Hyrje | Art Kulture | Muzike | KËNGË PËRKUSHTIMI NDAJ VENDLINDJES

KËNGË PËRKUSHTIMI NDAJ VENDLINDJES

KËNGË PËRKUSHTIMI NDAJ VENDLINDJES

 

Këngë përkushtimi ndaj vendlindjes :

 

 

 

 

 

S’ KA MA BUKUR SE N’ TUGJEC

 

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir KRASNIQI

 

 

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

N’ gjithfarë vendesh , unë, kam ra !...

 

Por, askund si në Tugjec –

 

Vend ma t’ bukur nuk kam pa !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Kund nuk pashë si në Tugjec!

 

Ec e ec, ec e ec –

 

S’ ka ma bukur se n’ Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Unë, kam pa shumë begati !...

 

Por, askund si në Tugjec –

 

Kund nuk gjeta rehati !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Begatia është n’ Tugjec !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Rehatia është n’ Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Nuk ka shije buka e huaj !...

 

Dhe askund si në Tugjec –

 

Urinë time s’ mund ta shuaj !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Buka e shijshme është n’ Tugjec !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Uji ma shuan etjen n’ Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Pashë stoli e bukuri !...

 

Por, askund si në Tugjec,

 

Kund nuk gjeta lumturi !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Bukuria është n’ Tugjec !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Lumturia është  n’ Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

N’ hap me kohë duke frymua !...

 

Ajër ma t’ pastër se n’ Tugjec –

 

Askund n’ botë nuk kam shijua !

 

 

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Ajri i pastër është  n’ Tugjec !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Shpirti i lirë frymon n’ Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Për t’u çlodhë me fjet kam ra !...

 

Por, askund si në Tugjec –

 

Gjumë ma t’ ëmbël nuk kam ba !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Gjumë të ëmbël bëjë n’ Tugjec !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Trupi m’ gjen  qetësi n’ Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Pashë parajsë e pashë uri !...

 

Por, askund si në Tugjec –

 

S’ ka parajsë , as pasuri !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Pasuria është n’ Tugjec !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Parajsa është në Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Pashë kaltri e yje qielli !...

 

Por, askund si në Tugjec –

 

Ma bukur s’ më ngrohu dielli !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Qielli i kaltër është n’ Tugjec !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Dielli m’ ngrohë veç në Tugjec !

 

 

 

Gjatë gjithë jetës ec e ec –

 

Mirë ia pashë rrezet e hënës !...

 

Por, askund si në Tugjec –

 

Ma ëmbël nuk ia thash këngës !

 

Ec e ec , ec e ec –

 

Hëna lëshon rreze n’ Tugjec !

 

Ec e ec, ec e ec –

 

Kënga ëmbël m’ shkon n’ Tugjec !

 

 

 

Gjilan, më 08.08.2013.

 

 

 

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7