Hyrje | Me Teper | Historia | 4 mars 1946, pushkatohen Ate Gjon Fausti, Ate Daniel Dajani, Pater Gjon Shllaku, seminarist Mark Çuni e shume te tjere.

4 mars 1946, pushkatohen Ate Gjon Fausti, Ate Daniel Dajani, Pater Gjon Shllaku, seminarist Mark Çuni e shume te tjere.

-"Zbulimi" i organizatave "terroriste".
-Kush ishin te gjykuarit?
-Zhvillimi i gjyqit e pushkatimi.

4 mars 1946, Pushkatohen Ate Gjon Fausti, Ate Daniel Dajani, Pater Gjon Shllaku, seminarist Mark Çuni e shume te tjere.


Pjetër Pepa

"Zbulimi" i organizatave "terroriste"
Eshte periudha kur pushteti komunist ka tashme mbeshtetjen e fuqishme te Stalinit, dhe, madje rekomandimin qe te bashkerendoje veprimet e te zgjidhe problemet e veta me Jugosllavine”moter” te Titos.. Flirti e miqesia mes dy shteteve don edhe provat e sakrificat e veta. Sapo eshte marre pushteti, jane zgjedhjet e para te mbas luftes dhe ne udhekryqin e sapokrijuar, pushteti komunist ndodhet para dy problemeve. Ne radhe te pare kerkon medoemos qe ata te dalin ashtu si don ai, pra afro njeqind per qind, rezultat ky i cdo diktature.Thene shkurt, nuk ka kundershtare politike, nuk ka mendim ndryshe, nuk ka tjeter vec idhtare te ideologjise komuniste, (me perjashtim te gjithe atyre qe ne se mendojne e votojne ndryshe, nuk jane tjeter vecse armiq te popullit, te pushtetit e te gjithkujt tjeter ne kete vend).albanovaonline.com
Nga ana tjeter duhet ruajtur edhe nje fare”fytyre”me rregullat e perendimit, me shtetet e tjera demokratike te Evropes qe kane tjeter standart. Ata pranojne dhe kane alternative kunder, kane kundershtare, kane votues kunder , dhe vetem vota demokratike eshte ajo qe te jep ose te heq pushtetin. Ne kete udhekryq jane te dy palet. Pushteti qe u muar me gjak e me gjak do te mbahet dhe kundershtaret qe mendojne se derisa jemi pjese e Evropes dhe me ndihmen e saj u cliruam, duhet te na lejohen edhe rregullat e saj te lojes. Natyrisht, votimet behen mbas nje viti clirim, pra me 2 dhjetor 1945 dhe sigurisht ende nuk ka ligj qe i ndalon e as qe i lejon votimet ndryshe, organizimin e shoqatava , organizatave apo partive alternative. E nuk ka as edhe tradite demokratike. Dicka ka filluar ne periudhen e Zogut, me ndarjen e Parlamentit se paku ne Popullore e Opozite por mjerisht perfundimet e Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines, Bajram Currit, Gjon Gazullit e sa e sa tjereve te vrare tradhetisht, pushkatuar apo varur zyrtarisht, arratisur apo syrgjynosur detyrimisht, kishin treguar se ne dijme pak te lozim lojen demokratike kur eshte puna per marrje e mbajtje pushteti. E aq me pak e dijne kete diktatoret e diktaturat.
Duke dashur te imitoje perendiminin, shteti vete kerkon te lejoje njefare pluralizmit, por as ai vete nuk e din, si e cka, do te behet. Ndonje minister apo deputet ka mendimin e propozimin e tij por ne diktatura vendos vetem njeshi, diktatori, qe lidhet me miqte e tij dhe vendos, madje edhe duke sakrifikuar e bere kurbane, ato te mendimit ndryshe, qofshin deputete, ministra apo edhe kryeministra...
E drejta eshte me te fuqishmin dhe cdo mendim ndryshe, sidomos veprim ndryshe, s’eshte hiç me pak, vecse veprim armiqesor, tradheti ndaj popullit e atdheut, tradheti e idealeve komuniste qe jane fituar me gjakun e deshmoreve e qe do te mbrohen me cdo kusht, qofte edhe me gjakun e sa e sa tjereve mbas tyre.
Ne keto rrethana linde vetvetiu mendimi, aspirata apo deshira , te behet dicka qe te shpetohet Shqiperija nga nje sistem i tille autoritar qe po instalohet, ku nuk te lejon te drejten themelore baze, ate te votimit sipas deshires e mendimit tend...
E organizojne kete politikanet, e perqafojne intelektualet, e mbeshtesin te rijte.......e aprovojne kleriket, gjithsesi diktatura ka nje ligj te prere. Te gjithe do te ndeshkohen, do te trajtohen si armiq...do te eleminohen...Ja sepse, perballemi me krijimin e partive dhe organizatave opozitare me figura te tilla te njohura si Qenan Dibra, Sami Qeribashi, Musine Kokalari e sa te tjere qe te gjithe i priste burgosja, tortura e plumbi i shpejte. Ata vinin nga kultura e mendesi te ndryshme evropiane dhe mendonin se edhe ketu, sapo u fitua liria e u cliruam nga te huajt, do te vendoset e njejta demokraci mendimi e votimi. Por deshirat e aspiratat e tyre mbyten qe ne lindjen e tyre, qe ne djep, qe ne shfaqjen e mendimit apo ne mbledhjen apo takimin e pare. Sa dite apo muaj ishin ne dispozicion per kete pune? Ja mjafton nje llogaritje e thjeshte. 28 Nentori i 1944 ishte clirimi vrastar, 2 dhjetori i 1945 perfundonte gjithcka, me zgjedhjet. E kur mund te kishte linde mendimi i ketij pluralizmi apo krijimit te ketyre partive? Nga gjysma e vitit 1945, pra nga maj-qershori. E per keto kater pese muaj le t’i quajme aktivitet politik kundra, do te pushkatohen me dhjetra politikane e deputete, intelektuale e klerike, te rinje e te moshuar qe do te kemi rastin t’i kujtojme diku me poshte...duke perfshire sigurisht edhe ato qe kishin punuar e luftuar per komunizmin si deputeti Kole Prela, apo ministra si Gjergj Kokoshi e shume e shume te tjere.
Le te ndalemi sadopak ne ato mijera faqe ” aktivitet politik , reaksionar, armiqesor ” , qe plotesohen vetem per Klerin katolik, per keto muaj fatale nga diktatura e pas zgjedhjeve.
Sigurisht qe, do te dukej naïve te pushkatoheshin ne mase klerike per zgjedhjet, per organizatat apo mbledhjet e thjeshta, qofshin edhe me trajtimin e ndonje problemi politik. Por, keto beheshin”bindese” kur ketyre veprimtarive i shtohej fjala ”terroriste”; i bashkangjiteshin armet, i jepej karakter perpjekjesh per permbysje me dhune e te tjera epitete te kesaj natyre qe nuk ishte veshtire t’i shtoheshin e te amplifikoheshin pastaj menjihere me te madhe nga shtypi e radiot sa te benin te kujtoje se gjithcka behej kunder komunizmit e diktatures, gjithkush ishte kunder saj nuk ishte tjeter vecse kriminel, gjakatar, armik.
Kjo ishte terminologjia e diktatures dhe kjo i referohej qofte edhe nje mbledhjeje te zakonshme qe ishte bere, apo nje varrimi te zakonshem qe ishte organizuar nga te rinje qofshin ata 22 vjecar e qe nuk kishin as edhe nje vit qe kishin ardhur nga italia si D.Anton Muzaj me shoke.
Zbulimi dhe arrestimet
Gjatë punës disavjeçare kushtuar martirizimit të Klerit katolik shqiptar, kemi arritur në përfundimin se synimi i mbrapshtë dhe përbindsh i asgjesimit të këtij Kleri dhe gjithçka ishte krijuar prej Tij, u bë e mundur duke kaluar nëpër tre etapa, ose të thuash duke i dhënë tre goditje kryesore të mëdha.
Goditja e parë eshtë kjo e rradhës, me synimin për shkaterrimin e Urdhërit jezuit.
Goditja e dyte e madhe, me synim shkaterrimin e Urdhërit tjetër françeskan, për të cilën si”casus belli” do të gjendeshin armët e futura në Kuvendin e Kishen e Gjuhadolit.
Goditja e tretë e përfundimtare do të vinte afro 20 vjet më vonë me një tjetër”casus belli” sa të shpifur aq të sajuar, te huazuar kesaj rradhe nga pervoja kineze, një të ashtuquajtur ”Fjalimi Programatik” i Diktatorit mbas të cilit , ”rinija” do të hidhej gjoja kundra mbeturinave mikroborgjeze e njollave të huaja, në qendër të të cilave ishin edhe bestytnitë dhe mbeturinat fetare.albanovaonline.com
Në fakt, goditjet, burgosjet e vrasjet do të fillonin që me të ashtuquajturin çlirim e nuk do të ndërpriteshin deri në fundin e diktaturës, megjithatë, kjo nuk hedh poshtë faktin se vertetë këto ishin tre goditjet kryesore, aq më tepër duke pasë parasysh faktin se shumë viktima tjera do të vazhdojnë edhe më pas në të gjithë dioçezat katolike, si pjesëtar të këtyre organizatave të sajuara e duke i vendosur , sipas vlerave të tyre, në pozicionet drejtuese e organizuese, duke i çuar drejt pushkatimit ose mbytjes ndër tortura deri ata qe s’ dinin gje fare ne ket drejtim. Ky “casus belli” do te sherbente gjate per cilindo e gjithkend; per gjithcka e gjithkund, ne klerin katolik shqiptar e pse jo edhe me tej...
Pra, kjo e kesaj radhe, padyshim përbënte goditjen e parë të madhe që shoqërohej me martirët me te spikatur të saj. Rradhen tashme e kane jezuitet. Eshte nder to edhe nje franceskan i spikatur.
"Çka i ka borxh Shqipnia françeskanëve? Kurrgja! Françeskanët janë të Shqipnisë"
Kështu do të shprehej në prag të vdekjes së françeskanit, poetit Kombëtar - Fishtës së madh, At Gjon Shllaku në fundin e vitit 1940. Dhe te tjerët që erdhën mbas Tij, në ditët e rënda të diktakturës së sapovendosur komuniste ”falënderuan” Zotin që e mori e nuk e gjeti gjallë kjo diktaturë e egër. Me siguri do ta kishin pushkatuar edhe Ate, madje ndër të parët, ashtu siç i hodhen eshtrat ne Drin, e sic po pushkatonin edhe nxënësin e tij, filozofin Pater Gjon Shllakun me shokë i cili tashme sapo eshtë futur në qelitë e errëta të Sigurimit.
E në krah me ta do të gjenden edhe dy titullarët kryesore të Urdhërit jezuitë, të atij Urdhëri që zunë vend në trevat shqiptare rreth vitit 1840 e që në vitin 1942 me rezidencat e tyre, në Shkodër e Tiranë, numëronte 47 vëllezër e etër me rreth 65 seminaristë dioqezianë e 36 seminaristë jezuitë.
Duhet te kujtojme ketu se, gjatë okupacionit gjerman shtëpitë e shoqërive jezuite u kthyen në strehë për të gjithë ata që kishin nevojë për ushqim e ngushëllim. Madje duke mbrojtur shqiptarët e italianët nga trupat "SS", në nëntor të 1944 do të plagosej rëndë në shtyllën kurrizore edhe vetë titullari i tyre At Gjon Fausti, misionar nga Italia e që, tashme sapo eshtë futur në këto qeli të tmerrshme.
A ishte zbulim i ”rastit” apo vazhdim i nje fushata te eger ekzekutimesh qe ishte planifikuar me kohe nga diktatura? Le t’i referohemi vetem nje pasazhi te shkurte:
"Tashmë e kam rradhen unë, por mjerisht s'jam i pari as i fundit. T’i lutemi Zotit të na japë forcë e guxim për të përballuar martirizimin”, do t'i thoshte miqve të vet P.Gjon Shllaku. Ja kishte ndjerë zemra?! Diçka më tepër. Ishte sinjalizuar nga dashamirësit e vet se qëndronte në krye të listës. Madje një herë gjatë takimit të Ambasadorit Jugosllav Jozef Gjergja(1) me Enver Hoxhën ky i fundit shënd e verë i kishte thënë: "E mbytëm P.Anton Harapin e me të kemi plagosur për vdekje Klerin Katolik", por diplomati i vjetër panserb do t'i përgjigjej: "Po... por keni ende gjallë P.Gjon Shllakun, që peshon shumë". E këtë fjalë përkthyesja ja kishte thënë të shoqit në shtëpi, që kish qëlluar ish-nxënës e admirues i At Gjonit dhe që kishte gjetur rrugën për t'ia çuar në vesh. Ja pra se pse priste radhën At Gjon Shllaku, edhe pse pa ditur se ku mund të shpërthente "faji". E jo vetëm ai. Ky fat priste gjithë klerin. Situata e ndjellte këtë. Ndoshta, Ai, për vlerat e mëdha që kishte, këte rradhë shkonte disi para kohe.
Rradhën e kishte Urdhëri Jezuit. Ai ishte në shenjestren komuniste. Ndaj françeskanëve, besimtarët në veçanti por dhe shqiptarët në përgjithësi, kishin më tepër respekt e dashuri. Ata kishin shekuj që ishin vendosur në këto treva dhe kishin kaluar halle e shqetësime bashkë me to. Madje zhgunamurrtë e Asizit i ishin gjetur fort këtij populli edhe në momentet më delikate e deri në perpjekjet e shpeshta për liri e pavarësi. Ata ishin të përhapur gjithkah nepër malësitë më të thella ku jetonin me shqetësimet e hallet e mëdha e të vazhdueshme të këtij populli fatkeq që nuk i ndaheshin pushtimet e mundimet. Disi më ndryshej qendronte puna me jezuitët. Duke qenë Urdhër më i ri, i vendosur shumë më vonë, duke qenë shumica të huaj, italianë, me atë jetën e tyre më kulturore e moderne, urreheshin më shumë nga komunistë që dhe mendonin se edhe në popull do ta kishin më të lehtë diskreditimin e tyre. Ndaj ishin venë të parët në shinjestër. Duhej gjetur një ”casus belli” që me një gur të vriten dy zogj. Dikush diskreditohej, denohej e pushkatohej, por, ajo që ishte më kryesorja, mbas kësaj, të eleminohej fare ky Urdhër i rrezikshëm për shkollat e fuqishme që kishte krijuar, për atë ”fidanishtë” të klerikëve të rinjë që kishte nxjerrë e do të vazhdonte të nxirrte edhe në të ardhmen.
Një nxënës dhe shok i Dajanit kujton: "Një herë tek shkonim rrugës, një grumbull të rinjsh e ushtarësh sa na panë, u drejtuan nga ne e filluan të bërtasin: fashistë, tradhëtarë, reaksionarë. Mua më shpëtoi goja dhe thashë "Ma keq se me italianë e gjermanë. Ma mirë nën të huajt se sa nën komunistët shqiptarë. E At Dajani siç ecte ngadalë e me dinjitet, sikur s'i dëgjonte aspak të shamet, më atë zërin e tij të butë më përgjigjet: "Jo, jo s'asht ashtu, këta sado që komunistë, janë shqiptarë. Më mirë nën ta se të huajt. Kjo furtunë erdhi me armë e dhunë, por një ditë jo të largët çdo gjë do të fashitet, prap paqja e drejtësia do të zotërojnë". E duke parë habì në sytë e mi shtoi: "Ndoshta nuk mundesh tash, si i ri i zemëruem, me e kuptue çka të thashë, por një ditë do të shohish se Zoti ka me e ba mirë". E s'kish si mos të dilte profetësia e një njeriu të urtë, të shenjtë, sido që vonoi mjaft.
Le të vazhdojmë me situaten konkrete. Në fund të nentorit , me 27, pak ditë para zgjedhjeve, Sigurimi i Shtetit arreston një nga pjestaret e mbas tij me rradhë, me 7 dhjetor Mark Cunin e te tjera arrestime pafund.
Pak javë pas arrestimit të Faustit e Dajanit, me kete pretekst, më 20 janar të 1946 qeveria urdhëron përjashtimin e menjëhershëm të të gjithë misionarëve të huaj.
Do të iknin mbi 200 misionarë që kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në shërbim të popullit shqiptar në mes të cilëve 25 jezuitë, disa nga të cilët kishin mbi 40 vjet që jepnin mësim në këto institucione.albanovaonline.com
Ditën e nisjes ata do të përcilleshin nga një grumbull qytetarësh shkodranë, ish-nxënës e admirues të tyre, aq sa policia ishte e paaftë t'i shpërndante. Me lot në sy Fra Bertoloti, mësues prej vitesh, do t'i drejtohej masës për ta qetësuar. “Nuk është populli shqiptar që po na nxjerr jashtë. Këtë e tregon prezenca juaj".
Jane te shumte Ata dhe e madhe eshte vepra e Tyre. Duhen libra te tere per te paraqitur vlerat dhe kontributet e tyre, por le te ndalemi vetem ne dy prej tyre.
E madhe dhëmbja e largimit te tyre por mjerisht edhe më i trishtë do të ishte fati i atyre që mbetën në këtë rreth të 10-të të ferrit dantesk, ndër të cilët do të ishte italiani Fausti me vëllezërit e nxënësit e tij shqiptar që do të dilnin para gjyqit e më pas do të pushkatoheshin. P.Daniel Gjeçaj kujton: ”Pas 1 muaji policia do të futej sërisht në Komunitetin jezuit, ndërsa kryhej lutja e mbrëmjes. Ishte i 27-ti kontroll, e 27-ta raprezalje që do të kishte fundin e vet tragjik. Nga policët e armatosur i gjithë personeli u grumbullua në "rrefectorio" për një mbledhje. Një major i ri, i drejtohet At Mark Harapit e me ironi i thotë: "Hë, çfarë keni kundër nesh ju jezuitët? Ti e din që Krishti ka kenë komunisti i parë! ”Po”, eshtë aty për aty përgjigja e filozofit, ”vertetë Krishti ka kenë komunisti i parë, por ai nuk kishte armë”.
Kjo natyrisht shkaktoi duartrokitjet spontane të seminaristëve, por edhe goditjen me qytë që oficeri partizan hodhi fratin përdhe e që edhe aty e pasuan shqelmat e goditjet e të tjerëve.
Dy ditë e dy netë rrethim e kërkim e së fundi, lexohet një dekret sipas të cilit me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme Komuniteti jezuit shpërndahet, shkollat mbylleshin, pasuritë konfiskoheshin. Ky akt ilegal e i pabazuar në asnjë ligj kushtetues do të mbyllte me trishtim misionin shekullor të jezuitëve. Diçka më vonë, mbas shumë peripecishë e vuajtjesh, i njëjti fat do të ndëshkonte gjithë klerin shqiptar. Shqipëra kishte synimin e zi të bëhej i vetmi shtet ateist në botë, dhe e kishte gjykuar jo keq. Duhej filluar nga ajo”fidanishtë” e rrezikshme nga ai Urdhër i”rrezikshëm”.


Qellimi, e verteta dhe skenari i ketij gjyqi
Le t’i referohemi librit ”Dosja e diktatures”(2).
Të inspiruar nga shpirti demokratik i moshës rinore, shumë larg realitetit komunist, kishin vendosur vërtetë të formonin një organizatë. E dinin atë si të ligjshme mbi bazën e ligjeve në fuqi dhe donin ta sanksiononin me zgjedhjet e 2 dhjetorit të 1945. E donin fort Shqipërinë, donin fort fenë, por nuk donin, madje e urrenin komunizmin si rrezik për Shqipërinë dhe fenë. Ndaj kishin vendosur që të bënin diçka në këtë drejtim. Kishin dëgjuar se edhe në Tiranë Qeribashi, Kokalari, etj. kishin filluar diçka të tillë. Megjithatë gjithçka bëhej në konspiracion pse frika ishte, diktatura kishte pasur rastin të prezantonte fytyrën e saj me gjyqin special e shumë ngjarje të tjera. Vërtet ishin përgatitur, shtypur dhe shpërndarë disa trakte. Njëri për shëmbull titullohej "Poshtë komunizmi, Rroftë Shqipëria" e bënte thirrje që të mos i jepeshin votat komunistëve. Në një trakt tjetër shkruhej: "Në përgjigjen që qeveria i bën Britanisë së Madhe e SH.B.A., Enveri mes të tjerash tha: "Liria e shtypit ka qenë dhe do të jetë një nga parimet themelore të demokracisë sonë". Po e sheh vetë o popull, sa gënjeshtër është kjo. Ku është liria e shtypit? Asnjë revistë opozitare! Liri fjale - një fjalë me folë dergjesh në burgje". Në një trakt tjetër të 27 nëntorit që i përkiste organizimit të Rinisë demokratike shkruhej: ”Mos gabo të votosh për bishat komuniste". Në traktet e para të kësaj organizate lexojmë: ”Masakrat në Shqipëni i bajnë me urdhën të Titos dhe të Stalinit”. Një poezi satirike i kishin bërë Tuk Jakovës, Gjon Shllaku dhe Mark Çuni dhe ja kishin dërguar në derë. Një Memorandum që i drejtohej opinionit botëror për njohjen e Organizatës ishte përkthyer në frëngjisht e dorëzuar nga Gjelosh Luli gjeneralit Hudkson në Kafenë e Madhe. Në Memorandum thuhej që nuk duam partinë komuniste dhe parashihej që nuk do të ketë votime të lira. Memorandumi do të përfundonte me "Rrofshin aleatët shqiptarë. Rroftë Bashkimi shqiptar!". Një mbledhje e grupit ishte bërë në rrëfyestoren e Seminarit ku ishte biseduar për propagandën dhe ndarjen e trakteve e ku Matish Çefa ishte ngarkuar të krijonte e të mbante lidhjet me organizatën homologe të Tiranës.
Por, natyrisht asaj situate kontrolli, raprezaljesh e spiunimi nuk kish si t'i shpëtonin seminaristët "naivë" ndaj djallëzisë sllavo-komuniste. Disa prej tyre u zunë duke ndarë traktet në lagjet Arra e Madhe, Gurazez etj. Arrestohen më 27 nëntor Gjovalin Zezaj e Luigj Kçira e disa ditë më vonë Mark Çuni me shokë. Më 8-9 dhjetor arrestohen Gjon Shllaku, Ernest Dema etj. Më 31 dhjetor Fausti, Dajani etj. Në janar edhe At Gjon Shllaku e mbyllet kështu cikli i arrestimeve që përmbledh 39 vetë. Dhe shpejt Zoi Themeli, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, do të njoftonte Gjykatën Ushtarake të Shkodrës se: "Më datën 27.11. 1945 ky seksion nëpërmes elementëve të vet ka zbuluar një Organizatë me tendenca fashiste me emrin "Bashkimi Shqiptar", e cila ishte e organizueme në Seminarin papnuer, pranë etërve jezuitëve dhe e drejtuar prej elementëve udhëheqës të klerit". E ishte pikërisht në prag të festave të Nëntorit të parë pas çlirimit vrastar, ç'ka siç do ta shohim, s'ishte rastësi e do të përsëritej edhe më pas.
Dhe tashti mbi këtë të vërtetë skenari ishte i gatshëm:
-P.Gjon Fausti e P.Dajani ishin organizatorët e udhëheqësit e organizatës "Bashkimi shqiptar".
-P.Gjon Shllaku, ishte organizator dhe udhëheqës i organizatës demokristiane.
Dokumenti përcjellës i prezantonte Ata:
"Me ndihmën e reaksionit grek e anglo-amerikan, kanë përgatitë terrenin për një kryengritje me armë që do të bëhej në muajin dhjetor ose të shumtën deri për Krishtlindje. P.Fausti, Dajani e Shllaku janë njerëzit më të vlefshëm të klerit në çdo pikëpamje. P.Gjon Shllakun opinioni e mban si patriot, por në të vërtetë si elementë fashistë dhe me kulturë shumë të gjerë janë persona që nuk i vlejnë regjimit të sotëm, prandaj janë armiqtë më të mëdhenj" (No Comment)!
Tashti e kishte radhën një tjetër aktivitet, e kishin radhën data të tjera.
Datat e arrestimeve do të pasoheshin nga ato të hetimeve:albanovaonline.com
Më 10 dhjetor të 1945 merret në pyetje P.Fausti nga Fadil Kapisyzi.
Më 20 janar është takimi i P.Dajanit me Kapisyzin.
Më 24 janar vjen personalisht Aranit Çela dhe brenda një dite plotëson procesverbalet për të gjithë. E kështu: një procesverbal nga punonjësit e Degës së Shkodrës, një deklaratë e marrë nga gjithsecili dhe një procesverbal i përpiluar nga vetë Aranit Çela - këto ishin gjithë faktet e gjithë provat që do të vërtetonin "krimet" e rënda të kryera nga ata. Por ndoshta më shumë se me hetimet, të tjerët merreshin me "trajtimin" e tyre aty brenda qelive të errëta të Degës së Shkodrës ose siç quhej ndryshe, krematoriumi i vogël...
Ndërkaq punohej me zell edhe jashtë në opinionin publik.
Më 4 shkurt të 1946 në përvjetorin e masakrës së Tiranës nga ”SS” organizohet para jezuitëve një tubim ku manifestuesit thërrisnin: Poshtë kriminelët, plumbin ballit tradhëtarëve, e nga njerëz të zgjedhur e të porositur këndoheshin këngët:
"Padër Fausti / burrë i vjetër, / veç fashizmit / nuk don tjetër".
"Ky Padër / Danjel Dajani, / desht gjithkah / t'i shkonte zani",
Gazeta "Bashkimi" e "Zëri i Popullit" gjithë atë periudhë ishin të mbushur me materiale ku jezuitët akuzoheshin për plane për kryengritje për përmbysjen e regjimit, për komplote me anglo-amerikanët, për ndërhyrje nga ajri etj. Kjo fushatë do të vazhdonte gjatë. Ky ishte veç fillimi. Tashti pra viktimat ishin zgjedhur e sakrifikuar dhe skenari ishte plotësuar me kujdes nga grupi i oficerëve e bashkëpunëtorëve të sigurimit nga të cilët me zell të veçantë punuan Aranit Çela, Zoi Themeli, Fadil Kapisyzi, Rasim Dedja, Gjon Prendushi, Mustafa Iljazi, Namik Qemali, Tonin Miloti, Frederik Nosi, Haki Alia, Dul Rrjolli, Anesti Kopali, Zoi Shkurti, Iljaz Haxhia, Hysen Halili, Elez Mesi etj. E ndër ta edhe Mark Ndoja, Martin Margilaj, Gaspër Leci etj. emrat që do të mbeten në kujtesë pse fyen dhe pështynë ata që do të mbeteshin lapidarë.
Më vonë, kortezhin e përmotshëm do ta përcillnin deri në pushimin e fundit me shkrimet e veta Androkli Kostallari, korespondent i "Bashkimit", Rakip Beqja, Jup Kastrati, Luigj Franja, Xhevat Rrepishti, Hulusi Hako e mjerisht shumë të tjerë, do të fitonin deri në tituj e grada shkencore me shpifje e fyerje që fillonin këto ditë kundër këtyre martirëve të fesë e të Atdheut. Propaganda dhe zhurma qe behet eshte shumë e madhe. Në shtypin dhe radiot e kohës që andej në popull e gjithandej. Vetë Enver Hoxha do të deklaronte: ”Kjo organizatë ka qenë nën drejtimin e Klerit Katolik të Shkodrës dhe rrënjët e saj ishin të vjetra, që gjatë luftës. Ajo drejtohej prej këtij kleri, i udhëzuar drejtpërdrejtë nga Vatikani”- (Gazeta”Bashkimi”, nr.1207, dt. 10.11.1948)
Kush ishin te gjykuarit?
Dënuar me vdekje:
1- Ate Gjon Fausti, 47 vjeç
Ndonëse i huaj, jeta, vepra dhe vdekja e bashkoi kaq shumë me martirët shqiptar, aqsa sot, pas më se një gjysmë shekulli, të duket se është bir i këtij vendi, madje i krahines se Zadrimes. Atë Fausti e Atë Dajani jetuan e punuan bashkë, u martirizuan bashkë dhe po bashkë, të pranguar dorë më dorë, kaluan cakun e amshimit. Atë Gjoni, ishte italian, bir i asaj toke të bekuar që bëri shumë për Shqipërinë. Erdhi këtu në vazhdën e atyre jezuitëve të ndritur që punuan në vendin tonë për të sjellë dritën e bekuar të Romës katolike, ashtu si dhjetëra kolegë të tjerë, si: Atë Jak Jungu, Atë Françesk Rosi, Atë Luigji Mazza, Atë Fulvio Kordiniano, Atë Zef Valentini e sa të tjerë jezuitë dijetarë të nderuar që botuan fjalorë, gramatika, libra historikë etj, për kulturën shqiptare
Lindi më 9 tetor 1899 në Brozzo, një qendër e vogël në luginën e Valtrompias, komuna e Markenos, afërsisht 8 kilometra në veri të Breshias.
Me 4 mars 1946 pushkatohet së bashku me P. Dajanin, i cili ishte emëruar Rektor i Seminarit Papnor në shtatorin e 1945.
2- Ate Daniel Dajani, 43 vjeç
Ka lindur më 2 dhjetor 1906 në Blinisht të Zadrimës. Në shpirtin e Danielit të vogël, por dhe më vonë në moshë të rritur, do të mbetnin të pashlyera gjurmët dhe shembujt e lartë që jepnin meshtarët e kësaj treve, bij të Zadrimës, ose që punuan aty, e kishin bërë emër në Shqipëri. Ai do të kujtonte me mall ceremoninë aq të bukur të krezmimit të tij, ku mori pjesë ipeshkvi popullor i dioqezit të Sapës, Imzot Gjegj Koleci; predikimet me vlerë të Imzot Gjergj Volajt, fjalët dhe shkrimet e Imzot Vinçenc Prennushit, të cilit populli i Zadrimës, ngase e deshi dhe e nderoi shumë, në ditën e ardhjes së tij, rrugën që bëri në këmbë gjer te famullia, ia shtroi me gjeth e lule. Këtë pritje kaq të përzemert, Prennushi poet do ta përjetësojë me vëllimin e bukur poetik, të titulluar "Gjeth e lule".
Duke u dalluar kështu ai tërhoqi vëmendjen e shumë kujt, por njeriu i cili e vuri në rrugë të jetës ishte miku i shtëpisë, Dom Ndue Suma, i cili, pasi mori miratimin e bekimin e së emës, e solli vogëlushin në famullinë e tij, në Laç të Vaut të Dejës. Kështu, nisi një jetë e re për Danielin e urtë, që, ndonëse i mitur, e dëgjonte me vëmendje atin shpirtëror të tij, duke mësuar mirë e duke u sjellë tamam siç i kishte hije një meshtari të ardhshëm. Pas pak Danielin do ta çojnë në Shkodër, të vazhdojë studimet në Seminar Papnor. Dhe këtu ai u dallua si nxënës dhe student shumë i mirë, studioz, këmbëngulës për të fituar dije e kulturë e, mbi të gjitha, njeri shumë i lidhur me Zotin.
Në seminarin e jezuitëve studion nëntë vjet. Pastaj do t'i lërë lamtumirën Zadrimës dhe Shkodrës së tij të dashur për të shkuar për studime të larta në qendrat më në zë të Italisë. Lidhur me kete largim, i ndjeri vella i imi, Prof. Dr. Simon Pepa do te shkruante:
“Ishte njëzet vjeç kur do të largohej me mall nga nëna e tij e robëtuar dhe nga të afërmit e shokët, tamam ashtu siç thotë Mjeda ynë zëëmbël:
"Lamtumirë, o mori Shkodër / Lamtumirë, o ti Cukal, / Zhduket Buna nën një kodër, / Zhduket Drini nën një mal"
Dhe vijnë me radhë Goricia, Kieri (Torino) ku ai studion me ndërprerje për dhjetë vjet të tjera për letërsi, filozofi, teologji, duke u pajisur kështu me një kulturë të shëndoshë. Kudo me rezultate të shkëlqyera, me meritime nga më të lartat.
Më 1936 për disa kohë ështe në Shqipëri. Tani për një moment shumë të shënuar të jetës së tij. Do të shugurohet meshtar. Me një ndjenjë të thellë besimi e devocioni ndaj të lumit Jezu Krisht, Dajani thotë meshën e parë në fshatin e tij të lindjes, në atë vend për të cilin ruante shumë kujtime. Kujtime dhe mall. Ndër njerëzit më të dashur të Dajanit, meshën e tij të parë do ta ndiqte me zemër që i dridhej edhe nëna e tij e vuajtur, që, duke u hedhur në vorbullën e kujtimeve, më tepër të hidhura sa të ëmbla, asaj gruaje aq fisnike do t'i rridhnin lotët për faqe. Si zemër nëne që ishte mund t'ia parandjente shpirti se ai meshtar aq i devotshëm që i kushtohej Jezu Krishtit, pak vite më vonë nuk do të ishte më... Ndoshta...Siç ishte zakoni, në atë ditë të bukur e të shënuar, para se të shkëputej përfundimisht nga familja, Danielit iu bë "dasma" me miq e dashamirë, ku moren pjesë dhe të gjithë famullitarët e zonës. Me këtë rast iu mblodhen edhe "dhurata të dasmës" (mbuloje tryezash, strajca, peshqirë etj.). Tregojnë që, nësa Danieli po i mblidhte ato gjëra që i kishin dhuruar, e ëma i tha: "Lëria kunatës një strajcë si kujtim". Dhe ai iu përgjigj: "Jo, nënë! Ne nuk kemi shtëpi as pasuri tonen, të gjitha do t’i dërgoj te shokët, në Kolegjin ku është shtëpia ime".
Për aftesi shkencore dhe devocionin e tij, jezuitët e emërojnë profesor në Kolegjin Saverian, një gjë kjo jo e zakontë për atë kohë. Të jepje mësim në atë shkollë me aq tradita, pranë atyre profesorëve-dijetarë, për një njeri si Danieli, në një moshë relativisht të re, nuk qe gjë e vogël. Por Dajani e meritonte këtë. Ai dha për sa vite lëndë të rëndësishme, si: gjuhë shqipe, latinisht, filozofi etj. Kryesisht, qe i talentuar në matematikë e oratori. Në këtë vatër të rëndësishme dijeje ai arriti të bëhet deri Rektor i Seminarit Papnor. Ende sot, ndonëse kanë kaluar shumë vite, në kujtimet e atyre që e njohën për së afërmi, mbetet e gjallë figura e Atë Dajanit, profesorit të ditur dhe të dashur, të matur dhe gojëmbël. Ky njeri i mrekullueshëm nuk qe vetëm profesor dhe edukator i zoti e i nderuar. Ai ishte edhe dijetar i shquar. Për disa vite drejtoi revistën "Lajmëtari i Zemrës s'ë Jezu Krishtit", një revistë që kishte bërë emër në atë kohë. Në periudhën që e drejtonte, revista u ngrit në një shkallë më të lartë, duke u plotësuar dhe zgjeruar me rubrika të reja dhe interesante.
2.12.1906 - Lindi në Blinisht të Zadrimës.
Nxënës për 9 vjet në Seminarin Papnor të Shkodrës.
8.7.1926- Hyn në noviciatë në Goricianë.
1929-30 Bën studime për letërsi pranë Jezuitëve nëGoricia.
1931-33 Studion filozofi në Kieri (Torino).
1934-35 Eshtë në Shkodër si magistër e si zëvendës drejtori i nxënësve të Seminarit, prefekt i një klase, si mësues i latinishtes.
1936-39 Në Kieri për studime teologjike.
1940 Në Shkodër, si profesor i gjuhës shqipe dhe i matematikës në disa klasë së Seminarit. - është edhe drejtor i revistës "Lajmëtari i Zemrës së Jezu Krishtit".
1941- Në Firence për vitin e tretë të probacionit.
1941- Kthen në Shqipëri: si pjesëmarrës i Misionit shetitës dhe si Atë shpirtëror i seminaristëve
1941- Me të njëjtat detyra, por edhe Ministër i studentëve dhe prokurator i Misionit shëtitës edhe profesor i filozofisë. Në muajin shtator emërohet Rektor i Seminarit Papnor
31.12.1945 Arrestohet
4.3.1946 Pushaktohet së bashku me P. Faustin dhe të tjerë.
28.2.1993 Iu dha titulli ”Martir i Demokracisë" në ceremoninë e organizueme për këtë qëllim në Shkodër.
3-Atë Gjon Shllaku, 38 vjeç
Ka lindur në Shkodër në vitin 1907. Hyn në Kolegjën Françeskane e me vonë ndjek mësimet në Liceun "Illyricum". Shkon në Hollandë për t'u përgatitë në teologji e me vonë vazhdon Universitetin ne "Luven" të Belgjikës, gjatë viteve 1932-36.
Me 1937 diplomohet në filozofi e theologji ne Universitetin e Sorbones.
Ka qene për disa vjete si profesor në Liceun "Illyricum", duke dhenë lendën e besimit të filozofisë dhe atë të frengjishtes. Arrestohet në dimrin e vitit 1945, kur ishte në shkollë: Qëndroi pak kohë në burg, pasi me 4 mars 1946 pushkatohet së bashku me Patër Faustin, Pater Dajanin, Mark Çunin dhe disa pjestarë të tjerë, tue u akuzue fillimisht per ”Tentative per arratisje” dhe me vonë si Kryetar i Partisë Demokristiane, por arsyeja e vertetë dihet prej të gjithve.
Në ceremoninë e organizuar me datën 28 shkurt 1993 i jepet dekorata "Martir i Demokracisë".
Doktori i filozofise nga Universiteti i Sorbones, profesori dhe pedagogu, drejtori i Shoqerise se te rinjeve”Antonianum”ne Shkoder ka botuar nje numur te madh studimesh, polemikash, kritikash etj. ne revisten”Hylli i Drites”.
Mbi te gjitha shquhen:
Filozofija dhe ditunite, 1934; Zija ne Rusi, 1934; A po kuptohemi, 1938; Problemi i njohjes, 1938, Breznise se re, 1938; Dokumenta historje kombtare, 1940; Shqyptari, Frati, Shqypnija, 1941; Rreth cashtjes se alfabetit te Manastirit, 1943; Katolicizmi ne Shqypni e anmiqet e tij para gjykatores se historise- pergjgje N. Ivanajt, 1944, etj.
I paisur me nje inteligjence te rralle, studenti i ri mori rrugat nga Kuvendi Franceskan per ne aulat e universiteteve te Luvenit dhe Sorbones duke u paisur thelle me dijet nga filozofi i madh i shekullit, neotomisti dhe esteti Jean Jack Maritain.
Kishte deshiren e madhe qe t’i sillte Shqiperise idete e mira e te reja te botes se qyteteruar perballe orientalizmit te vjeter e te ri qe vazhdonte te mbisundonte ne ate periudhe. Intelektual i klasit te pare ishte kunder te gjitha diktaturave, fashiste, naziste apo komuniste ndaj do te vuante gjithnje e me shume deri qe do te arrestohej ne shkolle, ne klase, ne oren e mesimit. Pushkatohet me jezuitet Fausti e Dajani...
Në vitin 1922 veshë në Troshan petkun e meshtarisë e më 1928 vjen në Shkodër. Kryen shkëlqyeshëm Liceun dhe kursin e filozofisë në Shqipëri. Mbaron studimet për teologjinë Holandë dhe në vitin 1931 shugurohet meshtar. Po atë vit shkon në Louvaine ku ndjek degën e shkencave e më vonë atë të historisë e filozofisë. Laurohet shkëlqyeshëm më 1936 në një temë në filozofi, merr doktoratën dhe kthen në Atdhe ku jep mësim në Seminarin françeskan (filozofi e frëngjisht). Është drejtor i Shoqërisë Antoniane të të rinjve dhe drejtues përgjegjës i revistës zëmadhe "Hylli i Dritës" ku mbledh rreth vetes pendat më të mprehta të kohës. Besnik i parimeve demokratike ka si ideal gjithnjë binomin fe-atdhe.
Me okupacionin fashist largohet në Jugosllavi, prej nga kthehet pas 1 viti. Ka të qartë rrezikun dhe parashikon stuhinë që në pak kohë do të mbështillte në zi popullin duke kapërdirë ndër gjiret e veta kishë e kler, besimtarë e rregulltarë.
Do të kishte zënë një vend nderi në altaret kryesorë të Panteonit të të Mëdhenjve pranë De Martinit, Fishtës e Gjeçovit, por arrestohet në janar të 1946 ndërsa po jepte mësim ende pa shënuar lëndën e ditës në regjistër. Ndërron katedrën e mësimit me dhomën e torturave, registrin e klasës me proceset e hetimit, nxënësit që e adhuronin me hetuesit e sigurimit që shfrynë sadizmin e tyre mbi trupin e tij të ligesht. Dënohet me vdekje, pushkatim. Françeskan i devoçëm, mendje e mprehtë dhe premtuese e letrave shqipe. Drejtor i "Hyllit të dritës" dhe autor i disa artikujve polemikë. Fe-Atdhe binomi i idealeve të tija.
4-Seminarist Mark Çuni- 26 vjec
I biri i Ndoc Franos e Dilë Lisna, lindi në Rranxa Bushat më 30.09.1919, pagëzuar po atë ditë. Mësimet e para të fillores i bani në fshatin e vendlindjes, ndërsa gjimnazin klasik dhe gjysmën e vitit të tretë të teologjisë në seminarin Papnor të Shkodrës. Frekuentonte vitin e tretë në Teologji.
Ka qenë krijuesi, organizatori dhe shpirti i organizates "Bashkimi Shqiptar". Ka qenë letrar, një ndër katër kryeredaktorët,daktilografistet dhe çiklostilistët e revistës së Seminarit Papnor të Shkodrës" "Aurora Consurgens" (Agimi që po lind), ku pothuejse vetë shkruante gjysmën e artikujve. Ka qenë një përkthyes i njoftur. Për mjeshtri të tij të lartë u shqua në përkthime, sidomos për Danten. Prej tij mbetet e botueme "Stolia e Ligjeratës" që eshte i vetmi krijim letrar që na ka lanë, mbasi të tjerat u zhdukën nga komunistat. Shquhet për ndjenja patriotike kundër regjimit fashist, çka e shpreh haptas me grisjen e portretit të diktatorit fashist.
Luan në dramen”Flije Atdheut”vepër me temë nga ngjarjet që mbyten në gjak Spanjen martire. Aktiv në ballë të qendresës kundër diktaturës e terrorit komunist.
Pas mbylljes së Kolegjës Saveriane, arrestohet me 7 dhjetor 1945. Qëndron në hetuesi deri më 30 janar 1946. Denohet me vdekje, me pushkatim më 28 shkurt 1946, ndërsa dënimi asht zbatuar me 4 mars të po atij viti. Pushkatohet kur ishte 26 vjeç,
5.Gjelosh Lulashi -30 vjeç.
I biri i Lulash e Mire, lindi në Shosh-Dukagjin më 02.09.1925. Mëson pranë françeskanëve prej moshës shtate vjeçare e mandej pranë Seminarit Papnor shqiptar. Eshte shembullor dhe i respektueshëm në shkollë e me miqtë dhe për këte duhej prej të gjithëve. Gjithmonë e posaçërisht kur kthente për pushime në shtëpi, bënte misionarin mes moshatareve të vet.
Ish oficer, me shërbim Sekretar në spitalin ushtarak, djal i bajraktari të Shoshit, trim dhe i ndershëm. Bën pjesë në organizatën klandestine”Bashkimi shqiptar” të themeluar nga Mark Çuni. Denohet me vdekje me pushkatim
6. Qerim Sadiku- 27 vjec
I biri i Sadikut e Lenës, nga Gucia e Kosovës, ka lindur në Vuthaj-Shkodër më 12.02.1919. Ish reshter i xhandarmërisë. I martuar, fëmija i vetëm do t’ i lindëte 6 muaj mbas pushkatimit. Besimtar në fe, atdhetar e antikomunist. Ju kundërvua që në fillim komunizmit duke luftuar bashkë me tjerët dhe bënte lidhjen mes malësive dhe Shkodrës. Denohet me vdekje me pushkatim.
7. Frano Mirakaj - 29 vjec
I biri i Pjetër dhe Lulës, ka lindur në Iballë Pukë në vitin 1917. Kryen katër klasët fillore në Iballë-Pukë. Bujk dhe tregëtar. Ka pasë një fëmijëri mjaft të vështirë, jetim nga të dy prindërit, të vrarë me një plumb të vetëm, mbajtur e përkujdesur nga komshijtë e shtëpisë (Kolë Bib Miraka). I martuar me Prenda Alia, ka pasë tre fëmijë: Dilja, Filja , Agia. Vajzat janë gjallë, ka edhe një motër që quhet Suta e jeton në Mamurras. Ju kundërvue rregjimit komunist që në fillim e mori pjesë në organizaten klandestine ”Bashkimi shqiptar” themeluar nga Mark Çuni.
Arrestohet në Shkodër më 31.12.1945 me po ate akuze si gjithe grupi. Vuen tortura çnjerëzore, dënohet me pushkatim në korrik 1946. I shtyhet per më vonë pushkatimi që i bëhët mbas disa muajsh . Meqenëse kishte disa kushërinj e të afërm të arratisur, me sa duket menduan ta fusin në "lojën e sigurimit" dhe e ndanë nga të tjerët, por nuk doli gjë dhe me një proces te posaçëm në Tiranë me gjykatës Frederik Nosin e prokuror Nevzat Haznedarin miratohet dënimi i dhënë në Shkodër e dënohet me pushkatim në korrik të 1946.
Mund të vazhdojmë edhe me të tjerët që do t'i grupojmë sipas masës së dënimit, sepse nuk janë pak, janë 30 seminaristë, studentë, punëtorë shtypshkronje etj., që po i nënshtroheshin këtij gjyqi përbindsh.
Dënuar me burgim të përjetshëm:
1. Gjergj Bici - 26 vjeç nga Miloti, universitar në Seminarin jezuit.
2. Gjelosh Luli - 32 vjeç nga Kastrati, profesor.
3. Pjetër Berisha - 30 vjeç nga Gucia, ish-kapiten.
4. Ndoc Vata - 24 vjeç nga Miloti, universitar në Seminarin jezuit.
5. Gjon Shllaku - 22 vjeç nga Shkodra, universitar në Seminarin jezuit.
6. Preng Lezaj - 24 vjeç nga Lezha, universitar në Seminarin jezuit.
7. Zef Mirdita - 19 vjeç nga Shkodra, student.
Dënuar me 30 vjet:
1. Gjovalin Zezaj - 17 vjeç nga Shkodra, student.
2. Mark Lulashi - 29 vjeç nga Shkodra, nëpunës.
3. Mark Shllaku - 31 vjeç nga Shkodra, kontrollor pyjesh.
4. Nino Kurti - 28 vjeç nga Shkodra, ish-toger.
5. Andro Petroviç - 30 vjeç nga Shkodra, ish-nëpunës.
6. Pjetër Delia - 18 vjeç nga Dukagjni, ushtar.
Dënuar me 20 vjet:
1. Luigj Shoshi - 30 vjeç nga Shkodra, punëtor.
2.Paulin Kel Pali - 25 vjeç nga Shkodra, tregtar.
Dënuar me 15 vjet:
1. Luigj Kçira - 20 vjeç nga Shkodra, student.
2. Rrok Martini - 22 vjeç nga Bushati, bujk.
3. Çesk Gjeluci - 20 vjeç nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën françeskane.
Dënuar me 10 vjet:
1. Pjetër Gjoka - 20 vjeç nga Beltoja, universitar në Seminarin jezuit.
2. Mufit Bushati - 18 vjeç nga Shkodra, student.
3. Nik Delia - 33 vjeç nga Dukagjini, bujk.
Dënuar me 5 vjet:
1. Ernest Dema - 16 vjeç nga Shkodra, student.
2. Pjetër Kokri - 27 vjeç nga Dukagjini, bujk.
3. Jak Vasa - 23 vjeç nga Bushati, bujk.
Dënuar me 2 vjet:
1. Ndoc Rroku - 47 vjeç nga Jubani, bujk.
2. Ded Mëhilli - 30 vjeç nga Dukagjini, bujk.
3. Osman Plaka - 25 vjeç nga Tirana, rreshter.
4. Hysen Pjetër Nikaj - 33 vjeç nga Dukagjini, ushtar.
5. Pashk Kola - 22 vjeç nga Berdica, ushtar.
Si u zhvillua gjyqi?
Le t’ i referohemi tashti Dosjes perkatese te Ministrise se Rendit; asaj me Nr. 1068 nga e cila rezultojne te denuar me vdekje tre kleriket e mesiper, per te cilet dicka folem me siper 1-Padër Giovani Fausti-47 vjec; 2-At Danjel Dajani- 43 vjeç; 3-At Gjon Shllaku-38 vjeç , por edhe tjere seminarist e civil si me poshte:Le t’i hedhim nje sy dosjes perkatese:
Paraprinte si gjithnje propaganda qe shoqërohej edhe me ironi e këngë:
“Ca gjakoj, ca jezuitë,/Na u përzien në politikë,/Ky patër Daniel Dajani,/Kishte qejf t’ i ndihej zani,/Gjovan Fausti burr i vjetër,/Veç fashizmit nuk don tjetër.


Akt-akuza e prokurorit Aranit Çela briste me rreptesi: ”Shokë qytetarë! Për popullin e Shkodrës dhe për mbarë popullin shqiptar, zhvillimi këtij gjyqi ka rëndesi të jashtëzakonëshme.
…Këte herë populli ka vënë me shpatulla për muri dhe i kërkon llogari një pjese të klerit katolik të cilët…Kanë zhveshur shpatën e tradhëtisë kundër popullit.
…Ketij gjyqi i sillën për t’ u gjykuar si organizatorë dhe pjesmarrës aktivë në organizatën tradhëtare ”Bashkimi shqiptar” të pandehurit si vijojnë :
Atë Gjon Shllaku, Atë Giovani Fausti, Atë Daniel Dajani, Mark Cuni , Gjergj Bici, Gjelosh Luli,…
“vijon lista me gjithsej 34 vetë ).(Ragip Beqja..)
Tani fjalën e kishte salla e gjyqit kinema "Rozafati". Një publik i seleksionuar, shumica anëtarë partie, mbushnin sallën. E sapo të pandehurit shkelnin atë, altoparlantët brenda e jashtë saj ushtonin me thirrjet fyese e denigruese ndaj atyre që po i nënshtroheshin kësaj farse monstruoze. Për vlerën e posaçme që kishin të pandehurit ishin marrë të gjitha masat dhe akuza përfaqësohej rëndshëm me personifikimin e kriminelit komunist - prokurorin Aranit Çela. Me tërbimin e tij karakteristik do t'i akuzonte se:
- Kanë punuar për t'i përgatitur fushë të favorshme fashizmit italian.albanovaonline.com
- Me okupimin e vendit kanë punuar për legalizimin e okupacionit e fashistizimin e vendit e të popullit.
- Kanë ndihmuar organizatat tradhtare të krijuara nga armiku dhe qeveria kuislinge.
- Kanë sabotuar rezistencën e popullit duke kryer akte terrorizmi etj.

E ndaj kësaj akuze të përbindshme të qetë e të ndrojtur do të përgjigjeshin një nga një:
P.Gjon Fausti do të thoshte:
- Unë kam ardhë në Shqipëri i dërguar nga të parët e mij qysh në vitin 1928 për misionin e shenjtë fetar e nuk kam qenë fashist as kam ardhë me propagandue fashizmin.
- Unë fashizmin e kam quejt të keq si për Italinë edhe për Shqipërinë.
- Zaptimin e Shqipërisë e kam konsiderue agresion.
- Komunizmin e kam kundërshtue si doktrinë ateiste, por nuk kam pasë punë me qeverinë.
- Kush ka këndue Marksin e kupton se komunizmi ateist ekziston.
- Konferencat jam mundue gjithmonë t'i baj me frymë fetare e jo politike.
- Kisha nuk përzihet në politikë deri sa nuk preket feja e parimet filozofike.
- Kisha nderon qoftë edhe qeverinë tiranike për të mos shkaktue rënime më të mëdha e shkakton salvimin e saj.
- Nuk është e vërtetë që kleri katolik të ketë bekuar armët e ushtarëve italianë që luftuan në Abisni.
- Nuk e di pse e zaptoi Italia Shqipërinë, se nuk ka ka lypë lejen tonë e as ne nuk e kena ftuar të vinte.
- Për organizatën "Bashkimi shqiptar" unë nuk di asgja.

(G.Fausti - arkivi i Ministrië së Rendit, faqe 85.)
Por Prokurori Aranit Çela do ta ndërpriste:
- Të pandehurit kanë shkruar e bërë thirje për "Shqipërinë etnike".
Tashti do të përgjigjej At Dajani.
Deklarata në gjyq:
- Në vjetin 1944 librin mbi "Shqipërinë etnike" e kena shtypë na dhe ky asht një studim historik.
A.Çela: - A ka qenë koha më 1944 që ju me shokët tuaj të kërkonit Shqipërinë etnike?.
At Dajani: -Po ai asht një studim historik i gjatë për t'u paraqitë në Konferencën e Paqes.
- Shokë gjyqtarë- do të thërriste sërish prokurori- në kartën e Atlantikut është vendosur që çdo popull është i lirë të vendosë mbi fatet e tij dhe në këtë rast populli i Kosovës ka vendosur vetë mbi fatin e vet, por këta kanë dashtë me na futë në luftë me Jugosllavinë. (f.101).
Ja pra ku qëndronte thelbi i shqetësimit dhe koha ka provuar "të vërtetën" e deklaratës së tij të paturpshme…Kosova vazhdon ende të derdhë gjak. Por le të vazhdojmë me akuzën:
-Të pandehurit kanë hapur parulla që seminaristët të rrinë indiferent dhe populli nuk duhet të përzihet në politikë. Ata i kanë shpërndarë xhakojt gjatë verës për të bërë propagandë kundër pushtetit.
P. Fausti do të përgjigjej: - Xhakonjtë kanë rrugën e fesë, ndërsa populli ka rrugë tjetër. Prandaj ne i kemi këshilluar ata që të mos përzihen në politikë… Verën e kaluar i kemi shpërndarë për pushime verore, mbasi ishim ngusht ekonomikisht dhe e kemi bërë me urdhër të Delegatit Apostolik. Kemi tre vjet që i dërgojmë kështu me pushime. Para se të niseshin, ju kam folë ndonjë çerek ore t'ue porositun që të ruhen sa më tepër e të mos përzihen në politikë. U kam thanë që në qoftë se ndokush ju flet kundër fesë mbrojeni atë.
Por ndaj kësaj përgjigjeje prokurori do të shpërthente:
- Jezuitët janë një copë e Ballit Kombëtar dhe kjo pjesë e klerit katolik kanë qenë fashista, kanë punuar për fashizmin sepse ju kanë dhënë leka...
Rradha kalonte tek At Dajani, që akuzohej për organizatë, trakte etj. Ai do të përgjigjej:
- Seminari ka qenë një institut i rregullt me sa di unë e nuk asht marrë me politikë.
- Nuk asht e vërtetë që unë të kemë qenë organizator i "Bashkimit Shqiptar" e as që e kam pasë dijeni përveç tre ditë para se të arrestohet Mark Çuni.
- P.Valentinin e P. Gardinin i kam njohur, por nuk di që të kenë përgatitur terrenin për ardhjen e Italisë, prandaj nuk mora ndonjë masë.
- Në rrethin Dom Bosko nuk janë ba konferenca politike dhe referatet që janë mbajt prej P.Gardinit e Andreinit nuk kanë qenë politike.

Këtu do të shpërthente prokurori:
- Shokë gjyqtarë, këtu duket sheshazi se i pandeuri P.Dajani kërkon të mbrojë akoma fashistët, sepse Rrethi Dom Bosko ka qenë çerdhe e Ballit kombëtar dhe qendër politike. Prej këtij rrethi kanë dalë spiunë që janë hedhur në prehërin e okupatorit.
Por le të vazhdojmë me P.Dajanin, që përgjigjej:
-Xhakojtë i dërgova për pushime verore për shkak se ekonomikisht ishim keq e nuk kishim me se t'i mbanim. I kam porositë të ruhen që petkun që kanë veshë ta mbajnë lart.
Po prokurori: -Shokë gjyqtarë: Padër Dajani ka paturpësinë të genjejnë këtu para gjyqit dhe të thotë se s'ka pasë bukë kur këtu nuk ka munguar kurrë buka dhe sendet e tjera ushqimore dhe jemi një nga shtetet më të lumtura të botës, por ky ka pas qëllim tjetër. (faqe 88).
Lidhur me organizatën P.Dajani do të përgjigjej: -Pjesëmarrja e xhakonjve ka qenë kundra rregullave tona fetare, por për Mark Çunin, mbasi i kishin arrestuar shokët dhe erdhi tre ditë rresht për më me kërkue leje të arratisej, unë nuk e lejova sepse i thashë nuk asht ndonjë gja me rëndësi. As masë nuk mora sepse prita të merrte fund puna e qeverisë dhe gjyqi, dhe neve ma vonë do të merrnim masa. (faqe 90).
I shkreti At Dajani sa larg ka qenë nga ajo qeveri që priste "të kryente punë" e nga prokurori që bërtiste si përbindësh:
- Jo, jo ju kleri keni bërë luftë politike deri në vdekje.
E mjerisht kishte ndonjë që edhe e besonte. E tani rradha do të kalonte tek At Gjon Shllaku, që do t'i përgjigjej akuzës:
- Nuk është e vërtetë që unë të kem kenë kryetar i grupit Demokristian. Është e vërtetë vetëm se kam ba konferenca për ekzistencën e zotit.
-Jam kthyer nga Italia më 193 dhe kur ka hi Italia kam shkue në Jugosllavi pse italianët më kishin në sy për shkak të disa polemikave që kisha ba me disa shkrimtarë italianë.
- Politika eme gjithmonë ka qenë për të mirën e popullit dhe kam ndjekë gjithnjë një politikë demokratike.
- Ardhjen e fashizmit e kam konsidruar si një agresion, kob e mjerim dhe unë bash në atë kohë kam ikë nga Shqipnia.
- Kuvendi Françeskan asht konsiderue si antiitalian.
- Fashizmin e kam luftue me fjalime e pseudonime Gjin Shpata ka qenë imi.
- Për ekzistencën e organizatës "Bashkimi Shqiptar" kam marrëvesh kur asht arrestue Fausti e Dajani që e kam pa në gazetën "Bashkimi".
- Kur ka ardhë Sejfulla Malëshova i ka thanë të madhit tonë se mund të formohet një Parti Demokristiane.

Por tani kjo natyrisht acaron prokurorin, që e ndërpret.
- Shokë gjyqtarë, Sejfulla Malëshova ka thënë se mund të formohet një parti me parime demokratike në gjirin e Frontit, por jo një organizatë fashiste.
E natyrisht gabim e kishte pasur edhe vetë Sejfullai. Koha do t'i jepte të drejtë vetëm prokurorit. Ishin ditët kur luhej fabula e La Fontenit e "ujku" kishte gjithnjë më të drejtë se qëngji. "Ovem Lupo credis" (gjahun ja kishin varur pikërisht ujkut në qafë).
Dhe akuzat vazhdonin dhe më të rënda lidhur me rolin armiqësor të revistave.
-Të pandehurit e lartëpërmendur si Drejtora - përgjegjës të revistave "Hylli i Dritës" dhe "Leka" në artikujt që vetë kanë shkruar e kanë lejuar të tjerët, kanë popullarizuar doktrinën fashiste- do të thërriste prokurori. E përgjigja?
-Artikujt i kam shkrue në të mirë të kombit e të vendit. Artikulli "Popujt që vdesin e popujt që nuk vdesin" është në të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. (At Gjon Shllaku).
Akuza:
“- Me ndihmën e reaksionit grek e anglo amerikan, kanë përgatitë terrenin për një kryengirjte me armë që do të bëhej në dhjetor ose për Krishtlindje. Opinioni i mban si patriotë, por në të vertetë si elementë fashistë dhe me kulturë të gjërë janë përsona që nuk i vlejnë rregjimit të sotëm, prandaj janë armiqtë më të mëdhenjë ( së bashku me Faustin e Dajanin që”janë njerëzit më të vlefshëm të Klerit në çdo pikpamje … ( dokum. Arkivore).
- Revista "Leka" me sa kam kuptuar unë është marrë me studime historike dhe s'ka pasë qëllime politike (P.Dajani).
Por prokurori shpërthen përsëri. Ai dinte më mirë gjithçka. Koha i kishte dhënë rolin e "ujkut".
Por le t'i lejmë pak vend edhe të rinjve.
Seminaristi 27 vjeçar Mark Çuni "fajtor i pa faj" do të depononte:
- Nuk është e vërtetë që të kem krijuar "dorën e zezë" për atentate. Unë jam kundër vrasjeve.
- Organizatën e kam quajt opozitare, por në gjirin e Frontit Demokratik.
- Në një mbledhje që asht ba është biseduar mbi traktet e votimet.
- P.Fausti e P.Dajani nuk dinë gja mbi këtë organizatë.

Luigj Kcira: -Dom Ndre Zadeja nuk di se ka qenë tradhtar, por nga shkrime

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7