Hyrje | Art Kulture | Kinema | Yllka Sheqiri vazhdon prezentimin e filmit te saj

Yllka Sheqiri vazhdon prezentimin e filmit te saj

Gjithandej nëpër qytetet të ndryshme në Suedi vazhdon të shfaqet me sukses  filmi për fëmijë ”Dumma prickar” _ ”Pikat budallaqe” i regjisores Yllka Sheqiri. Pas shfaqjes në disa kinema nëpër qytete të ndryshme filmi i Yllka Sheqirit shfaqet  më 9 shkurt 2011 në ”Dynamo” në Bibliotekën e qytetit në Göteborg –  qyteti i dytë në Suedi.

 

 

Filmi artistik për fëmijë "Pikat budallaqe" /Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit që është realizuar me mbështetjen e qendrës së resurseve për film dhe komunikim të rinjve në Blekinge, Kalmar dhe në Qarkun Kronoberg, vitin e kaluar me sukses është shfaqur në  kinemanë "Pärlan" në Skurup dhe në kinemanë "Spegeln" në Malmö.

Edhe këtë vit ky film po vazhdon të shfaqet me sukses gjithandej; më 26 janar 2011 u shfaq në më Karlshamn, ndërsa më 9 shkurt 2011 shfaqet në Bibliotekën e qytetit (Hörsalen) dhe në ”Dynamo” në Göteborg. 

Këtij filmi po i kushtohet një vëmendje shumë e veçantë nga shtypi ditor e revial, pastgaj nga radio e TV. Vitin e kaluar janë realizuar me dhjetra e dhjetra intervista me  Yllkën - regjisoren dhe skenaristen e filmit. Edhe televizioniet lokale, por edhe Programi i parë i  televizionit shtetror suedez ka bërë një reportazh me Yllkën për filmin. Për filmin kanë shkruar edhe masmediat e njohura elektronike;  si dhe në portalet elektronike dhe wbsajtet e njohura.

Vetëm gjatë ditëve të para të këtij viti  për filmin janë shkruar shumë artikuj dhe janë realizuar disa  intervista me Yllkën nga gazetat e njohura si p.sh ”Expressen”, ”Sydöstran”, ”Commercen”,  ”Vårt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop” e  Radio Blekinge P-4,etj.

 

Po kush është Yllka Sheqiri?

 

Yllka Sheqiri, u lind në Prishtinë me 13 shtator 1987. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Ka studiar në universitetin e Lundit dramaturgjinë. Yllka ka mbaruar edhe studimet dyvjecare  për film, regjisurë, skenar dhe  produksion filmik.

Yllka si fëmijë ka ilustruar disa libra për fëmijë të babait të saj. Por vallja dhe krijimtaria letrare qysh heret u bënë pasion i saj i veçantë.

Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj.

Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës.

Ka themeluar dhe ka udhëhequr grupin e fëmijëve valltarë të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.

Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.

Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.

Krijuese e re -  fituese e një varg shpërblimesh

 

Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). 

Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të Shtëpisë  Botuese Verbum, ndërsa më 2008  është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan, është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm.

Yllka Sheqiri, është një krijuese që premton  shumë  jo vetëm në fushën e  letërsisë, por  edhe  të  dramës  e të filmit. 

Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik me titull “Në pus pa fund” të realizuar vitin 2009, skenarin dhe regjinë e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë.  Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë. Ndërsa në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn filmi “Në pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut. Në Festivalin e VII-të  të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2009  Yllka Sheqiri u nderua me mirënjohje të veçantë  për  poezinë e saj. Më 2010 është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës  ditore suedeze Göteborg Posten, gjatë Panairit Ndërkombëtar të  Librit të mbajtur në shtator të këtij viti, në Göteborg. etj

Ndërsa në Festivalin e VIII-të  të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me Vendin e dytë për  poezinë  ”Pa titull”.

Yllka u prezentua me poezitë  e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges  që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010.

Aktualisht  jeton, punon dhe krijon në qytetin Göteborg të Suedisë.   /bsh/

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7