Hyrje | Art Kulture | Kinema | Restaurohet filmi "Skënderbeu" , ridublohen 60 zëra

Restaurohet filmi "Skënderbeu" , ridublohen 60 zëra

Restaurohet filmi "Skënderbeu" , ridublohen 60 zëra

TIRANË- 59 vjet pas realizimit të filmit "Skënderbeu", ai do të tingëllojë ndryshe. Regjisorët Piro Milkani dhe Esat Musliu po realizojnë projektin e restaurimit dhe dublimit të filmit me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, ndryshe nga origjinali në variantin gegë. 

Skënderbeu do të flas në gjuhën letrare me zërin e aktorit Rikard Larja, ndërkohë që përveç tij, janë edhe aktorë të tjerë që kanë dhënë zërat e tyre për këtë projekt që realizohet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Roza Anagnosti dublon Donikën, Tinka Kurti nënën, Robert Ndrenika Sulltan Muratin, etj. 

Në një prononcim për mediat, regjisori i dublimit, Esat Musliu, tha se është zgjedhur një kastë prej 60 aktorësh nga më të mirët dhe se aktualisht, filmi gjendet në Itali, ku po restaurohen gërvishtjet, destabiliteti i figurës që lëviz. Gjithashtu dialogjet do të jenë të reja, muzika do të tingëlloje ndryshe, por edhe efektet, troku i kalit, përplasja e shpatave, rrëzimi i kalorësve. 

Filmi "Skënderbeu” do të vijë në parametra shumë më të mirë teknikë dhe të interpretimit, por struktura do të jetë ajo e realizuar në vitin 1953 nga regjisori rus Surgei Jutkeviç. Komiteti Shtetëror për 100-vjetorin ka lëvruar një fond për restaurimin e filmit që pritet të shfaqet premierë në muajin nëntor.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7