Hyrje | Art Kulture | Drita Lushi: Vjershat e Vjeshtës

Drita Lushi: Vjershat e Vjeshtës

Drita Lushi: Vjershat e Vjeshtës

DRITA LUSHI

 

Vjershat e Vjeshtës

 

Cikël poetik

 

TË DUA KËSHTU

 

Të dua në një mënyrë të veçantë

Jashtë trupit dhe prekjes.

Të dua jashtë saj tërësisht.

Jashtë saj që e quajnë “dashuri fizike”

Kështu të ndiej, kështu thellësisht.

 

Unë, në trishtim ty të dua,

Po ashtu në të gjitha gëzimet;

Por më shumë, se shumëçka

Të dua për dhimbjet.

 

Edhe nëse nuk qesh me ty

Të dua të qeshësh çdoherë,

Por nëse do derdhësh lot

Edhe loti im, me tëndin do bjerë.

 

Do jem aty, me ty

Sa herë do jesh në nevojë

E do ta ndjesh,

që edhe dhimbja do qeshë se s’bën

E shpirtin do ta lehtësojë.

 

Nëse e ndjen shpirtin tënd

Me të paqtë, të butë dhe të gjerë,

Aty është i shkrirë dhe shpirtin im

Veç ti di ta ndjesh këtë; veç ti.

 

 

Ja kështu të dua…

 

Kjo është dashuria, që s’vdes kurrë.

Sepse edhe mishi,

dhe trupi

dhe zemra

nje ditë vdesin…

e s’mbesin…

 

Ti,

duhet të jesh i lumtur,

që të dua pikërisht kështu

Dhe në asnjë tjetër mënyrë…!

 

Kështu do jem përherë me ty

Do më jesh çdoherë këtu.

 

 

Ështe Një…

 

Ekziston dikush,

që mërzisë,mi kthen buz'qeshjen,

që arrin të më gjejë zemrën,

dhe të ma kthejë aty ku ka vendin;

Është dikush, që driten ndez tek unë.

Dikush që për treqind vjet,

dhe përtej jetës

ka për të më mbajtur peng..

Eshtë një Njeri…

 

 

Shqetësim gruaje

 

Ndonjëherë,

më mbulon si një rrobë e bezdisshme pasiguria;

nëse më do dhe sot si dje,… si mbrëmë,

nëse ke menduar për mua gjatë ditës,

nëse të gjitha fjalët m’i ke thenë me shpirt,

nëse dashuri me mua bëre dhe mbrëmë,

duke më pas’ pikërisht edhe në mendje…

nese do më japësh puthjen siç e dua unë,

nëse do më thuash fjalët përkëdhelëse që më pëlqejnë…

Ndonjëherë,

Më mundon, padurimi, malli pasiguria

Deri sa shfaqesh përballe meje Ti

…dhe… e buzëqeshur,dashuria.

 

 

Sy i Hënës

 

Hëna,

është më syҫelë

se dielli;

Njerzit ruan në gjumë!

Dielli,

nga drit e syrit tyre

thjesht,

qesh më shumë

 

 

Mund…

 

Mund të mblidhja, fjalët më të bukura

për të t’i thënë ty.

Mund të gjeja dhjetra fjalë të ëmbla

që mund t’i thuhen atij që do, në sy.

Madje,

dhe dymijeepesëmbëdhjetë mund të gjeja,

ose, sa ka ditë ky vit…

Po s’mundem,

jo se s’sdij,

po s’dua…

 

Por,

do të të thoja,

që kam nisur të flas me gjestet e tua,

dhe shpesh përsëris ato që ti thua;

të të imitoj në zë, e në sy…

Por,

fjalë të mira,s’mund  të të them ty.

 

Por,

mund të të them gjithashtu,

Që,teksa eci rrugëve të qytetit tim,

ku ka harta dëbore ende të pashkrirë,

dhe trotuare ende të ngrirë

më ngatërrohen në hapa

që në “ një… dy”…e deri  në fund,

mendimet e çuditëshme, për ty.

 

Unë mund të thoja me dhjetra fjalë të mira

siç do ti;

Mund të gjija dhe pesëmbëdhjetëmijë;

Por s’mundem..

ndonjëhere më duhet të bëj

sikur s’di.

 

Por…

nëse do ti…

Mund t’i kthesh në fjalët që do,

Të gjitha këto ndjesi.

 

 

Ta dish…

 

Mbrëmjeve,

se ç’më përshpërit ca fjalë magjike,

e me yjet, shpesh bën edhe ujdi,

qetsisht më bën që të besoj,

se mi këndojnë ata ninullat , dhe jo ti.

 

Mëngjeseve,

kur endé gjumi si pushtues mbi sy më rri,

Vjen më lë mbi supe, ca puthje prilli

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7