Hyrje | Me Teper | Historia | Kolë Tahiri: Idriz Mulosmani - një burrë i shquar

Kolë Tahiri: Idriz Mulosmani - një burrë i shquar

Kolë Tahiri: Idriz Mulosmani - një burrë i shquar

IDRIZ MULOSMANI – NJË BURRË I SHQUAR

-… une e kam prekur (ndier) direkt doren e perkrahjen e Idriz Mulosmanit. Ne vitin 1956, ai ka firmosur per te drejten time per te vazhduar studimet e larta, ne ish Bashkimin Sovjetik. Si, ish-kryetar i komitetit ekzekutiv e antar i Byros se Partise se rrethit ne ate kohe, sikur te vuante nga paragjykimet, mund t’a kundershtonte bursen time, duke u justifikuar me nevojat e medha qe kishte rrethi per mesues.

Une,sapo isha diplomuar, ne shkollen pedagogjike. Por, Jo ! Idrizi, nuk e beri kete, perkundrazi firmosi, me parimsi e drejtesi, pa me njohur, vetem mbi bazen e arritjeve te mija ne mesime dhe karakteristikes se derguar nga Shkodra. Per ket qendrim te tij i kam qene kurdohere mirenjohes-

NGA PROF. AS. DR. KOLË TAHIRI

Me kerkesen e Iirimit, djalit te Idrizit, gje, te cilin e falnderoj per konsiderate, po hedh, dicka per kete figure te njohur te malesise. Keto mbresa bazohen ne :

- a) Kujtimet e lena nga Beqir Ndou (Sokoli), shok idealesh e bashkeluftëtar me Idrizin,

- b) Ne disa “shkendija” kujtimesh nga vitet (1952-1959), kur Idriz Mulosmani ka sherbyer ne rrethin e Tropojes.

Per Idriz Rexhep Mulosmanin, ruaj, ne arkivin tim kujtimet e Beqir Ndout (Sokoli) te kohes se Luftes Dyte Boteror (L2B). Ne to, ndonse nuk ka shenime te vecanta per Idrizin bie ne sy, se keta dy pionier te levizjes komuniste, ne mjaf raste shfaqen se bashku: shoke ne gjimnaz e konviktor ne Shkoder, bashkepuntore e luftëtare me arme ne dore, duke qene shoke idealesh. I afronte edhe origjina e tyre tropojane.

1. Grimca nga kujtimet e Beqir Ndout per Idriz Rexhep Mulosmanin.

“Duhet vene ne dukje, se ne Veri, qe nga koha e Zogut,- thekson Beqiri, ne kujtimet e veta,- ka patur komuniste, si p.sh., ne Malesi te Madhe: Cun Jonuzi e Mark Uli, ne Puke: Ali Bytyci, ne Miredite: Bardhok Biba, ne Lume: Meriman Jakupi, Abaz Shehu e Selman Bajraktari, ne Mat: Haki Fejzo e Beqir Minxhozi, ne Tropoje: Beqir Ndou e Idriz Mulosmani, ne Diber: Nazmi Rushiti e Sul Baholli, ne Shkoder, Tom Kola etj., ne Kosove...”

Sic shihet, Idiz Mulosmani rrjeshtohet midis komunisteve te pare, te cilet qe ne kohen e Zogut  kane qene komuniste ne krahinat e veta. Midis atyre, disa rane deshmor, ndersa te tjeret, ne vitet pas luftes u bene kuadro te rendesishem ne rrethet e tyre e ne shkalle kombtare.

Midis, te pareve tropojane, te cilet sakrifikuan me shume per levizjen komuniste, gjate L2B rreshtohen edhe Beqir Ndou e Idriz Rexhepi (Mulosmani). Ne momentin tejet kritik per kombin (Luften), perpara dilemes; “me ose kunder”, perpara sfidash madhore te kohes, Beqiri theksonte poziten e veshtire ne te cilen u gjend Idrizi: “Malesia ka pase fort pak njerez me gjimnaz ose gjysem gjimnaz, por edhe ata qe ishin nuk moren pjese, ne fillim me Levizjen, d.m.th. asnje,..., nuk doli ne mal ne vitin 1942, me perjashtim te Ram Mujes se Gashit dhe Betonit (pseudonimi i Beqir Ndout)”.

“Idriz Rexhep Mulosmani, qe e kisha shok ne kohen e grupeve komuniste dhe shpresoja shume te dilnim ne mal se bashku, mjerisht kishte shkuar me sherbim, sekretar komune ne Gusi dhe keshtu, mbeta vetem”.

Por, pas pak kohe, Idriz Rexhepi, me kurrajo i kaloi, i braktisi barierat qe ngriheshin perpara tij si:

a). Disa klasa te kryera te gjimnazit te Shkodres, te cilat i jepnin mundesine e punesimit,

b). Barieren e shtreses se vet shoqerore (Dere bajraktari),

c). Ate te pozites shteterore (te sekretarit te komunes) dhe

d) Sfiden e hedhjes ne zjarrin e luftes, aksion i cili shoqerohej, ne cdo moment me rreziqe kapitale.

Vendimi ka qene i guximshem, trimeror. Idrizi u hodh ne luften partizane duke provuar vuajtje, semundje, sakrifica, vrasjen e shokeve, plagosje dhe fishkellimen e plumbave prane veshit, per disa vite me radhe, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte kufijeve shteteror, ne tokat e Kosoves te pushtuara nga serbet.

Ish komisari partizan Beqir Ndou, per ato vite, kujton :

- “ Mbas mbledhjes se Valbones (korrik 1944), afro 150 partizan, me ne krye shokun Sadik Bekteshi, sulmuan Plaven e Gucine, ne kordinim me partizanet malazes, forcat tona i sulmuan gjermanet dhe reaksionaret, ne perendim te Plaves e Gucis, kurse forcat partizane malazeze ne veri. Plava u clirue menjehere dhe, te nesermen, ne ora 03 te mengjezit u nisem per ne Guci. Lufta u zhvillue ne Sarajet e Ali Pashes. Pararoja jone ishin disa malesor, qe njiheshin ne ato ane, si Ali Nimani, Ali Shabani etj. Ne keto luftime, qe zgjaten 3-4 ore, nga armiqet u vra nje njeri, ndersa nga ne asnje.

Gjate kesaj ndeshjeje gusjanet kerkonin Idriz Mulosmanin per t’u marre vesh me te, sepse, Idrizi kishte qene atje, me duket  se gjate viteve 1941-1943, sekretar komune. Idrizi pranoi thirrjen, bisedoi me ta dhe ndihmoi ne pushimin e luftimeve...(Nenviz. K. T.) Ne Gusi e Plave qendruam afro 10 dite,...ishte hera e pare, qe ne Veri te Shqiperise cliroheshin qytete. Gjermanet dhe reaksioni u alarmuan dhe na sulmuan me forca te medha”...”Nje nate, 3-4 ore para, se te dale mire drite trupat SS gjermane, te udhehequr nga reaksioni i Plaves, sulmojne drejt ne cader, ku ishte shtabi i brigades jugosllave. Komisari e komandanti te kesaj brigade iken pa u veshe mire.

Lajmerohemi ne, qe ishim ne Gusi, per sa ma siper dhe bahemi gati me u largue ne drejtim te Tropojes. Disa shoke nisen perpara, per te zene Sarajet e Ali Pashe. Nga Plava ne Gusi ka, afro 15 km. rruge fushore, automobilistike. Kishim mendimin, se gjermanet do te vinin shpejt, me mjete te motorizuara. Nga qyteti Gusi deri tek Sarajet e Ali Pashe, ne duhej te ecnim ne drejtim te Plaves. Shoket u nisen, Mehmet Mulosmani i thote xhaxhajt te vet Salihit qe te ngrihen nga kafja dhe te nisen, por ai nuk degjon (bindet). Shkova dhe i thashe: “Bajraktar! Ngrihu, se jane do arra ne trine( tavan!)” Ai, qe kuptonte mire shprehjet popullore, ngrihet dhe se bashku me Idriz Mulosmanin etj. drejtohemi per ne bjeshken qe quhet Qafa e Borit....Mbasi lame Plave e Gusi u kthyem ne Malesi.”

Keto deshmojne se Idriz Rexhepi, jo vetem ka marre pjese direkte ne luftimet e zhvilluara ne ato qytete, po edhe se ka kryer detyren e negociatorit (perfaqesuesit partizan) ne bisedimet me forcat kundershtare, te cilat e njihnin, vleresonin dhe i besonin.

Ne keto kujtime, Beqir Ndou sjell edhe kete situate kritike, qe nuk eshte lehte te imagjinohet:

“Ne pranevere te vitit 1944, afro 70-80 partizane malesore dhe jabanxhije kane kaluar nga fusha e Mark Gjokes, ne Droçë dhe, ne mriz te dhenve (deleve), mbasi ishin jashtezakonisht

te uritur kane hanger hitha bjeshke dhe njomez ahu, d.m.th., kane kullote, tamam si bagetia (neneviz. K.T.). Nga ketu kane shkue ne Valbone dhe jane ushqyer tek Ram Ethemi etj.

Per kete ceshtje kane dijeni Mehmet Mulosmani, Idriz Mulosmani, Mirash Ndou (vellai im) etj. te cilet kane qene aty.”

Deshmi tjeter, kjo mbi veshtersite qe kane provuar forcat partizane, midis te cilave ka qene edhe Idriz Rexhep Mulosmani, i cili, ne asnje moment, sa do te veshtire nuk iu shmang sfidave te luftes.

2.   Meditim per personalitetin e Idriz Rexhepit (Mulosmani)

Idriz Rexhepin nuk e kam njohur direkt. Nuk na lidhte mosha, shkolla, puna, interesat dhe asgje tjeter. E kam pas pare dy-tre here, ne largesi, ne xhiron e qytetit bajram Curr me shoket e vet. E kujtoj kete burre te gjate, trup atletik, te krehur me kujdes dhe te veshur “shik”. Fizionomia e tij nuk me kujtohet. Por, kur iu riktheva “labirintheve” te kujtese per ato vite, zbulova, se kisha “sirtar” edhe per ket, ish kuader drejtues ne rrethin e Tropojes. Me dolen parasysh ndryshimet e bera ne vitet (1952-1959), aty gjenden edhe mendimet e vendimet e firmosura nga dora e Idriz Rexhep Mulosmenit te cilat kane qene te dukshme.

Keto zhvillime lidheshin edhe me krahinen se ciles i perkas, me fshatin tim Shengjergj te Nikaj-Merturit. Gjate pushimeve verore, une, vezhgoja direkt me vemendje ndryshimet ne ato ane, degjoja edhe mendimet e opinionet e te tjereve. Dihet, se poulli, sidomos ne rrethet e vogla ua ben “radioskopine” kuadrove drejtues (sidomos vendes) dhe mban qendrim, sipas meritave te tyre. Popull i jep “Cezarit ate qe i takon Cezarit”. Mendoj, se krahas meritave, Idriz Mulosmani nuk mund te shkarkohet, as nga pergjegjesia per dhunen e terrorin e ushtruar ne rrethin e Tropojes, ne ato vite. Por, nuk duhet harruar, se ne diktature, gjithcka vendosej nga kupola enveriste ne qender.

Sipas mendimit tim, ne formimin, qendrimet ndaj publikut, ne sjelljen e tij kishin lene gjurme te pashlyera kultura perendimore, te cilen e kishte fituar qe ne konviktin e Krumes se Hasit (?) dhe ne gjimnazin e Shkodres, zoterimi i gjuheve te huaja si, italishtes e frengjishtes etj. Keto, kane luajtur rol ne brumosjen, qendrimet, sjelljen dhe karrieren e tij.

I gjendur, qe ne femijeri, adoleshence dhe rinin e hereshme larg prinderve dhe frymes sunduese te bajraktareve, (ne kuptimin negativ te kesaj fjale), Idrizi arriti te mbante qendrim kritik te vecante, ndaj cdo gjeje te tejkaluar ne mentalitete dhe vetedijen e njereve te rrethit familjare.

Ne vazhdim, do te sjell disa te dhena, “detaje” domethenese per periudhen e veprimtarise se tij drejtuese ne rrethin e Tropojes.

Keshtu, p.sh., une e kam prekur (ndier) direkt doren e perkrahjen e Idriz Mulosmanit. Ne vitin 1956, ai ka firmosur per te drejten time per te vazhduar studimet e larta, ne ish Bashkimin Sovjetik. Si, ish-kryetar i komitetit ekzekutiv e antar i Byros se Partise se rrethit ne ate kohe, sikur te vuante nga paragjykimet, mund t’a kundershtonte bursen time, duke u justifikuar me nevojat e medha qe kishte rrethi per mesues.

Une,sapo isha diplomuar, ne shkollen pedagogjike. Por, Jo ! Idrizi, nuk e beri kete, perkundrazi firmosi, me parimsi e drejtesi, pa me njohur, vetem mbi bazen e arritjeve te mija ne mesime dhe karakteristikes se derguar nga Shkodra. Per ket qendrim te tij i kam qene kurdohere mirenjohes.

Nje rast tjeter. Lirimi, djali i Idrizit, naten vone, ka gjetur vite me parë ne rruge, nje kushurin tim, te plagosur rende dhe, menjehere e ka cuar ne spital. Aty, fale nderhyrjes se kirurgut te shquar Flamur Nishani, kusheririt i shpetoi jeta. Sikur, te mendojme per nje moment, qe Lirimi ta kishte braktisur viktimen, atje ku e ndeshi, krejt rastesisht, dhe pa e pare askush, padiskutim viktima nuk do te kishte mbijetuar.

Te vjen mire, sepse njerezit fisnike, kurdohere e gjejne mundesine per t’i shprehur ne praktike vitytet e tyre te larta, duke deshmuar edhe origjinen prinderore, fisnike, humane.

Me jepet rasti te kujtoj edhe dy pjestare te kesaj Dere: z.Man Salihi (Mulosmani) dhe z.Hajrie Mulosmani, me te cilet kam qene ne konviktin “ Tom Kola” ne Shkoder, ne vitet e shkolle 7-vecare. Me vone, me ata te dy jam takuar, perkatesisht, vetem nga nje here. Ne nje rast kam bujtur, si mysafir ne familjen e Manit e me kane pritur bujarisht. Ndersa me Hajrien, bije e kesaj shtepie jam takuar, po ashtu, vetem nje here tek shkolla e Bujanit, ku ajo sherbente si mesuese. Kam qene me te ndjerin babajn tim dhe mesuese Hajria, sapo na pa ne oborr te shkolles (andej kalonte rruga jone) u gezua sinqerisht, nderpreu mesimin, na mori ne drejtori te shkolles dhe na gostiti me geshtenja etj. Ne ato vite ne kemi patur shoqeri e miqesi te ndersjellte te cilen e kemi ruajtur edhe ne vitete e mevoneshme. Gjithesesi une ruaj pershtypjet me te mira per ata njerezit te ketij rrethi familjare qe i kam njohur.

Sic, kujtonte Beqir Ndou, me gjithese, me te drejte, mund t’u referohej te pareve te vet, Idizi, me thjeshtesine qe e dallonte, teper rrallë mund t‘i zinte ne goje emrat e tyre. Ai ishte i vendosur te mbahej, te “ecte” mbi kembet e veta, nuk i pelqente te identifikohej, as me oxhakun, as me grupin, por me zotesit, qendrimet e personalitetin e vet. Dhe ketë, mund te themi me plot gojen e arriti, si pakkush nga burrat e brezit te vet.

Per keto flasin faktet: Ja, p.sh.,  Idrizi, qe ne fillimet e para prezantohej, sic ka qene tradita ne Malesine e Gjakoves, pra me mbiemer “ Rexhepi” (emri i te jatit) dhe jo Mulosmani (llagepi). Duke u cliruar nga veset qe u mveshen, me te drejte e pa te drejte bajraktareve, Idrizi ruajti, prej origjines traditen atdhetare per te prire, per te mbajtur flamurin ne beteje, per te kuptuar politiken e kohes etj. gjera te cilat i arriti me sukses.

Nga genet e te Pareve te vet ai trashegoi mencurine (inteligjencen) dhe tiparin volitiv te trimerise, madje 24 karatesh, te demonstruar keto ne betejat luftarak dhe si drejtues (burre shteti) per shume vite me radhe.

- Meritat e nje luftari,- thekson nje filozof,- qendron, jo vetem ne betejat qe zhvillon, por edhe ne shmangijen e betejave te mundeshme, te cilat rrezikojne te behen. Ketyre, dy bashkeluftetarve (Beqirit e Idrizit), se bashku edhe me te tjere, nuk mund t’u mohohet, merita e shmangies se luftes civile ne rrethin e Tropojes, ne vitet 1943-1944.

Situata u permbys, me vershimin, ne (nentor 1944) te brigadave partizane: asaj te VI-te S. dhe XXIII-te S., nga Jugu. Komandat e tyre, pa dyshim me urdher nga lart, pa llogaritur mendimin e partizaneve vendas, per me teper, sipas planeve te Beogradit ndezen luften civile, vellavrasese, edhe ne keto ane te Shqiperise se Veriut. Po te sjellim ne kujtese luften civil te zhvillur ne krahinat e Jugut, pas Konferences se Mukjes vlera e qendrimit te Beqirit e Idrizit ndaj luftes civile ne gjiri e popullit rritet.

3.  Vitet pas Luftes Dyte Boterore

Pas disa vitesh karriere ushtarake, Idriz Mulosmani ngarkohet me detyra e pergjegjesira te rendesishme partiake e shteterore si antar e kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Tropojes, kryetar i deges ushtarake, zgjidhet antar i Byrose Partise se rrethit etj.. Ne arritjet e atyre viteve, sidomos ne shtrirjen e shkollave, ne shendetesi, emancipimin e femres, hapjen e tokave te reja, sigurimin e fronteve te reja te punes etj. ka merita te pamohueshme edhe Idriz Mulosmani, si nje, nga kuadrot kryesore te rrethit.

Eshte e njohur, se Idrizi e Beqiri, qe ne vitet e gjimnazit perqafuan, si qindra-mijera te rinje te kohes idealet marksiste, materialiste te cilat, ne rrjedhat e shekullit XX u perqafuan nga miliona njerez ne Europe, Ameriken Latine etj. Si te rinje qe ishin ata u frymezuan nga idete e Revolucioni Francez, per Liri, Barazi, Vellazerimi, nga urrejtja kunder varferise e padrejtesive shoqerore. Propoganda komuniste ne Shqiperine e asaj kohe, kamuflohej e u bashkangjitej edhe idealeve, joshese per rinine, si: luftes kunder okupatorit, idealit per clirim nacional, premtimeve per zgjidhjen e problemit te bashkimit kombetar etj. Andaj, zgjedhja e ketyre dy te rinjeve, ne ate situate dhe moshe te re nuk mund te quhet e pa bazuar.

Fatekeqesisht, me vone, ata u tradhetuan e u zhgenyen, nga politika enveriste dhe nga bashkepunimi i diktatorit me sllavo-komunistet e Beogradit e Moskes.

Keshtu, Beqirit, shokut e bashkeluftari te Idrizit, pa asnje fakt real iu hoqen te gjitha meritat luftarake, u perjashtua nga partia, u burgos dy here dhe u internuar, si armik i rrezikshem. Ne te njejten menyre e pesuan qindra kuadro te atij brezi, te vleresuar si kundershtare te diktatorit. U zbatua ajo politike, per te cilen, publicisti e shkrimtari i mirenjohur Bashkim Trenova shkruan se: erdhi koha, kur ish “Heronjet e Popullit” u shnderruan, ne “Armiq te Popullit” dhe u trajtuan si te tille.

Kesaj “epidemie” diktatoriale, Idriz Mulosmani nuk iu shmang dot. Idriz Mulosmani, si, nje nga komunistet e pare te rrethit, per merita luftarake te padiskutueshm dhe si njeri me personalitet te spikatur, me vityte e karakter shqiptari ‘bente hije” te madhe, ai nuk mund te “shkelej” me kembe nga askush. Si i tille ai duhej menjanuar nga rruga dhe ashtu sic u veprua. Me pretekste te ndryshme, si semundjen nga plaget e luftes e te tjera e emerojne z/rektor te Instituit te Larte Bujqesor, ne Kamez, ku mbulonte sektorin e administrates.(?) Aty qendroi deri sa mbushi moshen e pensionit.

Nje mbyllje kjo, krejtesisht e pamerituar per kete veteran, kuader ushtarak e civil te shquar te kalibrit kombetar.

4.  Idriz Mulosmani kunder mentaliteve e paragjykimeve te kohes.

Eshte e njohur, se mentalitetet, mendesite dhe paragjykimet tradicionale percillen nga brezi ne brez ne shoqerine njerezore. Ato, prej shekujsh jane te rrenjosura thelle ne vetedijen njerezore dhe tregohen shume te qendrueshme. Midis tyre, paragjykimet jane nga shfaqiet me rezistente dhe lufta per zhdukjen e tyre kerkon perpjekje intensive e per nje kohe te gjate. Kujtoni, se si kane “lulezuar” sot paragjykimet krahinore, si (Gege, Toske, malok. shpellar, lab, grek, serb etj), kujtoni, sot ngarkesen politike e emocionale qe bart termi “tropojane”, jo vetem per zyrtaret e sotem, kujtoni paragjykimet e rikthyera fetare si: mysliman, kaurr, katolik, islamist, ateist e deri tek ato pagane.

Ndersa, ne ato vite te largta, per te cilat bejme fjale Idriz Mulosmani sjell nje model te denje per t’u imituar edhe ne ditet tona, nje alternative qe na ben te skuqemi perpara tij. Me formimi materialist, qe ne rinin e vet, por edhe me rrenjet tradicionale shqiptare, Idriz Mulosmani, hodhi hapa serioze kunder mjaft prej mentatliteve, mendesive e paragjykime te kohes, si, p.sh., atyre fetare, krahinore, gjinore, raciale, fisnore, klanore etj. Ne rrafshin individual, askush nuk mund ta detyronte Idrizin qe te formonte shoqeri, lidhje e miqesi me Beqir Ndoun, as kush nuk ia imponoi, qe te krijonte lidhje e shoqeri, deri sa te behej edhe  probatin, me katolikun tjeter, Pashko Papleka, te firmoste per te derguar nje katolik tjeter per studime jashte shtetit, etj. “detaje” te kesaj natyre. E pra, jane detajet te tilla domethenese qe plotesojne mozaikun e kesaj figure poliedrike.

- Ne lufte te hapur kunder paragjykimeve gjinore e krahinore, ai behet protogonist per te derguar me bursa studimi, jashte rrethit me dhjetera e dhjetera vajza. Vetem nga Shengjergji i zones Nikaj-Merturit u derguan ne shkollat e mesme, kryesisht pedagogjike, mbi 20 vajza e djem, midis te cilave edhe motra ime, Rexhina Nikaj (Kapllani), vajza te cilat kane sherbyer, me devotshmeri ne fushen e arsimit deri sa dolen ne pension.

- Ne vendimet  apo listat qe firmoste Idriz Mulosmani per pune, ngritje ne pergjegjesi, te drejtat per studime, bursa etj. nuk kishte dallime: ne se kishte te bente me dragobias, apo lekbibas, gegehysenas, apo shipshgjanë, krasniqes apo berishes etj. Shqetesimi i atehershem ishte, vetem qe te perfaqesoheshin propocionalisht e sa me drejtesisht te gjitha krahinat dhe shtresa e te varferve.

- Ne ato vite, te pakten ne rrafshin teorik nuk lejoheshin dallime e diskriminime raciale si; kaurr, rom, gabel, magjyp, cigan etj. Eshte e njohur, se deri ne cfare mase u arrit zgjidhja e ketyre problemeve, por dihet, se Idrizi kishte bere, aq sa i vinte per dore duke hapur nje shteg europiano-perendimor ne kete linje.

Duke sjelle ne kujtese gjakmarrjen, merite, egoizmin, bajraktarizmin, armiqesite etj. e asaj kohe, ne Malesi te Vogel, nuk me mbushet mendja, qe familja e rrethi i tij i gjere te mos kete patur te tilla. E pra, me sa kam degjuar dhe di une, Idrizi nuk u ka fry kurr ketyre zjarreve, ndonse i ka patur te gjitha mundesite. Perkundrazi, eshte ngritur kunder tyre, jo vetem tek te tjeret, por edhe ne rrethin e tij te ngushte. Kjo do te thote, se ai me formimin e maturine e vet,  jo vetem nuk ka ringjallur, as krijuar armiqesi te reja, perkundrazi, sic treguan vitet e tranzicionit, as djemeve as nipave e mbesave nuk u ka lene, “ferra” neper kembe, vec fjalen e mire e figuren brilante me te cilen kane te drejte te krenohen, por edhe obigim te madh per t’a ruajtur figuren e tij.

I gjendur larg, me sa kam dijeni, djemte e tij, gjate viteve te tranzicioni nuk u futen ne “ujerat e turbullta” te Valbones, apo ndonje “lumi” tjeter. Ata, me sa di une,  kane ecur, me dinjitet ne rrugen e babajt, ne rrugen e burrerisë malesore, ne ate te arsimimt, kulturimit, te zoterimit te profesioneve, te qytetarise kryeqytetase, aty, ku jane rritur e formuar. Inisiativa e tyre per te perjetesuar figuren e te jatit edhe me ndonje veper monografike, me kujtime te bashkekohesve eshte per t’u lavderuar.

- Idriz Mulosmani mund te “akuzohet”, se  kultura perendimore qe kishte marre e kishte cveshur ndjeshem nga shume mentalitete e vese te shtreses e krahines si, bajraktarizmi, mendjemadhesia, korrupsioni, arroganca, prepotenca, percmimi per te varferit, merite e vjetra, gjakmarrja, sevilizmi zyrtare, karierizmi etj.

Idiz Mulosmani, nuk e “dorezoi” stafeten, por e  kuptoi, nga te paret e shtrese se vet, se edhe per Shqiperine e prapambetur kishte ikur koha e institucionit te bajraktarit ne Malesi. Ai dha shembullin, se si pasardhesit e bajraktareve, me zotesin, mundin e dijen vetiake duhej te gjenin rruge te tjera, te shkriheshin me njerezit e thjeshte e me perkushtimin e tyre te zinin vendin e merituar ne shoqeri.

Solla, vetem disa shembuj, disa “shenjeza”, per mua domethanese. Une, nga nje zone e thelle e rrethit, me besim katolik, pa asnje lloj lidhjeje (konflikt interesash) dhe i larguar nga Tropoja, qe ne vitin 1946, ruaj ne kujtesë e rikujtoje mjaft grimca te tilla. Nuk eshte e lehte te gjykohet, se sa “detaje” te tilla mund dhe duhet te ruhen ne kujtesen kolektive te banoreve te rrethit Tropojes.

Në se, solla disa grimca kujtimesh per te ndjerin Idriz Mulosmani, kjo nuk flet per lekundjen, sadopak te bindjeve te mija demokratike. Me formimin e ndergjegjen time transparente, objektive, asnjehere, te gjithe komunistet, nuk i kam futur ne nje “thes”. Pa dyshim, qe midis tyre ka patur njerez te mire te cileve nuk u duhet hanger e drejta. Demokracia respekton edhe alternativat e tjera, mjafton qe ato te jene te drejta dhe t’i sherbejne ceshtjes kombetare. Sjell ne kujtes se, ne momente kritike te fillimit te zhvillimeve demokratike ne vendin tone, jane gjetur komuniste te cilet, per hire te se vertetes, ndershemerise edhe mua, si demokrat me kane dalur ne mbrojtje.

Ne rast, se ne segmente te jetes se tij Idriz Mulosmani ka rene edhe ne “gjynahe”, nga te cilat veshtire se shpeton kush, per ato nuk kam deshmi verbale dhe as dokumente te shkruara.

Une, mund te sjell nder mend, vetem, se vajtja e tij, si komandant batalion ne luftimet e zhvilluara ne Kosove, jo vetem ka qene e diktuar nga komanda e larte e UNCL qe komandohej nga emisaret e Beogradit, gje te cilen ai nuk mund ta kundershtonte, por te gjithe partizanet e Brigades XV-te S, vecanarisht tropojanet e dinin se lufta e tyre ne Kosove do t’i sherbente zbatimit te vendimeve te Konferences se Bujanit, ndryshej kishte qellim bashkimin e Kosoves dhe trojeve shqiptare me Shqiperine Etnike. Ne rrethana te tilla ushtaret derdhnin gjakun ne frontin e luftimeve, ndersa “politiken e madhe”, nenkupto trathetin kombetare e benin komandat eprore, alias Tito me sherbetorin e vet Enver Hoxhen.

Veshtruar, jeta e Idriz Mulosmanit ne “siten” e psikologut social, madje etno-psikologut, me lehtesi shquhen tipare e veti te spikatura te nje figure poliedrike si: Tipare karakteriale e virtyte morale te spikatura: Ideale liridashese e atdhetare te qendrueshme, botekuptim materialist ateist (zgjedhja e tij), inteligjenca e urtesia, bota e pasur shpirteror etj.. Mbi te gjitha, tek ai vecoheshin tiparet e karakterit shqiptar: guximi e trimria, burreria e fjala e dhene, maturia, vullnet i admirueshem, vendosmeria, forca e qendrueshmeria, virtyte morale si: ndershmeria, drejtesia, sinqeriteti, parimsia, mikpritja e bujaria, fisnikeria, thjeshtesia, toleranca, krenaria larg mendjemadhesise, marredheniet e komunikmi nderpersonal te nivelit human e qytetar, aftesi te spikatura drejtuese, ushtarake e organizative etj. Keto, jane vetem nje pjese e ngrehines se konsruksionit te tij shpirteror, mendor e moral. Ato flasin per nje personalitet dinjitoz, te brumosur ne periudha te stuhishme lufte e pune gjate gjysmes se dyte te shekullit XX-te, deshmojne per nje model i cili te imponon rrespekt e sherben si shembull prej te cilit kane cfare te mesojne, jo vetem brazat e sotem.

Natyrisht qe, ne rastin qe po diskutojme behet fjale per normalitet njerezor, per tiparet e vetite qe jane me te spikatura, ashtu, sic vrehen tek personalitet qe shquhen ne mjedisin ku kane punuar e jetuar. Rendesi ka qe ato te jene dominuese tek individi, te shfaqen ne qendrimet, komunikimet, sjelljen dhe jeten e tij. Ketu, eshte me vend te kujtojme, se “edhe dielli ka njolla”. Por, kur behet fjale per nje individ, si Idriz Mulosmani, i cili ka perballuar sfida serioze, ne periudha te stuhishme: shoqeror, politike, ushtarake, administrative, familjare etj. ne rrjedhat e nje jete te gjate e te stuhishme te shtohet respekti e konsiderata per figuren e tij.

Po sjell, ndonje rast tjeter, se si e kujtojne,  Idriz Rexhepin, bashkekrahinasit e vet, ndonse ka qene i larguar nga rrethi i tij më se nje gjysem shekulli me pare.

I u drejtova nje ish antari te P.P.Sh., kuader ne qytetin Bajram Currir, tani ne pension, ne emigracion (z. Ibrahim Dizdari), se si e kujtonte kete figure. Ai, duke e ditur interesimin tim per vlerat shpirteror e karakterin, pa medyshje m’u pergjegj:

- “ Idriz Mulosmani ka qene burre, me te gjitha “takemet” (tiparet) qe i takojne nje burri te Malesise”. Formimi, qendrimi, sjellja e kultivuar dhe jeta e tij te impononin respekt”.

Ne bisede me, Dede Kadri Cecen (Dakaj), i perndjekuri politik i atyre koherave, u befasova kur ai, plot gojen e madje, me rrebtesi, u  betua se :

- ” Idriz Mulosmani ka qene burre i mire, ne paste patur kurre Malesia”. Dhe vazhdoi: “ Burre i ndershem dhe i drejte, e kam provue vete. Iu pata drejtue per nje problem dhe ma dha te drejten, cope ne dore, ma zgjidhi problemin ne vend. Ja ketij i thom burre. Kete e thone edhe te tjere qe e kane njohur”.

Eshte pohim i nje ish adoleshenti te asaj kohe, me vellain e arratisur, te cilit i ishin mohuar te gjitha te drejtat elementare njerezore dhe qe, rastesisht, iu drejtua ketij kuadri te cilit, vetem, sa i kishte degjuar zerin per mire. A nuk flet ky “detaj” per ndershmerine e guximin e ketij burri? E pra, malesoret, cilesorin “burre i mire” nuk e shesin lire, ia japin, vetem atij qe e meriton, atij i cili zoteron virtyte (burreri, ndershmeri, drejtesi, urtesi) etj. te cilat i shfaqe,  jo vetem nje here, dhe jo vetem ndaj nje personi.

Per mua ka qene befasues fakti, se sa me shume burimeve u jam drejtuar per informacion per Idrizin, aq me shume rritej, lartesohej figura e tij.

Idriz Rexhep Mulosmani, ka qene ushtarak, intelektual me personalitet, qytetar i denje i vendit te vet, i cili ka jetuar, pjesen me te madhe te jetes larg krahines se vet, e megjithate ka ruajtur vityteve te shquara malesore, ka ditur te seleksionoje e pervetesoje tiparet me te te shquara etnike shqiptare.

Duke “lypur”, dere me dere tek bashkekohesite e Idrizit, duke gjurmuar, arsyetuar e gjykuar nisur nga jeta, vepra, qendrimet e sjellja e tij munda te hedh keto “therime” per burrin e shquar te Malesise se Mire, Idriz Rexhep Mulosmanin.

Prej kohesh, si vezhgues i afert i njerezve, ngjarjeve dhe ndjekes i historis se vendlindjes time me eshte krijuar bindja, se Malesia e Gjakoves, ndonse nje “grusht”, ne cdo kohe ka nxjerre burra, jo vetem, ne te dy krahet e politikes shqiptare, por edhe ne fusha te tjera (te trimerise, burrerise, artit ushtarak, letersise, arteve, shkences, sporteve etj.), te permasave kombetare, te cileve,- sic thote kenga popullore,- u eshte “ndie zani” deri “te mbreti”. Por, ajo, qe ka me vlera shoqeror, atyre u eshte “ndier zani”, deri tek “shpirti i popullit” te vet, qe i nxorri dhe i ruan ne kujtese e krenohet me ta. E midis tyre merita te shquara atdhetare, kombetare ka edhe Dera e Mulosmanajve me burrat e shquar, prijesit, pleqnaret, ushtaraket, heronjet e deshmoret qe ka nxjerre. Ruaj mendimin, se midis tyre, meriton te rendite, me dinjitet edhe Idriz Rexhep Mulosmani.

Shenim, jo vetem per humor etnik !

Kur, po rendisja keta paragrafe, me kujtimet e Beqir Ndout, kushurit tim e te deshmitareve te tjere, padashje buzqesha, disa here me vehte. M’u kujtua sllogani, qe perdornin, si “mekanizem psikologjik mbrojtes” rapsodet e Ciklit te Kreshnikeve, kur, per t’u shfajsuar para audiences per “vertetesine” e bemave te herojve te cileve u thurnin lavde ne kenget e tyre e mbyllnin ate me sinqeritetin, lapidar : “Kshtu  m’ kane thane, atje s’ jam kane!”.

Solla ketu, me korrektese kujtime e vleresim te personave te tjeter, te cilet “ ...atje jane kane” duke sherbyer, si ndermjetes besnik i tyre. Por, edhe mbi bazen e pershtypjeve, gjykimeve e arsyetimeve vetiake, shtova, pak fjale per  personalitetin e spikatur te ketij burri te shquar, te Malesise se Gjakoves.

Gjithesesi, per vertetesine dhe pasurimin e metejm te ketyre pershtypjeve, besoj, se ende jetojne bashkekohes te tij (Ata qe ..”atje jane kane”...!), te cilet e kane njohur më per se afermi kete figure. Per me teper, deshmojne dokumentet arkivore te asaj kohe, te shfrytezuara e te pahapura, pse jo, edhe shkrime, apo monografi, te ndryshme.

Prof. as. Dr.  KOLE TAHIRI, Bruksel

Bruxelles, Janar, 2O14

Shenim: Per t’a pasuruar me tej kete shkrim duhet pare e lexuar të pakten edhe:

1.“Ibrahim K. Malaj  ”Tropoja ime” Dardania 1998, f. 207, 235, 237, 240, 248, 253 dhe 258 (plagose).

2. Te dhena per luften ne viset e Kosoves.

---------------------

Shkrimi publikohet per herë të parë.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Brukseli,  Qershor 2017-

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7