Hyrje | Art Kulture | Muzike | Eli Fara, jam 41 vjeçe dhe pa të dashur, meshkujt janë xhelozë e posesivë

Eli Fara, jam 41 vjeçe dhe pa të dashur, meshkujt janë xhelozë e posesivë

Eli Fara, jam 41 vjeçe dhe pa të dashur, meshkujt janë xhelozë e posesivë

Këngëtarja e mirënjohur tregon gjithçka: marrëdhënia me meshkujt, operacionet plastike dhe dietat

 

Model flokësh tërësisht i viteve ‘60-të, kur femra ishte me të vërtetë femër, kur stili ishte stil dhe eleganca të këpuste në mes. Eshtë Eli Fara, që sapo ka ardhur nga Nju Jorku, me flokët e prera shumë rreth fytyrës. Ishte 32 vjeç, kur u vendos në Amerikë dhe tani kupton se jeta i ka ikur furtunë. Atje orët ikin shpejt, dhe Eli, sa ka mbërritur nga Amerika për përgatitjen e një albumi të ri. Me imazh krejtësisht të ndryshuar në sajë të Fadil Berishës, ka bërë dhe një set fotografish, që e tregojnë vetëm 20 vjeç. Por ajo vendos ta thotë me të madhe, që sapo ka mbushur 41. E kemi i intervistuar në një mënyrë ndryshe, si një zbërthim karakteri,ku ajo vendos të tregojë sekretet e një fytyre të re, dhe tendencën e të tjerëve për t’i shtuar vitet.41 VJEÇ? “Po, sapo jam bërë 41 vjeç, ditëlindja ime është 21.05.1967. Kam filluar ta them me zë të lartë, pasi lexoj në forume në internet, që shumë njerëz nuk e kanë idenë sa vjeç jam. 50, 60 madje dhe 70 vjeç komentohet nëpër këto forume. Mërzitem pak kur i lexoj, por në sekondë arrij t’i shpërfill”.

JETA PRIVATE
E lirë për momentin!!! Por nuk mohon që gjithë këto vite kanë qenë vite delikate në jetën e saj. “Të them të drejtën, nuk jam marrë shumë me jetën private. Ndoshta jeta në lëvizje nuk ta jep këtë mundësi. Tani jam e lirë, por nëse do vijë momenti për të njohur një njeri, do e bëj”.

MESHKUJT
“Nuk e di, them se janë xhelozë, posesivë, dhe në atë pikë sa të
ndërhyjnë në jetën tënde, në punët e tua. Kjo nuk më duket normale, është e tepërt”.

FLOKËT
Deri në vitin 1999, flokët e saj ishin kaçurrela, të zeza.Një portret atëherë i patjetërsueshëm.Në vitin 2000 ajo bëri një ndryshim drastik, me shtrirjen e flokëve dhe zgjatjen e tyre. “E dua flokun dhe me flokët e gjata të shtrira ndihesha mirë”, thotë Eli.E ruajti si karakteristikë të saj, në të gjitha albumet, dhe klipet, që kryesisht i ka pasur baladë.Tani? Ideja për t’i prerë? “I mora mendim Fadil Berishës, dhe ai më sugjeroi këtë prerje, që të jep freski”. Një prerje tipike, siç është moda në Hollivood, dhe me një set fotografish të Fadil Berisha, vjen në Tiranë, për përgatitjen e një album të ri dhe koncerteve.

ALBUMI “VJESHTË”
Pak romantike, me një album që do ta promovojë tani në verë, sepse ajo nuk i ka këngët sezonale. “Kjo më ka hapur paksa problem më shtëpitë diskografike këtu, të cilat kanë prioritet albumet e nxehta verore”. Por këngët e saj zgjasin më shumë. “Jam duke përgatitur albumin me 10 këngë, me kompozitorët Shpëtim Saraçi dhe Edi Balili.Këngët janë të reja me tekst dhe muzikë, 2 balada, 5 këngë popullore, 1 shkodrane, mes të cilave nuk mungojnë, 25 gërsheta dhe “Qeraxhiu i Grabenesë”. Ndërkohë që ka planifikuar koncerte në Kosovë dhe Maqedoni, po merret dhe me përgatitjen e albumit do të risjellë në klip këngën “Qeraxhiu i Grabenesë”, një ndërtrhurje të imazheve të klipit të vjetër, ku vite më parë paraqitej me një veshje të zezë.

MES TIRANËS DHE NJU JORKUT
I ka afruar shumë këto dy skaje, për ta bërë jetën ashtu siç duhet. Janë dy botë krejt të ndryshme, me 6 orë distancë, por jo vetëm kaq ndryshon mënyra e punës dhe stili i jetës. Dhe atje padyshim që shijohet më shumë jeta, por Tirana të jep mundësi të kesh më shumë sukses në skenë. “Atje jam lidhur shumë me Aurela Gaçen dhe Xhanin, por në SHBA janë bërë shumë shqiptarë, sa më duket se nganjëherë janë më shumë se në Tiranë. Por po ashtu kam dy miq shumë të mirë, Mimoza Shakollin dhe dirigjentin Raimond
Gusho, një treshe prej pesë vitesh me të cilët japim koncerte në Maqedoni e Prishtinë.Por në gjithë këtë maratonë koncertesh në SHBA, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, etj publiku i Greqisë më është dukur ai më i sinqerti”.

VAJZA 22 VJEÇ
Marina është 22 vjeç dhevazhdon studimet për Shkenca Juridike, në vitin e tretë në një nga universitetet private në Tiranë. Dhe ajo ështëkthyer. “I pëlqen, por edhe ka dëshirë të jetë pranë meje”.Po si i kanë marrëdhëniet mes tyre, tani që duken si moshatare? “Ka një veçanti që më përkëdhel shumë. Unë them se i kam bërë të gjitha për të. Por padyshim kemi pasur zënka dhe jemi grindur, për mënyrën e të menduarit, të veshurit, apo personat që duhet të shoqërohet”.Po ajo e ka gjykuar? “Jonuk e bën. S’besoj se i kam
dhënë shkas. Nuk jam natyrë që rri natën në pub-e, përveç koncerteve në fundjavë. E kam dashur familjen, dhe kam qenë për një jetë të qetë.Gjithësesi tani ndihem më mirë, që ajo është rritur dhe ka kaluar adoleshencën”.

PASURIA
Ka blerë një shtëpi në Tiranë, ndërsa kur shkon në Nju Jork jeton në apartament me qera. “Por nuk mendoj se ky profesion na bën të pasur, thotë ajo. Artistë e mëdhenj në Amerikë, punojnë vetëm një vit për të siguruar paratë e tyre, dhe pastaj japin koncerte për pasion. Me ne ndodh ndryshe, ne këndojmë nga katër orë live, në koncerte e kudo, dhe ky është një strapacim. Kur mendon se pasuri është vetëm një shtëpi, besoj nuk është normale, diçka nuk funksionon”.

VESHJET
“Jam e çmendur pas veshjeve. Pëlqej stilin elegant, por edhe stilin sportiv, dhe së fundit shumë më pëlqejnë streçet me fustan sportiv.”

OPERACIONET PLASTIKE
“Nuk jam kundër, por nëse një ditë do të më duhet ta bëj, patjetër do e bëj”.

CIGARJA
“E kam pirë prej 15 vitesh, dhe ka në vit që e kam lënë.Kjo është një arritje për mua.Një ditë u zgjova me synimin për të mos e pirë më dhe e bëra”.

Dieta
“Më pëlqen të jem e dobët, madje ndonjëherë kur shtoj 2-3 kg alarmohem. Por dietë s‘mbaj dot, e kam provuar dhe s’kam mundur, madje edhe fitnesin e provova dhe e lashë. Ja kam lënë gjithçka natyrshmërisë.Por më duhet ta ruaj këtë formë pasi lodhja është e madhe. Më pëlqen mëngjezi të zgjohem herët, dhe ta pi kafen në shtëpi. Më mirë kështu sesa të dal të takoj njerëz. Megjithatë nuk i lë pa takuar kur vij miqtë e mi, që janë Jorgo Papingji, Timo Flloko, Edi Balili, Endri e Stefi, etj”.

Marre nga PanoramaPlus

Fotografi nga Eli Fara  http://merbraha.com/galeria/displayimage.php?album=48&pos=0

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7