Hyrje | Lajmet e dites | Gara per bashki, rezultatet zyrtare pas mesnate

Gara per bashki, rezultatet zyrtare pas mesnate

Vulosen rezultatet e zgjedhjeve per gati gjysmen e bashkive ne rang vendi. Deri ne oret e para te mengjesit, Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, kryesisht ne bashki te vogla perfunduan procesin e numerimit te votave, duke nxjerre edhe fituesit perkates. Gazeta "Koha Jone", boton listen e plote te fituesve ne bashkite ku ka perfunduar numerimi, numrin e votave te marra, duke nxjerre keshtu edhe fituesit, te cilet perfundimisht marrin vulen edhe nga Komisioni Qendror te Zgjedhjeve. Sipas ketyre rezultateve, Partia Demokratike, koalicioni "Aleanca per Qytetarin", ne ato bashki ku ka perfunduar numerimi i votave plotesisht, ka fituar, Bashkine e Peqinit, Delvines, Peshkopise, Kukesit, Bilishtit, Pukes, Lezhes apo Bulqizes. Nderkohe qe Partia Socialiste, si koalicion "Aleanca per te Ardhmen", rezulton fituese ne Bashkine e Ballshit, Tepelenes, Gjirokastres, Ersekes, Sarandes, Rreshenit apo Burrelit. Ne menyre te detajuar, jepet edhe diferenca ne vota mes kandidateve, ku ne disa zona, luhat nga 50-200 vota diference qe ka percaktuar edhe fituesin. Rezultate keto teper te ngushta. 'Surpriza' e ketyre zgjedhjeve, ishte pikerisht Bashkia e Himares. Kandidati i Partise Socialiste per kete zone, Gjergji Goro, arriti te fitoje kundrejt Vasil Bollanos, te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, i cili prej vitesh mbante mandatin e kreut te kesaj bashkie. Nderkohe qe kandidati i PD-se ne kete bashki, mori nje perqindje me te vogel. Ishte pikerisht Bollano, ai qe ne fakt 'percau' koalicionin PS-PBDNJ per kete bashki, dhe qe rezultoi humbes ne mbyllje te procesit te numerimit te votave. Numerimi do te vijoje edhe ne diten e sotme, ku ne baze te ecurise te tij, nuk pritet qe ky proces te mund te perfundoje diten e sotme, por ndoshta ne fundjave. Kjo per shkak te vonesave ne numerim, lodhjes se anetareve dhe problemeve te ndryshme. R.R



Rifitimi i bashkive nga zgjedhjet 2007


Nga rezultatet e bera publike, per bashkite ku eshte mbyllur procesi i numerimit te votave, rezulton se forcat politike, i kane rifituar zonat e konsideruara si bastione te tyre, si ne zgjedhjet e fundit lokale te vitit 2007. Keshtu, koalicioni "Aleanca per Qytetarin", ka rifituar bashkite e Peqinit, Leskovikut, Pukes, Delvines, Peshkopi apo Kukesit. Nderkohe qe e majta, koalicioni "Aleanca per te Ardhmen", rezultoi fitues serish ne Tepelene, Gjirokaster apo Erseke. Behet fjale per disa bashki te vogla, procesi i te cilave perfundoi me heret se ne bashkite e medha ne te gjithe vendin.





Tabele


Rezultate perfundimtare Bashki



Bashkia Ballsh


Ilir Cela PS, 2317 vota

Dallendyshe Allkaj PD, 2136 vota

Bashkia Delvine

Dhurim Alinani PD, 2114 vota

Dashamir Hado PS, 1114 vota

Bashkia Peqin

Ilir Rrushi PD, 2670 vota

Neim Teqja PS, 905 vota

Bashkia Tepelene

Termet Peci PS, 1736 vota

Sevo Mici PD, 750 vota

Bashkia Himare

Gjergji Goro PS, 1574 vota

Vasil Bollano PBDNJ, 1472 vota

Bashkia Permet

Gilberto Jace PS, 2158 vota

Kujtim Hoxha PD-LSI, 1811 vota

Bashkia Rubik

Gjok Vuka PS, 1643 vota

Mark Ruci PD, 1286 vota

Bashkia Gjirokaster

Flamur Bime PS, 6646 vota

Genci Sinoimeri PD, 5177 vota

Bashkia Peshkopi

Ilir Krosi PD, 4422 vota

Ilir Vranici PS, 3013 vota

Bashkia Erseke

Ali Laho PS, 1548 vota

Zhaneta Prifti LSI, 1232 vota

Bashkia Rreshen

Ndue Kola PS, 3214 vota

Gjon Deda PD, 2416 vota

Bashkia Kukes

Hasan Halili PD, 6144 vota

Alfred Cengu PS, 3441 vota

Bashkia Bulqize

Roland Keta PD, 2324 vota

Mufit Durici PS, 2183 vota

Bashkia Gramsh

Dritan Bici PS, 3274 vota

Kastriot Zera PD, 1924 vota

Bashkia Sarande

Stefan Cipa PS, 7236 vota

Edmond Gjoka PD, 4981 vota

Bashkia Burrel

Adelina Farrici PS, 3658 vota

Skender Lleshi PD, 3119 vota

Bashkia Bilisht

Valter Miza PD, 2638 vota

Haki Ajce PS, 1971 vota

Bashkia Puke

Beqir Arifi PD, 952 vota

Enver Sulejmani PS, 903 vota

Bashkia Lezhe

Viktor Tushaj PD-LSI, 4933 vota

Gjok Jaku PS, 4631 vota

Bashkia Ura Vajgurore

Syrja Ormenaj PS, 2369 vota

Thoma Rumnici PD-LSI, 2099 vota

Bashkia Krume

Liman Morina PS, 1992 vota

Bardhyl Peka PD, 1484 vota

Bashkia Bajram Curri

Agron Demushi PD, 2110 vota

Avni Dega PS, 1222 vota

Bashkia Fushe Arrez

Alfred Qafa PD, 1183 vota

Nikolin Bardhoku PS, 854 vota

Bashkia Memaliaj

Lulezim Meci PS, 1199 vota

Hatixhe Qendro PD, 974 vota

Bashkia Leskovik

Fatmir Guda PD, 838 vota

Sergei Peshtani PS, 503 vota

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7