Hyrje | Art Kulture | Kinema | Vdiq Elizabeth Taylor

Vdiq Elizabeth Taylor

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 15:07 Hollivudi ka humbur sot një ndër yjet e tij më të ndritshëm, aktoren legjendare Elizabeth Taylor.

Aktorja vdiq sot herët nga komplikacionet në zemrës, pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit. Aktorja kujtohet për një krijimtari të pasur në celuloid, si pioniere e fushatës kundër përhapjes së Sidës dhe për aktivitetin e gjerë bamirës:


Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.


Si aktore ajo ka fituar dy çmime Oscar për aktoren më të mirë si dhe një çmim Oscar në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999.


Karriera e saj si aktore pëmban qindra pjesëmarrje në filma dhe programe televizive, ku mund të pëmenden filmat “National Velvet”, “Cleopatra”, “Who’s affraid of Virgina Wolf?” etj. Dalja e saj e parë në ekran shënohet në vitin 1942 ndërsa aktiviteti i saj i fundit profesional shënohet në vitin 2001, vit në të cilin ajo u shkëput përfundimisht nga ekrani dhe puna si aktore.


Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite. Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit./voa/

Komente (1 publikuar)

avatar
2011-04-09 06:30 +0100
mu me vjen shume keq qe vdiq aktorja elizabeth une doja ti jepja ngushellimet me te sinqerta dhe ti mbaje dikush afer femijet e saj dhe mos ti lene te merziten qe sot kane humbur diqka te shtrenjte mamane e tyre qe e kane dashur shume dhe duhet tju them diqka te keq qe ajo nuk jua ka thene elizabeth ka vdekur sepse ka perdorur alkolin.
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7