Hyrje | Me Teper | Historia | Masakra e gjeneralit Zerva ndaj popullsisë Çame ne Greqi

Masakra e gjeneralit Zerva ndaj popullsisë Çame ne Greqi

Masakra e gjeneralit Zerva ndaj popullsisë Çame ne Greqi

Kur nisi barbarizmi grek ndaj popullsisë çame? Si konsiderohej popullsia çame prej politikës greke? Cili ishte reagimi i Fuqive të Mëdha, kur Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, të tjerë i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes, duke u mohuar së bashku me emrin shqiptar, të cilin çamët shqiptarë u kishin rezistuar katër perandorive të egra? Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-ës nuk shpuri në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë.


Me ardhjen e fashistëve në pushtet në Greqi, më 1936-ën, klika e Metaksait e keqësoi më shumë gjendjen e çamëve. Cili ishte preteksti i grekëve kundrejt Shqipërisë në lidhje me pushtimin fashist? Masakra e gjeneralit të famshëm grek mbi çamët.


Si reaguan organizmat ndërkombëtarë ndaj kërkesës së vazhdueshme të Komitetit Çlirimtar të Çamërisë për spastrimet greke?


Shovinizmi grek, qe kishte per ideologji te gllaberimit Megaloidene e aventurierit Jan Katalisis, ne ndertimin e politikes se fqinjesise, do tregohej edhe i pabese, edhe mosmirenjohes ndaj rolit te shqiptareve te Jugut. Mosmirenjohja helene do te kalonte edhe ne urrejtje, egersia e se ciles do te shfaqej qysh se fitoi revolucioni i 1821-shit. Shqiptaret, veçanerisht ata çame, qe ishin me afer, vune ne ballin e luftes per çlirimin e Greqise nga pushtuesit osmane, prijesat e pavdekshem Zguraj e Vranaj, Basharet e Pjeter Buajt, Kladet e Kolokotronet, Alisa Peletheu e Mitesh, Manol Bloshi dhe Andriucio, Andrea Verushi e deri tek Ali Pasha, por do quheshin te pavlere, ose do pervetesoheshin si luftetare greke. Edhe pse ndodhte keshtu, eshte fakt se shqiptaret e mesit te Shqiperise dhe shqiptaret çame, e ndezen me shume luften çlirimtare te Greqise dhe heroizmi shqiptar shkelqeu, ku nga 100 heronjte qe linden nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptare, qe luftuan si miq te popullit grek, se shtypeshin nga i njejti pushtues dhe, liria e njerit popull, shpejt do te behej shembull edhe per tjetrin. Por greku, ndaj heroizmit shqiptar per çlirimin e Greqise, nuk e shfaqi asnjehere miqesine, mirenjohjen.


Me mohimin e gjakut te shqiptareve, qe u derdh ne token greke, shovinizmi pergatitej per gllaberimin e territoreve etnike shqiptare, ku gjuhen, fustanellen, besen, krenarine ia kishin njohur shekujt e panumert.


Egersia barbare, me e pameshirshmja e heleneve, do derdhej mbi popullsine e pambrojtur shqiptare te Çamerise. Pastaj mbi tere territoret e banuara nga shqiptaret etnike. Nga 1830-1838, viktima e pare u be popullsia shqiptare, qe banonte ne ishujt Joniane, ku Rusia, Anglia, Franca e detyruan Turqine t’ia leshonte Greqise tere ishujt Joniane. Me vone, ne vitet 1863, 1913 u rrembyen toka te tjera, ku banoheshin nga shqiptaret, duke perfshire Ambrakine, Kosturin, Pindin, Konicen, qe eshte viktima e dyte e shqiptareve per nga barbaria e shovinizmit grek. Ndersa me 1913, greku pushtoi tere Çamerine dhe e ktheu ne nje çiflik te andarteve. Çameria eshte viktima e trete e barbarise greke dhe, deri diku, plotesohet mbi gjysma e planit te Megaloidese. Greqia, sa e pushtoi Çamerine dhe e vendosi brenda kufijve, qe caktuan te medhenjte, çamet i ktheu ne skllever, pa asnje te drejte. Por shovinizmi perseri nuk ishte i qete. Popullsine çame e quante si nje mine me plasje te ngadalte. Se Greqia nuk i trembej aq popullsise çame; gati 120 mije, sa tre milione arvanitasve shqiptare, qe u kishte mohuar me kohe te drejten, lirine, gjuhen, shkollimin shqip dhe kombesine shqiptare. Shovinizmi ortodoks mesjetar grek, bente planet per pastrim total etnik. Ne Greqi te mos ngelej asnje mysliman, duke i perzene per ne Turqi dhe Shqiperi, ndersa nje pjese tjeter i dergonte neper ishujt e Egjeut. Ata qe do ngeleshin do nderronin edhe fene, edhe kombesine.


Nga viti 1913-1922, kohe ne te cilen Shqiperise se copetuar ne pese shtete i kishte munguar shteti i konsoliduar, Greqia vazhdoi te bente pastrimin etnik te shqiptareve. Fuqite e Medha heshtën kur Greqia perzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mije shqiptare, ku nje pjese i dergoi ne Turqi, te tjere i shperndau neper ishujt e vdekjes, duke u mohuar se bashku me emrin shqiptar, te cilin çamet shqiptare u kishin rezistuar kater perandorive te egra.


Me krijimin e konsolidimin e shtetit shqiptar, i cili perfaqesonte ate territor, qe i lane Shqiperise Fuqite e Medha dhe shovinistet, domethene 28 mije kilometra katrore nga 96 mije kilometra katrore gjithsej, prape se prape, popullsia shqiptare tej kufijve nuk u gjend e braktisur nga shteti ame. Qysh me 1926, qeveria shqiptare ben deklaraten: “Procesi i shkembimit te popullsise ka perfunduar. Tani e tutje, çamet do kene te drejtat qe gezojne qytetaret greke!”. Kjo binte ndesh me politiken e ortodoksise shoviniste greke.


Traktati Shqiperi-Greqi i 1926 nuk shpuri ne mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te popullsise çame nga ana e Greqise. Ne mars te 1928, Ministria e Jashtme shqiptare, me ane te nje memorandumi, qe i drejtoi te ngarkuarit grek me pune ne Tirane, me fakte tregohej shqetesimi i Tiranes per padrejtesite dhe shtypjen, qe i behej popullsise shqiptare te Çamerise nga vete autoritetet qeveritare greke dhe nuk u jepte asnje te drejte, si pakice kombetare. Qeveria greke, jo vetem qe e hodhi poshte protesten shqiptare, por e akuzoi qeverine shqiptare se nderhynte ne punet e brendshme dhe se çamet, sipas grekerve, ishin qytetare greke ne token greke dhe se Shqiperia po shperfillte te drejten sovrane te Greqise.


Me ardhjen e fashisteve ne pushtet ne Greqi, më 1936, klika e Metaksait e keqesoi me shume gjendjen e çameve. Me urdher te vete Metaksait, zona çame u kolonizua. Shume prona te medha te çameve u konfiskuan. Masakrimi mbi çamet nisi me egersi dhe nuk ndalej. Lidhja e kombeve, shtetet “demokratike” e dinin shtypjen qe u behej çameve ne vatrat e tyre, po asnje nuk shqetesohej.


amet nuk ishin kolaboracioniste


Sulmi i Italise fashiste mbi Greqine, u perdor si pretekst ndaj shqiptareve dhe ata, viktima e pare e fashizmit, do quheshin “agresore” ndaj Greqise?! Egersia greke nuk u ndez ndaj vete agresorit, por ndaj shqiptareve, qe ishin te sulmuar. Pas kesaj lufte, Greqia do te kishte edhe gurin, edhe arren. Do vendoste ligjin e luftes dhe do thuhej: “Greqia ishte sulmuar nga Shqiperia dhe jo nga Italia”. Ky ligj i hilese dhe i paarsyes do vinte edhe kushtin tjeter: “Ligji do qendronte per aq kohe sa te harrohej çeshtja çame dhe te vendosej kufiri i Verio Epirit ne Shkumbin!”.


Ne kohen e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, midis qeverise shqiptare (regjences), gjermaneve dhe italianeve, u lidh marreveshja e bashkimit etnik te Shqiperise. Kjo marreveshje ishte si nje kundervenie dhe ne diplomaci e gjermaneve dhe italianeve ndaj Frances dhe Anglise, se “ato kishin marre vendimin e copetimit te Shqiperise” dhe per ta terhequr pas Shqiperine. Pavaresisht ne ç’kushte dhe me cilet lidhej marreveshja, Italia dhe Gjermania ishin superfuqi te luftes dhe endrra e shqiptareve u realizua. U be bashkimi etnik i tere kombit, nga viti 1941-1944 u krijua administrata shqiptare, ne tere trojet shqiptare ne Ballkan. Shqiperia nuk mori asnje therrime me teper nga ç’i kishin marre shovenet. Gjermanet dhe italianet, pavaresisht se ishin kundershtaret e koalicionit, shqiptareve u dhane ate qe u ishte marre padrejtesisht. E verteta eshte se edhe pas kesaj, çamet u bashkuan me qeverine e Tiranes (Regjencen), qe pranoi bashkimin etnik dhe kundershtoi pushtimin italian, por shqiptaret çame nuk besonin shume te regjenca, te ky bashkim.


Çamet nuk ishin kalaboracioniste ne sherbim te armikut te perbashket, pushtuesve nazi-fashiste, por kreret shoviniste greke ishin kolaboracioniste. Per kete ka fakte historike, qe nuk fshihen dot nga greket. Greket shoviniste, qe akuzojne shqiptaret çame, se ishin bashkepunetore te pushtuesve, kolaboracioniste, nuk qendron. Eshte nje shpifje e ulet e vete kolaboracionisteve greke, te cilet, qenien e tyre te tille e kane te dokumentuar. Ne muajin maj 1941, ne Greqine e pushtuar, u krijua qeveria e pare kuislinge, ne krye te se ciles u vu gjenerali Çollakoglli. Ky gjeneral, pasi mori kryesimin e forcave pushtuese; menjehere nxori qarkoren, qe u bente thirrje turmave te çmobilizuara te shkonin ne kazerma, te visheshin, te armatoseshin dhe te qendronin perkrah forcave gjermane. Keto te verteta per kolaboracionistet shkruheshin edhe ne gazetat “Vima” dhe ”Proia”. Pas nje viti, pra ne maj 1942, per ta forcuar me tej bashkepunimin me pushtuesin gjerman, u formua qeveria qe kish per kryetar Ralin. Kjo qeveri ra ne ujdi me gjermanet dhe menjehere krijoi forcat e armatosura, te perbera nga tre divizione, me nje efektiv qe e kalonte 30-mijeshin. Keto trupa i komandonin gjeneralet kolaboracioniste: Bakos, Kocimitos, Llogothetopulos, Raftis, Zerva etj. Nderkohe keta gjenerale kishin rene ne ujdi qe, bashke me gjermanet te shuanin çdo shkendije per liri e demokraci. Egersia e ketyre gjeneraleve, ndizej nga idete e prifterinjve shovene: Shen Kozmo, Kotoko, Evllogji, Kurilla, etj., dhe frymezoheshin nga ata qe drejtonin ortodoksine: Sarafim, Sebastiano, Janullatos etj., egersi e cila do shfrente mbi forcat perparimtare demokratike, qe perfaqesoheshin nga EAM-i dhe mbi shqiptaret çame te pambrojtur.


Me keto fakte, hidhen poshte akuzat dhe shpifjet helene dhe te gjeneraleve te tjere andarte, se çamet ishin bashkepunetore te pushtuesve gjermane.


Masakra e gjeneralit grek mbi çamët


Ky ishte amaneti i shovinistit perbindesh ndaj shqiptareve, gjeneralit kolaboracionist Japolan Zerves. Ne pragvdekjen e tij, antishqiptari i terbuar thote: “Vdes i qete se bera ate qe doja. Pas lashe rreke gjaku, tym, bloze, germadhe; ulurima femijesh, nuse dhe gra nudo, qe futeshin ne furrat e ndezura, qe te mos pillnin me shqiptare... burra te varur, shpuar me bajonete, gjuha shqipe nuk do te flitet me ne token helene. Kjo me kenaq mua, ashtu siç kenaq tere shpirtrat helene!”.


Zerva dhe gjeneralet e tjere ishin leshuar si bisha mbi shqiptaret çame te pambrojtur. Si qeverite kolaboracioniste, edhe ato qe vazhduan pas ikjes se gjeneraleve, po me ata ministra e gjenerale, pjella te ortodoksise shovene, kishin marre urdher qe popullsia çame prej 30-35 mije banoresh ta asgjesonin.


Nder perfaqesuesit e aleateve, koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, qe une drejtoja, Zerva deboi çamet nga shtepite e tyre!”.


Genocidi i eger grek nisi me 27 qershor l944. Ushtaret e Zerves rrenonin gjithçka qe gjenin perpara... popullsia e Parathimise u kap ne befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtese. Barbaret e Zerves hyne naten ne qytet dhe vrane 673 burra, gra, femije, ne Filat l286, ne Igumenice l92, ne Prage 620. Zervistet rrafshuan mbi 5800 shtepi ne 68 fshatra. Qindra fshatra te tjera u shkretuan. Pronareve te bagetive ju grabiten l20 mije dhen, 24 mije nje thundrake, l8 mije kuaj. Nga hambaret e fshatareve te pasur çame u rrembyen 250 mije kv grure etj...


Pas grabitjes dhe genocidit, misionit aleat sikur i “erdhi keq” per tragjedine mbi shqiptaret çame. Dhe, kjo “keqardhje” u ndez, kur çamet nga mosha 15-70 vjeç, te ngelur aty-ketu, kapeshin nga greku dhe internoheshin ne ishujt e Egjeut dhe i masakronin. Kur shefi i misionit amerikan ne Shqiperi, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Ne mars 1945, njesi te forcave te shperndara te Zervasit, kryen nje masaker ndaj çameve ne zonen e Filatit dhe, praktikisht e pastruan ate nga shqiptaret çame!”.


Perveç debimit nga vatrat e te pareve, ajo do shkundte nga themeli edhe kulturen çame, do mohonte edhe historine, besimin fetar mysliman. Dhe menjehere u dha urdhri per djegien e 102 xhamive, 28 teqeve, mijera tybeve dhe vakefeve. Kur u siguruan se ishte debuar edhe kemba e fundit e çameve, barbaria helene do nxirrte ligjin absurd. Sipas këtij ligji, çamet nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndane koloneve. Ndërsa ndaj çameve te mbetur ne Greqi, si ata ortodokse e myslimane, ligji antinjerezor i 1945 ua mohonte identitetin kombetar shqiptar. Nga shqiptar qe ishin, do ktheheshin ne grek dhe “pranonin” kombesine helene.


Greqise i duhej medomosdo te ndryshonte perberjen demografike te krahinave çame veri-perendim, sepse u trembej shume arvanitasve dhe shume çameve te mbetur ose te kthyer ne ortodokse dhe “greke” me force.


Ardhja e shqiptareve çame ne Shqiperi dhe heshtja e nderkombetareve.


Shqiptaret çame, qe i shpetuan barbarise greke, më të shumtët erdhen ne truallin ame. Shqiptaret hapen shtepite per viktimat e barbarise. U hapen edhe dyert e shkollave per femijet e humbur. Per t’u njohur padrejtesia e madhe, kreret çame dhe qeverite, perfshi edhe ate shqiptare, paditen barbarinë greke dhe iu be e njohur edhe organizmave nderkombetare. Padrejtesia ndaj çameve u shtrua edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1946. Por nuk u arrit që te pranohej krimi i madh njerezor: gjenocidi grek mbi popullsinë çame. Doli qe shume nga shtetet mike te Greqise, te cilat i kishin rrembyer me force 23 mije kilometra katrore te Shqiperise dhe ia kishin dhene grekut, ne fillim u hoqen sikur u pelciste zemra nga dhimbja per çamet martire dhe, per te mos u shfaqur si mbrojtes te hapur te padrejtesive, qe kish bere greku; u ngriten doren dhe thane me gjysme zeri: “Çamet e perzene te kthehen ne vendin e tyre!”. Po kjo ishte vetem demagogji. Qe çamet te ktheheshin ne trojet e te pareve, qe t’u kthehej pasuria e grabitur, do te thoshte te paditej mikja e tyre per krimet barbare. Te pranonte egersine qe kish shfaqur dhe te pergjigjej per gati 3000 te masakruarit, demet e shkaktuar, rrembimet e pallogaritura. Po qysh te nesermen e konferences u pa demagogjia politike.


Shtetet e medha qe ngriten doren, harruan ç’thane, sepse ata nuk kembengulen te zbatohej vendimi qe moren dhe te perbuzej genjeshtra e kolaboracionisteve helene qe akuzonin çamet si te tille.


Megjithese Konferenca e Parisit deshtoi dhe iu shmang denimit te padrejtesise greke, çamet nuk i hodhen armet, per te gjetur perkrahes dhe per ta nderkombetarizuar tragjedine e luajtur mbi ta. Ata s’e kishin humbur shpresen per t’u rikthyer ne pragjet e te pareve.


Per ta intensifikuar nderkombetarizimin e çeshtjes çame ne vjeshten e vitit 1944, ne Konispol organizohet kongresi i pare çam, i cili u drejtohet perfaqesuesve te misioneve aleate, shteteve asnjeanese, B.Sovjetik që ta ndihmonin popullin shqiptar te çamerise dhe te njihej padrejtesia e bere ndaj tij. Jo shume kohe pas ketij kongresi, nje grup çamësh shkoi ne Athine, qe te kundershtonte genocidin kolektiv ndaj shqiptareve te Çamerise dhe te gjendej nje gjuhe, qe te mbeshtetej te arsyeja. Po qeveria e ardhur ne pushtet e George Papandreut, nuk mori asnjë mase kundër genocidit edhe pse perfaqesuesit çame i thane ta ndalnin dhunen greke, t’i njihte te drejtat e çameve dhe te urdheronte te ktheheshin ne shtepite e tyre, gjithe perzenet. Dilte se terrorizmin nuk e kishte organizuar nje gjeneral i çmendur, por ishte ne planin e shovinizmit, qe e udhehiqte dhe e drejtonte kisha ortodokse greke. Meqe deshtoi dhe kjo orvatje, çamet ne Shqiperi nuk e ndalen luften e tyre per liri e te drejta, megjithese ndihmen e qeverise komuniste, qe varej nga sllavet, nuk e kishte aq te plote. Iu dergua leter bashkimit Kombetar Grek, komandes aleate ne Mesdhe dhe Komitetit Qendror te FKC (EAM).


As delegacioni qe shkoi ne Athine, as letrat nuk u moren parasysh. Madje ne takimin verbal dhe ne leter pergjigjet, nuk u shfaq urtesia, po arroganca, poshterimi grek.


Komiteti i Çlirimit te Çamerise perserit letrat dhe ua ridergon misioneve ushtarake te B.S., Britanise se Madhe, SHBA, Frances, dhe legates Jugosllave ne Tirane. Ky komitet qe te rendonte pergjegjesia ndaj bashkekombasve, nuk la te qete as konferencen e ministrave te jashtem te fuqive aleate ne Londer me 1945, as Ansamblene e Pergjithshme te OKB te 25 tetorit 1946. Ne kerkesat e tyre, çamet shpjegonin se ishin popullsia me e persekutuar e shekullit 20-te, madje edhe e Luftes se Dyte.


“Ne po shohim se edhe Organizata e Kombeve te Bashkuara, nuk po na e degjon zerin, nuk na perfill ne kerkesat tona”. Dhe vertete, ajo nen presionin e ortodoksise, ku ajo greke ishte e madhe, nuk po i vinte ne levizje fuqite e saj, e ta detyronte nje shtet shoven: ta ndalte barbarine dhe te pranonte ti njihte te drejtat popullsise qe kish persekutuar.


Duke iu drejtuar sërish organizmave te larta nderkombetare komiteti i Çamërisë thekson: “Ne protestojme dhe sjellim ne mendjen e Komisionit Hetimor te KSOKB, tragjedine e luajtur ne Çameri, si dhe veprimtarine e shovenisteve, qe synon ne zhdukjen e popullit shqiptar te Çamerise. Ne theksojme nje zgjidhje urgjente të problemit çam, siç mund te pranohet. 1. Te ndalet vendosja e koloneve ne tokat tona autoktone. 2. Te riatdhesohen tere çamet. 3. Te behet kthimi i tokave tona, vleresimi i demit me pare ne dore. 4. Te jepet ndihme per te rindertuar shtepite e prishura. 5. Mbrojtjen dhe garancine popullsise qe rrjedh ne traktatet nderkombetare. 6. Te gjykohen e denohen tere pergjegjesite e krimit, qe kane kryer kunder çameve!”. Meqe te medhenjte ne OKB, nuk donin t’ia prishnin te perkedhelures se tyre, hoqen dore nga lufta per rikthimin e çameve ne trojet e tyre, duke i ngushelluar me disa ndihma. Keshtu nga viti 1945-1947, Shqiperia mori 26 milione dollare ndihma per çamet. Ndihmat ishin ne mallra, materiale e pajisje. Ndërsa per refugjatet direkt u dhane vetem 1.2 milione dollare. Por lufta qe ata bene per nderkombetarizimin e Çamerise erdhi ne ftohje. Shteti shqiptar dhe ai grek, benin pjese ne dy kampe te kundert. Propaganda komuniste thoshte shume gjera te paverteta, madje arrinte te “argumentonte”, borgjezia nuk i mbronte interesat, lirite dhe te drejtat e popujve. Tani edhe kreret çame u vune ne trysnine e propagandes komuniste. Duhej te benin siç u thonin shefat shqiptare. Kreret komuniste i kercenonin çamet dhe u thonin se dy kampet ishin ne lufte dhe çeshtja çame, gati ishte mbyllur edhe per kampin borgjez edhe per ate komunist. Ne te vertete acarimi midis dy shteteve ishte keqesuar, kur Greqia shtypte forcat e EAM-it dhe komunistet shqiptare u jepnin arme dhe ushqime, duke e harruar Çamerine.


Shqiptareve çame ju dha nenshtetesia shqiptare qe te heshtnin pergjithmone


Pas viteve 1953, kur Hoxha hoqi nenshtetesine greke dhe u dha çameve nenshtetesine shqiptare, erdhi edhe faza e heshtjes se çameve. Te mos flisnin, te mos kerkonin, se zemeronin grekun edhe punet e tyre tani e tutje, ishin ne doren e partise.


Kur P.P do u mohonte shqiptareve çame nenshtetesine greke dhe ne kundershtim me deshiren e tyre, do t’u jepnin ate shqiptare dhe ata, si edhe shqiptaret do humbnin çdo liri, doli dekreti famekeq i Hoxhes: “Dekret numer 1654, date 19 prill 1953 mbi dhenien e nenshtetesise shqiptare çameve qe banojne ne Republiken e Shqiperise!”. Nuk u permendej emri shqiptar, që do te thoshte se nuk ishin as te tille dhe ç’kombesi kishin. Ne dekretin komunist nuk permendej asgje nga e kaluara.


Per heqjen e nenshtetesise greke te shqiptareve çame e dhenien e asaj shqiptareve, jane bere shume pyetje, qe nuk kane marre pergjigje. Nenshtetesia shqiptare u dha nga frika, qe ne fushen diplomatike te mos kishte me asnje kontakt me grekët. Shqiptaret çame, duke marre nenshtetesine shqiptare, detyroheshin te mbyllnin gojen dhe te heshtnin pergjithmone.


Se dyti, komunistet mund te benin ç’te donin me interesat e shqiptareve, se ndaj kombit ishin te papergjegjshem. Patriotizmin shqiptar e kishin mohuar, duke e zevendesuar me internacionalizmin pushtues, nenshtrimin ndaj ideologjise se diktatures.


Vetëm shteti demokratik kerkoi qe shqiptaret çame te ktheheshin ne pronat e tyre. Presidenti i pare shqiptar, demokrati Sali Berisha, nxori dekretin dhe perkujtoi tragjedine e shqiptareve çame, duke i quajtur ata muhaxhiret me te perbuzur nga komunizmi shqiptar, por edhe nga te medhenjte e botes. Dekreti i Presidentit Sali Berisha, nr.7835, date 26.06.1994 thote: “Dekretoj shpalljen e 27 qershorit kalendarin kombetar, dita e genocidit ndaj shqiptareve te Çamerise nga shovinizmi grek dhe ngritjen e nje memoriali ne Konispol!”.

G.Metropol 


Komente (1 publikuar)

avatar
Milazim Zeqiraj 2010-09-12 08:02 +0100
Cameri plage e rende,gjaku yt qe nuk falet.
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7