Hyrje | Art Kulture | Muzike | KRIJUESI YNË ME NJË JETË RRUGËTIM NËPËR HISTORI

KRIJUESI YNË ME NJË JETË RRUGËTIM NËPËR HISTORI

KRIJUESI YNË ME NJË JETË RRUGËTIM NËPËR HISTORI

 

KRIJUESI YNË  ME NJË  JETË  RRUGËTIM NËPËR HISTORI

 

 

 

      Shkruan:Shaban Cakolli

 

 

 

Një  pedagog  i kulturës,krijues i këngës folklorike dhe popullore,kompozitor,këngëtar i shquar e mbledhës i përkushtuar i folklorit,gazetar,

 

instrumentist dhe poet,është  ky Demir  Krasniqi,i cili një jetë  me përkushtim  ia kushtoj kulturës sonë  kombëtare,këngës ,publicistikës dhe

 

poezisë.Me këngën  ka filluar  në  bankat shkollore në fëmijëri,por famën e mori vitin  1968,kur atë kohë nisi edicionin e parë në Radio Prishtinë

 

me këngën"Kuvendon Marta  me gra",e cila nga dashamirët e artit mori jehonë  të fuqishme,më pas këngën dhe diskun e parë"Frynë Murlani  me Stuhi",

 

që i kushtohej Gjergj Kastriotit në rastin e 500 vjetorit të vdekjes,këngë kjo që është adhuruar nga gjithë artdashësit dhe u ka qëndruar të gjitha

 

kohërave.Demir Krasniqi ka edituar qindra albume që nga disqet e gramafonit atë botë,audio dhe video kasetave,e deri te disqet moderne që editohen

 

sot.Demir  Krasniqi punën e kulturës e ka ushtruar me shumë përkushtim dhe ka më së tepërmi këngë të cilat vet i ka shkruar,komponuar dhe kënduar,

 

ka mbi katërmijë këngë të vetat dhe po aq të mbledhura në hapësirën mbarë shqiptare.Të shkruash për këtë krijues e këngëtar të madh,asesi nuk mund

 

të përmbyllesh me shkrime gazetash,madje edhe të shkruash për te edhe libra.Demir  Krasniqi shquhet si autor dhe kantautor i festivaleve tradicionale

 

"Akordet e Kosovës";"Kosovarja këndon";"Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen",e festivale tjera.....Veq festivaleve vendore ka marrur pjesë edhe në ato

 

kombëtare dhe ndërkombëtare.Rrespektues  me shumë merita i skenës dhe artdashësve,ka marrur pjesë nëpër mijëra koncerte publike,dasma e festa

 

anekënd trojeve shqiptare.Demir Krasniqi  është nderuar për punën e tij me shumë shpërblime,çmime,mirënjoheje e falemnderime.Nga viti 1999 ka punuar

 

si gazetar dhe redaktor i kulturës në Radio Victoria në Gjilan,në televizionin e pavarur"Vali" në Gjilan,i rregullt në gazeta javore dhe portale

 

si Rokusi,Rajonipress.com,Zemrashqiptare.net,Info Pasqyra,Presheva jonë,filolet.com,e shumë  të tjera.I moshuar afro 65 vjeçar,ai  rinohet me punë

 

ai nuk di për pushimin,ka punuar mësues në shkolla fillore e të mesme në shumë vende të Kosovës,si pedagog i kulturës  muzikore.Demiri  shkruan,

 

krijon,kompozon,ndihmon e afirmon talentet e ri të muzikës.Për ideologjinë e këngëve që ka krijuar dhe kënduar para masës,Demiri ka qenë i ndjekur

 

 

 

 

 

dhe dënuar nga regjimi sërb,madje shumë këngë ia kanë zhdukur nga radiot dhe televizionet.Demir Krasniqi ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra dhe po

 

aq i ka të pregaditura për botim,por gjendja materiale në të cilën tani ai ka rënë nuk ia mundëson më tepër të botoj,kurse Ministria e Kulturës

 

nuk qajnë kokën sot për vlera,kështu donatorë të kulturës kombëtare sot ose nuk ka fare,ose nëse ka të tillë,mund të i numërosh  në gishta.

 

Njerëz të mirëfilltë të  cilët njohin dhe duan të njohin  vlerat,te Demir  Krasniqi gjejnë një bagazh të begatshëm  krijimtarie,sepse ai me një

 

dashuri,talent,punë të pa rreshtur,ka krijuar vlera letrare,artistike e historike.Demir Krasniqi këndoi gjitha llojet e këngëve folklorike dhe

 

popullore,gjitha motivet,por krijimtaria më e dashur,më e fuqishme,më me shpirt,është ajo  e rrapsodive historiko-kombëtare,të cilat mjerisht

 

nuk i pati shkruar  historia,këtë histori të pashkruar ai e shkrou vet dhe e këndoj me shumë  dhimbje,por nga kjo dhimbje e madhe padyshim buronte

 

edhe  krenaria edhe tek njerëzit e rëndomtë,por liridashës e martir të cilët flijuan vetën për mbrojtëjen e kombit dhe pragjeve të shtëpisë,të

 

cilët  Demiri i ringjall me këngët e tij të dhimbshme të  cilave u jep shpirt.Demir Krasniqi shkrou historinë kombëtare  përmes këngës,poezisë dhe

 

publicistikës.Duke shfletuar me vemendje librat e tij,u ndalëm  ngapak në vlerësimin e disave prej tyre fillimisht  tek  libri"KUSHTRIM LIRIE"

 

 

 

 

 

                                KUSHTRIM   LIRIE

 

 

 

 

 

 

 

Pjesa dërmuese e shkrimeve të këtij libri bënë fjalë  për fshatrat e Gollakut të ish-Kamenicës,të cilës kohë më parë i dhanë toponimin"Dardanë"

 

Por quditërisht mbeti vetëm toponim,nga edhe sot po e quajnë Kamenicë.Ky libër sado pak,është libri i parë që u kushtohet këtyre  fshatrave,libër

 

i nevojshëm nga se  Gollaku kishte një  histori të lavdishme kombëtare,por lënë  nën pluhurin e harresës,nga se ato kohë Gollakut i mungonin pena

 

për të përshkruar këtë histori.Demir  Krasniqi  me mundi por me forcë e vullnet,i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut,duke i stolisur

 

me nota e figura qoftë në poezi,qoftë në këngë,ku i këndon me mjeshtri dhe stil,dhe si në poezi ashtu në këngë i bënë të ngulitura në zemrat

 

e popullit liridashës.Nëpër tufë këngësh Demir  Krasniqi përshkruan  historinë e lavdishme të banorëve të Gollakut,të cilët çdo kohë i bënë rezi-

 

stencë dhunës së pushtuesëve.Me këso fytyrash të ndritura heroike ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut

 

,bijë e bija të së cilës u flijuan për këtë malësi,të cilët me të bëmet e tyre stolisën historinë me trimëri dhe krenari,për më të shenjëten,lirinë,

 

Këto tufë  të pasura këngësh Demir  Krasniqi i furë me një besnikëri,dashuri dhe krenari,përmes figurës së  këtyre martirëve,të cilët vënë jetën

 

e tyre në peshojë e u flijuan nëpër shekuj,për të bërë  Kosovën e lirë.Figura të shumëta veprimtarësh,për të cilat liria ishte mbi të gjitha,gjejmë

 

shumë në librin"KUSHTRIM  LIRIE",prej të cilave po shpalos disa nga to,si:Rabë e Ajete Pishtari,Hanife Rushiti,Asllan  Shahin Dushica,Xheladin

 

Zhuja,Mulla Idriz Gjilani,Hasan Ali Remniku,Alush Hogoshti,Sylë Zarbinca,Muharrem Fejza,Lotë Vaku,Zijah Shemsiu,Rexhep Mala,Metush Krasniqi,

 

Shyt Mareci,Kadri Zeka,Rexhep Mala,Rafet Isufi,Zeqir Maroca,Halil Fejzullahu,Agim Ramadani,Muharrem Shahiqi,e shumë figura tjera të ndritura të

 

Malësisë  së Gollakut.....Të shkruash për dashurinë e tyre ndaj atdheut nuk do të mund të e pasqyrosh me shkrime gazetash,por të gjithë ata që

 

duan të njohin në tërësi këto figura të atyre strategëve,duhet lexuar në tërësi librin "KUSHTRIM  LIRIE".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

GJAKON  KOSOVA

 

 

 


 

 

 

 

 

Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk ishin kohë këngësh,

 

ishin vite sfidash e tmerresh,dhëmbjesh e ofshamash,të dalura nga zemrat e një

 

populli,i cili ishte nisur rrugës së qëndresës,kushtrimit,për të i thënë vdekjes:

 

Ja ku jam për lirinë”Këtu më ke,sot dhe kur të duhem”.Nuk është thën që moti rastësisht:”

 

Vaji i burrit është kënga”:Atë kohë autori i këtij libri”GJAKON KOSOVA”,Demir Krasniqi,ishte i ngarkuar

 

me këto dhëmbje kohe,kohë kur pushtuesi i egër barbar,para syve të botës së quajtur demokratike,po i rrëmbente

 

popullit liridashës shqiptar gjithçka nga liria,edhe pse në këto katrahura e sfidime,populli liridashës nuk po lëkundej

 

nga qëndresa,por secili prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet e kështjellës,qëndreses,

 

arsimit,duke hapur shtigje të reja nën breshëri plumbash,për të i dalur zot Kosovës martire,duke

 

mbrojtur me gjak të gjitha vlerat që e karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës.

 

Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me gjak,ku gjaku po rridhte rrëke,në njerën anë

 

nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e tyre duke luftuar pushtuesin barbar,

 

dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të armikut qyqar,i cili në pamundësi të matej në beteja me trimat,

 

masakronte njerëz të pambrojtur,fëmijë,gra dhe pleq,masakra këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

 

Pra ishte kohë kur Kosova lahej në gjak,andaj autori Krasniqi me të

 

drejtë e titulloi librin”GJAKON KOSOVA”.Përmbledhja me rrapsodi”GJAKON KOSOVA”e Demir Krasniqit

 

padyshim është një vulë e kohës,një kronikë dhëmbjesh,për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin

 

e popullit tonë,të cilin padrejtësisht pushtuesi e kishte nëpërkëmbur,

 

dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me gjak të mbroi pragun,shtëpinë,familjet dhe tokat shqiptare.

 

Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe krenarisë:Ja përse:

 

Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij ndjeu thell dhembjen mbi torturat,masakrimet,djegëjet dhe përndjekëjet

 

që po ua bënte armiku popullit të tij,dhe me dhembje proteston mes këngëve të shkruara,na jep

 

vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera artistike,e cila do të

 

mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin,e cila do të mbetet një histori

 

e kapshme që do u përcillet brezave,qoftë dëgjuesit si këngë,qoftë lexuesit si vepër e begatëshme.

 

Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin

 

e një populli,i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore të pushtuesit,nuk po lëkundej asnjë çast

 

nga mbrojtëja e pragut,por flijonin me vendosmëri për liri,dhe kjo vendosmëri tregonte se

 

fitorja bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota demokratike ende po

 

qëndronte e luhatur ndaj Kosovës,kohë kur para syve të kësaj bote,pushtuesi i egër serb

 

po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët,andaj Demiri po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve,duke i ftuar

 

botën demokratike për një vënje drejtësie,ku shprehet:

 

 

 

“Unë jam biri i Nënë Terezës

 

Bijë shqiptare,nënë e botës,

 

unë me motra e vëllezër

 

Jam familje e Evropës”

 

 

 

Rrapsoditë e përmbledhëjes “GJAKON KOSOVA”,e autorit Demir Krasniqi,

 

janë dhe do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,të mbështjella

 

me tmerret më tragjike në histori.

 

Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidhet kështu:

 

 

 

“Presin fëmijë,ata famëkeq

 

Pleq e plaka 90 vjeç

 

 

 

Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta

 

Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!

 

 

 

Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata,sepse vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në formë kronolo-

 

gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998.,të shkaktuara nga një ushtri armike,që të

 

vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull liridashës.

 

Përmbledhja”GJAKON KOSOVA” përbanë njëzet rrapsodi,mbi të cilat apostrofa është figurë

 

e pranishme,figurë e cila i bënë të fuqishme kushtrimin dhe ndjenjën e një populli,e cila e gërshetuar me gradacionin

 

rritë ndjesinë dhe e bënë vargun,strofën,poezinë të ndjeshme,të kapur,të dashur,dhe melodinë

 

që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit.

 

Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforen

 

ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrëje dhe krenari,e bënë këtë

 

përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar,por edhe për të e kompozuar

 

dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja”GJAKON KOSOVA”,merr vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë

 

e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj

 

muzike të traditës historike,do të kenë në dorë një libër të fuqishëm,si

 

dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë,që është përplot mbushur begati e ndjenja

 

krenarie dhe dhembshurie,por i përmbyllur me plot vlera.Përmbledhja me

 

rrapsodi”GJAKON KOSOVA” ishte dhe do te mbetet vulë e kohës,një kronikë

 

dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë,

 

por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të palëkundur që mbi

 

të gjitha synonte lirinë.

 

Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta vë në vendin e parë:

 

-Unë jam biri i nënë Terezës

 

-Masakra në Drenicë

 

-Ose vdekje,ose liri

 

-Gjaku tu bëftë dritë

 

-Rroftë Ushtria Çlirimtare…… nga se në të gjitha gjenë kronikë dhembjesh,por edhe krenarie.

 

 

 

Jehuan këngët shqipëtare

 

 

 

Rroftë Ushtria Çlirimtare

 

Na i zgjidhë prangat e robërisë

 

Na i sjell rrezet e lirisë.

 

 

 

Po,Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin

 

me pushtuesin.

 

 

 

O ky tradhëtari kudo qoftë

 

 

 

Shumë kollaj është për ta njoftë

 

Mendje prishur-ftyra t´mjera,

 

Pleh i kalbur-ju vjen era

 

 

 

O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!

 

 

 

Demir Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë,por kohën kur botoi”GJAKON

 

KOSOVA”,në Kosovë po lundronte gjak,atë botë ky ishte libri i tretë

 

i Demir Krasniqit,por lexuesi që e lexon në tërësi do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të historisë të vuajtur

 

kombëtare,plot vlera që do ju shërbejnë brezave./

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi-Gjilan 2008

 

 

 

  

 

 

 

Njëri ndër krijuesit tanë të shquar,poet,muzikolog,publicist është Demir Krasniqi,i cili me punën e tij të pa epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir  Krasniqi shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve,poezi dhe histori kombëtare,nëpër kohë të vështira që i takuan edhe gjeneratës së tij,kohë të cilat pushtuesi me forcën e armëve,ndjekëjeve,vrasjeve dhe burgosëjeve,po mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun shqiptar të Dardanisë  të dhuruar nga vet zoti,e të trashëguar  gjysh e stërgjyshër  nga iliria.Demir  Krasniqi  një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij,për atdheun dhe popullin,këndoi e shkrou,gëzime dhe dhimbje,përkundraj sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast,por hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë kombëtare.Demir Krasniqi,emër i njohur i penës dhe këngës deri më tani shkrou  gjashtëmbëdhjetë libra,por ne zgjodhëm të flasim për librin"KRENARIA E GOLLAKUT" libri i katrëmbëdhjetë i tij,i cili u botua me  rastin e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri,desha me pak fjalë të ju njoh me   jetën e autorit:

 

Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI

 

 

 

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.

 

Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:

 

-Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës.

 

-Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.

 

Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare.

 

Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.

 

Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.

 

-Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.

 

-Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.

 

-Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare.

 

-Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.

 

-Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi .

 

Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:

 

1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,

 

2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,

 

3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,

 

4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,

 

5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,

 

6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,

 

7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,

 

8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,

 

9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,

 

10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,

 

11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,

 

12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,

 

13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,

 

14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe

 

15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008.

 

Librin voluminoz me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216 këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të çmueshëm popullor?!

 

 Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.Si cekëm më lart Demiri ka edhe po aq libra të pregaditura për botim,por mundësia e tij  materiale që ai ka sot,nuk e  mundëson të botoj më tej.

 

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:

 

 “Për emrin e Zotit,

 

 Për nderin e kombit,

 

 Për gjakun e dëshmorëve,

 

 Për eshtrat e varreve”!

 

Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”...Tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT" këngët të cilat zënë vend në ciklin e parë të librit janë të atdhedashurisë.Përse?Kohët e  kohës kur u botuar libri nuk ishin edhe të këngës,ishin kohë plagësh,kohë kur   kapërdinte flaka,kur çdo gjë ishte pezull,kur  pushtuesi po përdorte  çdo mjet

 

për të gllabërua e zotuar tokat shqipe,duke u përpjekur  të humbiste qdo identitet shqiptar,kurse  trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i lënë uzurpuesit asgjë nga e jona,nga toka,drita dhe liria shqiptare.Demir  Krasniqi nuk u ndal asnjë çast,ai nuk donte të i linte asgjë harresës,ai mblodhi gjurmë që u  duhen gjeneratave të ardhshme,që ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e mund.Edhe pse kënga "KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT"i prinë këtij libri si personaliteti më eminent i kohës,Lidhja e  Prizrenit,Kur Shkova në Manastir,Dasmën e  Flamurit,RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE,janë këto këngë,që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua shënojnëpavdeksinë atyre  që dhanë jetën për çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe  dëshmorët e kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e  Gollakut si Fatmir Ibishi,Rafet  Isufi dhe  Naser Ibrahimi,nga se  Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.Një nga këngët e tij si këngë himn,shquajmë FLAKA E JANARIT       

 

            Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,

 

            Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!

 

            Flaka e  Janarit erdhi në Gjilan-e,

 

            Seç  i shporri mjegullat-diell mbi vatan-e,!

 

             Refreni:

 

Jusufi,Bardhoshi,edhe Kadri Zeka,

 

Nuk i trembi plumbi,nuk i trembi vdekja

 

Bashkë me ta  Zijahu,Rexhepi,Nuhiu,

 

Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu!

 

Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është i titulluar  Krenaria e  Gollakut,vendi i lindjes dhe rritjes së autorit,autori nuk  ka lënë vend pa shetitur në viset shqiptare,të cilat i deshi e u shkrou me zemër ,i këndoi Vlorë,Krujë e Manastir,Preshevëe Jabllanicë,Tivar e deri Triestë,ishte me popullin,me këngën,gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët,Tematika tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur me shokët prej të cilëve disa nuk janë më,e të cilët i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga thellësia e shpirtit,dhembjen të cilën e hasim në këngën"TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË"kushtuar bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e popullatës,si dhe plagën e shekullit të ri,plagën e kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë

 

kërkon shërim,por shkaqet mbeten tëpa evituara ende,dhe plaga dhemb,psh:

 

       ZEMRA KA FUQI

 

Zemra ka fuqi t´coptohet

 

Dhe përsëri të bashkohet!

 

Kur familja ikë nëpër botë,

 

kur e kaplon malli i kotë!

 

   Refreni:

 

Vaj,vaj,vaj aman,

 

Mu dogj shpirt e mu dogj xhan!

 

Vaj,vaj,vaj,vaj medet

 

Ç´më përvloi ky i ziu gurbet!

 

Dhe kot se kot këndon,

 

Dhe kot,së kot shpreson!

 

Si askush më mirë Demir  Krasniqi  këndon parodi të cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT"disa prej tyre dalin poezi edukative si psh"O DUHAN MORE DUSHMAN"

 

Kujtoj vitet kur u mahita

 

kujtoj ditët kur të ngjita

 

mu duk vetja se u rrita

 

me të ndezë ty,menzi prita.

 

 Refreni

 

o,duhan more dushman

 

a po e din se qka po m´banë?

 

Më shkatrrove më qite vrerin,

 

m´prishe shëndetin,m´prishe zërin.....

 

Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri,Jam këngëtar;Jam shkrimtar e jam poet,Liber Locja po vajton,parodi këto të ngjeshura mirë me vlera poetike,që edhe kur janë thumbuese janë të veshura  fund e krye me realitetin.

 

Libri"KRENARIA E GOLLAKUT" iDemir  Krasniqit është një libër i ngjeshur me vlera,i  përbërë me dyzet këngë,nisur me "Kushtrimin e Skënderbeut",e kënduar në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar,këngë me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet,pastaj përshkon  dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare ënd e kënd trojeve shqiptare,qëndresën heroike shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin,por kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit kombëtar  që ishte liria e trojeve të tyre nga pushtuesi,aty prek dhimbjet dhe krenarinë e qëndresës,shtresat e ulëta sociale,jetimët,kurbetin si plagë,rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë në këngën  FESTA E LULEVE

 

Festa e luleve-festa e shkronjave,

 

Hidhet vallja e shqiponjave

 

Që nga Korça e  Manastiri-

 

N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri.

 

Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë,e nxitë autorin të krijoj këngë,cilat veq dhimbjes i japin burim shpirtëror,krenari,drejt një perspektive të ndritur të atdheut,gjurmëve të pashlyara të krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo"MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUSI";KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË etj....Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat,ai thuri vargje për ta,i këndoi dhe i shpërndau në popull,vargje që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet që shkaktuan katrahurat serbe,por edhe priti fatin të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së Kosovës,tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për gjithë popullatën.Libri i  Demir Krasniqit"KRENARIA E GOLLAKUT",është një libër domethënës i cili nuk mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër,ne deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të krenarisë së Gollakut,por vetëm kur lexuesi të e lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të Demir Krasniqit  në këtë libër ku me mjeshtri artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe,sakrificat dhe qëndresat për të dalur prej saj,rrugën e mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,historinë e mundimshme kombëtare të veshur plot krenari e qëndresë,dhimbjen e përndjekjeve shqiptare,plagën e kurbetit,si dhe  horizontin e  ndritshëm të krenarisë kombëtare,pas daljes nga hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim të këndëshëm të kësaj krenarie,kurse autorit shëndet dhe suksese  në jetë botimin e shumë librave tjerë si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Libri "DIELL LIRIE " i Demir Krasniqit,ë

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7