Hyrje | Me Teper | Kosova | Emërtimet e institucioneve publike në Kosovë

Emërtimet e institucioneve publike në Kosovë

                                                                         Shkruan : Refik   HASANI 

Deri në fillim të luftës së dytë botërore , disa qytete të madha  të sotme si  Prishtina , Mitrovica dhe Gjilani ishin Prefektura, si qendra administrative me disa nën-prefektura apo me disa njësi Komunale të këtyre Rajoneve.  Në atë kohë  bënin pjesë edhe disa lokalitete, vendbanime dhe që sot janë pjesë e Komunës së  Medvegjës, Bujanocit, Preshevës e Kumanovës.  Kosova lirinë e gëzon në saje të sakrificës edhe të neve shqiptarëve nga e gjithë hapësira e dikurshme e ish-ngrehinës artificial  të quajtur Jugosllavi. Në këto tri qytete të cekur kemi shumë banorë të ardhur nga hapësira jashtë kufirit të sotëm administrativ të Kosovës. Kemi Lagje të tëra që janë të populluar  nga kjo kategori banorësh, ku jo vetëm lagja e shkolla nuk bartin emërtime, por as rrugë e rrugica nuk kemi që bartin emërtime nga ajo krahinë  shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. 

***

Emërtime nëpër institucione publike, në muralet e dëshmorëve të shesheve, rrugëve dhe  bulevardeve, të vendosen buste, lapidar dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë nga pjesët  tjera shqiptare jashtë Kosovës së sotme administrative. Kuvendet  Komunale  të shpallin qytetarë nderi edhe personalitete nga hapësira tjera, që është ende në jetë dhe pas vdekjes (post mortum), si ndonjë falënderim, dekoratë apo  mirënjohje. Po ashtu Parlamenti i Kosovës t’ua njoh meritat shumë dëshmorëve, figurave dhe personaliteteve të dëshmuara në fusha të ndryshme, por edhe që kanë sakrifikuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.    Në bazë të kësaj që liria dhe Pavarësia e Kosovë ka ardhur në saje të sakrificës të gjithë shqiptarëve anekënd botës, por me theks të veçantë të shqiptarëve në Kosovë por edhe nga e tërë hapësira e dikurshme e ish -Jugosllavisë. Si shembull qyteti i Gjilanit është qendër e Anamoravës, por edhe gjendet në një trekëndësh dhe kufizohet me krahinën shqiptare të mbetur  padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë dhe zonën e Kumanovës. Në Gjilan kemi të ardhur gjatë periudhave shekullore të historisë si pasoj e dhunës, dëbimit dhe shpërnguljes që ka bërë Serbia kundër neve shqiptarëve dhe në Gjilan një pjesë e madhe është ndalur këtu. Gjilani pasi është qendër komunale dhe e Anamoravës rëndësia është të bartë dhe të emërtohet sa më shumë institucione në saj të këtyre fakteve. Por edhe në Prishtinë si kryeqytet i Kosovës dhe si qendër e shqiptarëve në ish - Jugosllavi.  

***

Në të ardhmen   emërtim të sheshit apo institucioni me emër, si p. sh: Martirët e Medvegjës; Dëshmorët  e  Preshevës; Lufta  e  Bujanocit; Kumanova; Karadaku i Preshevës; Malësia e Bujanocit; Beteja e Konçulit; Mbijetesa e Gollakut; Lufta Sfircës; Trimat e Ramabajës; Dëshmori i Kombit; Lamë Breznica; Dëshmori i Kombit Ridvan Qazimi-Lleshi; Dëshmori i Kombit Sylë Zarbica; Dëshmorët e Plavës; etj. Pa dashur të kontestojmë asnjë emërtim në Kosovë, por vetëm ndihet mungesa me emra nga Krahina shqiptare e mbetur nën Serbi dhe zona e pjesës së Kumanovës. Duhet të merren parasysh karakteristikat dhe veçoritë e secilit qytet në Kosovë si p.sh  Peja duhet të bartë emërtime nga hapësirat e shqiptare e Malit të Zi. Mitrovica duhet të bartë emërtime nga trimëria, tradita dhe sakrifica e shqiptarëve nga Rajoni i Novi Pazarit, Sjenica dhe Tutini. Kurse Gjilani të bartë dhe emërtime sa më shumë nga Medvegja, Bujanoci, Presheva, pse jo edhe nga hapësira tjetër e trojeve të dikurshme si  p.sh “Molla e kuqe”.  Gjilani duhet që të emërtoj ku ka obligim moral, kombëtar  dhe institucional edhe të zonës së Kumanovë, pra pjesë së shqiptarëve të Maqedonisë. Kurse tri qendrat shqiptare si kryeqitete : Prishtina , Tirana dhe Shkupi duhet ti përfaqësojnë të gjitha Komunat, zonat dhe  rajonet e tërë hapësirave tona etnike shqiptare që sa më shumë institucione shkollore, rrugë, sheshe dhe bulevarde të bartin kuptime, domethënie, vendbanime dhe me emra veprimtarësh personalitete dhe figura historike të dëshmuara të kombit. Ku ne do të mburremi me trimërinë, patriotizmin, angazhimin politik dhe aftësitë e tyre organizative në shumë fusha që të kenë emra nga figura dhe personalitete të shquara të kulturës, arsimit, shkencës dhe luftës që bënin që ne sot të jemi këtu.Vlerësimi  dhe vendimi për emërtime të merret në saje të këtyre atributeve dhe jo në bazë të reagimeve dhe kundërshtive  të individëve të caktuar. Për të emërtuar dhe nderuar janë edhe emra të shquar dhe personalitete kombëtare: Veli Dede, gjeneral i ushtrisë shqiptare me origjinë nga Medvegja, Hasan Masurica- mësuesi dhe novatori, Lagja e Muhaxhirëve dhe emra të tjerë. Ju kujtojmë që vetëm pas qershorit 1999 deri në fund të vitit 2002, sipas evidencës së konfirmuar edhe nga UNHCR vetëm në Komunën e Gjilanit janë të vendosur si të dëbuar, zhvendosur  nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe  Preshevës 11.783 banorë.  .Tre qendrat shqiptare Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, por edhe kuvendet komunale pse të shpallin qytetarë nderi edhe personalitete nga hapësira tjera por edhe nderime të tjera. Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë po ashtu tua njoh meritat shumë dëshmorëve dhe njerëzve që kanë sakrifikuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.    

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7