Hyrje | Art Kulture | Muzike | KUR I FAL POPULLIT ZEMRËN-AI TË FAL MADHËSHTINË

KUR I FAL POPULLIT ZEMRËN-AI TË FAL MADHËSHTINË

KUR I FALË POPULLIT ZEMRËN-AI TË FALË MADHËSHTINË

 

Shkruan:Shaban CAKOLLI

 

Askush nuk  i di sekretet e zemrës,por ato i zbulon bota shpirtërore e njeriut,arti është shpirti i njerëzimit,fisnikëria e kombit,mes të cilit artistët e mirëfilltë shpalosin botën shpirtërore përmes cilit do art,qoftë artit letrar,muzikor,pikturës,skulpturës apo cilitdo  art tjetër.Kur artisti jep një art të mirëfilltë,kur shpalos botën e mirëfilltë para popullit,populli dashurohet në veprën e tij shpirtërore dhe i falë madhështinë artistit të mirëfilltë.Kësaj  radhe po shkruajmë për artin e këngës,artin muzikor i cili është i pandarë nga arti letrar,nga se një poezi e bukur,krijon një këngë të bukur dhe një krijues i mirëfilltë fiton madhështinë e artdashësve.

 

 

Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale. Kënga bashkon poezinë me muzikën në një të vetme,Vlera e këngës tek popujti ka mbajtur kujtesën e përbashkët të një shoqërie. Kjo rëndësi e këngës natyrisht që ka filluar të bie me arsimimin e shoqërive dhe ka marrë gjithnjë e më tepër anën argëtuese. Dukuria e përshkrimit të ngjarjeve nëpërmjet këngëve ende është e pranishme tek popujt pa të drejtë arsimimi sipas vullnetit të tyre.

Shoqëritë e kulturuara, të kulturuara në aspektin e artit dhe jo të zhvilluara ekonomikisht si eshte shoqeria jonë, e kultivojnë edhe më tej traditën e të parëve në moton "çka thotë zemra nuk mund të shprehet me letër".Kur flasim për këngën,flasim për këngën e mirëfilltë kombëtare,pavarësisht zhanreve cilit do zhanër qoftë,të jetë vlerë e mirëfilltë,e nxjerrur nga një krijues i mirëfilltë,i cili pasuron vlerën i jep frymë asaj dhe e ngulitë në zemrën e popullit,ky është thesari,kjo është begatia e madhe e kulturës sonë kombëtare e cila ka jetuar me shekuj dhe ka mbajtur gjallë frymën tanë.Sot në shoqërinë tonë veçmas në artin muzikor kemi vlera dhe antivlera,kemi krijues të mirëfilltë dhe tëashtu quajtur krijues,të cilët për pak interesa materiale në kulturën tonë futin viruse,antivlera,shund e kiç,tëhuajësim të veprave të huaja me të cilat infektojnë kulturën tanë,hajni publike,veshëje lakuriqësie,kërcime marramendëse,si dhe vlerësime jo mes  trurit,po aty ku do syri.Pavarësisht se këto antivlera kanë marrur hov e nam,artin dhe vlerat e mirëfillta i ruan koha,si dhe koha do të i sjell në vendin e merituar.

 

 

Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit.Në shoqërinë shqiptare muzika është art që lindi me njerëzimin,me te janë marrur njerëz me dashuri shpirtërore për artin,ata i nxiste të shpalosnin mes këngës ate çka u thoshte  brendia e shpirtit.Në kohët e vjetra kur arsimimi ishte vetëm si nisje,talentët tanë të artit kishin aftësi të mësonin përmendësh ndoshta edhe pa njohur shkrim leximin,por ate që mësonin nuk e harronin madje e këndonin përzemërsisht në grupe shoqërore,manifestime,dasma e ahengje,në oda.Arti muzikor ishte begati shpirtërore e popullit,i dashur për njerëzimin,madje ku këndohej kishte diciplinë të madhe,këngëtari dëgjohej me vemendëje mjaft të lartë,kur i këndohej qoftë gëzimit,qoftë vuajtëjeve historike të kombit.Kënga jonë ka pasur artist të mëdhenj të cilëte kanë kultivuar shpirtërisht këtë art të së bukurës,ata kanë mbetur emra të dashur e ngulitur në zemrat e artdashësve,si Sefë  Gashi-Mleqani,Rizah  Bllaca,Salih e  Feriz  Krasniqi,Dervish Shaqa,Demush Neziri,Tahir  Drenica e shumë të tjerë...Vetëm vitet e shtatëdhjeta në këtë art të bukur nisën zhvillime rrënjësore,filloj arsimimi i të rinjëve në masë,ku edhe artit të muzikës iu dha një studim rrënjësor,ku filloj të pasurohet kultura muzikore,të shkruhen vepra,tekste,të këndohet me nota,të kompozohet.Malësia e Gollakut në gjirin e vet kishte lindur një njeri të artit e kulturës,i cili do të zbulohej ngadal,i cili kishte lindur në  një familje këngëtarësh,ngadal po trashëgonte mjeshtrinë e tyre,i cili duke u rritur në mes tyre,me ndihmën e tyre  nisi arsimimin,lexoj historinë kombëtare,e shprehu ate me artin e këngës,por me një art më të moderuar,duke u shquar si poet i mirë,poezinë e tij e ktheu në këngë,i dha frymë e shpirt,e komponoi me nota dhe e bëri art burimor të shpirtit,i cili  u bë art i dashur për njerëzimin.Ishte ky  Demir  Krasniqi:

"Zëri i ëmbël, i ngrohët,", "shpresë e Këngës Shqiptare", "dashuri që po rritej me ëndërren e Këngës Shqiptare", "Ylli  në qiellin e këngës që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së  malësisë së Gollakut", "Gjigant  i skenës Skenës Shqiptare",i cili po rritej  me dashuri shpirtërore për artin e  që duke u rritur me këngën  u bë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në  fshatin Tugjec  në bankat e shkollës fillore me një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e tij mahnitës,po fillonte me iniciativën e mësuesit të shkollës,i cili po vinte me një violinë në shkoll1ën e Tugjecit.Kjo violinë e mësuesit Rexhep  Bunjaku,u bë dashuri shpirtërore për Demirin e vogël atëhere e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi  personalitetin e vet prej artisti duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e  tij  në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku.  "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Demir  Krasniqii dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e tij të artë.  Demir Krasniqi ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot  çmime , një rekord i paarritur deri më  tani.

Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.

Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.

Në opusin e tij krijues, ka më se 4000 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.

Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në Gjilan.

 

 

Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra

Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993

Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995

Gjakon Kosova, Gjilan 1998

Bejtë Pireva, Gjilan 2002

Zeqir Maroca,Gjilan 2002

Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003

Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003

Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004

Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005

Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005

Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005

Kroi i këngës-Gjilan, 2006

Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), Nëntor 2006

Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008

Diell Lirie, Gjilan, 2008

Demir Krasniqi deri më tani ka të shkruara tridhjetë libra ,dhjetëra prej tyre në pamundësi materiale edhe sot  pritin shpresën për të i botuar dhe për të rënë në duert e lexuesit

 

 

 

 

 

 

Malësinë e Gollakut,   për nga  peizazhet, malet,  thyerjet , lartësitë e pyjeve   dhe   regjioni   hynë në   rangun e   bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për  të jetuar  atje,    braktisja e  banorëve e ka bërë të veten  nga e cila  shumë vendbanime janë   shpopullzuar pas  furtunave   dhe përndjekjeve  të vazhdueshme  nga pushtuesit   sllav  në   shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht  u harruar edhe nga  pushtet  e ma vonshme    po edhe të këtyre aktuale!

Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur  iu vërsulen këtyre anëve  me popullate ma  bujare , me një popullatë  ma  besnike  e sinqertë dhe   trime .Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut  , qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm  të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!

Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi. Këto  vlera  të deritashme , folklori burimor popullor, si njëra nga veçoritë e kulturës shqiptare , është zhvilluar dhe ruajtur në mënyrën më

origjinale .Këto vlera   i  rezistuan kohës  nga lashtësia , duke i qëndruar besnik traditës sonë kulturore të trashëguar nëpër shekuj , me një kthjelltësi të qiellit artistik  të pastër  ,pa ndikime nga folklori dhe kultura e importuar  apo edhe te imponuara nga pushtuesit!. Fitorja  dhe sakrificat  e luftës së Kosovës, të robëruar ndër shekuj, që i solli lirinë popullit shqiptar të shtypur  ka hapur dimensione të reja dhe të shumta në krijimtarinë artistike në përgjithësi,  por edhe në të gjitha llojet e artit e të muzikës në veçanti në tërë Kosovën, po edhe në këtë  rajon . Përmes këngës së lirisë ,të kënduar për çlirimin, për dëshmorët, për pavarësinë dhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Kosovës.

Sot  frymojnë  ma të lirë  shqiptarët  në gjitha trojet tona, kanë  bërë një  promovim progresiv  dhe  nxitës  në rritjen dhe kultivimin e  të gjitha zhanreve të muzikës. Pas trysnisë shekullore është manifestuar me këngë e valle, afirmim solo këngëtaresh dhe grupeve të ndryshme të këngës folklorike apo rapsodike,pa i lënë   anash  këngët  popullore nga e cila u  mësuar historia    gjatë të gjitha kohërave . Ne saje të   këtyre zhanreve dhe të  muzikës   folklorike një mbrëmje  vizituam pedagogun  muzikor, këngëtarin ,rapsodin popullor, kompozitorin e këngëve  dhe valleve në frymën e melosit popullor burimor ,krijuesin poetik  të vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike të madhin  zotin Demir Krasniqin.

 

 

- Demir  Krasniqi shquhet në shumë aktivitete mbledhësin  e  folklorit burimor muzikor shqiptar, publicistin  e  shumë studimeve etnomuzikologjike,  gazetarin  hulumtues,  mësuesin me  vlera jashtë  kornizave    të Kosovës  artistin e merituar Demir Krasniqin,  një krijues  me reputacion dhe  me ndikim në  kulturën e artit muzikor në rrafshin kombëtar. Ky këngëtarë është   një krijues  i kalibrit  në mesin e  këngëtarëve ma të mëdhenj që njeh Kosova dhe ma gjerë,  posaçërisht  me përkushtim punoj   për trevat e Gollakut.

 

"BUKA  E GOLLAKUT"  citojmë këngën   e thurur nga  autori :

Më ka rritur nëna

Në djepin me kashtë ,

Ajo më ka mësua

Vendin tim me e dashtë !

 

Më ka rritur  nëna

Me qumësht  të  kajmakut  ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Gollakut !

 

Më ka rritur  nëna

Me bukë t’ kallamoqës ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Kosovës !

 

Këngëtari i mirënjohur,Demir Krasniqi   në repertorin e këngëve të tij të kënduara me frymë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera i këndoj  i  frymëzuar nga familja   e tij. Në familjen e  tyre kënga  ishte trashëgimi, me çka e përcolli edhe  këngëtari i madh Demir Krasniqi.

 

Demir Krasniqi, u lind më datën 10 Shkurt 1950, nga nëna – Hysa dhe babai – Shefkiu, në fshatin Tugjec, të Malësisë së Gollakut   të Dardanisë  ish Kamenicës  në Kosovë, nga një familje patriotësh që në zemër kishin atdheun por  edhe këngën e kishin traditë sepse kishin kënduar stërgjysh e gjysh.

 

Fshati  Tugjec  fshati i lindjes se Demir Krasniqit , që aty i morri këmbët  e para të këngës dhe artit muzikor. Demiri   e donë dhe  nuk i hiqet mendja kurrë nga  vendlindja  dhe e mban  gjithnjë në zemër.

Citojmë vargje për fshatin  e tij:

 

"Ç’më ka rënë një mall".

 

Ç’më ka rënë një mall i shkretë

zemrën nuk ma lë të qetë

vendi im kur mu kujtua

lotët më rridhnin sikur krua

vajmedet...

 

Babai i Demirit  pasion  kishte  dijen dhe kulturën  dhe dha çdo gjë nga vetja për t'i  shkolluar fëmijët. Kohën kur pushteti Rankoviqian ushtronte dhunë të hekurt mbi shqiptarët me qëllim të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve ,veç përndjekjes dhe burgosjes së tyre,po organizonte aksionin për grumbullimin e armëve të shqiptarëve,ku qëllim ishte të nxisin shpërnguljen e shqiptarëve të zgjedhur,kurse çka nuk ishte e mundur të shpërnguleshin , i bënin të pa aftë me rrahje e tortura. Ishin kohë të vështira,kohë kur Kosova përpëlitej me shpirtin ndër dhëmb nga okupimi serbo-sllav por në veçanti Malësia e Gollakut.

Po ashtu, vend meritor në historinë e kësaj Malësie, pa dyshim zënë edhe kënga kushtuar varjes në litar të viktimës Behlul Klaiqi, nga Tugjeci, i cili në mungesë të pushkës, e vari vetën gjatë" Aksionit për grumbullimin e armëve" , nga ana e Aleksandar Rankoviqit. Ngjarja  ndodhi  në Tugjec, në muajin Janar të vitit 1956.

Varja e Behlul Klaiqit , ishte bërë shkas i asaj kohe për t'u ndaluar "Aksioni i mbledhjes se armëve  në mbarë Kosovën". Pra, Behlul Klaiqi është kurbani i mbarë Kosovës, për të cilin shoqëria jonë sot e asaj dite nuk ka bërë asgjë në përkujtim të veprës së tij heroike!Atë kohë Demiri kishte vetëm gjashtë vjet, nga e cila  memoria e tij  i përmblodhi   një  urrejtje ndaj pushtuesit me  terrorin  që  ushtronte kundër popullit tonë.

Një vit më pas Demiri do të filloj shkollimin fillor,një fëmijë që të vjetrit thonë, se ishte fëmijë elegant dhe simpatik me një bukuri të rrallë plotë shkëlqim dhe  vrull . Pas mbarimit të shkollës në vendlindje,ai  ndoqi  shkollimin në shkollën e muzikës në Prishtinë,ku më pas studioi për gazetari. Pas mbarimit të shkollimit  u kthye disa vite të kontribuoj në vendlindje duke punuar si mësues. Se shpejti  kultura e tij   ishte  e nevojshme për kryeqytetin  në  shkolla të Prishtinës. Ishte ndër shkollarët thuaj të parë në Malësinë e Gollakut,një i ri shkëlqente në çdo aktivitet. Si i ri në moshën fëmijërore e nisi këngën dhe zëri i tij i ëmbël si një zë bilbili,pushtoj zemrat e artdashësve kudo qe ishte  prezent .

Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku , kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Demir Krasniqi me këngën ka filluar si fëmijë në bankat shkollore,por famën e mori viteve 68-ta.

-Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë”Kuvendon Marta me gra” e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë”Fryn murrlani me stuhi”,kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së”Gjergj Kastriotit"dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast se vepruari . Ka edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe video kaseta,kompakt disqe etj. Një pedagog i kulturës sonë muzikore,krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i muzikës të zhanreve popullore,mbledhës i folklorit,instrumentist me  një bagazh te madh , ky është Demir Krasniqi. Ai është edhe gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi humoristike -satirike. Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të vetat ,i kompozoi dhe këndoi,rreth 4000 këngë të mbledhura nga goja e popullit në hapësirën mbarë shqiptare.

Që nga rinia e hershme, Demiri është marrë herë pas here edhe me gazetari, në moshën 51 vjeçare diplomon në Radio Gazetari në Univerzitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Gazetari Hulumtuese në Univerzitetin e Gazetarisë Kanadeze.

Si gazetar – publicist, ka botuar shumë shkrime e studime në shumë revista, gazeta ditore, në radio stacione dhe në televizione lokale, ku krahas gazetarisë, ka ushtruar me sukses edhe modelimin e shumë emisioneve kulturore e politike publike me vlera artistike .

 

 

Të shkruash për Demir Krisniqin,këtë krijues të madh dhe të paepur është një privilegj në vete ,me çka nuk do mundesh të përfundosh me një shkrim gazetash,reportazh  apo broshurë, pa  qenë ndonjë  libër  goxha voluminoz. Demir Krasniqi dallohet si autor i shumë festivaleve tradicionale. Këngët e tij  të ndryshme me motive më të moderuara qofshin ato të dashurisë,kurbetit,e veçmas ato përmes së cilave shpalos historinë kombëtare. Është këngëtar thuaj nga të parët që kishte zënë vend në Radio Televizorin e Prishtinës me këngë të cilat i kishte krijuar dhe kompozuar vet. Kishte bashkëpunëtor të ngushtë Lorenc Antonin dhe disa kompozitor tjerë. Demir Krasniqi është ndër këngëtarët më bashkëkohor të kohërave që këndonte muzikën popullore dhe atë folklorike. Këngët rapsodike  qe i  ideoj  edhe vet  nëpër odat dhe  publikun shqiptarë. Kënga e tij   pasqyrojnë historinë kombëtare qe  mbeti  si frymëzim  të brezi i ri, si të duhet  atdheu dhe  urrehet  pushtuesi. Këto  këngë i  këndonte me një mjeshtri të veçantë,këngë këto që fillimisht kërkonin guxim të këndoheshin nga se ai këndonte duke luftuar , gjykuar dhe injoruar  hapur okupatorin sllav dhe disa bashkëpunëtor të tyre shqipfolës qe ishin si vegël e tyre . Këngë të tilla nuk guxonte të këndonte gjithkush,sepse ai ishte përgatitur për sakrifica gjatë historisë në familje dhe rajon. Ai nëpërmjet këngës hidhte në thumb dhe i kundërvihej regjimit pushtues Rankoviqian. Nuk ka ngjarje historike, luftëtarë, as veprimtarë nga fshatrat e Malësisë së Gollakut, Medvegjës, Preshevës, Karadakut, që të mos ketë hy në vargjet e këngëve të zotit Demir Krasniqit !

Në mesin e shumë tragjedive të përgjakshme të kësaj Malësie, pa dyshim duhet përmendur vrasjen  e të riut Xhemajl Ramiz Tahirit nga Hajkobilla, të cilin në vend të "lepurit" e vrau për pikë të qejfit çetniku Aleksandar Stojanoviq nga Hajnovci i Kamenicës, këngë kjo për të cilën më 1967, Gjykata për Kundërvajtje në Kamenicë, e dënoj me 1 muaj burg këngëtarin Demir Krasniqi. Këngën e Masakrës së Prapashticës që u vranë mbi 1000, veta për 24 orë, këngës së Dabishecit fqinjë  kushtuar  Luftës se dytë botërore qe ne saje të  dinakërisë serbe  mbeten të vrarë  me qindra serb po edhe me dhjetëra  gjerman!!! Ngjarja më emblematike është ajo e luftëtarit Bislim Zeqiri , alias SHYT MARECI ,Këngë për Nazim Gafurrit etj. Për Drazha Mihajloviq dhe Aleksandër Rankoviq, këngën e aksionit të grumbullimit  të armëve interpretues  i  këngës qe fillonte kështu:

 

Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë!

 

Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë

ishte viti 56

n´këmbë janë que udbat me hajkë

po i mundojnë shqiptarët e ngratë

tan për arme i kanë kap

u lypnin pushkë e automat

si e pat ,e si se pat

tan po i rrihnin me dajak

shtritë  po i lan nëpër sokak brinjët e tyre u piknin gjak".

Këto gjëra populli nuk kishin guxim të flisnin,lëre më të i këndonin. Demir Krasniqi qëndroj i pa epur në punën e tij,ai këndoi dhe incizoj shumë albume,qindra pllaka gramafonit,audio dhe video kaseta,Cd…

Ai këndoj me shumë grupe me këngë për trojeve shqiptare me një qëllim fisnik për të kënaqur adhuruesit e tij. Ai u shpërblua me shumë çmime ,medalje dhe mirënjohje,krijoi dhe kompozoi këngë të vetat,mblodhi këngë nga mbarë trojet shqiptare,shkroi qindra artikuj gazetash dhe botoi 33 libra - vepra autoriale me këngë e krijimtari origjinale. Ai tani ka përmbushur dyzetvjetorin e krijimtarisë dhe këngës së tij. Në skenë u tregua artist i merituar i popullit,në këngë përmbushi kërkesat e popullit ne melodinë e origjinale. Ai ka shkruar qindra parodi përmes të cilave ngritë zërin kundër antivlerës,kundër shundit dhe kiçit,kundër barbarizmave mbi këngën tonë të begatshme. Në dasma, ahengje, koncerte, studio gjithnjë. Një ndër motivet e dhimbshme që ka kënduar ishin  edhe  këngët e kurbetit me çka ju sjell edhe një këngë  kushtuar kësaj teme  qe ishte si preokupim i tij  i përhershëm përmbaj tja:

 

"Këngë kurbeti nga Demir Krasniqi "

 

Dy tri ditë para Shëngjergjit

Mora rrugën e kurbetit

kur jam dal prej time shtëpi

kam lënë shokë kam lan vëllazëri

unë kur shkova në kurbet

s´kam ndej shumë nja 12 vjet

zemra e shkreta tym po më qet

oj dynja-dynjaja e shkretë

larg na humbe,na ke tretë

tri ditë ymër krejt kiamet

dëgjoni shokë e ju vëllazëri

çka ish ndeja ndër jabanxhi

kush s'po dojke me të pa me sy

dasëm bënin luanin këndonin

sytë e mijë veç lotojshin

kur më rajke malli i shtëpisë

dilshna i rasha për trup çarshisë

më besoni more vëllazëri

dielli nxente, s´pajsha me sy.

 

Demir Krasniqi veç festivaleve muzikore vendore,ishte pjesëmarrës edhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare,ndër të cilat vend meritor historik zënë Festivali tradicional "Akordet e Kosovës", ku ka marrë pjesë disa herë si kantautor, "!Revista e Folklorit Burimor në Gllogovc" (Drenas), Festivali tradicional "Kosovarja këndon" , ku edhe ka fituar dy shpërblimet e 

Disa herë ka qenë përfaqësues i Kosovës, në disa festivale ndërkombëtare të folklorit, ndër të cilat duhet përmendur : "Festivali Ballkanik i Folklorit në Ohër", "Festivali Ballkanik i Folklorit në Beograd", "Festivali Ballkanik i Folklorit në Zagreb", dhe "Festivali Evropian i Folklorit "Danubi i kaltër" në Novi Sad ,  ka këndua në duet bashkë me Nexhmije Pagarushën, bilbilin  e këngës shqiptare nga të gjitha kohërat! Ata u paraqitën  me  këngën:"Ku po shkon moj Rrushja e Lalës" dhe ky Festival për herë të parë është transmetuar drejtpërsëdrejti në mbarë Evropën, përmes rrjetit"EUROVIZION!"

Këna " Fryn Murrlani në stuhi"

 

 

Prezantim i këngës  përmes Yotubes" Fryn Murrlani në stuhi" e cila kënga  pasqyron  frymëzimin brilant të këtij krijuesi  të madh , që vet  teksti tregon ma së miri në  bazën themelore të  shtetit shqiptar Skënderbeun. E ngrit si figurë  të madhe  qe  përmes kësaj kënge   lenë mbresa   të mëdha si në melos , artikulim, tingull  muzikal me të cilin    ushqen shpirtin e  dëgjuesit   me çka   është një këngë  e rrallë në    truallin shqiptar  me  përplot,  porosi  , trimëri dhe  mitizëm!  personazhi  të etikës kombëtare!

Në vitin 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Festivalin "Zëri i Alfabetit" në Manastir, me rastin e "Jubileut të 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqiptar "nga të cilat  ju ndanë shumë medalje.

Shpërblimi dhe mirënjohja më kulmore në karrierën  që pati si j krijues dhe këngëtar, pa dyshim është "FALENDERIMI" që  i erdhi nga Presidenti historik i SHBA-së - z. BILL KLINTON, përmes Shoqatës Shqiptaro - amerikane "Miqtë e Amerikës", për faktin se  i këndoj 2 këngë falënderimi për Amerikën dhe Bill Klintonin, për shpëtimin që ia kanë bërë Kosovës më 1999! Kënga e parë mbanë titullin:"FALEMINDERIT AMERIKË", kurse kënga e dytë, mbanë titullin:"FALEMINDERIT ZOTI  BILL KLINTON" Pra, këto dy këngë i janë dorëzuar në duar z. Bill Klinton të incizuara në CD dhe të botuara në librin  e autorit Demir Krasniqi .

Njëherit, këto dy këngë janë këngët e para shqiptare , të cilat jehojnë dhe ruhen në muzeun e "Shtëpisë së Bardhë në Vashington" thekson  zoti Demir Krasniqi !

Demir Krasniqi i këndoi të gjitha llojet e këngës folklorike dhe popullore të  gjitha motiveve,por krijimtaria më e dashur,më shpirtërore,më e fuqishme e tij,që shquhet si kryevepër,është ajo e rapsodive historike kombëtare,të cilat nuk i pati shkruar historia ,për shumë shkaqe,por këtë histori të pashkruar e faktoj,e shkrou vet Demiri ,e këndoj dhe e përjetoj me dhembje të madhe,por nga kjo dhembje padyshim buronte krenaria e njerëzve edhe pse të rëndomtë,por liridashës,martir,që flijuan vetën për mbrojtjen e kombit,nderit dhe pragjeve të shtëpisë. Demir Krasniqi e shkroi historinë kombëtare,e shpalosi përmes këngës,me shumë  metafora  ,personazhe, figuracione dhe  me fryme emocionale me  heroizmin dhe lavdi në  mbarë trojeve shqiptare.

Demir Krasniqi me mund,forcë dhe vullnet i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut,dhe i stolisi me nota dhe figura,i këndon me mjeshtri dhe stil këngëtari .Nëpër këto tufë këngësh Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të trimave të Gollakut,të cilët gjithnjë në të gjitha kohët i bënë rezistencë dhunës pushtuese serbe dhe më gjerë!

Me figura të tilla të ndritshme ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut qe përfshinin  Zajqecin ,Hajkobillen  ,Dabishecin ,Prapashticen,Kremenaten ,Gregjenikun ,Gllogovicën  etj. I nderoj  i rriti dhe   i përkujtoj trimat e  kësaj malësie heroike,bij e bija të  cilës u flijuan dhe me të bëmet e tyre stolisen historinë me trimëri dhe krenari,për më të shtrenjtën “Lirinë” që ua uzurponin pushtuesit.

Si pedagog i kulturës muzikore,ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës shkruan,krijon, kompozon si dhe ndihmon dhe afirmon talentet e ri të muzikës. Është gazetar i rregullt i javores”FOKUSI”, gazetar dhe redaktor i kulturës në”RADIO VIKTORIA FM” në Gjilan,në Televizionin e pavarur”VALI”-Gjilan,po edhe hasim shkrimet e tija në shumë faqe shqiptare në net dhe forume. Demiri ka një bagazh krijimtarie të vlefshme,i cili me dashuri,talent dhe punë të pa reshtur,krijon vlera letrare,artistike dhe historike.  Si rapsod  Krasniqi gjatë zhvillimeve  historike të këngëve epike, është bërë edhe modelues i  formave melodike dhe poetike të ruajtës me  kujdes të traditës së këndimit në  familjen shqiptare, me të  cilën morri epitetin e   një rapsodi   në  shkallë kombëtare!

 

 

Demir Krasniqi   plotë vrull  vullnet dhe me entuziazëm   e ruan dashurinë ndaj këngës!

-Falë meritës se tij dhe shumë këngëtareve tjerë  kemi  ruajtur deri sot këngë popullore shqiptare epike të ciklit të  luftërave  , mbi kreshnikët , balada mitike  të moçme shqiptare me këngë historike që nga periudha mesjetare deri në këngët e dëshmoreve për çlirimin dhe pavarësisë e  Kosovës,  Shqipërisë dhe  trojeve tjera.

 

Rapsodi Demir Krasniqi  , është rapsodi i gjallë i kombit , është interpretues i shkathët i këngës epike legjendare që ka  krijuar mënyrën origjinale . Demiri  në botën e tij paraqet invencion të fuqishëm artistik përmes dhembjes , mallëngjimi  dhe fatit tragjik të personazheve të këngës mbi te kaluarën   e kombit tonë!

 

Virtyti ,qëndresa, trimëria, besa dhe  burrëria gjenden në  interpretimin e  këngës  së  tij .duke i gërshetuar   vlerat e historisë të kënduar nga ai, na mbetet  qe ta quajmë   legjendë dhe hero  të  këngës dhe  folklorit Shqiptar. Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga rapsodi i kombit Demir Krasniqi mund të  radhitet edhe ne mesin e rapsodëve  të kombit në  Shqipërinë  natyrale qe pretendon edhe vet përmes këngës së tij në bashkimin kombëtar...

 

Themelues i grupeve dhe ansambleve muzikore!

 

Demir Krasniqi, krahas punës së palodhshme pedagogjike – arsimore, nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të vendit, ku ka punuar, njëkohësisht ka themeluar shumë grupe artistike muzikore në kuadër të shkollave. Ai ka themelua edhe një numër të madh grupesh e ansamblesh muzikore me amatorë entuziast , gjithandej ku ka punua e jetua, me qëllim që të kultivohet kënga, vallja dhe instrumentet tona të muzikës tradicionale kombëtare.

 

Gjatë këtyre 40 vjetëve të karrierës së tij muzikore, Demir Krasniqi ka themelua edhe këto grupe e ansamble muzikore:

 

-Grupi muzikor folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë,

 

-Grupi muzikor folklorik “Vëllazëria” në Prishtinë,

 

-Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” pranë Radio Prishtinës, në bashkëpunim me kompozitorin dhe etnomuzikologun e shquar – Lorenc Antoni.

 

-Shoqëria Kulturo – Artistike “Kosova” në Prishtinë,

 

- Grupi muzikor i këngëve dhe valleve popullore “Zenel Hajdini” në Prishtinë,

 

-Shoqëria Kulturo – Artistike “Shpresa e Malësisë” në Tugjec,

 

-Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Idriz Seferi” në Zhegër,

 

-Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo- Artistike “Bajram Shabani” në Kumanovë,

 

-Themelues i Ansamblit Folklorik “Shahiria” në Gjilan,

 

-Themelues i Grupit muzikor “Xhevahirët” në Gjilan,

 

-Themelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Dituria” të shkollave të mesme të Gjilanit,

 

-Themelues i Ansamblit Muzikor “Krasniqja” në Gjilan,

 

-Themelues i Grupit të burrave “Qamili i Vogël” pranë Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan

 

-Themelues i grupeve muzikore të shkollave fillore të Gjilanit:”Thimi Mitko”, “Marigona”, “Selami Hallaqi” dhe “Tefta Tashko”…etj. etj.

 

-Ai i ruante  me  një kërshëri dengje ,dengje fotot , cd,medaljet  dhe  mirënjohjet  e ndryshme nga të cilat  mahnitet  njeriu .  Kërkohet të përkrahet sot nga institucionet dhe ministria e Kulturës nga e cila  duhet ti epet haku dhe te  vlerësohet  si njeri   dhe artist   i merituar duke shpallur si  njeriu  ma me vlera ne fokusin  e kulturës shqiptare!

 

Ne saje të  vlerësimit tonë   të lartshënuar  sjellim edhe një  këngë    për këngët e vjetra, ja si  e thur  tekstin duke  e ruajtur me  kërshëri  vlerën  e këtyre këngëve  rrëfen   dhe thotë zoti Demiri  duke  rikujtuar po dhe duke na  kënduar  atë natë të paharrueshme që na  solli një  kënaqësi me   mikpritjen e tij ,  me tradita  dhe zakonet  e    Gollakut.

 

"Kur Dëgjoj Këngët e vjetra", citojmë  ma poshtë:

 

Lotët më rrjedhin deri  të mjekra !

 

Kujtoj kohët dhe kënaqësitë ,

Kur n' rini me to jam rritë .

Refren:

Ah , moj këngë , moj këngë shqiptare

Je e ëmbël dhe krenare

Me ty këndohet bukuria

Mbarë Atdheu e dashuria

Kur dëgjoj këngët e traditës

I kujtoj vitet e rritës !

Kujtoj faqet e historisë

Dhe legjendat e trimërisë

Kur dëgjoj këngët e sharkisë

Kujtoj odat e burrërisë

Kujtoj sofrat e bujarisë

Dhe ahengjet e shoqërisë

Këngët e vjetra flakë më kallin

Se me to e shuaj mallin

Këngët e vjetra zgjojnë mallëngjimet

Se me to i ruaj kujtimet

Këngët e vjetra kurrë nuk vdesin

Nëpër shekuj ato mbesin

Këngët e vjetra janë të arta

Ato rrojnë ndër gjenerata

Gjilan    2012

 

Demir Krasniqi   shkruan  për Nene Terezën këto  vargje  i shkruan :

 

 

“Unë jam biri i Nënë Terezës

Bijë shqiptare,nënë e botës,

unë me motra e vëllezër

Jam familje e Evropës”

 

Krijuesi  përmes  përmbledhjes “GJAKON KOSOVA”,  e ka fuqizuar  dhe  pasqyruar  tamam  terrorin  serb në luftën e fundit në Kosovë ,  me çka do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,  tmerret më tragjike në histori. Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidh këto vargje:

 

“Presin fëmijë,ata famëkeq

Pleq e plaka 90 vjeç

 

Therin në bark shtatzëna t´mbeta

Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!

 

Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforën ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrje dhe krenari,e bënë këtë përmbledhje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të larmishme   ne fushën  e krijimtarisë së tij  nga e cila vargut të tij i  jap nuanca artistike  shumë  ngjyrëshe.Demir  Krasniqi është veprimtar kombëtar,poeti madh,këngëtar i shquar,etnomuzikolog,gazetar,mbi të gjitha i lidhur shumë me vendlindjen,me fshatin e lindjes Tugjec,të cilin e deshi dhe e don me gjithë qenien.Ai jetoj e punoj në  vendlindje fillimisht e pastaj

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7