Hyrje | Art Kulture | Muzike | Elvana Gjata, ben promovimin e klipit te ri ne Prishtine

Elvana Gjata, ben promovimin e klipit te ri ne Prishtine

Elvana Gjata, ben promovimin e klipit te ri ne Prishtine

Kengetarja Elvana Gjata eshte ndjere si nje princeshe e vertete gjate promovimit te video-spotit te saj “Vetesa ne Prishtine.Pjesa me e bukur normalisht ka qene ajo me fishekzjarre, te cilat gjate nates se hene ndriçuan qiellin e Veternikut vetem per kengetaren Gjata, e cila karrieren e saj e zhvilloi ne Kosove, ku kendoi ne vitin 2004. Nje atmosfere interesante e krijuar ne oret e vona te nates, kishte bere qe kengetarja nga Shqiperia Elvana Gjata te ndihet si nje yll i vertete, ashtu si ndihet nje ylli i muzikes ne Hollywood. E njohur per zerin e saj karakteristik, sidomos te zhanri i muzikes R&B, Elvana ne nje interviste per “Express” thote se ky eshte video - klipi i trete qe e punon ne bashkepunim me produksionin kosovar “Pixels”, me te cilet thote se ka nje bashkepunim shume te mire. “Me “Pixels kemi pasur edhe bashkepunime te tjera dhe ky eshte bashkepunimi i trete qe kemi. Jam shume e kenaqur me bashkepunimin. Si rezultat i videos se pare dhe te dyte filluam edhe me te tretin. Video eshte bere ne Vlore dhe kemi kaluar shume mire, pasi qe kishim xhiruar ne vendet me te bukura te bregdetit shqiptar”, thote Elvana per Express. Gjata thote se promovimin e video-klipit e ka bere ketu, pasi qe ashtu edhe e ka menduar me pare. Ajo tregon se edhe hapat e saj ne karrieren muzikore i ka bere pikerisht ne Prishtine. “Mund te kujtoj, madje me nostalgji, kur kam kenduar ketu ne Prishtine ne ‘Kengen magjike’, me kengen ‘Vetem Zoti e di’. Ishin momente shume te mira, apo jo?”. Ajo thote se ka vendosur qe te koncentrohet me shume si soliste ne karrieren e saj muzikore dhe se nuk planifikon te bashkepunoje me ndonje kengetar tjeter kosovar. “Jo, jo absolutisht nuk do te bashkepunoj njehere per njehere. Sapo kam dale nga bashkepunimet keshtu qe kam nevoje te merrem me Elvanen si person”, thote Elvana. Beson se do te vazhdoje perseri me zhanri e muzikes R&B, pasi qe ne kete zhaner e sheh veten me shume si kengetare, perderisa thote se kete zhaner e kishte menduar qysh prej fillimit. “Patjeter do te vazhdoj me R&B, pasi ky zhaner me ka pelqyer edhe me perpara, por qe kam vendosur ta praktikoj tash me vone. Do te thote se eshte nga zhanret e mia me te preferuarat”. Kurse per kengen “Vetes”, thote se e ka titulluar keshtu ne menyre qe çdo degjues dhe adhurues i saj kur e degjon kengen, ta ndjeje ate si nje ndjenje te veten. “Kurse teksti, orkestrimi dhe muzika eshte bere nga kantautori Flori”, shpjegon kengetarja, e cila beson se kenga e saj e re do te pelqehet shume nga adhuruesit e saj dhe se ajo nuk do t’i zhgenjeje. Elvana thote se nuk ka planifikuar qe te merr pjese ne ndonje festival, pra as ne edicionin e ardhshem te “Top Fest 6”, qe do te mbahet vitin qe vjen. “Tani nuk kam asnje plan per asnje festival, pasi qe jam duke u marre me shume me albumin”, thote ajo. Nderkohe, Elvana nuk harron te falenderoje edhe Erolld Belegun per organizimin e promovimit te video-klipit te saj. “Ishte shume i mire. Po ashtu, kisha edhe mbeshtetjen e gjithe artisteve ketu, pra artisteve kosovare. Nderkaq, po ashtu ka pasur edhe artiste nga Shqiperia, mirepo ata nuk kane qene kengetare”, thote Elvana ne fund te intervistes se saj.

 

TIP I THJESHTE

Gjata e pershkruan veten si nje tip te thjeshte. Ajo thote se nuk i kushton shume rendesi grimit. “Nuk jam edhe aq e fiksuar pas grimit. Grimohem vetem ne momentin e duhur”, thote ajo. Kurse sa i perket veshjes, thote se eshte shume e thjeshte dhe preferon veshjen praktike. “Pra, varet se per çfare aspekti e perdori ate”. Kurse per dieten, thote se e ka nje te tille e ajo eshte: “Ha çfare te dua”.

NUK KAM QENE BASHKE ME GETIN

Kengetarja shqiptare, Elvana Gjata e ka kategorizuar lidhjen e saj me Getin vetem si nje bashkepunim dhe jo si nje lidhje dashurie ne mes tyre. Ajo ka thene se te gjitha ato qe jane folur per te neper media kane qene thashetheme. “Para se te kalojme ne pyetjen pse u ndate, duhet te flasim ne pyetjen se a kam qene apo nuk kam qene une me Getin se bashku. Prandaj te gjitha keto jane thashetheme qe kane folur per kete si lidhje dhe konsideroj se kjo eshte nje teme e konsumuar. Kam thene shume se nuk kam asgje me te, edhe tash them jo”, ka thene Gjata ne lidhje me lidhjen e saj te dashurise me rap-kengetarin kosovar Getaor Selimi.

(Gazeta Express)

Komente (1 publikuar)

avatar
elda cani 2011-05-09 14:20 +0100
elvana bere mire qe e le ate idiotin sepse edhe mua me ka ndodhur kjo gje dhe jam shum e lumtur qe e ke bere kete qje. je kengetarja ime e preferuar fitofsh ne top fest 8 1love you. elda sarande
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7