Hyrje | Lajmet e dites | Vrasja e vëlla e motër në Krujë, 10 mijë euro për kapjen e autorit

Vrasja e vëlla e motër në Krujë, 10 mijë euro për kapjen e autorit

 Vrasja e vëlla e motër në Krujë, 10 mijë euro për kapjen e autorit

KRUJE – Lajmifundit- 12 maj 2010 – Policia e shtetit vendosi 10 mijë euro shpërblim për personat që japin informacione në ndihmë të arrestimit të shtetasit Gëzim Zeneli, 30 vjeç, i akuzuar për vrasjen e dy personave ditën e sotme, morët e vëlla mes tyre.
Autori i vrasjes së shtetasve Xhevrie Stafa, 50 vjeçe dhe Qemal Cepani, 41 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi qëlloi me armë dy viktimat.
Policia është vënë në ndjekje të Gëzim Zenelit, banues në Vinjol të Laçit por kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.
Sipas burimeve të policisë, vrasësi është komshi me dy viktimat, Xhevrie Stafa dhe Qemal Cepani.
Policia ka thënë se jep 10 mijë euro shpërblim për personat që japin informata në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Gëzim Zeneli.
Sipas një deklarate të policisë, personat që kanë informacion mbi vendndodhjen e vrasësit duhet të kontaktojnë në numrat e telefonave 126, 129 dhe 069 41 02 733/ 052 2222 66 për dhënien e informacionit kundrejt anonimatit.
Vrasja e sotme, sipas hetimeve të deritanishme ka pasur si shkak një konflikt pronësie që vëlla e morët kishin me ekzekutorin.

Konflikt pronësie, vriten në Krujë motër dhe vëlla

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Krujë. Shkak i krimit te dyfishte dyshohet se ka qene nje

mosmarreveshje pronesie mes viktimave dhe autorit te vrasjes i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat papraprake mësohet se dy persona kanë humbur jetën pasi janë qëlluar nga një person i tretë.

Qemal Çepani dhe Xhevahire Stafa, 41 vjece, mësohet se eshte identiteti i dy personave të vrarë ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka shpallur në kërkim Gëzim Zenelin.

Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie por ende nuk ka një pistë zyrtare të deklaruar nga uniformat blu të zonës. (Lajmifundit)

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7