Hyrje | Art Kulture | Muzike | Besa Kokëdhima fituese e Kënga Magjike 2013

Besa Kokëdhima fituese e Kënga Magjike 2013

Besa Kokëdhima fituese e Kënga Magjike 2013

Besa Kokëdhima me këngën ‘Tatuazh në zemër’ ka rrëmbyer çmimin e parë në festivalin e 15-të të Këngës Magjike. Kënga e Besa Kokëdhimës është vlerësuar nga kolegët duke u pozicionuar kështu në vendin e parë.

Në përshëndetjen e saj pas marrjes të çmimit të parë Besa falenderoi bashkëpunëtorët e saj  dhe shtoi se këtë këngë ia dedikon nënës së saj.

Çmimin i dytë shkoi për këngëtaren Ledina Çelo dhe çmimi i tretë për vëllezërit Endri dhe Stefi.

Festivali ‘Kënga Magjike’ ka një formulë të veçantë të përzgjedhjes së fituesit. Janë këngëtarët konkurrent të cilët votojnë për njëri-tjetrin duke përzgjedhur fituesin.

Në këtë edicion të Këngës Magjike morën pjesë emra të njohur të muzikës si: Rovena Dilo, Manjla Nallbani, Mihrije Braha, Jonida Maliqi, Rozana Radi, Jehona Sopi e Nora Istrefi etj.

Më herët në media u fol se dy nga pretedentet kryesore për çmimin e parë ishin Ledina Çelo dhe Besa Kokëdhima. Parashikimet e medias rezultuan të sakta.

Çmimet në festivalin Kënga Magjike
Besa Kokëdhima, fituese e festivalit
Ledina Çelo, çmimi i dytë
Endri dhe Stefi, çmimi i tretë
Çmime të tjera
Ledina Çelo, çmimi ‘Best Balade’
Besa Kokëdhima, çmimi ‘Best Dance’
Manjola Nallbani, ‘Çmimi i Kritikës’
Bojken Lako, çmimi ‘Best Rock’
Rozana Radi, çmimi i AMC
Gjergj Leka, kantautori më i mirë
Nora Istrefi, çmimin Diskografik
Olta Boka, performanca më e mirë
Jonida Maliqi, rrëmben trofeun ‘Jon Music’
Çmimi i TV KLAN shkon për Jehona Sopin
Çmimi kënga Stil shkon për Dren Abazin
Adelina Thaqi rrëmben çmimin ‘Çesk Zadeja’
Classic Boys, grupi më i mirë
Xhoi rrëmben çmimin ‘Magjia e parë’
Ronela Hajati merr çmimin e Internetit
Xhesika Polo rrëmben çmimin për vokalin më të mirë
Era Rusi & GBMC marrin çmimin ‘Best FT’a

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7