Hyrje | Art Kulture | Kristinë Dedaj: Marie Shllaku ia fali jetën Kosovës

Kristinë Dedaj: Marie Shllaku ia fali jetën Kosovës

Kristinë Dedaj: Marie Shllaku ia fali jetën Kosovës

Marie Shllaku- intelektualja shkodrane që jetën ia fali Kosovës që të jenë pjesë e Shqipërisë

(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim)

Nga Msc. Kristinë Dedaj

Heroina Marie Shllaku la gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe mendjen e popullit shqiptarë.

Kjo ikonë emblematike mbetët njëra ndër figurat e pazevëndësueshme në historinë e kombit tonë që nga koha kur veproi deri në ditët e sotme si një atdhetare e flakët ku synonim i saj ishte Shqipërina etnike.

Puna, jeta dhe veprimtaria e saj prej një atdhetare la gjurmë duke e begatuar epokën e ndritur të historisë së femrës shqiptare në luftë për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar . Historia është mësuese e jetës prandaj jeta flet për njeriun, koha flet për vitet e njeriu me punë e sakrificë le gjurmë në histori. E tillë ishte edhe Marie Shllaku e cila edhe pse e re në moshë u gjend kudo ku e kërkonte nevoja për të kryer detyrat që i kishte dhënë vehtës përkrah atdhetarve të çështjës sonë kombëtare .Heroina e guximshme me veprën dhe kontributin e saj na tregoi se ishte trimëreshë, e fortë dhe e pathyeshme ku nuk iu frikësua as vdekjës .

Marie Shllaku u lind në qytetin e Shkodrës më , 22 tetor 1922 ku edhe i mori njohuritë e para në kuvendin e motrave Stigmatine . Pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Romës në degën e filozofisë . Marie Shllaku zotëronte disa gjuhë : gjuhën frënge , italiane,gjermane,greke dhe pak edhe në gjuhën serbokroate .Kjo atdhetare e devotshme shumë shpejt u admirua nga populli në Kosovë. Figurën e saj mund ta përshkruaj si një vajzë shumë e zgjuar e vizionare, e bukur , oratore , e shkathët dhe shumë e guximshme .

Marie Shllaku u inkuadrua e u rreshtua në radhë me atdhetarët më të devotshëm të asaj kohe siç ishin : prof.Ymer Berisha , Ndue Përlleshi , Shaban Dema , Ukë Sadiku , Alush Smajli , Shaban Polluzha , Ndrecë Nikolla , Mehmet Gradica , Zef Gjidoda , Adem Shala ,Feriz Boja, Qazim Bajraktari si dhe shumë atdhetarë të tjerë të cilët vepruan për çështje kombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me pushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish- Jugosllavi.

Marie Shllaku ka shërbyer një kohë si ndihmëse në Qelën e Gjergj Fishtës e pastaj si sekretare e patriotit Iliaz Agushi në vitin 1942 në Ministrinë e  Punëve Botërore  dhe gjatë viteve 1943-1944   ishte sekretare e Ministrit të Brendshëm inxh. Xhafer Deva.

Ajo bashkëveproi me të gjitha forcat politike që me përkushtim ishin dhe mbanin tokat tona që na i lanë të parët tanë . Marie Shllaku me ato që bëri për atdheun mbetët për ne Orleania Shqiptare.

At Bernard Llupi prifti atdhetar shkodran që në atë kohë ishte famullitar në Pejë,e njoftoi atdhetarën Marie Shllaku me trimin e Dukagjinit Ndue Përlleshin i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Budisalcit të Lugut të Drinit.Organizohët ato ditë edhe një takim me popullatën e kësaj ane në Budisalc ku në atë takim flet edhe Marie Shllaku. Pas disa ditësh në fshatin Krushevë e Madhe në odën e Ukë Bekës heroina trime mban një fjalim pranë Flamurit ku u bëri thirrje popullates së këtyre trojeve të ngritën në një kryengritje kundër këtij pushtuesi të egër sllavo-komunist.Shqiponja e maleve tona, Marie Shllaku, plagoset nga forcat e egra dhe gjakatare sllavo-komuniste në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit , ku trimat dhe atdhetarët tanë heroinën legjendare do ta strehojnë në kullën e Pjetër Tomës nga Doberdoli deri sa Maria të sherohët. 

Në dimrin e vitit 1945 në Rrezallë të Drenicës heroike u mblodhën shumë burra si: prof Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku etj. dhe e vetmja femër Marije Shllaku. Në këtë kuvend luftëtaret trima u betuan dhe u dakorduan që do të luftojnë deri me vdekje për të realizuar çlirimin e Kosovës kreshnike. Në mesin e atyre që mbajtën fjalime atë ditë ishte edhe fjalimi i heroinës Marie Shllaku ku do të kujtohet më vonë nga hetuesi:

” Gjithë vllaznit shqiptarë , me tana forcat duhet me e luftue sllavo – komunizmin , me i largue partizanët jugosllavë nga Kosova , se  çdo pus e kanë mbushë me krena shqiptarësh.” Ku pastaj do të shtojë : ” Partizanëve të Serbisë po u ndihmojnë partizanët e Shqipërisë… Shqiptarët nuk duhet me shkue e me luftue në tokë të huej .”

Merita e pajtimit dhe bashkimit të dy komandanteve Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës i takon heroinës Marije Shllaku. Këta dy komandantë trima që nga ajo ditë që u besatuan e deri sa ranë heroikisht nuk u ndanë më nga njëri – tjetri.

4 Korriku i vitit 1945 u mbajt Mbledhja e Plloçicës në të  cilën u  morën vendime të rëndësishme ku u vendos edhe për mbajtjën e Kuvendit të  Dobërdolit.

Ishte  iniciativa e prof.Ymer Berishës dhe shumë veprimtarve të tjerë të kësaj lëvizje që të mbahët më, 4 - 5 gusht 1945 , Kuvendi i Dobërdolit , apo siç quhej  ndryshe “ Besa Kombëtare” apo si njihej në  popull të Llugat e Dan Pjetrit i cili kishte jehonë të madhe në qarqet shqiptare .  Ky Kuvend tuboi rreth vetës diku 2000 luftetarë .

Në këtë ngjarje të rëndësishme historike morën pjesë shumë trima të asaj kohe si : Ukë Sadiku me vëllanë Shabanin dhe birin Skenderin, prof.Ymer Berisha , Marie Shllaku,Ndue Përlleshi me vëllanë e tij Zefin , Bajraktari i Uçës, Zef Gjidoda , Feriz Boja, Qazim Bajraktari ,Ferat Kotorri, Kolë Bibë Mirakaj , Prekë Shyti,Ali Meta,Adem Shala,Mehmet Aga i Rashkocit,Alush Smajli,Demë Ali Pozhani,Adem Shala,etj.

Rol të madh në këtë ngjarje të rëndësishme luajti edhe trimi Alush Smajli  – Qerraja ( 1899  – 1946 ) , i cili përveç luftëtarve të tij solli me vete edhe Flamurin Kombëtar (të gjatë tetë metra) e vuri në Dardhën e Madhe dhe i caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës sa është mbajtur ai Kuvend Ky kuvend i rëndësishem historik  mblodhi rreth vetës edhe një oficer nga Shqipëria , një oficer gjerman edhe një oficer anglez .

Pjesëmarrja e tyre ishte me shumë interes ngase këtu shihej edhe rëndësia e këtij Kuvendi dhe serioziteti për një qëndresë edhe më të organizuar e çetave kryengritëse shqiptare ndaj forcave partizane – çetnike në Kosovë.

Në këtë Kuvend u mor qëndrimi të formohej kryesia e cila do të përbëhej nga dymbëdhjetë veta ku më vonë do të quhet : ” 12 Këshillat ” e Kuvendit të Dobërdolit .

Marie Shllaku përveç pjesmarrjës ishte ideatore edhe procesmbajtëse e këtij kuvendi të madh historik me qëllim të organizimit për bashkim me Shqipërinë dhe të gjitha viseve ku jetonin shqiptarët .  Për qëllim të një organizimi më të mirë në këtë kuvend u vendos që të luftohej  për çlirimin e Kosovës nga kthetrat serbo- sllave e komuniste dhe të bëhet bashkimi kombëtar . Kuvendi zgjodhi Ukë Sadikun për udhëheqës i sektorit ushtarak ndërsa prof Ymer Berishën udhëheqës i sektorit politik.

Në hetuesi ajo heroina Marije Shllaki do të kujtojë fjalimin e saj të rëndësishëm :

” Motra dëshiron me vdekë me ju , e ju me të ! Vëtëm dorëzimin sllavokomunistëve mos me jua ba sa të jemi gjallë! Ma mire me vdekë  me gra e fëmijë e me i pa si po desin se sa serbi me na i pre!  Po së shpejti ne do të fitojmë ! ” E burrat ia kthyen : ” Ti motër shqiptare na ke ndihmue në kohët më të vështira. Ti pranove vdekjën më ne , e edhe ne pranojmë vdekjën me ty! Rrnoftë motra jonë .”

Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit , për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjën e lëvizjës  kombëtare dhe një Shqipëri etnike , udhëheqësit e këtij Kuvendi dhe shumë veprimtarë të kësaj ane u dënuan me burgim shumëvjeçar. Atyre sistematikisht iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë , u maltretuan familjet dhe iu bënë akte gjenocidiale ndaj tyre .

Ideali i Marie Shllakut ishte të shihte Kosovën e lirë , bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptarë pra  i një Shqipërinë Etnike.

Përfundimisht mund të thuhet se në Kuvendin e Dobërdolit kishte ndodhur ngjarje shumë e rëndësishme dhe e veçantë e historisë sonë sepse në atë Kuvend u mblodhën për të parën herë prijësit e Lëvizjes për Bashkimin dhe çlirimin e trojeve arbërore. Për herë të fundit u vunë në provë forcat dhe energjitë gjithëshqiptare për të organizuar një luftë kundër armikut serbo  – sllav .

Publicisti e studiuesi ynë i njohur Tomë Mrijaj në librin ” Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj ” shpalos për lexuesit disa nga kujtimet që ia kanë  rrëfyer gjyshja dhe babai gjatë qendrimit një javor të sokoleshës heroike Marie Shllaku në shtëpinë e tyre.

”Me ardhjen e babait të saj Mark Simon Shkrelit nga Shkodra në Kosovë i dërguar nga forcat e sigurimit të Shqipërisë për të bindur vajzën e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike në male me çetat nacionaliste të Kosovës. Frati i Pejës at Bernard Llupi e kishte drejtuar babain e saj Mark Simon Shllakun tek Patër Tomë Xhaja frati i kishës së Zllakuqanit e ky i fundit si vend strehimin e sigurtë për heroinën atdhetare kishte zgjedhur shtëpinë e tyre. ”

” Gjatë ditës kur antarët e familjes punonin punët e bujqësisë në arat e mbjellura Maria kalonte ditën duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese dhe gëzohesha kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë tregonte gjyshja fisnike . Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re . Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni për bijën e tij. Maria, si burrëneshë malesh qëndroj e forte deri sa babai i saj u largua . Ajo duke menduar babain filloi të qajë me dënesë saqë mendova se zemra po i del nga krahërori.”

Kështu pra ,shtëpia e Nikollë Pren Mrijajt nga fshati Zllakuqan i komunës së Klinës ishte vatra ku u pritën ngrohtësisht heroina legjendare e trojeve etnike Marie Shllaku bashkë me babain e saj. Marie Shllaku në shenjë respekti dhe dashamirësie gjyshës Liza Mrijaj i dha flamurin e Gjergj Kastriotit – flamurin kombëtar .

Amazona shqiptare, Marie Shllaku e deshti shumë Kosovën ku mori pjesë në shumë aksione luftarake .  Dita e  12 shtatorit e vitit 1945 ishte ditë e rëndë dhe e zezë për luftëtarët tanë dhe për fshatarët e kësaj ane sepse në Çeli të Jellovcit fshat ky i komunës së Klinës u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave të egra sllavo- komuniste . Gjatë kësaj përleshje që zgjati me orë të tëra trimat tanë nuk dorzoheshin . Pra ,atë natë të zymtë shtatori me gjakun e tyre të pastër lanë tokën e ripushtuar të Kosovës kreshnike ushtarët e vrarë të çetës se prof Ymër Berishës e të Ukë Sadikut. Në luftën e Çelisë së Siçevës u asgjësua Çeta e komandantit të njohur Ukë Sadikut nga Gjurgjeviku i Madh . Ata trima që bien duke luftuar në altarin e lirisë për realizimin e idealeve kombëtare do të ngritën përseri.

U vranë Sadri Hoti, nipi i  Ukë Sadikut  – Isufi , Smajl Hajdari, Rexhep Ademi , Sadik Lutani , Zefi me djalë , Metë Dina etj , ndërsa u plagosën Alush e Murat Smajli, Marije Shllaku , Ali Meta etj. Mirpo edhe nga ana e armikurt kishte shumë të vrarë e të plagosur .

Nga Lugina e Çelisë dolën të gjallë nga Çeta e Ukë e Shaban Sadikut, por me shumë plagë të rënda në trup tetë luftëtarë : Komandanti Shaban Sadiku, Ali Meta, Musli Hoti, Marie Shllaku, Alush Smajli,  Rexhep Ismajli - Kapter Rexhepi, Ali Zeqiri dhe Sokol Ahmeti.

Kësaj ngjarje me rëndësi historike i kanë kënduar edhe këngë.Në odat tona rapsodët iu këndonin heronjëve dhe ato këngë edhe sot percillen brez pas brezi.Rapsodi e lartësoi personalitetin e heroinës dhe luftëtarve trima me këto rreshta:

” Ç’ka Çelia që ushton ?

Shaban Sadiku po lufton.

  Çeli bash të Kisha,

Po lufton Shaban Berisha.

Po lufton  Shaban Sadiku ,

Vet i gjashti nga Gjurgjeviku.

E ke rritë Sadik Ramën,

S’e ka shoqin n’krejt Ballkanin.

E ke rritë Ukë Sadikun,

Si luan n’Bjeshkë t’Gjurgjevikut.

Gjithë në ballë i ka dal anmikut.

E ke rritë Shaban Sadikun,

Gjithmonë tmerr ishte për anmikun.

E ke rritë prof .Ymer Berishën,

N’krejt Shqypninë s’ia gjanë çiftin.

Marije Shllaku – bijë shkodrani,

Midis vllazneve si yll i dritës,

Bash si n’malet e Drenicës,

Po m’i ngjan Shote Galicës.

Prej Çelisë deri të Shapi,

Kah po m’shkon Marie Shllaku,

Rrjedhshin n’tokë asaj pika gjaku,

Fort prej plumbash shpue shtati.

Thërret Maria : -Pjetër , o vlla?!

A asht mbet kund ndoj shka?

Jo ori motër tanë i kem’ vra!

Se çfarë trimash ka Shqypnia

S’i ka mreti as shtatë kralia”

Edhe plagёt  e marra nё trup nuk e mposhtёn heroinёn e re e tё guximshme e cila arriti qё tё çante rrethimin .Gjatë kësaj kohe nacionalistët trima  edhe pse Kosova ishte e pushtuar nga forcart serbo- malazese nuk u gjunjëzuan e  as nuk u zbrapsen sepse popullatën e kishin në ndihmë.

I mbante zemra prej shqiptari dhe nje vendim i tyre i prerë: ose do te jetonin në Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqiperinë  ose të gjithë do të vdisnim .

Marie Sllaku ashtu e plagosur strehohet në një shtëpi të fshatit por pas disa ditesh bie në duar të armikut. Fatkeqësisht vajza e re  pas disa ditësh në Açarevë  duke rrugëtuar për në fshatin

Dobërdol rrugës takon një faqezi nga fshati Açarevë i cili e dorëzon në OZN-së, organizatë  kjo famkëqe sllavo – komuniste në Skënderaj . Pasi u arrestua nga focat famkeqe komuniste filloi një etapë e rëndë dhe më shumë peripeci për heroinën shqiptare sepse dergohet ne burgun famkeq të Mitrovicës ku përjetoj maltretime nga bishat e egra sllavokomuniste : Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari Nazmi Kursani dhe dërgohet pastaj në gjykatën e qytetit të Prizrenit.

Ndaj kësaj heroine  u  përdorën metodat më të rënda të tortures sa që i premtuan nëse flet edhe do të lirohej por sokolesha nuk u mposhtë për asnjë moment dhe nuk nxori asnjë fjalë nga goja. U inskenua  kinse edhe rrembimi nga ” ballistët e Ymer Berishës” dhe e dergojnë në një vend të izoluar për shumë ditë. Ia punojnë me lojën e letrave kinse për prof Ymer Berishën dhe priftin e Pejës at Bernard Llupin.

Dita e 29 qershorit e vitit 1946 për qytetin e bukur të Prizrenit ishte ditë e kobshme sepse para një trupi gjykuesish sllavokomunist do të uleshin në bankën e të akuzuarve njëzet e shtatë veta me akuzë pse e duan vendin e tyre dhe janë shqiptarë. Kah fundi të rinjtë gjimnazistë të Pejës. E në fund fare më i vogli, me moshë e me shtat,kujtuesi I kesaj ngjarje Shefqet kelmendi, I cili thot se ishte  nderë e kënaqësi e veçantë për mue.

Pra , procesi gjyqësor i Marie Shllakut u zhvillua në qytetin e Prizrenit më 29 qershor 1946 ku zgjati deri më 13 korrik 1946 ndërsa vendimin e morën dy ditë më vonë më 15 korrik 1946. Prokuror i përgjithshëm ishte kumunisti i pistë e antishqiptar, Ali Shukria i cili kërkoi që kjo lule e re të dënohej me pushkatim vetëm pse donte Shqipërinë etnike. Në këtë proces gjyqësor atë ditë u shqiptuan dënimet me vdekje edhe për tre bashkëluftëtarët e saj  pra, për at Bernard Llupi Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin .Martirët shkodranë u pushkatuan  nga armiku por idealin e tyre nuk munden ta ndalin.Ndërsa për njëzet e tre të burgosurit e tjerë u dha denimi me burgim nga 1 deri me 20 vjet .

Dita e 25 nëntorit 1946 për  Prizrenin dhe mbarë trojet etnike shqiptare  ishte ditë zije sepse atë ditë u pushkatuan katër martirët e Shkodrës së lashtë : Marie Shllaku 24 vjeçare, at Bernard Llupi 60 vjeçar, Kolë Parubi 41 vjeçar dhe Gjergj Martini 29 vjeçar  ku deri me sot nuk u dihen as varret.

Heroina Marije Shllaku ,për prof. Ymer Berishën ishte një sinonim se si femra shqiptare kishte vyrtytin e : krenarisë,trimërisë,diturisë,besnikërisë por edhe të dashurisë për atdheun.Ishte ”Orleania”e Shkodrës,ishte ”Janica ”e Sulit ,ishte ”Shota ”e Drenicës,ishte ”Teuta ilire”! Prandaj e nderonte dhe e çmonte këtë vajzë më tepër se ta kishte motër dhe ndjeu dhimbje të thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik.

Marie Shllaku dhe at Bernard Llupi kishin të njejtat ideale nacionaliste dhe për këtë qëllim komunistët i pushkatuan po së bashku me të njejtat plumba dhe në të njëjtën ditë nga xhelatët sllavokomunistë dhe tradhëtarët shqipëtarë.

Një nga pyetjet që hetuesi komunist ia bëri heroinës guximtare e sypatrembur ishte : Kur keni filluar të merreni me politikë ? ,  ” Që në moshën time të re jam marrë me politikë në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për vendin , përpjekja ime për  një Shqipëri Etnike dhe të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura siç janë Kosova me Çamërinë .”

Marie Shllaku u akuzua nga komunisti Ali Shukriu për :

Ishte sekretareshë e Ministrit të Punëve të Brendshme Iljaz Agushit dhe ing. Xhafer Devës dhe kishte mbetur në Kosovë për të punuar kundër sistemit të ri shoqëror ;

Ajo së bashku me disa fshatar i kishte organizuar ata dhe kishte dal në male për të luftuar kundër partizanëve dhe kundër sistemit të ri duke penguar UNÇ- në të ndërtojë pushtetin popullor dhe për të rregulluar situatën në Kosovë;

Në fund të vitit 1944 duke i njohur njerëzit që ishin në lidhje me ing. Xhafer Deva , ajo bëri lidhjen e ndërsjelltë të tyre me Ismail Goranin dhe Ukë Sadikun të cilët pastaj sulmuan Gjilanin , Ferizajin dhe vendet e tjera ;

Në janarin e vitit 1945 pasi doli në mal ajo bëri prapagandë që shqiptarët mos të rreshtohën në armatën njugosllave por të dalin në mal për të luftuar kundër forcave partizano – komuniste ;

Se në janarin e vitit 1945 mori pjesë në Kuvendin e Drenicës , së bashku me prijësit e njohur siç ishin : prof Ymer Berisha, Mehmet Gradica , Major Qinsi, major Kutova , Ahmet Shala , Ukë Sadiku ,Shaban Polluzha , Metë Dina etj. ku u vendos të sulmoheshin njësitë  e UNÇ –në Drenicë ;

Se me të mbaruar lufta e Drenicës dhe derisa u burgos në vjeshtën e vitit 1945 , ajo vazhdoi aktivitetin e saj në mal duke i nxitur luftëtarët e rezistencës antikomuniste , mori pjesë në shumë tubime ku u morën vëndimet për të vazhduar rezistencën me armë dhe e bindte popullin që të dilte në male e të bashkoheshin luftëtarëve të Shqipërisë Etnike  ;

Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit apo siç quhej ndryshe “ Besa Kombëtare ” në gusht të vitit 1945 , ku u vendos që prof Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik , Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarve të rezistencës n ë Kosovë ;

Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me prof Ymer Berishën dhe me

prijësit e tjerë;

Se  ishte pjesëmarrëse në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy here me radhë ndërsa në betejën e Siqevës google_ad_client = "ca-pub-1126227037357795"; google_ad_slot = "8712875773"; google_ad_width = 970; google_ad_height = 90;

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7