Hyrje | Art Kulture | Muzike | MUZIKA MBARTË SHUMË MAGJI BRENDA VETËS

MUZIKA MBARTË SHUMË MAGJI BRENDA VETËS

MUZIKA MBARTË SHUMË MAGJI BRENDA VETËS

MUZIKA MBARTË SHUMË MAGJI  BRENDA  VETËS

 

 

Nazire Jaha,këngëtare e mërguar,zëri i së cilës kumbon më bukur në Vendlindje

Shkruan:Shaban CAKOLLI

 

Muzika është një art i çmuar,të cilin e don mbarë njerëzimi,të cilën për të e kultivuar duhet talent,prirëje dhe kujdes.Këtë art të mirëfilltë nuk munden të e ushtrojnë të gjithë ata që duan,për këtë duhet një

traditë kulturore e trashigimisë. Padyshim muzika është një pjesë e jetës e cila e plotëson njeriun.Muzika ka arritur të lindë me njeriun,të jetoj me te,të fisnikroj shpirtin e artdashësit,nëse krijohet me kujdes

mund të jetoj dhe përcillet nëpër brezni.Që në kohët e lashta njërëzit e kuptuan nevojën e bashkëjetesës me të bukurën, sepse e tillë ishte muzika, një copëz tjetër e vetvetes pa të cilën nuk mund të jetojë njeriu.

Sot në tregun modern ka një larmi të rrymave muzikorë dhe zhanreve nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që nga më të lehtat, tradicionalet, klasiket, modernet dhe deri tek ato elektronike.Sidoqoftë muzika jonë

ka zënë të huajsohet nga disa të quajtur këngëtarë,të cilët për interesat materiale  futën shund e kiç,elemente të huaja në këngën tonë të pasur si loti,duke lënë në harresë pothuajse   këngën folklorike dhe popullore,

duke iu përkushtuar shumë muzikës tallava,ku vend kryesor zë kërcimi qoroditës në skenë,lakuriqësia,teksti i shkurtër i cili brenda disa minutash përsëritet dhjetëra herë.Megjithatë në këngët tona kemi artist

shpirtëror,të cilët kultivuan dhe kultivojnë muzikë të mirëfilltë kombëtare,pa e vënë në radhë të parë interesin material,por ate të kultivimit dhe pasurimit të kulturës sonë kombëtare.Këta këngëtarë fisnik i do

skena dhe çdo shpirt artisti,çdo adhurues i këngës.E tillë është këngëtarja e jonë,stagovasja  Nazire  Jaha,e cila dikur në fëmijëri me kujdes e përkushtim iu përcaktua muzikës popullore dhe folklorike,u stërvit

në shumë shoqëri kulturore,me zërin e saj të talentuar ngrohu zemrat e artdashësve,plotësoj kërkesat e dëgjuesëve,u mirëprit në shumë festivale,koncerte,dasma e ahengje,si dhe mbeti mbreslënëse për çdo

adhurues të këngës.Edhe sot adhuruesit e këngës i kanë të kthjellëta e në kujtesë këngët e saj si kryevepra"Dada do ta shes Skutaqen","Ku e kam nënë,qyftelinë e babait",e shumë këngë tjera,të cilat Nazirja i këndonte

 

 

me shumë talent.Më pas lindi plaga e mallkuar e kurbetit,shkaqet  e të cilës i dijmë të gjithë,e cila si shumë krijues tjerë e goditi edhe Naziren.Në kurbet zëri i këngës dëpërton me vështirësi,madje edhe kushtet për

ushtrim e stërvitje janë të vështira,edhe kur të ipet mundësia të këndosh duhet të fillosh nga dhimbja,nga plaga e kurbetit,kombit,malli i vendlindjes,e shumë dhimbje,para njerëzve që ndiejn të njejtën dhimbje.

Nazirja,kjo këngëtare e talentuar që pritej të bëhej yll i këngës në vendlindje,u desh të e ruaj dashurinë e këngës në shpirt,por edhe në kurbetin ku zëri ynë nuk durohet të prish qetësinë e vendësve europian,ajo

këngën e ushtron në heshtëje,rrallë i ipet mundësia të këndoj para bashkatdhetarëve,në disa tubime kombëtare,por nga mërgimtarët zëri i saj pritet me mallëngjim e duartrokitje.Ajo prej kohës jeton e vepron

në Norvegji,e cila në tubimet e mërgimtarëve me zërin e saj nektar,plotëson kërkesat e mërgimtarëve,duke i kënduar me mall atdheut dhe kombit.Nazirja është krijuese e mirë veç këngës edhe në fushën e poezisë,

si dhe është në kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Norvegji.Por shpirti i saj i madh artistik merr hovin kur  Nazirja u kthehet pushimeve në vendlindje.Stagovasja,buzëqeshjen,lumturinë dhe të ushqyerit

e shpirtit në art më së miri i ndjenë kur kthehet në vendlindje.Aty ajo gjallon,aty ndjenë sigurinë,dashurinë,artin,këngën,aty më bukur tingëllon zëri,aty e ndjenë ndjenjën e gjallërisë,kur nga vendasit çmohet

puna e saj.Kohë më parë ajo bëri pushimet në vendlindje,atje u çmall me vendlindjen,njerëzit e saj,me këngën,ajo u ndie aq mirë shpirtërisht,u mirëprit nga artdashësit,u ftua në shumë media elektronike,inqizoj

këngë të bukura me të cilat shkëlqeu.Në një emision muzikor në RTK,ajo shkëlqeu me një program të pasur të muzikës popullore,e cila na mahniti me këngët e saja që buronin si gurra e krojeve të atdheut.

Të gjitha këngët në këtë emision ishin mbreslënëse,por shquheshin këngët e saja"Rrallë kam pa këso bukurije" dhe"Shkuan Vitet",këngë të cilat do të na mbeten gjatë në kujtesë.Nazirja është një këngëtare që

premton,por më e fuqishme,më e ngrohët,më e bukur,e lumtur,e mirëpritur ndihet kur këndon në skenat e atdheut.

 

                                                  Nazire Jaha-kengetare

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7