Hyrje | Me Teper | Kosova | Pashko Rr.Camaj :

Pashko Rr.Camaj :

Pashko Rr.Camaj :

Ato dite  teper te veshtira per Popullin e Kosoves dhe mbar Kombin Shqiptar,para se te fillonte lufta ne Kosove,kame patur rastin dhe fatin e mire,te njihem dhe te bisedoj nga afer me  djalin trim te Drenices dhe atdhetarin e flakte AZEM SYLA.Ai erdhi ne qytetin e Nju Jorkut  se bashku me shokun e tij, atdhetarin Xhavit Haliti,per tu takuar me Diasporen tone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Ne kete kohe ai vizitoi edhe Restaurantin tim “GIOVANIS” ne Arthur Avenue,ku une kisha varur me inisiativen time ne mur  Stemen e bukur te  UCK-se,akt i cili nga disa njerez miop,te frikesuar,por edhe te djallezuar u vleresua dhe cilesua si nje veprim  teper i nxituar,i parakohshem dhe aventure e rrezikeshme qe do ta nervozonte e nxiste  Serbine per ta pergjakur rend  Kosoven.Ne zyren famoze te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, Azem Syla mbajti nje ligjirate te shkurter e te rendesishme me bashkatdhetaret tane,duke prezantuar para nesh situaten e rende qe po kalonin vellezerit tane kosovar,si dhe rrezikun e madhe qe  paraqiste regjimi barbar  i Milloshevicit,i cili mund te shkaktonte vrasje masive dhe masakra  ndaj njerzeve te pafajshem,por edhe per detyrat tona  si komb qe na delnin perpara ne keto momente kaq kritike.

            Ne kete takim  pune kaq  interesant,mbreselenes e teper te  rendesishem Azem Syla,ne shenje respekti dhe mirenjohje te thelle,midis te tjerash  nuk la pa permendur edhe kontributin e madhe e te vazhdueshem qe po jepnin per mbrojtjen e Kosoves dhe te  ceshtjen tone kombtare,djemt e Malesise,te cilet kane qene gjithmone  pararoja e diasporas dhe  mjafte aktiv, duke punuar me perkushtim e vetmohim ne sherbim te popullit shqiptar.Me erdhi shume mire kur degjova nga goja e tij  fjalet me te bukura  dhe plotesisht te merituara per Malesin time dhe vellezerit e mi malesor,qe nuk kane kursyer asgje,as edhe jeten e tyre per ti dale zot Atdheut,Kombit dhe  trojeve shqiptare,ku nder te tjera  ai u shprehe:”Vellezerit tane trima te Malesise tone heroike,kane dhene dhe po japin nje ndihmese shume te madhe per clirimin e Kosoves si askush tjeter dhe per kete gjest te lart patriotik, ne te gjithe si Kosove e Komb Shqiptar,do tu jemi  mirenjohes tere jeten”. Fjalet e tij te sinqerta e te thjeshta qe rendonin sa nje mal,na mbushen me krenari e optimizem,na ngrohen zemrat dhe na dhane  force e energji te reja ,per te punuar akoma me shume  ne ate  periudhe,kur bashkeatdhetaret  tane ne trojet  dardane qe vuanin mbi shpine terrorin e eger serb i kishin kthyer  syt  e  tyre ne diaspore, te Amerika  jone e Madhe dhe prisnin shume nga ne per ti marre ne mbrojtje dhe per ti  shpetuar nga vdekja qe u kanosej ne c’do cast prej tankeve, bajonetave dhe plumbave te poilicise e ushtrise neofashiste  sllave te Beogradit e Cetinjes.

            Qysh ne ate kohe, una pashe  dhe dallova qart,se tek ky patriot i shquar  kishin zene vend cilesite me te mira  qe duhet te kete nje  shpiptar,lider  e  atdhetar i vertete ,pasi ai ne c’do moment shpaloste  karakterin  edhe virtutet e  tij te larta,si njeri   i qete,i dashur,i thjeshte,i sinqert,i drejt,parimor,trim dhe  i komunikueshem me njerzit,duke qene i papajtueshem dhe i rrept me c,do veprim qe binte ne kundershtim me interesat e popullit, ligjshmerine  dhe demokracine.Keshtu  ka qene  dhe i till  mbeti gjithmone  edhe sot  Azem Syla,nje figure  e paster,qe te bene per vetete dhe te imponon respekt  me veprimet e tij.

            Megjithse me merita teper te medha ne luften per clirim,i burgosur dhe torturuar ne qelite e Beogradit,Azem Syma eshte i vetmi LIDER shqiptar MODEST,qe nuk pranoi  kurr te gradohet dhe  marre  asnje lloj  pushteti,uli ne kolltuqe  shoket e tij me te rinje dhe vet  mbeti gjithmon i thjeshte, por kundershtari me i madhe dhe i perjetshem ndaj padrejtesive,shkeljes se ligjit,korrupsionit dhe krimeve,duke u bere figura me e dashur dhe me e ndritur, jo vetem ne Kosove,por edhe ne mbar  Kombin tone.

            Inisiatori,krijuesi dhe udheheqesi i Ushtrise  se Lavdishme Clirimtare te Kosoves Azem Syla,ishte i pari  qe denoi ashper tragjedine kriminale dhe masakrat e ushtrise malazeze,te antishqiptareve Gjukanovic e Vujovic,te  cilet pergjaken  tere popullin e Malesise tone me 9 shtator 2006,duke vrare  kater malsor dhe arrestuar,burgosur ,torturuar  e denuar  20 djem shqiptar te pafajshem,per tu vjedhur votat dhe rrembyer  me  force e  dhune pushtetin lokal ne Tuz.

            Azem Syla me UCK-ne e lavdishme qe krijoi,duke luftuar heroikisht nga brenda Kosoves  dhe sulmi i fuqishem ushtarak i ushtrise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes e NATOS nga siper e kane mundur dhe shpartalluan me turp bishen e eger serbe,UDB-ne vrasese famekeqe  dhe mercenaret shqiptar qe i sherbenin asaj ,qysh ne vitin 1999.Skenaret e sotem kriminal antishqiptar te Sherbimit Serkret Serb(BIA),qe shkruhen e thuren me kujdes ne Beograd dhe ekzekutohen kunder tij  ne Kosove,duke aktivizuar edhe tradhetar e spiun shqipfoles nga rradhet e mbeturinave te ishe UDB-se,per te goditur pas shpine heroin  legjendar te  Drenices Azem Syla  dhe UCK-ne  qe ai formoi e udhehoqi,do te perfundojne vazhdimisht me turp.Ky komplot i gjate,i ndyre dhe i fshehte udebashesh,i mbushur plote e per plote me akuza fallco dhe shpifje monstruoze  e te paskrupullta,qe dalin edhe nga goja e disa mercenareve shqiptar te tipi Bllaca e te tjere dhe qe adresohen  kunder Azem Syles,por edhe  ndaj Ramush Haredinajt,Fatmir Limes,Hashim Thacit, Xhavit Halitit,Agim Cekut,Albin Kurtit,Hysni Syles dhe trimave te tjere te UCK-se,eshte i drejtuar kunder Pamvarsise se Shtetit te Ri te Kosoves, popullit te saj dhe Kombit Shqiptar.Keto sulme te pabesa ndaj djemeve tane te UCK-se,jane pjese e planit te pergjithshem  strategjik,shovinist dhe kriminal te Beogradit dhe kane si qellim qe te nxitin luften vellavrasese e  destabilizojne situaten ne Kosove,duke  krijuar kushte te pershtateshme e te favorshmne edhe per ndonje nderhyrje e agresion te  mundshem ushtarak kunder saj,per ta rikthyer ate perseri nen pushtimin dhe roberine e klaneve  te Milloshevicit.Gjithashtu kjo veprimtari e ashper dhe e dendur  antishqiptare  e xhelateve te Danubit,qe ka per synim prishjen e stabilitetit,te sigurise dhe paqes ne rajon, zhvillohet ne perputhje e harmoni te plote me interesat  e sllavizmit carist  rusommadh ,duke  u nxitur, frymezuar, mbeshtetur dhe financuar prej tij,per te rivendosur perseri hegjemonine e vet,jo vetem ne Ballkan e pjese te tjera te Euyropes,por edhe per te  forcuar pozitat  e humbura ne shkalle globale.

            Eulekxi si aleat dhe mik i shqiptareve e me pergjegjesi te medha ne drejtimin e Shtetit te Ri te  Kosoves, nuk duhet te mashtrohet kurrsesi nga  intrigat e policeve vrases te Tadicit,Jeremicit,Qosicit,Kushtenices e Sheshelit e banditeve te BIA-s dhe te ndikohet nga presionet e Madridit,Bukureshtit, Athines,Nikozis,Bratislaves,duke bere lojen e tyre dhe   keqtrajtuar ushtaret clirimtar  te UCK-se, qe  jane viktima  te terrorit serb shteteror dhe  i mbijetuan masakrave te tij.Por edhe populli i Kosoves,Qeveria e tij e UCK-se ne pushtet, qe u burgosen e torturuan per vite me rradhe,partite politike shqiptare dhe shoqatat atdhetare, nuk duhet ti  harrojne kurr  kaq shpejt vuajtjet e tyre tragjike dhe te bejne  gjum te qet mbi dafina,prandaj ata duhet  te jene vigjilent,sycelur e te gatshem per ti mbrojtur me perkushtim djemt e vet duke  mos lejuar  askend qe ti preke padrejtesisht heronjte e luftes qe na  cliruan nga  pushtimi i gjat shekullor serb.

            Beogradi,por edhe  ata qe drejtojne  sot Eulekxin,duhet ta dine mire  dhe te kene shume te qarte,se figuren e ndritur te Azem Syles,qe tani eshte lartesuar sa nje mal,nuk mund ta lekundin e erresojne dot shpifjet dhe intrigat e miliceve  kriminel serb te ardhur ne Ballkan e trojet tona nga Karpatet dhe stepat e Uralit e  te Kaukazit si okupator e vrases,as edhe veglat e tyre nga gjaku yne i prishur qe u sherbejne verberisht padroneve sllav te krimit.

            Azem Syla tashme e ka rradhitur vehten e tij ne nje rreshte me figurat dhe  heronjt e medhenje te Kombit Shqiptar, perkrah Idriz Seferit, Dede Gjon Lulit,Azem Galices,Cerciz Topullit,Mihal Gramenos,Isa Buletinit,Hasan Prishtines,Bajram Currit,Avni Rrustemit, Mujo Ulqinakut,Vasil Lacit,Qemal Stafes,Vojo Kushit,Zoja Curres,Isuf Gervalles,Ukshin Hotit,Adem Jasharit e tj, dhe emri e vepra e tij titanike qe jane nderi dhe krenaria e Kokmbit  tone ,do te nderohet neper shekuj me respekt te thelle nga c’do shqiptar.

           

NewYork   8/10/2010

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

3.00
Powered by www.merbraha.com v4.7