Hyrje | Lajmet e dites | Sannino:Vizat, arritje e madhe për shqiptarët

Sannino:Vizat, arritje e madhe për shqiptarët

Sannino:Vizat, arritje e madhe për shqiptarët

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i zgjerimit të BE-së Stefano Sannino ka rikonfirmuar mbështetjen e BE ndaj të gjitha reformave dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.
 

Në një takim me kryeministri Berisha, Sanino vlerësoi hapat dhe arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, gjatë viteve të fundit, në të gjitha fushat e reformave prioritare, në veçanti, liberalizimin e vizave, te cilën e cilësoi si një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në takim u theksua se realizimi i zgjedhjeve vendore të 8 majit, konform standardeve ndërkombëtare do të shënojë një hap te rëndësishëm përpara, ndaj thirrja e tryezës së partive politike në parlamentin shqiptar nga mazhoranca u vlerësua si një ngjarje shumë pozitive, e cila është në funksion të dialogut politik parlamentar për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i drejtohen partive politike.

Kryeministri Berisha e risiguroi zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të zgjerimit të BE-së Stefano Sannino se qeveria shqiptare dhe mazhoranca ka si përparësi për këto zgjedhje vendore, arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare, për zgjedhje të lira dhe të ndershme,si dhe ka vënë në fokus interesin më të mirë të qytetarit ndaj dhe është plotësisht e angazhuar dhe po punon për arritjen e standardeve, duke plotësuar çdo detyrim ligjor dhe politik të shtruar para saj. Në këtë kontekst, kryeministri shtoi se përmbushja e detyrimeve ligjore, në kohë dhe me seriozitet edhe nga ana e opozitës ka rendësi themelore në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në takim u theksua se shprehja e vullnetit pozitiv politik, jo vetëm nga maxhoranca, por edhe nga opozita është garanci shtesë, përkrah ligjit, për përmbushjen e të gjitha standardeve ndërkombëtare.


Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7