Hyrje | Art Kulture | Muzike | Aferdita Dreshaj: Shpat Kasapi nuk eshte gay.

Aferdita Dreshaj: Shpat Kasapi nuk eshte gay.

Aferdita Dreshaj: Shpat Kasapi nuk eshte gay.
Para disa ditësh, në një të përditshme shqiptare u publikua një set fotosh skandaloze, ku këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi ishte kapur në shtrat me dy meshkuj. E gjithë kjo situatë bëri jo pak bujë në mediat tona, kur bëhet fjalë për një emër të

njohur të muzikës shqiptare, për të cilin çmenden qindra e qindra vajza. Natyrisht që përveç Shpatit, personi i dytë më tepër i prekur në gjithë këtë mesele është Afërdita Dreshaj. Vajza që po sundon pasarelat e botës dhe që së fundi është bërë imazhi i “Lamborghinit”, i njërës prej kazinove më të mëdha në Miçigan, u tmerrua kur mësoi për fotot që qarkullonin këtu në kryeqytet. “Nuk është hera e parë që lidhja jonë është bërë objekt thashethemesh për shumë media shqiptare. Ndërsa lidhur me këtë çështje që na ka mërzitur jo pak, unë mund t’ju siguroj që nuk ka asgjë të vërtetë. Dashuria jonë është si gjithnjë fantastike dhe jo më kot jam shprehur se me Shpatin e shoh veten deri në vdekje”, është shprehur ajo. Të qenit pjesë e thashethemeve nuk ka qenë kurrë diçka pozitive për vajzën nga Mali i Zi. Sidomos pas publikimit të lidhjes së saj me një këngëtar të suksesshëm, çdo lëvizje e tyre është komentuar jo pak herë. “Rasti më i fundit i thashethemeve ka qenë një lidhje e Shpatit me Rovena Stefën. Duke qenë se ata të dy rrinë shumë kohë bashkë, nëpër koncerte në Kosovë e jashtë saj, kjo i shtyu mediat të mendojnë se ai është ndarë nga unë, për t’u lidhur me Rovenën. Ata të dy jo vetëm që janë miq shumë të mirë, por unë e njoh atë vajzë dhe me bindje them që është person tejet i mirë. Tani ka dalë edhe ky thashethemi i fundit, që duket sikur u ka vënë vulën të gjithave”, vijon modelja.

Largësia nga njëri-tjetri nuk i ka krijuar kurrë probleme çiftit të ri, për të mos u lënë kësisoj shkas edhe gojëve të liga që të aludojnë për krisje të marrëdhënieve mes tyre. Por për sa kohë që Afërdita shprehet se dashuria ndaj Shpatit është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë, kjo lë shkas për komente të tjera, e jo më të mendosh që këngëtari ka kaluar një natë erotike me dy meshkuj (kjo sipas një të përditshmeje). “Unë e kam të vështirë ta perceptoj një ide të tillë, e jo më të mendoj që i dashuri im mund të ketë ndërmarrë një veprim të tillë. Asnjëherë nuk mund ta bëjë Shpati një diçka të tillë e për asnjë arsye në botë. Ne kemi njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha, ndjenjën që na lidh çdo ditë e më shumë bashkë”.

Afërdita shkon më tej, duke thënë se ata të dy janë besimtarë të devotshëm dhe një gjest të tillë Shpati nuk do ia kishte lejuar vetes për asnjë interes në botë, qoftë ai monetar apo edhe shpirtëror. Duke qenë se lidhja e tyre ka hyrë tek faza serioze, kjo nuk lë shkas për interpretime aspak serioze. “Shpesh më kanë pyetur nëse do të ketë fejesë mes meje dhe Shpatit, dhe unë kurrë nuk kam dhënë përgjigje negative. Një lidhje serioze nuk besoj se ka nevojë për situata të neveritshme, si ato që përshkruajnë mediat, sepse Shpati nuk është i tillë”, përfundon ajo.

Aferdita Dreshaj

Shpat Kasapi

  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull
Powered by www.merbraha.com v4.7