Hyrje | Art Kulture | Zeqir Lushaj: Mirë se vjen moj Çika e Hotit!

Zeqir Lushaj: Mirë se vjen moj Çika e Hotit!

Zeqir Lushaj: Mirë se vjen moj Çika e Hotit!

-Mirë se vjen moj  Çika e HOTIT!

Nga Zeqir Lushaj

-Cikli me poezi “Dashuria... nuk ka mbiemër”, që vijon më poshtë është nxjerr nga libri më i ri i autores shqiptare-amerikane zonjës Kaltrina Hoti, me titull “MOS E PREK” që do të publikohet seshpejti, brenda kesaj vere dhe në serinë e botimeve të saja do të jetë i 7-ti liber, nderkohe që ka në perfundim e siper edhe një roman. Ishte dëshira e saj që ta prezantonte sëpari ardhjen e re të fjales së saj poetike  nepermes revistes ZemraShqiptare. Pra mbas një Cikli komentesh me teme atdhetare, nen okelion: Mirëmengjes Bashkimi Kombetar, Cikel i mirepritur nga lexuesit tanë dhe që do vazhdojë akoma, Çika e Hotit don të dalë para tyre edhe në zhanrin e saj shumë të preferaur e të levruar ka kohë, me të dashuren e saj të kahmotshme poezi.

...!

Në fund të këtij Cikli që do ndiqni, me poshtë, në vijim të tij, mund të mesoni edhe diçka (pak) më shumë per zonjen Hoti, poeten e piktoren e suksesshme, bashkpunetoren tonë të mirëpritur,  të ciles edhe në emer të redaksisë së revistes ZSh, të lexuesve e simaptizanteve i urojmë arritje të reja..., dhe i themi sinqerisht:

-Mirë se vjen moj  Çika e HOTIT!-

Redaktori i Pergjithshem i ZSh-së

 

Dashuria… Nuk Ka Mbiemer

 

Nesër është sot

 

sot

në mes të rrezeve të diellit

u zgjova

e shkriva zjarrin e ngrirë

nga buza

ngjyrën e kuqe e rrjedha

u mundova ta robëroj

vetëm një rreze

nga lëkura ime

papritmas Hëna trokiti

u mbështet në gjirin tim

zjarri i diellit më takon mua

i mbylla sytë

ëndrrën e mbrëmjes Hënës ia dhurova

--------------

 

Unaza e Nuses

 

O tokë e kuqe

sa e bardhë je

sa shumë eshtra mban në gji

edhe qielli shpesh mrrolet

derdhet i tëri mbi ty

me lot i lan

për pak freski

 

më thirre sot

të ulem pran ahut të moshuar

më the

pushoje  kokën në baltën time

merre nga unë jehonën e fundit

nuk mundem veten ta peshoj

një unazë të nuses nuk mund ta mbuloj

 

po

E dëgjova zërin e saj të shtrydhur

shpëtim

shpëtim o Perëndi

dhe pastaj më mbylli në qetësin e saj

 

po

E dëgjova

vdekja si i pëshpërit

 

mbylli sytë bijë e malit

para se ta marrin shpirtin

dua zemrën me ta puth

të mos ndjesh dhimbje

rininë e pa jetuar do ta strehoj

në vreshtat e rrushit

puthjen e ëndërruar era do ta marrë

kur të lodhet trimi i dheut

aroma e zemrës tënde do ta ngushëlloj

mbylli sytë

të shndërroj në Zanë të Malit

 

E dëgjova jehonën e fundit

fjala më mbeti në fyt

o tokë e kuqe bëhu shtrat

mbuloja fytyrën

ajo e zbrazi zemrën.

-------------

 

Është rreze e ditës

 

mëngjesi nuk i takon ditës

është pëshpëritja e natës së kaluar

mundohet

të na zgjon nga vetvetja

 

errësira nuk i takon natës

është rreze e ditës

mundohet

ta puthë shpirtin e pa prekur

kur frikohemi ta thërrasim

jehonën e emrit të emëruar

nga drita e jetës

---------

 

Pa mbiemër

 

vjen pa pritur

troket pa tingull

të bënë frymë të lehtë

që kërkon pran melodisë të zemrës

të pushon

nuk e din kur fillon

nuk e din a ka fund

derdhesh nëpër valët e saj

dhe pret të bëhesh puthje e kërkuar

dashuria…  nuk ka mbiemër

-----------

 

 

Pa titull

 

të dua

fjala më e gjatë në hijen e jetës.

----------------

 

Mos e prek

 

mali është nga gurët e bekuar

unë jam mal

që duket si gur

por nëse më prek jam akull

nuk të ftohi

shpërthejë zjarr

nuk të djegi

por të ngri

shpirti i thatë shndërrohet

në skulpturë nga shiu

kur e prek shkrihet

dhe njeriu u zhduk pa gjurmë.

----------------

Mësoni (pak) më shumë per Kaltrina VB Hotin

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7