Shtjefni i u dedikua me shumë pasion përkthimit të librave për jetën dhe veprën e Shen Antonio, pasi, ky shenjtor kishte lidhje me Shqipërinë. Dihet se Shen Antonio, në vitin 1222, kreu një udhëtim apostolik dhe spiritual në vendin tonë, ku kontribuoi në konsolidimin e besimit kristian sidomos në zonën e Arbërit, madje shume vende ku ai predikoi dhe sot mbajnë emërin e tij si Ndoj në Kruje, Ndoja në Mirëditë, dy malet e Shen Antonio (Snoj) në Kunavia (Martanesh), ku Shen Antonio kaloi 13 ditët e penitencës (lutjet për pendimin), duke  qëndruar i lidhur me zinxhira në majën e malit, i cili me pas mori emërin Shen Ndoi (Snoj). Gjatë kohës së qendrimit në trojet e Arbërit, Ai shenjtëroj kishën në Laç Sebasta, e cila më pas mori emërin e tij e mirënjohur ne ditët e sotme si Santuari i Shen Antonio (Shen Ndoji).

Nga ky udhëtim apostolik në trojet arbërore, Shen Antonio mori si kujtim nga Laçi një fidan ulliri dhe nga Kunavia një fidan pishe, të cilat kur u kthye ne Itali, i mbolli në ishullin Dezertino të Venecies. Venecianët, ndërshekuj i kane quajtur ulliri dhe pisha e Shen Antonio.

Në vitin 1913 dhe me pas në vitin 1918, pedagogu i tij i respektuar Ludwig Thallóczy, i dërgoi At Gjeçovit dy libra, që i kishte botuar së bashku me Milan Šufflay dhe Konstantin Jireček, pikerisht i dhuroi dy vëllimet monumentale: Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”(1913, 1918). At Gjeçovi, ishte i pari shqiptar që u njoh me këto dy vepra madhore, të cilat i studio dhe shumë pjesë i perktheu dhe i shfrytëzoi si burime bibliografike, për studimet e tij të shumta historike.

At Gjeçovi arkeolog.

At Gjeçovi ka kryer gërrmime në zonat e veriut të Shqipërisë. Për objektet e zbuluara, Ai hartonte skeda me përshkrime të hollësishme dhe skica, por pak prej tyre ruhen në AQSH.

Me reliket që zbulonte, ngrijti një muzeum arkeologjik në mjediset e kishës ku shërbente dhe më pas i ekspozoi në Muzeumin Françeskan në Shkodër.

Rezultatet e kërkimeve arkelologjike, At Gjeçovi i botoi në gazeta të ndryshme shqiptare dhe të huaja e jo vetem kaq, por në disa artikuj ai me guxim kritikoi qeveritë shqiptare e me pas dhe mbretin Zog, për konçesionet që u kishin dhënë arkeologëve të huaj, të cilët po grabisnin vlerat tona historike dhe kulturore.

Alexander Degrand, konsulli Frances ne Shkodër, në librin e botuar ne Paris: “Souvenirs de la Haute-Albanie. Paris: H. Welter Ed. 1901 (Kujtime nga Shqipëria e Epërme), tregon dhe per dy kambana, të braktisura në rrenojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Këmbana e madhe ishte prodhuar në viti 1462, e derdhur në bronz, me perzjerje metalesh të çmuara, që i përkiste kohës së lavdishme të Skenderbeut.

Sapo u njohën me këtë fakt, shumë koleksionista të huaj dhe tregëtarë të antikuareve, u vunë në levizje dhe i ofruan agajt të Krujës Muharrem Kaloshit, ta blinin me 25 napolona ari, por me kusht, që t’ua dergonte këmbanën në Barbullush, pasi nga aty ishte më e lehtë, ta kalonin përtej detit, sepse objekte të tilla nuk dilnin kollaj nga portet dhe doganat e Perandorisë turke.

At Gjeçovi, atë kohë shërbente prift në Laç të Kurbinit, sapo u informua për këtë rrethanë, shkoi në Kruje dhe e takoi personalisht Muharrem Agën, të cilin e bindi t’ia shesi këmbanën me 15 napolona ari, me kusht, që ta marrte vetë Gjeçovi nga Kruja.

Në vitin 1901, At Gjeçovi shkruan: “Në të vertetë nuk mund ta paguaja dhe sikur të shisja vetën time”, pra ishte nje prelat i varfer, por nuk na tregon ku i gjeti 15 napolona ari, megjithatë e bleu këmbanën, e mori dhe e fshehu mirë.

Pas kësaj ndërhyrje i shkruan dhe i kërkon këshilla konsullit Aaustro-Hungarez në Durrës. Në takimin me konsullin, ranë dakort dhe u bë kontrata. që këmbanën ta ruante konti austriak Kiuatkowski, icili ishte i detyruar t’ia kthente Krujës, kur të rindërtohej kisha e Shen Maries në kështjellë. Kambana udhëtoi drejt Durrësit dhe më vonë konsulli e dërgoi në Vjenë.

Më 28 nëntor 1923, në Tiranë u hap Muzeu Kombëtar Shqiptar. At Gjeçovi u impenjua në pasurimin e këtij institucioni me objekte të rëndësishme arkeologjike, historike dhe te kulturës shqiptare dhe menjherë i kërkoi ambasadës austriake në Durrës dhe qeverisë së Vjenës, t’i kthenin këmbanën, që e mbanin në “ruajtje” prej vitesh.

Pas kerkesave insistuese te At Gjeçovit, qeveria e Vienës u detyrua ta dërgoi kembanën në ambasadës tonë në Romë dhe në dhjetor 1923 arriti në Tiranë. Atë vit, At Gjeçovi shërbente në Shkodër dhe sapo u njoftua, shkoi në Tiranë për ta verifikuar në se ishte e njëjta këmbanë, madje i bëri dhe një vizatim, që ruhet në AQSH. Odiseja e kësaj kambane nuk mbaron këtu. Kur Muzeu i Tiranës u shkatërrua, At Gjeçovi e mori kambanën dhe e çoi në Shkodër. Pas Luftës së Dytë Botërore, këmbanën e kthyen përseri në Muzeun e Tiranës, ndërsa në vitin 1978 e vendosën nëMuzeun Kombëtar të Skenderbeut në Krujë.

Arkivi arkeologjik i At Gjeçovit ishte i pasur me objekte, të cilat i kishte ekspozuar si në muzeumet e kishave ku sherbente, ashtu dhe në Muzeumin Françeskan të Shkodrës.

Shume prej këtyre objekteve i dorëzoi në Muzeun Kombëtar, që u hap në vitin 1923 dhe nga viti 1945 e ne vazhdim, kaluan në muzeumet e Shkodrës dhe Muzeumin Kombëtar në Tiranë.

Rreth objekteve që kishte zbuluar, shpesh kërkonte konsulencë nga arkeologë eksperta, që ta ndihmonin në përcaktimin e përkatësisë kohore, rëndësisë dhe vlerave, sidomos këtë e kërkonte për objektet e arit dhe të argjendit.

 

 

 

 

 

 

Në vitin 1900, antropologu dhe arkeologu gjerman Paal Traeger, shkoi në Laç, posaçërisht për të parë koleksionin e At Gjeçovit. Ndermjet objekteve të shumta i tërhoqi vemendjen një unazë ari, të cilën At Gjeçovi e kishte zbuluar në Koder Bogë të Laçit. Arkeologu Traeger, i magjepsur nga bukuria dhe vlera e unazës kërkoi ta blejë, por At Gjeçovi refuzoi ta shesi.

Rreth kësaj ngjarje At Gjeçovi shkruan (AQSH: dosja 86, fl. 1 - 4): “

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7