Hyrje | Me Teper | Historia | Gjon Frani Ivezaj: Historia e Bajraktarit të Kelmendit

Gjon Frani Ivezaj: Historia e Bajraktarit të Kelmendit

Gjon Frani Ivezaj: Historia e Bajraktarit të Kelmendit

Historia e Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma Pllumbaj

Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

Sikurse na mëson nëna histori, Malësia e Madhe gjithmonë nder shekuj ka qenë kryefjalë e luftrave të njëpasnjëshme kundër pushtuesve të huaj, një zonjë që ka gjeneruar burra të pushkws dhe besës, trimërisë dhe atdhedashurisë.

Në vëllimet me dokumente për historinë e popullit shqiptar, emri i Kelmendit na del që në shekujt e hershëm të Mesjetës, në disa gjuhë, në disa trajta dhe në disa përmasa hapësinore, gjeografike, kulturore, historike, përmbajtesore dhe gjuhësore: Clemens, Klementi, Klimenti, Clementiner, Klemen, Klemente, Kelmendi dhe madje shën Pjetrit papa Clementi I etj. Trajtat gjuhësore të tij lidhen me emrin e krahinës etnografike të Kelmendit në Veri të Shqipërisë, me emrin e fisit Kelmend, i shtrirë më tej në gjithë hapësirën shqiptare  dhe ballkanike Është jashtëzakonisht i madh numri i burimeve, dokumenteve, relacioneve, bulave etj., në të cilat bëhet fjalë për Shqipërinë e Veriut në përgjithësi dhe Kelmendin e kelmendasit në veçanti.

Dokumentet, që trajtojnë thellësisht historinë e Kelmendit, janë relacionet e vizitorëve apostolikë, qofshin ata klerikë shqiptarë apo të huaj, në njërën anë, ndërsa, në anën tjetër, janë dokumentet papnore të lëshuara nga Selia e Shenjtë si, p.sh., dokumenti nga fondi Registri Lateranensi i datës 14 dhjetor 1401 me të cilin papa Bonifacius IX i shkruan Migliarino Manfredi de Fontana, ipeshkvit të sapozgjedhur të Shkodrës që të ketë në vëmendje të veçantë trevën e Kelmendit dhe veçanërisht: "popullsinë kelmendase, e cila është shumë besnike dhe e përvuajtur në besim, e virtytshme në jetë dhe shumë mikpritëse."

Me këtë rast kërkohet nga ipeshkvi i Shkodrës personalisht të vizitojë këtë trevë dhe të "ndihmojë me të gjitha mjetet që atje të ngrihen një apo dy kuvende të fretërve françeskanë, ku do të mblidheshin të rinjtë e interesuar për Kelmendi rezistoi rreth pesë shekuj kundër Perandorisë Osmane.” Kjo qëndresë e kelmendasve ka vazhduar brez pas brezi deri në ditët tona duke i dhënë lavdi dhe krenari emrit të vendit të tyre.

Në Alpet e bukura të Shqipërisë ndodhet krahina me famë të madhe e Kelmendit. Banorët etnik të këtij fisi, kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit.

Kelmendi, ndonëse njihet si një mal, ai ka qenë i ndarë në katër bajraqe. Emri i fisit vjen nga fjala latine clemens(tis), që do të thotë i urtë, i thjeshtë, i mirë.

Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i shën Pjetrit papa Klementi e I-rë, cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua.

Pas rënies së Medunit dhe Shkodrës më 1457, ushtria pushtuese osmane ngadalë arriti që pushtetin e vet ta shtrijë në viset e Malësisë së Madhe.

Kelmendasit, me gjithë vështërsitë e mëdha jetësore me të cilat ballafaqoheshin, qendruan të panënshtruar, duke mos paguar asnjë lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri në vitin 1664.

Por e gjithë kjo, si dhe shumë kercënime e vrasje të tjera që iu bënë këtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen këta trima krah për krah me Hot, Grudë Kastrat, Shkrel e Shalë.

Bajraktari Mark Toma ka lindur në Selcë të Kelmendit, një krahinë shumë e mirënjohur për burra patriot, trima të pushkës e besës, për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe të krahinës së Kelmendit nga synimet grabiqare të pushtuesve të huaj turq dhe serbo - malazez.

Ky djalosh i ri, me prirje pozitive si atdhetar, i zgjuar, trim besnik me traditë, sikurse ishin të parët e tij, krahina e Kelmendit i dhuron titullin Bajraktari i Kelmendit.

Ai ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës në shumë luftra për liri dhe pavarësi të trojeve shqiptare.

Për me tepër, mësojmë nga burimet historike se bajraktari i Kelmendit Mark Toma, qysh në moshën 20-vjeçare është vënë në krye të trimave dhe burrave të shquar dhe me emër të Kelmendit, ku e ka njohur mbarë Malësia.

Për kontributin e tij të madh për çështjen shqiptare, mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu I, duke parë aftësitë e tij e gradon qysh i ri me titullin: Kapiteni i Klasës I-rë.

Mark Toma, i frymëzuar nga idetë atdhetare u tregua si një trimi i pamposhtur, nuk iu trembur syri, duke luftuar gjithmonë me heroizëm të pashoq kundër ushtrive pushtuese mizore të Perandorisë Osmane të komanduar asokohe nga Et’hem Pasha në Sukë të Mkushtit, ku u bë një luftë e përgjakshme me 25 prill të vitit 1911.

Ushtria turke e armatosur shumë mirë, duke parë heroizmin e luftarëve vendas malësorë, u detyruar të tërhiqen me turp, duke marrë arratinë në drejtim të qytetit të Shkodrës, ku ishin të stacionuar të gjithë garnizonet turke të komanduar nga Riza Pasha. Aty mbetën të vrarë me qindara ushtarë otoman, u plagosën shumë prej tyre dhe një pjesë u zunë rob lufte. Armatimet e tyre iu shpërndanë malësorëve trima.

Turqit, ishin kryefortë dhe donin të bënin atë që dëshironin kundër malësorëve dhe Malësisë së Madhe. Si gjithmonë nënshtrimi me çdo kusht dhe mjet i krenarisë së malësorëve shqiptarë, ishte objektivi krysor i otomanëve pushtues.

Kështu ushtria turke e armatosur shumë mirë me armët e kohës, nën drejtimin e komandantit mizor Emim Pasha nga Gucia më 28 prill 1911 u përpoq që të kthehet në bazat e veta në Qafen e Predalecit, por trimat malësorë të Selcës të prirë nga Bajraktari i tyre Mark Toma i zunë në pritë dhe i detytyruan të kthehen mbrapa nga kishin ardhur.

Pushtuesit aziatik osman lanë mbi 150 ushtarë të vrarë dhe shumë të armatosen malësorët e tjerë, për të qenë në gatishmeri të sulmeve të tjera që mund të ndermerrte ushtria e Perandorisë në fjalë në zonën e Kelmendit.

Qëndresa heroike e shqiptarëve malësorë ishte shumë e madhe. Kështu trimat e Kelmendit me 19 mars 1911 me bajraktarët trima Mark Toma, Prek Cali, bllokuan komandantin turk Et’hem Pashën, që vinte nga Gucia, për tu bashkuar me trupat e tjera otomane të Shefqet Pashës.

Në këtë situatë të krijuar u bë një luftë e madhe, midis malësorëve që luftonin për të mbrojtur trojet shqiptare dhe ushtrisë turke pushtuese në zonën malore Lepushë e Kashticë, ku përsëri ushtria otomane pësoi humbje shumë të mëdha në njerëz dhe armatime.

Po ashtu edhe me datën 5 qershor 1911, u zhvillua një luftë e madhe dhe e përgjakshme në Selcën e Kelmendit, ku ushtria turke me forca të shumta ishte shtrirë pergjatë lumit të Cemit dhe Brojës së Vuklit.

Si gjithëmonë edhe kësaj radhe trimat e pamposhtur malësorë të Kelmendit, të udhëhequr si përherë nga bajraktarët e cituar më lart e demtuan rëndë ushtrinë turke.

Historia e popullit të Malësisë, është e mbushur me shumë ngjarje dhe data, figura të shquara, që janë ndera dhe krenaria e Malësisë dhe gjithë trojeve etnike shqiptare.

Luftra të njëpasnjëshme pasuan edhe në ditët në vijim. Kështu malësorët trima asnjëherë nuk i harrojnë luftrat heroike me datat 8, 9, 10, 13 dhe 14 qershor të vitit 1911.

Malësia ishte ngritur në këmbë dhe kishte rrokur pushkët për të mbrojtur Kelmedin, duke mos e lejuar turkun të hyj brenda territorit të tyre. Dhe shqiponjat e pamposhtur si gjithëmonë ia arritën qëllimit final.

Bajraktari Mak Toma Pllumbaj me mbarë Malësi, ka marrë pjesë aktive me pushkë në dorë në Kryengritjen e vitit 1911, të drejtuar nga shumë trima të tjerë malësorë, duke ngritur flamurin e kuq e zi të lirisë me shkabën dykrenare të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastritotit në majën e istikamit të Deçiqit. Të gjithë ata malësorë trima dhe fisnikë, bashkëluftëtarë të tij të afërt, kujtojnë se ai ishte gjithnjë me flamurin kuq e zi në dorë.

Shtëpia e tyre ka qenë e mirënjohur në të gjithë Shqipërinë e Veriut për bujari, pushkë, besë, trimëri, zgjuarësi, atdhedashuri dhe mikpritje tipike shqiptare.

Tradita e atdhedashurisë, trimërisë, bujarisë, besës dhe urtësisë vjen nga fakti se Mark Toma dhe familja e tij brez mbas brezi ishte një derë e madhe e Selcës së Kelmendit.

Kushdo që e ka takuar këtë trim të pamposhtur ka parë tek ai cilësitë më të mira të një shqiptari me traditë, duke qenë një mik e dashamir i madh për miqët dhe të afërmit e tij dhe pushkë e ngrehur për liri dhe pavarësi të trojeve etnike shqiptare.

Bajraktari i Kelmendit Mark Toma Pllumbaj, ishte gjithëmonë në ballin e kryengritjeve të një pas njëshme të kelmendasve në ndihmë të qytetit të Shkodrës në luftën kundër Portës së Lartë dhe sllaveve serbo-malazezë në vitin 1913.

Por trimat malësorë të zbathur e të zhveshur, pa ngrënë e pa pirë, pa armatimin e duhur, nuk mundën t'i bënin ballë gjatë, betejave të hordhive të kuqe prosllave.

Bajraktari i shquar Mark Toma, mori pjesë në kryengritjen e trimave të Kelmendit kundër ushtrisë së Mark Milanit, për të mbrojtur trojet tona iliro-arbërore.

Simbas kujtimeve të burrave të moshuar të Malësisë, mësojmë se Marku, ishte krahu i djathtë, i atdhetarit e patriotit të shquar vëllezërve nacionalistë shqiptarë Gjeto dhe Dedë Cokut dhe shumë e shumë luftëtarëve të tjerë të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Bajraktari i shquar, ishte në ballin e trimave malësorëve në Luftën e Shkodrës në vitin 1913, kundër ushtrisë serbo malazeze, e cila kërkonte të pushtonte trojet shqiptare.

Shembuj të lartë heroizmi Marku tregoi edhe në betejën tjetër luftarake që në histori ka hyrë më emrin Lufta e Koplikut e vitit 1920.

Bajraktari i Kelmendit Mark Toma, ishte gjithëmonë i gatshëm me pushkë në dorë, për luftra dhe beteja reja, kundër çdo armiku. Ai mori pjesë në të gjithë mbledhjet me krerët e shquar të Malësisë së Madhe, të cilët diskutonin çeshtjet e larta të Atdheut dhe mbrojtjen e kufive nga synimet grabiqare të fqinjëve serb e malazez.

Ai takohej shpesh dhe bisedonte me trimat e Shalës, Dukagjinit (Malësi të Madhe), Shkodrës, Lezhës etj., në odat e burrave të Malësisë dhe në qytetin e Shkodrës, ku është takuar dhe ka biseduar shpesh me parinë e lartë të qytetit dhe përfaqsuesit e klerit katolik shqiptar.

Një luftë tjetër e përgjakshme mbahet mend shumë mirë nga malësorët dhe historia e popullit shqiptar. Kështu në vitin 1923, ushtria e shkatërruar çdo gjë që shihnin në Malësi.

Në Luftën e Dobrinës në krye të malësorëve trima ishte prijësi trim bajraktari i Kelmendit Mark Toma, ku tregoi një heroizëm të pashoq.

Në atë betejë të përgjashme u plagosën rëndë shumë trima malësorë, mdistë cilëve u plagos edhe trimi Uc Turku nga Selca e Kelmendit… Ngjarjet zhvilloheshin me shpejtësi në tokat shqiptare. Me ardhjen e komunizmit në trojet shqiptare, Bajraktari Mark Toma ishte në shenjestër të partisë komuniste, e cila kishte si qëllim kryesor të arrestonte dhe vriste me gjyq dhe pa gjyq të gjithë nacionalistët e atdhetarët e vërtetë, për ta pasur më të lehtë që të nënshtronte malësorët dhe Malësinë.

Kështu, pas betejës së përgjakshme të janarit të vitit 1945 tek Ura e Rrjollit, ku morën pjesë trimat e Kelmendi, Kastratit, të Hotit, Shkrelit dhe Bajzës etj., malësorët pësuan disfata të renda, dhe për ata filloi një kalvar i ri ku me qindra malësorë u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. E gjithe Malësia pothuajse u ngrit në këmbë dhe u organizua për rezistencë.

Kështu Kelmendit i printe bajraktari Mark Toma, Prek Cali etj., të cilët, më 1 janar të po këtij viti, mblodhi të tri bajraqet e

veta: Selcë, Nikç e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend në bregun e djathtë të Urës së Tamarës. Për rreth një muaj, ai ndaloi hovin e të ashtuquajturës Brigadë e Parë Partizane shqiptare, e cila, së bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazezë, bënë kërdi, duke derdhë gjak malësorit shqiptar.

Ata si të uritur vranë e shkatërruen, dogjën dhe prenë e pushkatuen me zjarr e me hekur popullin e princat e trimat e Kelmëndit, ndër ta pushkatuen trimin e patriotin e kombit shqiptar që luftou gjatë jetës të tijë për lirinë e ekzistencën e kombit shqiptar, kundër anmiqëve tanë shekullorë, turke, serbo – malazeze, ku trimi e patrioti i kombit shqiptarë Prëk Cali, pushkatohet në zallë të Kirit më 1945, prej diktaturës e terrorit Staleniste komuniste ku me gjakë e zjarrë dëshironin ta pushtonin mburojën e hekurt të racës shqiptare - Malësinë.

Kështu shtëpia e bajraktarit në Kelmënd në Malësi përgjohej ditë e natë, se kush hynte dhe dilte, me ke fliste Marku dhe me cilin malësor ai shoqërohej. Jeta e tij dhe e familjes çdo ditë e më tepër po bëhej më e vështirë.

Në këto

kushte jo të favorshme dhe me rrezikshmëri për jetën dhe familjen e tij, ai me disa shokë antikomuniste, menduan një plan të hollësishëm, për tu arratisur nga Shqipëria dhe për të ikur në botën e lirë, ku lirinë dhe demokracinë e gëzonin të gjithë.

Sigurimi komunist i shtetit të diktaturës së proletariatit, ishte ngritur në këmbë, për të arrestuar me çdo kusht Markun dhe shumë shokë të idealeve anti komuniste në Shqipëri, Shkodrër dhe Malësi të Madhe.

Me 50 burra të tjerë nacionaliste malësorë dhe qytetarë shkodranë, bajraktari i Kelmendit Mark Toma, në vitin 1948 është arratisur në drejtim të Jugosllavisë.

Ai e donte shumë Atdheun dhe vendlindjen në Malësi. Marku, nuk kishte dëshirë të shkonte jashtë shtetit, por rregjimi i egër komunist ia imponoi atij largimin nga toka stërgjyshore dhe familja. Markut i vinte shumë keq për popullin e tij, familjen e dashur, për të cilin ishte përkujdesur për shumë vite me radhë.

Diktatori Enver Hoxha, i urrente malësorët, sepse e dinte shumë mire se ata nuk i ishin nënshtruar asnjëherë asnjë pushtuesi dhe nuk kishin ndëmend ti nënshtroheshin as rregjimit të tij antishqiptar sado i egër që të ishte.

Marku, shquhej për shkathtësi, zgjuarësi, urtësi, mikpritje, besë dhe burrëri tipike malësore. Bajraktarin e Kelmendit e nderonte e gjithë Malësia, Shkodra dhe Shqipëria, sepse Krahina e Kelmendit ishtë në ballin e luftës së rezistencës kundër rregjimit të ri komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Bajraktari në fillim shkoj në Tuz të Jugosllavisë. Aty ai gjeti mikëpritje, besë dhe bujari nga vëllezërit e vet shqiptarë, të cilët e kuptonin gjendjen e rëndë në të cilin po kalonte Shqipëria nga vendosja e diktaturës komuniste, e cila çdo ditë po vriste bijtë më të mirë të popullit shqiptar, që ishin kundër ideologjisë komuniste bolshevike.

Marku, kishte kaluar kufirin shqiptaro- shqiptar së bashku me dy djemtë Gjonin dhe Nikollën, kurse dy djemtë të tjerë Pashku dhe Rroku mbetën në Shqipëri.

Bajraktari Mark Toma në të gjithë Malësinë e Madhe ishte shumë i nderuar dhe i respektuar, sikurse dhe nga krahinat e tjera si Plavë e Guci, Ulqin e Tivar.

Ai mori pjesë në shumë raste për pajtimin e gjaqeve, mes malësorëve, të cilët prej kohësh ishin të ngujuar në shtëpi për hasmeri.

Ai pa vdekjen e djalit të tij 30 vjeçar prej një sëmundje të pashërueshme. Edhe pse me dhimbjen e madhe në shpirt ai dhe familja e tij qëndruan si burrat, duke e kthyer dhimbjen në forcë, një traditë kjo e trashëguar në të gjithë Malësinë.

Mark Toma si bajraktar vdiq në moshën 78-vjeçare në Tuz të Malësisë së Madhe, pa e pa lirinë e Shqipërisë dhe rrëzimin e komunizmit të zi.

Gjatë jetës së tij plot luftra dhe mbijetese, ai e përjetoj Kelmendin në gjak dhe litar e në burgje, në vuajtje e në vështirësi të tjera të jetës, të shkaktuar nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës.

Për vdekjen e Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma, derdhi lot e gjithë Malësia. Ai u varros me nderime dhe ceremoni madhështore nga malësorët, të cilët e përcollën për në banesën e fundit, në vorrezat e Shipshanikut në Tuz, ku edhe sot prehen të lumnin e pasosun eshtrat e tij...

Rrugën e derës së mirënjohur të Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma Pllumbaj, e vijoi me nder, bujari, traditë dhe mikëpritje sipas zakonave e traditave shqiptare edhe djali i tij Nikollë Mark Toma, një djalë i ri trim dhe zëmër bujar. Për më tepër, djali i bajraktarit të Kelmendit, ishte dëshmitar i shumë gëzimeve, si në Malësinë e madhe ashtu brenda komunitetit shqiptaro amerikanë.

Karakteristikë e shtepisë të bajraktarit është se ata, gjithnjë kanë qenë të dalluar për trimëri e bujari e shprehur në çdo rast, që njerëzit i kanë kërkuar ndihmë, mikpritje me zemër të pastër shqiptari për të gjithë miqtë, dashamirësit dhe bujtësit e rastit, që kanë qëndruar në konakun e mbushur çdo mbrëmje me malësorë, trimëri e shprehur në çdo luftë dhe përpjekje për të ruejtur me dashuri trojet e të parëve tanë etj.

Nikolla, qysh i ri në Kelmend, sikurse kujtojnë shumë miq e shokët të tij, ka pasë për zemër ndjenjat e zjarrta atdhetare, fliste me pasion dhe respekt për historinë e lavdishme të burrave shquar të Kelmendit, heroizmin e tyre ndër shekuj, dëshirat e zjarrta për liri dhe pavarësi.

Nikolla, si aktivist i madh e i palodhur i çështjes shqiptare, mori pjesë aktive në shumë demostrata antikomuniste, që organizoheshin para OKB-së dhe shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C. Po ashtu ai mori pjesë në demostrata për çështjen e Kosovës, kundër kolonizatorëve shumëshekullore serbmalazez.

Ai falë bujarisë së madhe në shpirt ka kontribuar shumë në ndihma financiare dhe materiale, për të rindërtuar kishat, shkollat, si vatra të dijës dhe kulturës shqiptare, sikurse dhe shumë ndihma të tjera humanitare në Malësi dhe Shqipëri.

Bajraktari Nikollë Mark Toma, duke i dëgjuar vuatjet e familjes së vet në Kelmend nga të arratisurit e tjerë malësorë nga Shqipëria, ai në ditët më të vështira të diktaturës, me mot të ftoht të dimërit dhe ushtrisë, duke rrezikuar kokën para ushtrisë së armatosur të Sigurimit të Shtetit komunist.

Nikolla i armatos mirë dhe hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë të Kelmendit. Ai mbas shumë përpjekjesh shkoj në shtëpinë e vet, ku mori me vete të vëllain Pashkun, e sërisht mes veshtirësinave të mëdha të motit me borë, dhe terrenit të pa thyer malor të Alpeve Shqiptare të Veriut, e me një kujdes të madh që të mos zbulohet nga forcat e ndjekjes së kufirit, ai mori rrugën e kethimit në Tuz të Malësisë.

Kështu kujtimet për jetën dhe veprën e Nikollës, janë përcjellë gojë më gojë, në odat e burrave të Malësisë brez mbas brezi deri në ditët tona.

Në vitin 2015, në New York të SHBA-së, mbyll sytë atdhetari i shquar bajraktari i Kelmendit Nikollë Mark Toma, ku në ceremoninë e varimit të tij morën pjesë shumë klerikë katolik, ambasadori i Shqipërisë ne SHBA, klerikë musliman, dhe shqiptarë të tjerë pa dallim feje, krahine, ideje me banim në New York, Detroit, etj., si dhe pjesëtarë dhe atdhetarë  të familjes dhe farefisit nga Shqipëria, Mali i Zi etj.

 

Sot eshtrat e tij prehen në shtetin e New York-ut.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7