Hyrje | Art Kulture | Kinema | Robert De Niro

Robert De Niro

Robert De Niro
DE NIRO, SUKSES NE KINEMA DHE NE BIZNESIN E RESTORANTEVE

Aktori Robert De Niro Junior ka nje karriere te gjate ne kinema. Jeta e tij profesionale eshte e lidhur vetem me ekranin. Ai ka lindur me 17 gusht 1943 ne Nee Jork. Prinderit e tij u divorcuan ndersa ai ishte ende foshnje, dhe eshte rritur me nenen e tij. Shkollen e mesme e braktisi kur ishte 16 vjeçar per te vazhduar ne nje studio aktrimi. Atje ka ndjekur ligjeratat e profesorave me te mire ne Amerike. Rolin e pare ne film e ka pasur ne filmin "Eedding" te Brian Palma. Filmi i cili i dha fame eshte "Kumbara 2". Per rolin e tij ne ate film ka fituar edhe çmimin etij te pare Oscar.

Suksesi i tij i ardhshem ka qene roli ne filmin "Raging Bull". Atehere i eshte dashur te dobesohet 25kg qe te mund te luante rolin e bokserit. Ky film i dhuroi Oscarin e dyte. Ne karriere ka pasur pese nominime per Oscar dhe me shume se 40 role filmike.
Suksesin me te madh e ka arritur me rolin e tij Al Capone ne filmin "Untouchable" ne vitin 1987. Filmat e tjere ku ka luajtur De Niro jane: "Franchkenstain", "Casino" dhe "Ronin". Ne vitin 2001 ka luajtur ne filmat "15 minutes" dhe "The Score" me Marlon Brandon. Se fundi ai ka luajtur me sukses ne filmin komik "Meet the parents", i cili ka pasur nje numer te larte shikuesisht ne te gjithe boten.

Ne vitet nentedhjete De Niro filloi te merret me biznes. Se pari, ai krijoi nje shtepi filmike te tij, kurse me vone krijoi disa restorante ne Amerike dhe poashtu u be pronar i nje numri te madh te restoraneve kineze ne SHBA.

De Niro ka qene i martuar me aktoren Diana Abot nga viti 1976 deri ne vitin 1988. Per here te dyte u martua ne vitin 1997 me Grace Hitoeuer, nje shoqe e hershme e femijerise. Ai ka dy djem, nga dy martesat e tij. De Niro eshte perfolur per historine e tij te dashurise me nje punonjese te restorantit te tij me te cilen ka dy binjake.
Koha Jone
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull
Powered by www.merbraha.com v4.7