Hyrje | Me Teper | Kosova | Kosova u kry dhe me Gjykate

Kosova u kry dhe me Gjykate

Kosova u kry dhe me Gjykate

 

 Me 10 vota pro dhe vetem 4 kunder Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka vleresuar se shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk eshte e bere ne shkelje te ligjeve nderkombetare. Vendimi i GJND-se eshte nje prej fitoreve me te rendesishme te shtetit te ri ne arenen nderkombetare. Edhe pse vendimet e GJND-se kane rol keshillimor, qendrimi ndaj pavaresise se Kosoves i hap rrugen njohjeve te reja te saj. Hisashi Ovada, Presidenti i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, gjate leximit te vendimit ju referuar gjithe procedurave nderkombetare ne raste te tilla, duke vleresuar se ne rastin e Kosoves nuk ka asnje shkelje ligjore. “Gjykata konsideron se e drejta nderkombetare e pergjithshme nuk pengon deklaraten e pavaresise. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavaresise e 17 shkurtit te vitit 2008, nuk e shkel te drejten e pergjithshme nderkombetare”, u shpreh Presidenti i GJND-se. Ne vendimin e gjykates argumentohet se edhe Rezoluta 1244, e cila ka qene dhe korniza e gjendjes se Kosoves per shume vite, nuk e ndalon shpalljen e pavaresise se saj. Presidenti i gjykates, Hisashi Ovada theksoi se Rezoluta e Keshillit te Sigurimit 1244 nuk e ka ndalur shkeputjen nga Serbia. “Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit nuk i ndalon autoret e Deklarates se Pavaresise se 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklarates se pavaresise nga Republika e Serbise. Prandaj, Deklarata e Pavaresise nuk paraqet shkelje te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit”, u shpreh Ovada. Duke bere nje permbledhje te te gjitha kornizave ligjore nderkombetare, rezolutes se Keshillit te Sigurimit, Gjykata ka permbledhur vendimin e saj pasditen e djeshme duke e cilesuar te ligjshme shpalljen e pavaresise. “Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklarates se Pavaresise se 17 shkurtit te vitit 2008, nuk e shkel te drejten e pergjithshme nderkombetare, Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit ose Kornizen Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklarates nuk e shkel asnje ligj te zbatueshem te se Drejtes Nderkombetare”, tha Presidenti i GJND-se, Ovada. Ne kete menyre ka marre fund dhe debati mbi ligjshmerine e Pavaresise. Beteja mes Kosoves dhe Serbise per shpalljes se Pavaresise vec lobimit per njohjen apo mosnjohjen u perqendrua ne Gjykaten e Hages. Beogradi i kerkoi Gjykates Nderkombetare te Drejtesise qe te jepte nje opinion rreth shpalljes se pavaresise se Kosoves. Nje nder argumentet e perdorur nga qeveria serbe ka pasur te bejme me faktin se sipas tyre shpallja e pavaresie do te sillte probleme ne vendet tjera. Madje sipas qeverise serbe do te minonte rendin boteror, duke nxitur levizje separatiste ne gjithe boten. Vendimi i djeshem i jep te drejte Kosoves te kerkoje hyrjen ne OKB. “Pavaresia e Kosoves e ligjshme, marrin fund shpresat e Serbise” Agjencite me prestigjioze nderkombetare i kushtojne nje rendesi te vecante vendimit te djeshem te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. “Pavaresia e Kosoves eshte e ligjshme”. Keta jane disa nga titujt e vendosur ne shkrimet e “Deutsche Welle”, AFP”, “BBC”, “Reuters” dhe shume media te tjera nderkombetare. Agjencite e lajmeve on-line i referohen vendimit te shpallur dje nga GJND-ja duke theksuar se nuk ka asgje te paligjshme ne shpalljen e pavaresise. Nderkohe qe nje pjese e medieve i referohen dhe qendrimit te Serbise duke deklaruar se shkeputja e Kosoves ka qene mese e ligjshme. “Gjykata Nderkombetare e Drejtesise vendosi se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nga Serbia nuk ishte e paligjshme. Ky vendim eshte nje goditje ligjore ndaj shpresave te Beogradit per te sjelle te Kosoven perseri ne orbiten e saj”, shkruan ne faqen e saj on-line gazeta amerikane “Uashington Tribune”. Ne raportimet e tyre mediat nderkombetare ndalen dhe ne debatet e fundit qe nisen per shkembim territoresh. Ne shkrimet per pavaresine e Kosoves theksohet se tashme ideja e ndarjes merr nje rrjedhe tjeter pas vendimit te GJND-se. Nderkohe qe mediat serbe dhe ruse pas raportimit te vendimit te GJND-se bejne dhe komente mbi menyren e marrjes se tij. Por ajo qe vlen te theksohet ne komentet e para te medieve prestigjioze per vendimin e Gjykates se Hages ka te beje me te ardhmen e vendit. Shume prej artikujve theksojne faktin se tashme pritet nje njohje me e madhe e Kosoves nga vendet e tjera te botes. “Deklarimi i vendimit nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage ngre bazen per njohjen nderkombetare te metejshme te Kosoves”, shkruan ne artikullin e saj on-line gazeta prestigjioze “Herald Tribune”.

Koha Jone 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7