Hyrje | Lajmet e dites | Lutfi Alia: Partizania Zenepe Koxherri

Lutfi Alia: Partizania Zenepe Koxherri

Lutfi Alia: Partizania Zenepe Koxherri

PARTIZANIA ZENEPE KOXHERRI

 

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

 

Mё 9 maj, mbarё bota do tё festoi 70 vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin.

Kanё kaluar shtatë dekada, por impresionet e viteve tё luftёs II botёrore janё aktuale dhe sot mё shumё se kurrё dhe e nxisin memorien historike tё popujve, tё kujtojne ato vite tё vёshtira, kur u perballёn me forcё shtypja me lirinё, gjenocidi me humanizmin, dhimbja me gёzimin, diskriminimi me nderimin, arroganca me tolerancёn, perçmimi me barazinё shoqёrore, tradhёtia me heroizmin, lufta me paqen. Gjatё luftёs II botёrore, popujt vuajtёn dhe u tronditёn nga kjo tragjedi, por gjetёn forca dhe me guxim luftuan kundёr nazizmit dhe fashizmit dhe pas shumё sakrificash triumfuan mbi forcat e errёta, mbi autorёt e krimeve barbare, mbi vrasёsit mizorё tё dhjetra miliona njerёzve tё pafajshёm.

Nё kёtё pёrvjetor, Shqipёria vjen krenare dhe me kontribut tё veçantё, si vendi i vetёm Europian, qё u çlirua me forcat e veta, pa ndёrhyrjen e forcave aleate amerikano-angleze dhe as tё armatёs sovjetike. Forcat partizane shqiptare, pasi çliruan atdheun tonё, luftuan kundёr pushtuesve nazi-fashista dhe pёr çlirimin e Dibrёs sё Madhe, tё Kosovёs, tё Malit tё Zi dhe tё Bosnjёs Jugore.

Patriotёt shqiptar e kundёrshtuan pushtimin nga fashistёt italianё, qё ditёn e parё, më 7 prill 1939 dhe nё vazhdim, morёn armёt dhe u organizuan nё njesitё partizane, duke luftuar pushtuesit dhe bashkpuntorёt e tyre, deri nё çlirimin e plotё tё vendit me 29 nёntor 1944.

Lufta çlirimtare filloi nga patriotёt shqiptarё, para formimit tё Partisё Komuniste dhe gradualisht pёrfshiu mbarё popullin, qё luftoi i udhёhequr nga idealet kombёtare pёr liri dhe pavarёsi. Ne vitet e lavdishme tё luftёs Nacional - Çlirimtare, shumё burra e gra, djem e vajza tё reja, u radhitёn ne formacionet partizane dhe gjatё luftimeve kundёr pushtuesve, me dhjetramijёra partizanё dhe banorё tё pafajshёm, dhanё jetёn pёr njё Shqipёri tё re, tё lirё dhe demokratike.

Nё ditёt e sotme, kanё mbetur shumё pak nga protagonistёt e kёsaj epopeje tё lavdishme dhe njё ndёr partizanet, qё i pёrket kёsaj plejade, qё luftuan me guxim dhe vetmohim kundёr pushtuesve nazi-fashista ёshtё dhe Zenepe S. Koxherri, e cila sot mё 15 prill 2015, feston 92 vjetorin e lindjes.

Tё tregosh pёr jetёn e gjatё dhe tё mundueshme tё Zenes, mbushesh me krenari dhe emocione, sidomos kur i referohemi viteve tё luftёs Nacional-Çlirimtare, ato vite tё vёshtira, plot vuajtje e sakrifica, qё ajo i pёrballoi me guxim e vendosmёri dhe qё shёnuan njё kthesё rrёnjёsore ne jetёn e kёsaj malesore trime.

Zenepia ёshtё fёmija i katёrt, ndёr gjashtё fёmijёt e Staf dhe Mereme Koxherrit. I vёllai Hyseni kishte shkuar pёr studime nё Itali, por kur filloi lёvizja Nacional - Çlirimtare, bashkё me njё grup shokёsh, i braktisёn studimet dhe u kthyen nё atdhe. Hyseni menjёherё u inkuadrua nё radhёt e Çetёs Partizane tё Martaneshit. Dy vёllezёrit e vegjёl Rrema dhe Sula ishin te mitur, ndersa dy motrat mё tё rritura Tushja dhe Faria ishin tё martuara.

Familja Koxherri dhe familjet e tjera martaneshase, qe kishin djemt partizanё, ndiheshin krenar pёr patriotizmin e djemёve tё tyre, por pёrjetonin me ankth dhe me preokupacion situatёn e luftёs, sidomos kur dёgjonin pёr aksionet, qё kryente çeta partizane kundёr pushtuesve italianё. Familjet e partizanёve, vazhdimisht ishin nёn presion, kontrolloheshin dhe persekutoheshin nga fashistёt.

Çeta Partizane e Martaneshit, e themeluar me 20 maj 1942, u shqua nё luftime kundёr pushtuesve dhe aksionet e vazhdueshme tё partizaneve, nxitёn reagime tё egra tё regjimit fashist.

Nё fund tё shtatorit 1942, 400 milicё tё fashizmit, ndёrmorёn njё operacion kundёr Ҫetёs Partizane tё Martaneshit, por pasi dёshtuan, pёr ndёshkim dogjёn Teqen dhe shume shtepi - baza tё luftёs, mes tyre dhe shtёpinё e Staf Koxherrit, si dhe arrestuan dhjetra malesorё tё pafajshem.

Ne shkurt 1943, forcat e Divizionit “Firence”, kryen njё operacion tjetёr kundёr Çetёs Partizane, tё shoqёruar me ndeshkime dhe me reprazalje nё popullatёn e pafajshme. Fashistёt dogjёn shumё kulla tё bukura, plaçkitёn pasuritё dhe ushtruan dhunё ndaj banoreve, tё cilёt reaguan dhe u perleshёn me fashistёt italianё. Nga keto konflikte mbetёn te vrare dhjetra malёsor tё pafajshen mes tyre dhe katёr gra martire Hike Sollaku, Farije Kenga, Rihane Kaca dhe Mereme Kenga.

Masakrat e ushtrise italiane, i lanё mbresa tё thella Zenepes, nё menyrё tё veçantё ajo u trondit nga vrasja e bashkёmoshatareve dhe shoqeve tё saj tё shkollёs. Atmosfera e luftёs, aksionet e Çetёs Partizane, persekutimet dhe masakrat, qe kryen fashistёt, e nxitёn Zenen tё merrte njё vendim tё guximshёm, tё shkonte nё rradhёt partizane.

Zenepia e admironte vёllanё partizan, e kishte modelin e patriotit dhe tё trimit. Kur partizanёt zbrisnin nё fshat, vraponte tё takonte Hysenin dhe shokёt e tij, madje disa herё i kishte kёrkuar me insistim ta merrte nё çetё. Hyseni ishte dakort, por pengesa ishte i ati - Stafa, i cili ishte kundёr pasi donte tё shmangte thashethemet dhe reagimin e fanatikёve, qё nuk miratonin iniciativa tё tilla nga vajzat. Ndryshe nga tё tjeret, nёnё Meremia e perkrahte dёshirёn e Zenes, qё tё shkonte partizane.

Nё ato vite, ishte e vёshtirё tё perkrahje veprimet emencipuese tё femrave, ishte mё e vёshtire tё mbroje tё drejtat e grave dhe tё vajzave, qё kёrkonin liri mendimi dhe liri veprimi nё familje e nё shoqёri. Nё ato vite, nuk ishte e lehtё te veproje kundёr mentaliteteve patriarkale. Kjo ishte dukuri e pёrgjithёshme nё tё gjithё Shqiperinё, por nё mёnyrё tё veçantё ndjehej nё malёsi.

Populli patriot dhe liridashes i trevёs sё Martaneshit, jetonte i izoluar nё brendёsi tё bjeshkёve, i vetёqeverisur me Kanunin e Maleve, mё shumё se sa me ligjet e Mbretёrisё. Nё shoqёrinё malёsore tё organizuar sipas Kanunit, gruaja ishte inferiore, e nёnshtruar, pa tё drejta shoqёrore. Megjithё privimet, nёnvleftёsimet e pёrçmimet, gratё dhe vajzat martaneshase pёrherё kanё gjetur forca dhe hapsirё pёr tё treguar vlerat e tyre individuale, familjare, shoqёrore, shpriterore, kulturore dhe patriotike. Nё historinё e kёsaj treve spikasin figura grashe te shquara si Marta, Petrusha, Angjelina dhe grupi i vajzave trime, qё u vetëflijuan duke u hedhur nga Shkembi i Kuq, pёr tё mos rёnё nё duart e pushtuesve turq. Nё vitin 1920 gratё trime tё Martaneshit, u radhiten pёrkrah burrave, duke luftuar kundёr ushtrisё serbe, ashtu si nё dhjetor tё vitit 1924, ishin gratё dhe vajzat ato qё sulmuan dhe çarmatosёn xhandarёt e Ahmet Zogut.

Kёto vlera patriotike, janё pjesё e jetёs, e kulturёs dhe komponente tё edukimit nё familjet e Martaneshit, madje dhe nё ditet e sotme, gjeneracionet e reja, i kujtojnё me krenari kёto ngjarje tё vjetra e kёto personazhe historike dhe i kanё si shembuj frymёzues. Nga kjo traditё patriotike, nuk mund tё shmangeshin Zenepe Koxherri dhe Fatime Ndreu, qё jo vetёm pёrkrahёn dhe ndihmuan, por u bёnё pjesё aktive e luftёs Nacional-Çlirimtare, kesisoj sfiduan dhe mentalitetet patriarkale, qё mohonin tё drejtat dhe rolin e femrave malёsore nё jetёn e shoqёrisё shqiptare tё kohёs.

Nё shkurt tё vitit 1943 Zenepe Koxherri u inkuadrua nё radhёt e Çetёs Partizane tё Martaneshit e sё bashku me Fatime Ndreu (Arapi), Farije Shehu (Xhani), Peme Zogu dhe Zeqine Disha, luftuan me guxim kundёr pushtuesve nazi-fashista dhe bashkpuntorёve tё tyre, deri nё çlirimin e atdheut.

Ky vendim i guximshёm i Zenepes, fillimisht ngjalli reagime dhe kundёrshti, por shpejt malёsorёt, sidomos grate dhe shoqet e shumta tё saj, e vlerёsuan kёtё veprim tё drejtё dhe e nderuan duke e quajtur burrneshё. Nga njё anё, Kanuni u mohonte tё drejtat dhe iniciativёn individuale, nga ana tjetёr gratë dhe vajzat me karakter tё fortё, tё beses, fisnike, tё mençura, tё sakrificёs dhe trime jo mё pak se burrat, i kategorizonte burrnesha. Edith Durham, i kishte njohur dhe i admironte burrneshat malёsore dhe i quante shprehje magjepese e virtyteve te larta te femrave shqiptareve. Duke e quajtur burrneshё, populli i Martaneshit e respektoi, e nderoi dhe e ngriti Zenepen nё nivelin e amazonave shqiptare.

Jeta nё mal ishte e vёshtirё, e mundueshme, e lodhёshme, me shumё tё papritura dhe rreziqe, sidomos gjatё aksioneve luftarake kundёr pushtuesve fashista, por Zenepia e pranoi kёtё jetё me sakrifica, duke iu pёrkushtuar çёshtjes kombёtare, çlirimit tё atdheut, fitimit tё lirisё.

Kur hyri nё rradhёt e çetёs, Zenia veshi “uniformёn” partizane, pantallonat kaki, xhaketёn, kapelen me yllin e kuq dhe kapotёn italiane,  por i mbajti retnat me lekurё lope, sepse ecte mё lirshem se me kepucёt e rёnda. Po atё ditё, Qazim Alia i dhuroi njё pushke italiane, nje “Mosketa - Balilla”, nga ato te trofeve te luftes. Pushka e Zenes ishte e vogёl, por krisma e saj ishte e madhe. I vellai, Hyseni e mbante prane dhe e instruktonte.

Pёr herё tё parё, partizania Zene mori pjesё nё luftё mё 16 prill 1943, nё aksionin e Xibrrakёs, ku çeta e Martaneshit sulmoi njё autokolone italiane, qё udhёtonte nga Librazhdi per nё Elbasan. Kёtё aksion e pёrjetoi me emocione tё forta. Ishte dita e pare ne lufte dhe me tё shtenat e automatikёve, tё mitralozave dhe shperthimeve te granatave, shtoheshin dhe krismat e “Mosketes” tё Zenes, por ne veçanti, me kete aksion ajo pёrjetoi gёzimin e fitores mbi armiqt. Keshtu vazhduan betejat e tjera, mё 1 qershor 1943, Ajo mori pjese ne luftimet kunder postes te xhandarmerise ne Lunik te Librazhdit dhe ne vazhdim ne aksionet e Kostenjes, Neshtes dhe te Zdrajshes.

Pas njё marshimi tё gjatё nёpёr Ҫermenikё, Gryka e Madhe dhe Golloborda, mё 3 korrik 1943, Batalioni i Martaneshit, zuri prit ne Drenok dhe sulmoi njё autokolone italianёsh, qё udhetonte nga Struga per ne Diber. Zenepia luftoi pёrkrah tё vёllait, nё vijёn e parё tё betejёs dhe ky fakt i la mbresa partizanit tё moshuar Ramiz Kotia, i cili pas kёsaj beteje, shprehu vlerёsime dhe nuk i shpotiste mё vajzat partizane.

Jeta nё mal e partizanes Zene, ishte tepёr impenjative, vazhdimisht me aksione dhe me aktivitete. Nё dy javet e para te korrikut 1943, Zenia ishte pjestare e grupit tё partizanёve martaneshas, qё morёn pjesё nё mbrojten e punimeve tё Konferencёs tё Labinotit, ku u krijua Shtabi i Pergjithshёm i Ushtrisё Nacional – Ҫlirimtare.

Nё fund tё korrikut 1943, ra Musolini dhe ne vend te tij u emёrua gjenerali Badolio. Ushtria italiane ishte nё konfuzion, por ende rezistonte. Nё kete situatё, forcat partizane i shtuan sulmet kundёr pushtuesve italianё. Me 15 gusht, sulmuan garnizonin e Bulqizёs dhe me 22 gusht nё Sofraçan, i bllokuan nje autoklone italiane. Kёto dy beteja, Zenia i pёrjetoi me shumё ankth, pasi Hyseni, shkoi i paramatosur nё mes tё ushtarёve italianё, tё cilёve u bёri thirrje tё nderprisnin luftimet dhe t’i dorёzonin armёt. Shumё prej tyre i degjuan keto keshilla, madje disa u bashkuan me partizanёt dhe luftuan kundёr pushtuesve gjermanё.

Mё 26 gusht deri më 1 shtator 1943, Zenepia shkoi nё Fushë Gurrё, nё takimin e organizuar me partizanët e Batalioneve të Martaneshit, Dumresë, Çermenikës, Bërzeshtës, Sulovës, ku u njoh dhe me shumё vajza tё tjera partizane, nga lindi njё miqёsi, qё u ruajt dhe nё vitet pas luftёs.

Nё veçanti, Zenepes i la mbresa beteja e Prrenjasit, ku gjatё luftimeve tё ashpra, mbeti i vrarё shoku i armёve Shaban Kenga, por dhe iu shpёtua jeta 900 ushtarёve italiane, qё ishin marrё robёr nga gjermanёt dhe po i dёrgonin nё kampet e shfarosjes.

Mё 19 shtator 1943, Zenepia pёrfaqesoi rininё e Martaneshit, nё aktivin e Rinise Komuniste te Qarkut, qe u mblodh ne Funar te Elbasanit.

Kёsisoj, vazhdonte jeta e partizanes Zenepe, me aksione e beteja te ashpra, shpesh te konkretizuara me fitore, por dhe me çaste te veshtira, kur shihte shoket e plagosur, sidomos kur shihte bashke-moshataret e saj, qe e humben jeten ne betejat e Dibres, duke luftuar me heroizem kunder pushtueseve nazi-fashista dhe bashkpuntoreve te tyre.

Më 15 - 17 tetor 1943, Zenia mori pjesё në mbrojtjen e qytetit te Peshkopisë dhe nga 1 - 4 nentori ne betejёn e Dibrës, ku luftoi kundёr forcave gjermane dhe mercenarëve të Xhem Gostivarit. Pas ketyre betejave, i vёllai Hyseni i dhuroi Zenes nje pistoletё Berretta.

Periudha mё e veshtirё dhe me mbresa tё pashlyera pёr Zenepen, mbetet operacioni i dimrit.

Mё 20 dhjetor 1943, pas njё rezistence tё mundimeshme, partizanёt e Batalionit të Martaneshit u detyruan te tërhiqen para sulmeve tё gjermaneve dhe mercenarëve të shumtë, madje, pёr t’iu shmangur ndjekjeve, u detyruan tё ndahen nё grupe. Hyseni dhe Zenepia, sё bashku me grupin e partizanёve nga Vali dhe komisarin e çetёs K. Prifti, u strehuan nё stanin e Ibrahim Peshkut. Pas disa jave, izolimi mes maleve, K. Prifti vendosi tё nisej pёr nё Tiranё, sipas tij, pёr tu vёnё nё lidhje me Qarkorin e Partisё Komuniste dhe pёr kёtё udhёtim tё gjatё e tё veshtire, kёrkoi ta shoqeroi partizani Hysen Koxherri. Askush nuk dyshonte se pas kёsaj “detyre”, qё i ngarkonte “komisari”, fshihej njё mashtrim, fshihej tradhёtia. Kur arrijtёn nё Tirane, K. Prifti u vetёdorezua nё kuesture dhe tregoi ku ishte strehuar Hyseni, te cilin e arrestuan dhe pas torturash çnjerёzore, e dёrguan nё kampin e pёrqendrimit nё Prishtine, ku e pushkatuan nazistet gjermane, se bashku me 103 tё burgosurit e tjerё.

Nё muajin shkurt 1944, nёpёr Martanesh kaloi Brigada e I Sulmuese. Eshte thёnё e ёshtё shkruar se gjatё kёtij marshimi, njё martaneshas, qёlloi dhe plagosi nje partizan. Per kete ngjarje shtabi i brigades urdheroi pushkatimin e 22 malesoreve. E verteta eshte se askush nuk ka qelluar me arme kunder partizaneve, ky ishte vetem nje pretekst per te justifikuar masakren kunder banoreve te pafajshem. Nё realitet, partizani ishte plagosur gjatё luftimeve nё Çermenike dhe me qё nuk mund ta transportonin nёpёr shkallёn e Valit, ia besuan per mjekim nje familje patriote ne fshatin Peshk.

Per kete ngjarje, ne vitin 1967, Qazim Alia, i dergoi nje leter Presidiumit te Kuvendit Popullor, me kerkesёn, qё 22 malesorёt tё vlerёsoheshin viktima tё luftёs, pasi nuk ishin armiq. Me kёtё mendim u solidarizua Zenepe Koxherri, madje u bё njё ndёr pёrkrahёset mё tё zellёshme tё kёsaj kёrkese, ndёrsa funksionaret partiakё martaneshas, ne rrethin e Matit, nuk i perkrahen dhe i kritikuan.

Nё pranverёn e vitit 1944, levizja partizane u riperteri, u riorganizuan njesitё partizane, qё kaluan nё kundersulm, duke çliruar njeri pas tjetrit fshatrat dhe tёrёsisht trevat ku dhe ringritёn keshillat Nacional – Çlirimtare. Nё keto aksione dhe ne aktivitetet, pёrherё ishte e pranishme dhe partizania Zenepe Koxherri. Nё kёtё kohё, gjate marshimit pёr nё fshatin Neshtё, papritur forcat partizane u gjenden tё rrethuar nga forcat e Hazis Biçakut dhe tё Isak Alles. Situata ishte shumё serioze, pasi mund tё pёrfundonte nё njё konflikt vllavrasёs. Grupi qё paraprinte marshimin, ndaloi. Partizani Nasebi Rama, i dha automatikun e tij Zenepes, por harroi qё i kishte hequr siguresёn, por Zenia padashje e vuri gishtin nё kёmbёz dhe qёlloi me bresheri nё ajёr. Ballistёt menduan se po qellonin kundёr tyre dhe njeri pas tjetrit u ngriten dhe e braktisen rrethimin. Nga kjo pakujdesi e Zenes u shmang lufta vёllavrasёse. Pas ketij “aksidenti”, partizanet vazhduan rrugёn me misionet nё fshatrat e tjera.

Mё 18 gusht tё vitit 1944, Zenepe Koxherri, partizane e Batalionit tё Martaneshit, u inkuadrua nё rradhёt e Brigadёs XVIII Sulmuese dhe luftoi nё Dibёr, Mat, Mirёditё, Pukё, Kukёs, Tropojё, Gjakovё, Prizren etj. Gjatё kёtij marshimi tё gjatё, nёpёr terrene tё thyera malore, Zenia me shokёt dhe shoqet e saj, luftuan me guxim kundёr nazisteve gjermanё dhe fitore pas fitore, çliruan trojet verilindore tё vendit tonё. Ditёn e çlirimit tё Shqiperise, mё 29 nёntor 1944, partizanet e Brigades XVIII e festuan nё Kosovё.

Pёr meritat dhe trimёrinё e shprehur ne vitet e luftёs Nacional - Ҫlirimtare, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka nderuar Zenepe Koxherrin me disa urdhёra dhe medalje.

Pas çlirimit, Zenepia qёndroi nё Tiranё. Dhe pse ishte ndёr vajzat e pakta partizane nga trevat Martanesh – Ҫermenikё – Gryka e Madhe dhe pse ishte motra e dёshmorit tё luftёs, Ajo nuk gёzoi privilegje dhe as favore. Qё nё ditёt e para pas çlirimit e pёr vite me rradhё, prezantoi kёrkesa nё zyrat e strehimit tё Komitetit Ekzekutiv tё Tiranёs, qё t’i jipnin njё banesё tё pёrshtatshme, por gjithmonё iu refuzua dhe ajo kurrё nuk u ankua. Nё vitet e para pas çlirimit banoi nё shtepinё e Farie Xhanit dhe mё pas bujti nё shtёpinё e Hasan Daltit. Pas shumё kёrkesash tё pёrsёritura, nё vitin 1964, 20 vjet pas çlirimit, i dhanё njё dhomё nё bashkёbanim me njё familje tjetёr.

Per shume vite Zenia jetoi vetёm, por nё vitin 1974, jetёn e saj e zbukuroi prania e nipit Iirit, i cili me dinamizmin dhe humorin gazmor, ia ndryshoi monotoninё e jetёs qё kishte kaluar.

Megjithe meritat ne lufte, kontributin ne pune dhe qendrimin e saj me korrektese shembullore, Zenepia kurre nuk shprehu pretendime. Per shume vite punoi puntore ne repartin e hartave ne NSH te Mjeteve Mesimore. E impenjuar me perkushtim nё punё, fjalepakë, e thjeshtё dhe me sjelljen miqёsore, Zenia fitoi respektin dhe nderimin e kolegёve tё punёs.

Nё vitin 1978, doli nё pension pleqёrie, por kjo nuk do tё thoshte se tani kishte kohё tё lirё tё pushonte, pёrkundrazi u impenjua mё shumё nё punёt e shtёpisё.

Nё vitin 1989, pas 45 vite kёrkesash tё pёrsёritura, i njohёn tё drejtёn e apartamentit ku kishte banuar pёr 25 vite nё njё dhomё tё vogёl. Gёzimi i shtёpise, u pasua me martesёn e Ilirit me Valbonёn dhe bukuria e familjes u plotesua me sternipin Bojanin.

Kёto vite pleqёrie tё qeta dhe tё lumtura, Zenepia i gёzohet mё shumё lumturisё familjare.

Tё tregosh per Zenepe Koxherrin, nuk mjafton njё artikull, pasi jeta e saj ёshtё e mbushur me shumё ngjarje, disa prej tyre tё bukura, por dhe tё tjera tё dhimbёshme e me vuajtje, ёshtё jetё e pёrjetuar nё mёnyrё intensive nё halle dhe nё gёzime, por dhe me tё papritura e mistere, ёshtё njё jetё e thjeshte, por me shumё aspekte tё veçanta e interesante.

Sot me 15 prill 2015, nё festimin e 92 vjetorit tё lindjes, vёllezёrit, nipat e mbesat, madje dhe stёrnipat e stёrmbesat, tё afёrmit, miqtё, shoqet, shokёt dhe bashkfshataret e saj, unanimisht i shprehin mirёnjohjen, nderimin, respektet dhe urimin e pёrbashkёt: 100 vjeçe me shёndet tё fortё, me jetё tё gjatё dhe plot mirёsi familjarisht.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7