Hyrje | Me Teper | Kosova | Baki Ymeri:Kosova letrare, Rumania shqiptare dhe Serbia antirumune

Baki Ymeri:Kosova letrare, Rumania shqiptare dhe Serbia antirumune

 

Krimet serbe në Kosovë vazhdojnë të reflektohen në shtypin rumun përmes botimeve fragmentare nga libri i Sanije Gashit Histori të tmerrit: “Të maskuarit erdhën pas mesnatës” (Mascaţii au venit dupa miezul nopţii), botuar në revistën e famshme të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë Oglinda literara”(nr. 109/2011) dhe “Një libër i gjallë” në revistën Climate literare (dhjetor 2010). Kjo ishte e para, dhe e dyta: Kohë më parë, dhe sidomos këto ditë kur del në shesh diskriminimi serb kundër rumunëve të Luginës së Timokut, nga burimet elektronike kuptojmë se “dhjetra rumunë etnikë nga Timoku kanë qenë të anketuar nga policia serbe në lidhje me “financimin” nga Bukureshti të organizatave rumune nga Serbia. Të inkurajuar nga deklaratat e Këshillit të Evropës që kanë theksuar se Bogradi i respekton të drejtat e minoriteteve, autoritetet serbe kanë lansuar një valë sulmesh kundër komuniteteve rumune në Luginë të Timokut.    

           

Evropa ende nuk e din të vërtetën e hidhur se serbët jo vetëm që ua mohojnë të drejtën arsimore dhe fetare, por ua kanë diskriminuar rumunëve të Timokut, madje edhe emrat dhe mbiemrat, duke e bërë Krëçunin Krëçuniviç, Balën Ballasheviç etj. Autoritete e Bukureshtit e heshtin këtë fakt, siç e heshtin (apo mohojnë) pavarësinë e Kosovës, ndërsa Predrag Ballasheviqi, lideri i Partisë Demokratike të Rumunëve të Serbisë (PDRS), organizata më e rëndësishme rumunëve etnikë të ndodhur nën tutelën serbe, potencon faktin se “vizita e raportorëve evropianë në Beograd nuk e ka detyruar Serbinë të respektojë të drejtat e minoriteteve, por përkundrazi.” Siç duket, pra, e hidhur është historia e rumunëve të Serbisë dhe shqiptarëve të Rumaniës, buxhetin qeveritar të të cilëve e gëlltit Liga e ligë e deputetes antishqiptare Oana Manolescu, pa asnjë shqiptar në Ligën e saj dhe në redaksinë e fletushkës së murit Miku i shqiptarit, ku defilon shqipja e çalë, nepotizmi, familiarizmi dhe kulti i personalitetit. Çfarë “miku i shqiptarit” është joshqiptarja që gëlltit nga 5.800 euro në muaj në emër të komunitetit shqiptar!

Përndryshe, revista letrare Impact literar në numrat e fundit (373-375, shtator/nëntor 2010), në emër të kritikëve Mihai Antonescu dhe Victor Sterom, përveç shkrimeve tjera prezanton Albina Idrizin me impulset e saja apokaliptike që shpërthejnë në romanin Hija e kullave (me subjekte krimesh serbe në Kosovë), antologjitë Ishulli i pavdekësisë dhe Çelësi i fjalëve, Rrënjët e Vilhelme Vranari Haxhirajt nga Vlora, vlerat lirike të Ibrahim Berishës, Sadik Krasniqit, Liman Zogajt dhe Remzi Limanit nga Kosova.  Dhe së fundit, gjatë janarit të këtij viti pasojnë ta shohin në Bukuresht dritën e Botimit vëllimi Loti i dhembjes, i poetit Skënder Zogaj, nga një vëllim i Jeton Kelmendit dhe Lek Pervizit në gjuhën rumune, një përmbledhje tregimesh e Vilhelme V. Haxhirajt. Për momentin kaq sa i përket Serbisë antirumune dhe Kosovës letrare të viktimave të SHIK-ut antishqiptar, Kosova e Adem Jasharit, Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt duke qenë e konsideruar në shkrimet e kritikëve rumunë si Hëna e pushkatuar pas shpine,  Vullkani i durimit, Shkëndija që e kall energjinë, apo, siç  shprehet Kozeta Zylo në një korrespondencë të saj: E Bukura e Dheut.

Komente (1 publikuar)

avatar
labinoti 2011-05-03 04:21 +0100
me duhet nje bilet per ne suedi nga data 10 maj.....
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7