Hyrje | Art Kulture | Muzike | ELEGJI PËR RRAPSODIN TAHIR DRENICA

ELEGJI PËR RRAPSODIN TAHIR DRENICA

ELEGJI PËR RRAPSODIN TAHIR DRENICA

 

 

TAHIR DRENICA

 

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

https://images-blogger-opensocial.googleusercontent.com/gadgets/proxy?url=http%3A%2F%2F4.bp.blogspot.com%2F-c-3Kd97QsEM%2FUcgpMmAhW3I%2FAAAAAAAABCE%2F7A8vh7q17gQ%2Fs1600%2FR-2852636-1304008475.jpeg&container=blogger&gadget=a&rewriteMime=image%2F*

 

 

 

                                   (NË FOTO:BAKI CEKA,DEMIR KRASNIQI,TAHIR DRENICA DHE SHAIP BERISHA)

 

 

 

ELEGJI PËR RRAPSODIN  TAHIR DRENICA

 

Ndjeu Kosova e gjithë Shqipëria –

 

Na ka mbet  jetim sharkia !

 

Qanë lahuta e qanë mezhnica –

 

Na ka vdekë Tahir Drenica !

 

 

 

Ditë e zezë , 22 Qershori –

 

Këtij rapsodi , jetën ia mori !

 

E ndau vdekja prej sharkisë ,

 

E ndau prej këngës e gjithë shoqërisë  !

 

 

 

Bacë Tahiri , ai bylbyl mali –

 

Këngën shqipe kurrë s’e ndali !

 

Edhe n’ kohërat ma mizore –

 

Nuk e lëshoi sharkinë prej dore !

 

 

 

Herët këngës ia pat nisë ,

 

Qysh në moshën e rinisë .

 

Ndër të parët n’ Radio Prishtinë –

 

Zë e tel në këngë i shkrinë  !

 

 

 

N’ gjitha trojet arbërore –

 

Ishte n’ dasmat popullore ...

 

N’ Danimarkë e në Bruksel –

 

Këndoi këngët me themel !

 

 

 

Ai , këndoi dhe n’ Amerikë –

 

Zemra e tij , nuk kishte frikë !

 

N’ festivalet ndërkombëtare –

 

Ambasador i këngës shqiptare !

 

 

 

Nga hambari i këngëve t’ veta –

 

La shumë disqe e kaseta ...

 

Shumë mirënjohje e dekorata –

 

Do t’ kujtohet ndër gjenerata !

 

 

 

Bacë Tahiri , ai burrë bujarë –

 

Ishte sofër për shumë këngëtarë !

 

Oda e tij , gjithmonë derëhapur –

 

Nga t’ gjithë brezat i përqafur !

 

 

 

Amanetin n’ vend ta qojmë –

 

Kurrë për ty , nuk do t’ vajtojmë !

 

Me këngë tua do t’ jetojmë ,

 

Pushim t’ qetë n’ amshim t’ urojmë !

 

 

 

Gjilan, e shtunë, më 22 Qershor 2013. 

 

 

 

 

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7