Hyrje | Art Kulture | Muzike | Vesa Luma, vajza me pantallona të shkurtra

Vesa Luma, vajza me pantallona të shkurtra

I ka ndodhur të dalë edhe në skenë e veshur me to, edhe të pozojë për aparatin. Sepse për Vesa Lumën, pantallonat e shkurtra dhe minifundi janë veshja e preferuar. Kështu na ka rrëfyer “para pasqyrës” dhe na ka zbuluar edhe disa sekrete të vogla…

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?

Nuk mund të them se nuk kam ndryshuar, duke pasur parasysh se gjatë shfaqjeve të para isha më e koncentruar në këndim apo në atë çfarë bëja para kamerës. Ndërkohë, duke u shpeshtuar paraqitjet e mia, duke u pjekur profesionalisht, kam parë se fiziku zë një pjesë goxha të rëndësishme në skenë, andaj kam filluar t’i kushtoj më shumë kohë paraqitjeve të mia skenike, apo të kaloj më shumë kohë para pasqyrës.

Çfarë lexon përgjithësisht?

Me shumë keqardhje për veten time them se kohëve të fundit kam pasur jo shumë kohë për të lexuar, duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur kohën e lirë e kaloja duke lexuar romane apo ndonjë enciklopedi. Tashmë më kanë mbetur vetëm gazetat ditore, të cilat i lexoj çdo ditë duke pirë kafen e mëngjesit.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?

Nëse pajtohemi se bukuria buron nga shpirti, atëherë do ta zgjidhja.

 vesa

Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?

Së pari, duke vazhduar të kem energji pozitive për gjërat që më ndodhin në jetë, që lidhet me pyetjen e mëparshme, sepse vazhdoj të besoj se bukuria rrjedh nga shpirti dhe nga mendja e njeriut. Dhe së dyti, duke mbajtur trupin dhe fytyrën e freskët me produkte që janë të shëndetshme dhe jo artificiale.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.

Sikurse çdo femër tjetër, edhe unë kam jo një, por disa sekrete të pamjes sime. Ajo çka më bën përshtypje tek pamja ime, por që nuk më shqetëson edhe aq shumë, është shëndoshja dhe dobësimi për një kohë shumë të shkurtër. Më ndodh shumë shpesh që për një javë të shëndoshem, ndërkohë javën tjetër humbas dy herë më shumë kilogramë.

Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Përveçse e vizitoj pothuajse çdo dy ditë parukieren, bëj trajtime të ndryshme fytyre, solar, sauna etj., por nuk jam shumë e fiksuar pas salloneve të bukurisë.

Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e…

Edhe pse ende mendoj se jam në fazën e shijimit të gjërave, për mua ka mbaruar periudha e piercing-eve të shumta që kam pasur në trup, duke pasur dëshirë të jem në qendër vëmendjes. Më ka mbaruar periudha e obsesionit ndaj aksesorëve, ndërkohë që tani më shumë më pëlqen një gjë e lehtë me shije dhe e vogël e varur në qafë.

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?

Jam adhuruese e minifundeve apo e pantallonave të shkurtra, sidomos në këtë sezon, si dhe një bluzë seksi.

 vesa

“Uniforma” e përditshme për në punë?

Xhinse dhe atlete apo këpucë të rrafshëta, sepse puna ime e kërkon veshjen e rehatshme, duke përjashtuar ditët kur kam takime të ndryshme dhe ku mundohem të jem sa më elegante.

Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?

Përgjithësisht xhinse dhe atlete, përveç skenës, ku jam tërësisht e transformuar.

Të brendshmet e preferuara?

Jam e apasionuar pas veshjeve të brendshme dhe mund të them se këpucët dhe të brendshmet janë pikat e mia të dobëta. Preferoj modelet e Victoria’s Secret apo Frederick’s of Hollywood.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?

Sikurse çdo femër tjetër, edhe unë ka momente kur ndjehem seksi. Por edhe në ato momente kur dua të ndjehem më seksi nuk e teproj…

Çfarë mban zakonisht në çantë?

Gjithçka, duke filluar nga kremi i duarve, parfumi, diçka nga grimi, stilolaps patjetër, CD, Usb, Ipod etj., etj.

Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?

Meqenëse makinën nuk e ngas dot pa muzikë, gjithmonë shoqërohem nga muzika e momentit. Nëse jashtë është atmosferë me diell, preferoj hitet verore, ndërsa nëse jam më e qetë, më shoqëron muzika e lehtë e vendit apo e huaja.

Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?

Kam shëtitur shumë vende dhe përfundimisht nuk do të më pëlqente të jetoja larg vendit tim.

Zgjedhjet për stinën e verës?

Ngjyra shumë të hapura, e verdhë, jeshile dhe e bardhë. Fustane të gjatë të lëshuar, me shumë ngjyra apo pantallona shumë të gjera, gjithmonë me ngjyra të lehta 

Parfumi i preferuar

BVLGARI OMNIA

Celulari që mban

Nokia 7373

Çanta e preferuar

Ngjyrë ari apo ngjyrë e zezë e kombinuar, jo ndonjë markë e posaçme

Këpucët e preferuara

Miss Sixty, ngjyra të ndryshme

Linja e produkteve të flokëve

Londa

Disku i preferuar

India Arie

(REVISTA JETA)

Komente (1 publikuar)

avatar
toni 2010-08-19 16:38 +0100
vesa luma ta kan i nati se je shum bukur Turi & Vesa Luma-Eja shum te mir pse nuk martoni turi taj ene shu mir kendoni te uroj nje martse te bukur me turi un turi vesa luma
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

1.00
Powered by www.merbraha.com v4.7