Hyrje | Art Kulture | Muzike | Aleksander Gjoka: Nuk jam ndare me gruan edhe pse jeton ne Itali

Aleksander Gjoka: Nuk jam ndare me gruan edhe pse jeton ne Itali

Aleksander Gjoka: Nuk jam ndare me gruan edhe pse jeton ne Itali
Nga Ilda Lumani

Një jetë mes muzikës, pse jo edhe mes filmave e librave. Ashtu siç kanë qenë dikur hobet e tij, të tilla janë edhe sot. Mes nostalgjisë për kohën e rinisë, kur me miqtë e tij me një kitarë të vetme në dorë këndonin për dashurinë nga Kodrat e Liqenit, ai si gjithmonë përpiqet që jo vetëm të këndojë, por të bëjë muzikën e vërtetë. Dhe këtë ta interpretoj live. Aleksandër Gjoka, këngëtari "rebel" i viteve të monizmit, gjithmonë është në kërkim të gjetjeve në muzikë. Pas suksesit të dikurshëm me "Tre muskutierët", tashmë ka marrë përsipër një iniciativë të re. Ka mbledhur edhe njëherë miqtë e tij rreth vetes dhe ka krijuar një grup rock, që i ka vënë qëllimin vetes të interpretojnë vetëm live. Ndërkohë që Gjoka gjithmonë servir diçka të re me muzikën e tij, në këtë intervistë kemi depërtuar edhe tek familja e tij; bashkëshortja Merita, Rei, djali që studion për informatikë dhe Xhoel, vajza 12-vjeçare, të cilët jetojnë në Itali.

Si e kujton rininë Aleksandër Gjoka?

Unë kam jetuar në një kohë që ka pasur shumë kufizime, por ka edhe ajo bukuritë e veta. Përpiqeshim të ndiqnim modën në mënyrën tonë. Pasi dikush që duhet të kishte xhinse, duhet të kishte prindin në Komunitetin Qendror. Por ishim njerëz të sinqertë me njëri-tjetrin dhe lexonim shumë. Unë isha i regjistruar në bibliotekën e lagjes nr 5 dhe më pëlqente shumë letërsia, lexonim letërsi franceze, ruse dhe më pak amerikane, ku mua më pëlqente shumë Xhek London.

Ju keni qenë në grupin e të rinjve që këndonit nga Liqeni...

Auditori ynë ka qenë gjithmonë atje. Ka qenë shumë bukur dhe atëherë Liqeni nuk ishte shumë i populluar. Gjithë brezi im e shoqëria shkonim atje, pasi aty e gjenim kënaqësinë, sidomos të dielave ku shkonim me kitara.

Si kanë qenë dashuritë atëherë?

Pak këngë ishin për dashurinë, pasi nuk mund të plotësoheshin vetëm me një kitarë. Kanë qenë këngë të thjeshta dhe të ndjera. Sigurisht, ka pasur edhe banalitete, por tek-tuk. Gjithsesi, shumica ishin të mira dhe tekstet, sidomos. Këngët i realizonim me një kitarë që e kishte një shoku im indonezian, i cili jetonte me prindërit në Shqipëri dhe përdorja kitarën e tij që e kishte dhe shumë të mirë për të punuar. Shkonim shpesh tek shtëpia e tij, pasi ai kishte magnetofon dhe dëgjonim "Rolling Stone", "Beatles", "Led Zeplin", "Deep Purple". Po kemi qenë një grup i mirë që këndonim me Dashnor Dikon, Arben Duro, Ludovik Gjoka, Ilir Ibrahimi.

Po kur e krahason rininë e sotme me tënden, çfarë u ke zili të rinjve sot?

Sot për fat të mirë nuk u mungon asnjë gjë. Është e kompjuterizuar gjithçka. Ajo që më vjen keq për ta, është se i kanë të gjitha, por nuk i kushtojnë aspak vëmendje leximit.

Si është një ditë e Sandrit?

Po kur kam koncerte, dita ka një variacion ndryshe. Kur jam i lirë, shoh filma. Më pëlqen të shoh filma. Pastaj dal takoj miqtë e mi, Redonin, etj.

Ju keni dy fëmijë, si janë marrëdhëniet tuaja me ta?

Po, kam djalin, Rei 20 vjeç dhe vajzën, Xhoel 12 vjeç. Madje, emri Rei i çunit mund të them se është i pari emër i tillë në Shqipëri. Kur ka lindur ishte viti 1988 dhe kam shkuar me frikë për ta regjistruar, duke pasur parasysh se ishte një emër që nuk ishte i lejuar në atë kohë. Por për fatin tonë të mirë, punonjëses së gjendjes civile iu duk emër i shkurtër dhe e regjistroi pa asnjë problem. Shumë mirë i kam marrëdhëniet me ta.

Po në rolin e bashkëshortit? Me se merret bashkëshortja juaj?

Lart e poshtë dëgjoj llafe nga njerëzit se jam ndarë me bashkëshorten, por nuk është aspak e vërtetë. Madje unë nuk kam krizë në familje. Jemi shumë mirë, flasim në telefon më shumë, unë shkoj në Itali i takoj, pasi ata jetojnë atje. Merita, bashkëshortja ime ka një fat të mirë, që ka gjithë familjen e saj atje dhe kanë njëri-tjetrin. Në Itali ne u nisëm në vitin 1998 për pushime, por pastaj për të ardhmen e fëmijëve, bashkëshortja me fëmijët qëndruan atje.

aleksanderA e ndjek ndonjëri prej tyre muzikën?

Rei ka vesh muzike, por atje studion për Informatikë. Ka të dhëna, po nuk është i interesuar, është pak dembel në këtë drejtim.

Ndërkohë, ju keni një nip që ka trashëguar talentin tuaj. Sa e ndihmoni atë?

Renisi ka qenë tifoz i imi, pastaj zërin ja ka dhënë Zoti. Kemi marrëdhënie shumë të mira, është fans i imi. Më merr në telefon, është i dëgjueshëm dhe merr këshilla në çdo rast.

Aleksandër Gjoka është zhdukur nga festivalet. Pse?
 
Nuk është aspak protestë. Unë kam marrë katër çmime dhe nga ai festival kam dalë, por nuk është e thënë që duhet të marrësh gjithmonë pjesë në festivale. Unë atë që ëndërroja e arrita. Tani merrem me koncerte, me krijime. Unë dua të jem i lirë në muzikën që bëj, më pëlqen blues, rock, që janë muzikë që nuk shkojnë shumë për festivalet. Unë dua të jem i lirë në atë që krijoj dhe kështu ndihem më komod. Megjithatë, organizatorët e festivaleve më kanë respektuar gjithmonë, më kanë pasur të ftuar ose në juri. Por nuk i dihet, ndonjëherë edhe mund të marr pjesë. Megjithatë, festivalet tona ende kanë probleme me dëgjimin. Ne ende nuk kemi teknikën e duhur. Nëse do të realizohet një festival i denjë, ku do të merret një staf me teknikë profesionale, atëherë do ta këndoja një këngë.

Po "Tre muskutierët", si i kujtoni dhe a do të kemi një ribashkim të tyre?

Padyshim që i kujtojmë me nostalgji. Kemi kaluar mirë dhe ishte një eksperiencë vërtetë e këndshme. Vazhdojmë të takohemi, por largësia me Eltonin bën të vetën. Për rikthimin, gjithmonë varet nga djaloshi që është përtej oqeanit.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Tashmë kemi plot koncerte. Me Redonin po bëjmë prova, kemi organizuar një grup, ku krahas këngëve me playback, kemi formuar një grup rock ku këndojmë live. Jemi me Redon Makashin, Gent Myftarai, kitarë, Hektor Duri në bass, Lul Xhangolli në bateri dhe Miron Kotani në tastierë. Qysh tani kanë filluar ofertat e para. Si fillim kemi menduar që të lançohemi në lokale të mëdha, që do të shërbejnë si trampolinë për një koncert të madh live. Nuk e diskutoj që brenda një kohe të shkurtër do të kemi sukses.

G. Shqiptare

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

5.00
Powered by www.merbraha.com v4.7